E hene, 05.05.2025, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lotët e Albenitës dhe Albionës

E enjte, 27.12.2018, 10:21 AM


Lotët e Albenitës dhe Albionës

Më 1999 –

N’ Kosovë , u ndez  lufta  në të  katër anë !

Lotët e Albenitës dhe të  Albionës –

Ua përlotën sytë , njerëzve të  mbarë botës !

Lotët e tyre prekën mbi të  gjithë planetin –

Këto dy motra t’ vogla , si ta ruajnë shëndetin ?!

Fotografia e tyre , shkoi anë e mbanë  botës –

U bë simbol i luftës së egër të Kosovës !

Njëzet vite më parë , Albenita  mbeti n’ vajë –

Nga se , ajo  i humbi dy prindërit e sajë !

Baba i  ishte vrarë nga serbët  ushtarë ,

Nëna  i ishte  zhdukur gjurmët  pa ia  parë !

Albenita  trevjeçare  nga Bukoshi i Kosovës –

Më 7 Prill  ’99 ,  u përhap  tërë botës  !

Kur  panë fotografinë  e vajzës  plot vajë –

Gazetarët e BILD- it , shkuan n’ kërkim të sajë !

Duke hulumtuar nëpër Shqipëri –

Vetëm pak më vonë e gjetën atë fëmijë !

Albenita kishte ikur me motrën  plot vaj –

Albionën njëvjeçare dhe gjyshen e saj !

Me mbështetje t’ BILD – it , organizatë  humanitare –

“Një zemër për fëmijë” – fëmijëve iu bë çare !

Që të tretë me datë 10 Prill , i morën në Shqipëri –

Për t’i  shpëtuar nga uria , i  sollën n’ Gjermani !

N’ qytetin Hamburg , pa asnjë pikë hileje –

Motrat u pranuan bashkë  nga një familje !

Me rroba të reja fatin e kanë gjetë

Dhe  u lindi  shpresa  për një jetë të qetë !

Me vajzat jetime , gjithnjë bënin nderë –

BILD-i ndihmoi Albenitën me letra me vlerë !

“Më kujtohet vetëm pak , s’ kisha frikë absolutisht –

N’ Gjermani ,  ne  ishim t’ mirëpritura ngrohtësisht !...

U ndjeva shumë mirë “ –  thotë Albenita  plot kënaqësi –

Kur BILD-i e vizitoi  n’ shtëpi t’ saj  në Itali !

Me gazetarët gjermanë, Albenita  n’ atë shtëpi –

Shfletoi një album të vjetër me fotografi !...

Aty gjendeshin fotot e vogëlushes plot vaj

Dhe fotot e dasmës së prindërve të saj !...

Ftesën e manifestimit : “Një zemër për fëmijë”-

Albenita e kishte ruajtur prej vitit 2001 !

“Unë , ende nuk mundëm  ta kuptoj për besë –

Se sa shumë  gjermanët kishin marrë pjesë ,

Gjatë  rrëfimit tim , që është  transmetuar ,

Pa “Një zemër për fëmijë” ,  nuk do t’ kishim mbijetuar”!

Sot , te Albenita  me motrën e saj –

N’ sytë e tyre ka drita e  ma  nuk  kanë vaj !

Ato , sot jetojnë  n’ veri të Venedikut –

Tek halla e  tyre , në  shtëpi të mikut !

Vajzat u vendosën këtu n’ moshë të re –

Që atëherë  kur ishte  viti  2003 !

N’ përjetime t’ vajzave , pas vdekjes së gjyshes –

Këtu filloi një jetë  krejtësisht më ndryshe !

Jo vetëm historia e jashtëzakonshme e shpëtimit,

  me  motrat i ndërlidhët  rrëfimit !

Albiona vuan  prej  epilepsisë –

Albenita  kujdeset për te  rreth shtëpisë !

Me këdo që takohet , Albenita flet e lirë :

“Unë jam motra, nëna dhe shoqja e saj më e mirë !

Kështu edhe duhet , ne që  të qëndrojmë –

Se gjithmonë n’ këtë botë  nuk do të  jetojmë !”

Gjilan, më 02.12.2018.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx