Kulturë
Përparim Hysi: Po si mund të fle i qetë?!
E diele, 13.01.2019, 09:14 AM
Po
si mund të fle i qetë?!
Nga Përparim Hysi
1.Mos më thoni
Mos më thoni:- Je i mbajtur!
(Edhe fare s'paskam rënë!!!
Nuk e shihni që jam "zbardhur"
(Edhe dhëmbët kam të vënë).
Edhe dhëmbët kam të vënë
Dhe më duhen një palë këmbë
Ndaj "ca zonja" më janë"vënë"
"Kakarisin" dhe s'më lënë.
"Kakarisin" dhe s'më lënë
Se e shohin që s'kam këmbë
Dhe protezat që kam vënë
Më "ngacmojnë" dhe nuk më lënë.
Dhe më "rroftë" që jam i mbajtur
Nuk ka gjë që jam flokë zbardhur
Shih me sy e bëj sehir
"Nuk ha dot më qelepir".
2. Po si mund të fle i qetë?
Ti më shkruaje:- Fli i qetë!
Mes nesh miqësia si përherë!
Por ja, kaluan veç dyvjet
Dhe zotimi yt u bë erë.
Ç'erë fryu që e mori zotimin
Dhe nuk e di fare nga e çoi
Kjo erë sikur solli dimrin
Mes nesh,"ngrica" filloi.
Thoshe:- Më ke shokuar!
(Ç'qe,-sikur pyesje,- nga ti ai shpërthim?)
Dhe vazhdoje:- Jam krejt e paralizuar
Dhe jetoj,me tëndin kujtim!"
E di që ke hyrë në faqen time,
E di që i lexon këto rreshta.
Me zero shumëzoi ato premtime
Si gjethet që nga pemët dëbon era.
3.Tik-taket e zemrës
Tik-taket e zemrës sime
Mbi zemrën tënde po godasin
Ta dish mirë, moj mikja ime
Këto "tik-take" sikur flasin.
Dhe nuk më vret fare ndërgjegja
Se ç'po bëj, është mëkat
Kur reciproke është ndjenja
As që pyes, në më zënë"mat"
Në kraharuar ta vura kokën
Tik-takun tënd të zemrës e ndjej
Pranë teje,sikur kam tërë botën
Dhe nuk pyes se ç'ndodh në tej...
Tiranë, 11 janar 2019