Kulturë
Përparim Hysi: Prapë dashuroj
E hene, 21.01.2019, 05:44 PM
Prapë
dashuroj
(cikël me poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1. Pse?
Pse më bëhet sikur vjen?
(Vjen një mike që e dua)
Vjen? Apo kështu më pëlqen?
Çfarë po ndodh kështu me mua?
Zemra dridhet dhe rënkon
Sepse shpirti aq ma do
Ah, moj zemër që s'harron!
Ç'të harrosh? Që, obobo!
Se kur vinte djalërisë
Qe"ilaç" që shëron
Ndaj dhe"plaga" pleqërisë
Nën korë, zë e pikon.
2. Prapë dashuroj
Më ka zënë malli
Dhe nuk kam si e mohoj
Unë, kokëbardhi,
Prapë dashuroj.
Nuk kam si e bëj hasha
NJë syulli
Ah, që e"qafsha!"
Më hëngri me sy.
Jo veç me sy,
Por fët-fët me vetull
Më plaçin të dy
Se, ende, s'kam vdekur.
Shkova pas syrit
I dola përballë
Në palcë të dimrit
E"hëngra" të gjallë.
3. I vetmuar
I vetmuar kam mbetur unë
(shpreh dëshira pa"doganë")
Dua t'i gjej pak vetes punë
Thërres miken në "mejdan"
Punë e madhe, në nuk është
(Vet Ali e vet "kadi")
Mendja ime ia bën "fësht"
Për akcilën dashuri.
Mendja ka dalë nga burgjia
As njeh gardh dhe as sinore
E thërret nostalgjia
Tutje, në kohërat rinore.
Tutje, në kohërat rinore
Në ca çaste të pakthim
O vetmi, je fare "qorre"
Mblidhe mendjen, Përparim!
4. Ç'më bëre?!!!
Ç'më bëre kështu, moj balukedredhur?
Më erdhe këtu, fare papandehur.
Fare papandehur, si një befasi
M'u hodhe në kokë, porsi gjarpëri!
Malli yt i mbledhur, gjatë kohës:pikë-pikë
Mbi mua është derdhur, më"veli" içikë.
5. Trishtim *
Mikut tim, KOZMA ÇUKO!
Jam si një dru i zhveshur nga gjethet
Mbi zemrën time ka rënë trishtimi
Në palcë të janarit më zënë"ethet"
Po kërcet dhëmbët Përparimi.
Kështu po ndodh, jo se kam ftoht
Por mbi shpirtin tim sikur ka rënë dëbora
Trishtimi më bën vërtet të dobët
I trishtuar jam nga një lajm i dhimbshm që mora.
NJë mik i shtrenjtë imi, iku në amshim
Ndërroi jetë fare papritur
E këputën hallet dhe stresi mikun tim
Ah, lamtumirë! Sa je e hidhur!
*Ndërroi jetë më 12 janar 2019
Tiranë, 17 janar 2019