Kulturë
Sot u nda nga jeta profesori dhe gazetari gjilanas Tefik Selimi
E enjte, 24.01.2019, 09:35 PM
Tefik
Selimi lindi në Nasalë të Gjilanit, SHF
katërklasëshe dhe semimaturën e kreu në Ladovë dhe në Zhegër, të mesmën
Shkollën Ekonomike në Gjilan. Shkollimin e lartë universitar në Gjuhë dhe
letërsi shqipe i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në vitet 1971/72,
filloi punën arsimtar në shkolën filllore të Zhegrës dhe në fshatin Haxhaj. Në vitin shkollor 1972/73, u punësua
në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në degën në Zhegër, ku punoi dhe u nderua me shumë mirënjohje, deri në
pensionimin e tij. Në vendlindje kishte
filluar të krijoi dhe të bëjë hapat e parë të shkrimeve letrare dhe
publicistike për vendlindjen e tij. Tefiku jetoi dhe krijoi deri në vitet e
fundit të jetës së tij, deri sa shpërngulet në qytetin e Gjilanit, ku sëfundi
ndërtoi shtëpin e tij dhe la në jetë dy djemtë dhe vajzën e tij. Gjatë kësaj
kohe, por edhe në përvijimësi ishte bashkëpunëtor me revistat letrare dhe
gazetat tjera të kohës të cilat botoheshin asaj kohe në Prishtinë, Shkup, ku
botoi krijimet e para në poezi, poezinë e parë
te “Flaka e vëllazërimit, faqja letrare
për fëmijë “Shkollari” më 18 korrik 1968 në vargje “Skënderbeu e
populli”, shkrime tjera letrare dhe
publicistike që prej vitit 1964 ka qenë bashkëpunëtor në të përditshmën
“Rilindja”, faqet e kulturës dhe ato
arsimore, ku përveç krijimeve në Rilindjen për fëmijë, Zëri i Rinisë,
Pionieri, Flaka e vëllazërimit, Shkëndija, punoi vite me radhë te e përditëshmja
“Bota sot”, Bota e Re, ”24 orë”, Gazeta e
pionierëve (GEP-i), Kosovarja etj.
Në mesin e pesë veprave të botuara deri më vdekjen e tij, nga një sëmundje e shkurtër dhe e papritur në Shkup, lexuesëve dhe nxënësëve të tij, vepra e tij e fundit Monumentale për vatrën e diturisë arsimore në Gjilan dhe më gjërë, ishte Monografia për Gjimnazin e Gjilanit, në 70 vjetorin e fillimit të punës së GjIimnazit. Veprimtaria e pasurua me këto vepra “ Gjaku i pragjeve” (2002), Flijimtarët e plëngjeve” (2010), “Bota e yjëve” (2011), “Lule prilli ” 2012”, dhe një varg shkrimesh letrare e publicistike, ese, vështrime e kritikë letrare, recensione, reportazhe publicistike të lëna në dorëshkrim.
Përgatiti: Nijazi Ramadani