Kulturë
Nebi Dragoti: Përshëndetje Faslli Haliti
E enjte, 17.01.2019, 08:13 PM
NEBI DRAGOTI
PËRSHËNDETJE FASLLI HALITI
Janë arat e blerta poetike
me konture e profile mozaike,
me ylbere meditacionesh lirike
mbjellur e korrur fushave të Myzeqesë;
përshëndetje nga unë biri i Dumresë!
Më pyesni mua për vlerën që kanë:
ushqim social, klorofil dhe leksion politik,
tantella vese, bukuri bryme e bore,
O ç’art?! Ky art për të gjithë:
krijimtaria e Faslli Halitit perlë e poezisë!
KRAHASIM DASHURIE
Një trëndafil si dorë njeriu,
një qershi e ëmbël si sy vajze,
një gjysmë hëne si vetull perije,
një mollë e kuqe si dy faqe;
ngrohka jeta si zjarr i ndezur
një dashuri si flake e madhe.
SIKUR
Ah, sikur poeti me zemër të madhe
të ishte minister,
kryeministër të ishte,
të ishte president Republike!
Ndryshe do të ishte, ndryshe,
se poeti parimor dhe këngëtar i popullit
është njësh me popullin si At e bir.
Sa mirë do të ishte, sa mirë.
EH, MOJ BOTË
Fabul
Mendjemadhësia dhe mburrja
dëmtojnë të zotin në këtë botë…
Kungulli po thoshte:
-Ia kaloj rrushit ngarkuar bistakë plot.
Dhe u ngjit pemës lart:
-Kungujtë i bëj me peshë të shëndosh
rrumbullak sa një glob…
Dhe rriti tre kunguj, i bëri goxha,
Por.. e shqeu pesha, eh, ç’ hata!
E rrëzoi shtrirë për tokë…
Qeshi hardhia:-Ha, ha, haaa!
Eh, moj botë, eh, moj botë,
mendjemadhësia dhe mburrja,
mirë e pakontrolluar, qënka e kotë…