Kulturë
Mevlud Buci: Ruzhdi Lata, dritë e shqiptarisë
E enjte, 27.12.2018, 11:04 AM
RUZHDI LATA, DRITË E SHQIPTARISË…
Nga MEVLUD BUCI
Ruzhdi Lata ishte një burrë i ndritur, ai gjithë jetën luftoi për shqiparinë dhe për fenë.Si njeri me fjalë të matur prej diplomat, me mendje të urtë prej filozofi, ai e kishte përsosur veten në rrugën e studimeve;kështu ka studiuar veprimtarinë e Anton Çetës, ka drejtuar Dibrën e Madhe si kryetar komune dhe Myftininë e saj.Në librin tim:”Myftinia e Dibrës dhe Ruzhdi Lata”i cili , në vitin 2009 , mori çmim të parë nga Akademia Islame në konkursin mbarëkombëtar të krijuesve të diasporës, në mënyrë modeste kam paraqitur punën e këtij njeriu, vështirësitë, pengesat dhe kapërcimet që ai u ka bërë atyre.Si mësues dhe drejtues arsimi në Dibër dhe bashkëpunëtor i shtypit, gjithnjë kam pasë parasysh fjalën e njerëzve të mençur dhe të korifejve të kulturës dibrane;dhe Ruzhdi Lata është njëri nga ata, edhe pse e njoha me vonesë, por, gjatë kontakteve me të, më duket vetja se duhej ta kisha njohur shumë kohë më parë.Në fillim të dhjetorit , këtu rrëzë Rrunjës sime, dëgjova se Ruzhdi Lata kishte ndërruar jetë në nëntor 20018.Si ndodh me njeriun, nuk më besohej, ndërsa herën e fundit kisha pasur fatin të bëja foto me të, në zyrën e tij , në Dibër të Madhe, duke ndjerë nga afër fjalët e tij, si njeriu i dashur popullor, punëtor i penës dhe i përkushtuar i besimit, e besues në vlerat fetare e njerëzore.Bir i thjeshtw i Dibrës dhe predikues i palodhur i vëllazërimit midis njerëzve, fjalëmbël e i sinqeërtë, njeri korrekt dhe me gjithë cilsitë që dallojnë një shqiptar të vërtetë që, meritueshëm, ngrihet në ato nivele.Ndaj sa dëgjova lajmin, kohën nuk e shava , po thellë në vetvete psherëtiva dhe ndjeva dhimbje dhe u ula të shkruaj këto vargje:
Atë mëngjes marsi të vitit 2018
Me të shtrenjtin vëlla bëmë fotografi,
Tani shkove në parajsë , ndërrove jetë
Zemër behar me shpirt dëlirësi.
U rrite në Hamje, rrëzë Kërçinit
Mes vuajtjeve nga klikë e Serbisë,
Përqafove dallgët e Drinit
Besimtar i rrallë i shqiptarisë.
Korbi i lartë i puthi retë
Runja lëshoi shtërngata,
Një misionar ndërroi jetë,
I shtrenjti, i thjeshti Ruzhdi Lata.
Në shtigje jete me prushe malli,
Kalove vëlla, zë shenjtëri,
Shpirti yt në dritë altari
Prijës i rrallë për myftini.
Sa herë më flisje me urtësi
Mendje, zemër m`i dritësoje,
Ruzhdi Lata mal për dibrani,
Besimtar, me hov shqiponje.
Shati yt, lis ndër livadhe,
Shpirti yt, shkulme Drini,
Lum çfarë ke moj Dibër e Madhe
Një Anton Çetë, vigan paqtimi.
Dhe kur thoje jam çidhnak
Se ç`na ndahu koha, epoka,
Gen mençurie fjalurtë në konak
Gen dibrani nga Grykë Noka.
Dhe le pas gjurmë trimnie
Gjurmë besimi e durimi,
Prijs i rrallë i myftinisë
Shpirt binjak me Murrën e Drinin.
Dibra këndej me gjelbërim e hijeshi
Përkulet shkrepbardha Runja
Zëbilbil për fe e vllazni
Si Omer kur qan Ajkuna…
Djep i nënës që të përkundi
Ndrit në simbol të krenarisë,
Ruzhdi Lata, jo nuk humbi
Rron në dritë të shqiptarisë…