Kulturë
Zymer Mehani: Për ty, Atdhe
E shtune, 26.01.2019, 11:16 AM
Zymer MEHANI
LAVDI, O PËLLUMB I BARDHË!....
(Gjeneralit Abedin Rexha-SANDOKANIT)
Sa po i shëmbëllejnë yjet e qiellit
Trimit të Vajnikut
Me pushkën në dorë
E dëgjoi kushtrimin
Zërin e kullës së lashtë
Zërin e flamurit kuq e zi.....
Komandant shembullor
Para ushatrëve
Para gjakut
Para fjalës dhe betimit
Bir i denjë drenicas....
Heu, o trim lirie
Komandant SANDOKAN
Sa të madhe e pate
Dashurinë për vatan!
Dhe poezitë
E këngët që këndohen edhe pa mua
Për ty s'do të ndalen kurrë o trim
Se po të mos ishte gjaku yt
I motrave e vëllezërve tu çlirimtarë
S'do të dihej emri i lirsë
Që prehet nën hijen tënde
Lavdi, o pëllumb i bardhë!
PËR TY, ATDHE...
Mbi kodra t’atdheut tim qielli seç përflaket
Një lot më shkëputet kur shoh epitafet
Për një dashuri të vlefshme sa jeta
Bij e bija ranë për trojet e veta
Unë poeti vetë i kredhur në mendime
E kujtoj t’kaluarën e kësaj Toke Trime...
Sonte i mbylla të gjitha portat e vegimit
As muza t’mos më vijë t’më shpie drejt trishtimit
Atdhe dua të vdes në Ditë të Ribashkimit
Për Ty Atdhe i dashur krenarisht vargje shkruaj
Për vlerën e tëndit emër dashuri në zemër ruaj
Prej lindjes e deri në amshim, Për ty, Atdhe
Dashuria jote-flakë yjesh shndrit pa ndërpre’
Dhe vargjet do t’i shkruaj aq sa di e mund
Në poezinë time do të jetosh pa fund
Nëse s’kam letër, në bjeshkët tua do të shkruaj
Pena po të më mungojë, me eshtrat e bijve tu do të shkruaj
Poezi dhe vargje të gurëzuara
Dhe ngjyra e penës nëse do të më mungojë
Për ty Atdhe i dashur Diellit do t’i lutem
Që ngjyrën e tij të kuqërremtë mua t’ma dhurojë
Por vargjet për ty kurrë nuk do të shkëputen