Kulturë
Blerim Rrecaj: Vetvetja dërgon letër
E marte, 22.01.2019, 08:33 PM
 Vetvetja
dërgon letër
Vetvetja
dërgon letër
Nga Blerim Rrecaj
Po të shkruaj nga njëra prej kafiterive në të cilën hyra as vetë se di pse. Duke pritë dikë, mes mëdyshjes a ma mirë me ndejtë a me ec. Po shkruaj me tastaturë-telefoni në 'gmail' o Xhemal Kada me a pa 'hahahaha'-të përcjellëse. Hyra për nja një orë. U ula në një karrike të ulët të cilën e lashë duke u ulur në karrikën më të lartë në të njejtën tavolinë. Pranë një rafti me ca libra. Marr dhe e shfletoj librin me kopërtinë të jargovantë me titull "Brigjet" të Esad Mekulit. Kapërcim rrufe nëpër fletët e tij me poezi të para e të papara më parë. Dhe porositë espreson e shkurtë dhe lë librin aty ku e more, mbase pikërisht jo bash aty po vazhdon ta përziesh kafenë pasi zbraz qeskën e sheqerit me këtë lugë plastike ngjyrë vishnjeje. Lë lugën e merr ajfonin nga xhepi, me hamendje provon numrat-çelës që ta hapin botën internetike. Edhe nëpër të shpejt e si përngutshëm klikon për të shfletuar si zakonisht nëpër porta portalesh dhe largohesh për të ateruar te ndonjë adresë ku rrij më me dëshirë. Dhe pasi sheh e lexon një shkrim që na flet për pyjet mendja të vete te ndonjë xhungël. E pastaj sikur s'di çfarë qëndrimi do mbash a si do ta trajtosh a t'i qasesh xhunglës. Dhe kërkon e ndalesh te poezia "Dëshirë për heshtje" e Dritëro Agollit. Sytë në telefon e zhurmërima e bisedkave (biseduçkave patëm thënë dikur) gurgullon. Kjo të dërgon te ajo që mendove të shkruash diç nën çatinë e titullit: 'Thënie të nxjerrura nga përshkëllimat e mia'. A e marr njëren prej thënieve veç sa për ta ilustruar këtë që thashë, e më pas kushedi ku mund të dalim?... Ani çohu, mbaje fjalën dhe merre atë që e ke diku në laptopin-kompjuter. Ja: "A kemi kaqik për të ndryshuar diç po them, ndërsa po zhvillohet një bisedë për probleme Kosove, këtu ku ndodhemi...Ditët pasojnë njëra-tjetrën, nganjëherë ato më duken fort të rënda dhe ka kohë që po më duket se po shkruaj nga burgu, ose po shkruaj një ditar lufte...". Dhe sytë i hedh përsëri në telefon dhe sheh një shkrepje që bëre derisa ecje trotuarit te një saksi me lule të vyshkura e të përthara e të mbuluara nga akulli, që të çudit jo pak, pasi bora pothuajse ka shkrirë e u bë lloçkavinë. Sot e hënë por nga hapërime e fundjavës sytë u ndalën te fole shpezësh a te ndonjë motor-barkë ku krenarisht mbajnë mbi vete atë sasi bore...E sot derisa shkon te dikush, dikush tjetër që del nga një bankë me letra në dorë të fton e ta shkurton rrugën dhe të thotë se është duke bërë duke bërë përpjekje për të ikur prej këtuhit dhe se do të kthehet vetëm nëse bëhet luftë...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










