Kulturë
Sejdo Harka: 'Vetvrasja mbi trëndafil', një roman për fundin grotesk të sistemit monist
E shtune, 19.01.2019, 10:33 AM
“Vetvrasja
mbi trëndafil”, një roman për fundin grotesk të sistemit monist
Nga Sejdo Harka
Sapo fillon të shfletosh romanin e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Thanas Dino, me titullin sa provokues aq dhe mistiko - metaforik”Vetvrasja mbi trëndafil”, që ka dalë në qarkullim kohët e fundit, mendja të shkon tek Shqipëria e dhjetëvjeçarit të fundit të sistemit monist.Në brendinë e këtëtij romani, autori fikson luftën dhe përpjekjet që bënte vendi në ato vite të vështira, nën peshën e lëngatës së gjatë vetëvrasëse.Ishte koha kur Shqipëria “kafshohej” nga kanibalizmi i luftës së ashpër klasore dhe” akullnajat”e izolimit të plotë, të cilat pillnin varfëri në e tejskajshme.Rrethimet imagjinare, komplotet e stisura dhe armiqtë e shumtë, sa realë aq dhe imagjinarë, të cilat i pillte fobia makbethiane e idhujve të politikës së kohës, i nxisnin ata për ta gjetur shpëtimin e vendit tek mbështetja plotësisht në forcat e veta dhe tek slloganet , sa mburracake , aq dhe qesharake :“Bar do të hamë dhe nuk do të gjunjëzohemi kurrë”, ”Hedhim valle në gojën e ujkut”…
Thanas Dino, duke punuar për një kohë të gjatë si gazetar, ka krijuar një njohje të thellë për historihë, kulturën, gjuhën , njerëzit dhe karakterevet më tipike të shoqërisë së djeshme dhe të sotme shqiptare.Jo vetëm talenti i lindur, por edhe puna e tij këmbnulëse shumëvjeçare e ka ndihmuar atë të krijojë një shumllojshmëri librash publicistikë , letrarë dhe artistikë cilësorë. Deri tani ai ka shkruar e botuar 12 libra publicistikë, 2 drama dhe 4 romane.Dhe vazhdon të shkruajë e të shkruajë pa mbarim.Një nga librat e tij më të pëlqyer nga lexuesit është romani”Vetëvrasja mbi trëndafil”.Ky roman, për nga kompozicioni dhe gjuha, i ngjan një kronike sa letrare , aq dhe social-politike , me një brendi tepër groteske , që paralajmëron fundin e pashmangshëm të sistemit monist, icili me rrugën e ashpër dhe tepër konfuze që ndiqte, një ditë do të mbyste vetveten , për t’ia lënë venditn sistemit të ri demokratik.Profetësinë sa reale , aq dhe mistike të këtij ndryshimi të paralajmëruar , romancieri Thanas Dino na e paraqet që në faqen e parë të këtij romani , përmes këtyre pak rreshtave , që zënë vend të dukshëm në prologun e tij:”Në shiun e parë të madh, që ndau verën nga dimri, një sferë e rrumbullaktë erdhi e ra në kusinë, ku Kita Poriqi kish bërë përsheshin dhe hante me lugë dhe me duar”.Kjo sferë e çuditshme, që prishi qetësinë e çobanit të stërmunduar, e bëri atë të meditojë thellë:”Si ra kështu mbi mua kjo rrufe…, më zgjodhi, apo ngatërroi rrugë?!Edhe ai, që kishte harruar të fliste me njerëzit, sepse askush nuk e përfillte, e kishte kuptuar se ky qeverim do të prishej.Këtë sinjal ai e kishte marë nga bagëtitë që ai kulloste, të cilat thuhej se e kishin ndjerë të parat.”Ngjarjet e këtij romani janë sa të vërteta , aq dhe produkt i një trilli artistik , të përpunuar në labratorin krijues të Th.Dinos.Ato lëvizin herë në kryeqytet dhe herë në një nga qytetet më të vogla të Jugut, por me ngjarje e histori të rralla .Autori, për t’u dhënë këtyre ngjarjeve vlera universale e përgjithësuese për të gjithë Shqipërinë e atyre viteve, nuk e thotë drejtpërdrejt emirn e qytetit të vogël , ku zhvillohen ngjarjet kryesore të romanit.Megjithatë, edhe lexuesi më i zakonshëm, përmes disa detajeve dhe ndodhive reale, mbiemrave të shumë personazhëve dhe simbolikës metaforike të trëndafilave, e kupton se “ majanë” e trillit krijues dhe karakteret e këtij romani autori i merr nga qyteti i Përmetit, të cilin e njeh mirë, për shkak të orgjinës gjysmëpërmetare dhe kohës së gjatë , që ai ka punuar si gazetar në këto anë.
Si piknyje të konfliktit grotesk të romanit , autori përdor vetëvrasjen misterjoze të kryeministrit më jetëgjatë të atyre viteve, aty në kërthizën e Shqipërisë, brenda mureve të akullta të lagjes më të blinduar të kryeqytetit, e ashtuquajtur lagjja e bllokmenëve.Kjo vetëvrasje, të cilën autori e quan vetëvrasja “Mëmë”, shoqërohet nga “vetëvrasja mbi trëndafil “e Lilo Petrollart, e cilia ndodhi ato ditë në qytetin e vogël të Jugut, si refleksion flakpërflakë i vetëvrasjes së madhe, në kërthizën e Shqipërisë.Paralelizmi grotesk mes këtyre dy vetëvrasjeve tepër të mistershme, shpreh lidhjen e ngushtë shpirtërore që ka ekzistuar mes këtyre dy qyteteve, edhe pse ndodhen larg njeritjetrit dhe kanë diferenca hapësinore e kulturore. Në subjektin e këtij romani, brendia e të cilit ecën në gjurmët e realizmit magjik, rendin personazhë me karaktere të çuditshme.Ata herë shfaqen të gjallë e herë të vdekur , herë të vrarë apo të vetvrarë dhe herë të ringritur nga balta si në përralla.Edhe pse kryeministri i vetvrarë nuk mer pjesë aktive në veprimin e romanit, figura e tij përbën piknyjen e konfliktit të naracionit.Kjo vetëvrasje e çuditshme ngjalli shumë diskutime e dyshime , aq sa edhe sot e kësaj dite diskutohet :Ishte një vetërasje, apo një vrasje e pastër politike?! Nga brendia mistike e këtij romani lexuesi kupton se ndoshta ky fund i hidhur i kryeministrit të vetëvrarë ishte një mallkim supersticioz , që ai pat marë gjatë gjithë jetës , me bëmat e tij gati legjendare, por tepër të frikshme e të diskutueshme.Mallkimi që e ndjek happashapi si një hije, ndoshta buron nga klithmat e asaj vajzës dyvjeçare , që u bë kurban për të dhe të afërmit e tij, në vitet e Luftës.Ndoshta e zuri ahu i shumë njerëzve të pafajshëm , që u pushkatuan pa gjyq.Ndoshta ja hëngri kokën egoizmi dhe lakmia për pushtet , gjë që e gjen shprehjen në etjen e madhe , sa reale aq dhe metaforike që ai pati për t’u shtrirë , qoftë dhe disa minuta në shtratin e të pazëvendësueshmit , kur ai kishte ardhur në shtëpinë e pritjes , në qytetin e vogël të Jugut, për t’u shlodhur me gjuetinë e derrit.Por shpejt e kuptoi se ai shtrat ishte i paarritshëm për të.Prandaj ngrihet si fantazmë, ”duke kontrolluar çarçafët, se mos kish marrë me vete vdekjen e tjetrit , që do të vinte pas tij”(83)Ndoshta ishte mallkimi i lugës së zbrazur që ai u serviri tavolinave shqiptare, përmes tufëzimit të tejskajshëm që ai propozoi dhe e propagandoi si magjinë e shpëtimit të shqiptarëve nga varfëria.Ndërsa e ashtuquajtura fejesë e mallkuar , s’ishte gjë tjetër veçse një alibi, për të përshpejtuar fundin e luftës së ftohtë e tepër të mistershme, midis dy kokorezëve, nga e cila më i dobti ishte i destinuar të bëhej kurban .Karakteret e këtij romani , që veprojnë në qytetin Jugor, janë produkt i mjedisit shoqëror dhe psikologjik të mikroambjentit të këtyre anëve.Ata në përgjithësi janë bujarë, por dhe naivë, depresivë dhe qejflinj pijesh si Cimboku, që gdhihet tërë natën nëpër ahengje.Disa prej tyre shfaqen të lidhur ngusht e besnikë të idhujve të tyre, të cilët jo vetëm i imitojnë , por dhe japin jetën për ta.Dy nga personazhët më tipikë të kësaj vepre janë , i vetëvrari provincial Lilo Petrollari, që tërë ditën pinte raki e luante letra dhe dilte për gjah, kur “Mreti”vinte për të dëfryer, dhe Qtric Qirici, të cilët nga karakteri dhe bëmat që kryenin, ngjanin si dy grykat e një çifteje.Bashkë kishin bërë atë që s’do t’ia tregonin as varrit.Kishin lëvizur një të vdekur, për të mbuluar një vrasje.I vrari nisterjoz ishte Coli Ranga, i cili përdorej për t’u nxjerë në pritë gjahun operativëve të sigurimit , apo udhëheqësve që vinin nga qendra për të dëfryer.Ai , në roman shfaqet herë i gjallë e herë si fantazmë, që i shfaqet në ëndërr komisarit të ri me pyetjen e çuditshme sugjestive:”Mos di gjë kush më vrau, ti apo Qiric Qirici”?! (28)Pas hapjes së kufijve, Coli Ranga, që dihej i vrarë, për çudi, ishte kthyer i gjallë, si i mbirë nga dheu.-Kur u vrava në gjuetinë e derrit-tregon ai-nuk vdiqa.Ata që më qëlluan, nga frika më hodhën në sinor, ku u ringjalla nga teli i klonit të kufirit.Ndërsa njerëzit , kur e panë të gjallë, duke fshirë sytë të tmerruar , i thonë njeritjetrit:”Prit kur të ngjallen edhe të pushkatuarit”!(90).Qirici ishte edhe mjeshtër i korruptimit të pushtetarëve të rrethit.Ai vriste lepuj dhe pasi i ripte, u mbushte barkun me flori dhe ja dhuronte gruas së kryetarit, sa herë që i duhej të zgjidhte ndonjë problem. Simbol i këtij degradimi shpirtëror dhe moral ishte bërë edhe njëshi i poplitikës së qytetit të vogël jugor Nuri Neveri.Vetë emiri dhe mbiemri i këtij partiaku kryesor të rrethit , përbën një kontrast antonimik , që mban erë neveri.Ai është jo vetëm arrogant e dinak, por dhe tepër i korruptuar e imoral, aq sa edhe zyrat e partisë e të pushtetit i përdorte si qejfëtore personale.Ishin këta tipa të shëmtuar , që po ja grryenin më tej rrënjët atij pushteti diktaturjal, që ishte i destinuar të shëmbej nga themelet.Shenjat e këtij rrënimi të paralajmëruar, në qytetin e vogël jugor, u dukën qartë , që në festën e 40-vjetorit të Kolgresit të Luftës.I shumëprituri nuk erdhi përsëri, duke lënë me kokën mënjanë shumë nga ata që dukeshin sikur rronin vetëm për të shijuar atë natë, prandaj e gdhinin atë me këngë e valle.Armiqtë fantazma po shtoheshin nga dita në ditë.Por armiku më i sofistikuar po bëhej “vdekja”që dalngadalë po vinte si fantazmë për t’i marë frymën “prijësit të pazëvendësueshëm”.Dhimbja që ai shkatoi, kur mbylli sytë ishte aq e madhe, sa u duk sikur u përmbys bota nga lumi i lotëve.Plakat , të ulura pranë arkmortit të tij, sa nuk shkulnin flokët , pyesnin idhullin e tyre shpirtëror:”Si na e bëre këtë ponë”?!Ndërsa fanatikët ende rronin me shpresën, se “Ati “i tyre do të ringrihej përsëri nga nga fundi i dheut, si në përralla.Kurse të tjerë, të shqetësuar për vazhdimësinë, filluan të shkruanin në shpate malesh parrullën:”Parti-Ramiz, uniteti nuk lëviz”.
Në kronikën groteske të këtij romani zë vend të dukshëm përshkrimi i efekteve social- politike që do të sillte në shoqërinë tonë rënia e Mureve të Berlinit.Ato mure ndarëse të botës , tashmë të rrënuar plotësisht, edhe pse larg nesh, tronditën thellë edhe muret e akullta të pushtetit monist shqiptar, që nga propaganda e ethshme shiteshin si të ndërtuara me hekur e beton , por në të vërtetë paskëshin qënë prej rëre.E para ishte lëvizja studentore ajo , që me guxim do të sillte frutin e parë të demokracisë, pluralizmin politik.Por, si kudo edhe në në këtë qytet të vogël të Jugut , siç thekson dhe autori i librit”në maternitetin e vjetër” metaforik, do të lindtte një krijesë e çuditshme me shumë kokë të farkëtuara në ponishten e partisë mëmë.Partiçkat e stisura filluan të mblidhnin pas vetes “të zinj e të bardhë”, boll të kishin duar për të votuar.Kjo garë nga dita në ditë po shtonte kokorozët cipëplasur, që me avazet e tyre të vjetra, kërkonin të sundonin si dikur.Romani mbyllet me shprehjen e bukur alegorike :”Dhjetori frynte, shfrynte e nuk shkonte, sikur të mos donte ta mbyllte dhjetëvjetëshin”(111), përmes së cilës romancieri Thanas Dino, kërkon t’u thotë lexuesëve, se ato vite ishin teper të vështira .Pasojë e degradimit të plotë ekonomik dhe shpirtëror , që i solli vendit dhjetëvjetori i fundit i sistemit monist , modeli i demokracisë së ashpër që u zbatua dhe korrupsioni i pakontrolluar, janë disa nga arsyet kryesore që trazicioni shqiptar edhe sot e kësaj dite, vazhdon të zgjatet e të zgjatet pa mbarim.