Mendime
Brahim Avdyli: Dioptria shqipe në pesë drama
E hene, 23.07.2018, 06:50 PM
Brahim AVDYLI:
DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA
(Pjesa e ndarë II)
(Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)
4. ADHURIMI I PLOTË APO BESIMI I VERBËR
Çështja e besmeve fetare lëshohet në çdo popull si një magji totale, e cila i përfshinë deri në vdekje të dhimbshme, të tmershme, të jashtëzakonshme, por parasegjithsh i përfshinë së pari të pafuqishmit, nga moshat e brishta, sepse i zë më lehtë, pra ata janë më të goditurit: pleqtë, gratë e fëmijët.
Ajo, jo vetëm se i bllokon dhe i lë më të varfër, dhe i shftytëzon e ua mbledhë të hollat e pasurinë duke i gënjyer se japin vetë aq sa mund të japin. Pak nga pak i japin shuma të caktuara. Fetari i tyre ka për të ndërtuar “shtëpitë e Zotit”, që është pronë e tyre, por që financiohet me parat e popullit të ngushtuar.
Pra, janë vënë “në shërbim të Zotit”; duhet të marrin të holla prej njerëzve besimtar; atyre u thonë se “u shërbejmë të largoheni prej Djallit” apo “dorës së Djallit”. Çdo ditë shërbejnë “në emër të Zotit”. Kështu janë bërë “ndërmjetsues”.
Dihet. Kjo “punë” është me plotë leverdi! Shkollohen nga dita në ditë, njërëz të caktuar, që kanë me tepër mend, në të gjitha fetë: kristian ortodoks, kristian katolik, islamizëm sunit apo islamizëm sheit dhe bektashian. Madje, sekti sheit i ka disa nënsekte të vetat; katolicizmi poshtu është i ndarë në disa drejtime...
Shkurt: pus e më pus! Çdo ditë shtohen dhe vriten në mes vete. Disa shtete i kanë përfshirë në baza fetare dhe përditë shkatërrohen, sepse fetë u prinjë në këto luftëra. Kombi i ynë kurrë nuk ka zhvilluar luftëra apo konflikte fetare për këto çështje, por është maksimalisht i përfshirë në tri a kater fé dhe i ka pjellur të parët e këtyre feve. Tani, nuk e njeh gjenezën e parë të tyre. Thotë, se “janë të tjerët”: arabët, grekët, romakët, izraelitët. Kush merret me këtë punë të origjinës së feve, simboleve të feve, formës së tyre? Askush. Pothuajse askush.
Fetarët i marrin, e mbledhin pasurinë apo thjeshtë i grabisin të hollat e tyre. Ndonjëherë, me dredhi të mëdha, se duhet finanzuar një punë, apo një luftë të madhe; ndonjëherë duke e keqpërdorur paditurinë e tyre apo verbërinë fatale, sepse kështu qenka “dëshira” apo “vullneti i Zotit”; e në çoftë se nuk duan që të japin, përdoret dhuna, pra, dënohen “të mallkuarit e Zotit”.
Ky është “besimi i verbër”. Askush nuk “ka folur me Zotin”, vetëm se i ndajnë popujt dhe i fusin në luftëra fetare me njëri tjetrin. Për këtë punë do të shohim në pjesët vijuese. Fillimisht po i rrekemi adhurimit të plotë. Elementet e këtij adhurimi të plotë nga globusi i tokës janë nga Qielli dhe Yjet, që janë elemente të mëdha. Kjo ka të bëjë me gjenealogjinë etnike të vërtetë të kombit pellazgo-iliro-shqiptar, që lidhet me valët magnetike mbi mallin e Sharrit (Borea, Bora, që i thonë shkencëtarët) apo Olimpin Dardan, në Graikoc, apo në Grai-kos, pra vendbanimit të Grai-ve, grave tona, në Kosovën e sotme, Dadaninë; Gurin e Dellocit (Guri i Diellit), mbi fshatin Delloc, në kurriz të Sharrit, ku kanë jetuar hiperboreanët apo Apolloni që rrjedhë nga Delloci (Dellos) i Sharrit të Boreas-it, jo fort lag fort nga maja e Diellit, e deri në fshatin Graikoc-it, që gjenden nëntë koritat e njohura. Ndër to, është koka e Zotit, Zeusit (Zë+Ushtimë), e gjetur mbi fshatin Lubinjë e Epërme, rrethi i Prizrenit. Fjala Hyll vjen nga hiperboreanët ilirë, dhe jo “grekë”, sepse ata që nuk kanë ekzistuar në atë kohë nuk kanë gjasa t`i uzurpojnë të gjitha dhuntitë e para të krijimit të botës. Adhurimit të Zotit Yll-Diell, i janë lutur në Dodonë, në Tomor, sepse edhe ajo ka qenë ilire, e jo “greke”. Hyllorët janë vetë ilirët, sepse fjala Hyll ka qenë e gjuhës shqipe. E adhurojnë Yllin, e që është Dielli; ata që janë sjellur prej Hyllit në tokë dhe janë Hyllirianë, pra Yllirian, janë Ilirianë. Unë jam njëri prej tyre...
A e kuptoni ju këtë punë, të cilët lexoni e lexoni gjithëfarë veprash, e edhe këto shkrime të miat, të nxjerra nga realiteti i hidhur sllavo-turk, greko-sllav e ruso-serb?! Ata janë “ngjallur” gjithmonë e me mija vite dhe me gënjeshtra të plota, të thëna e të shkruara nga ata, por me faktet tona, mbi tokën e ruajtur nëpër lufta, sa nga lindja e sa nga perëdimi, nga veriu e jugu; sa të na zhbijnë e të na i marrin të gjitha mendët prej kokës, me dashje e padashje, me rrahje të tmerrshme, si p.sh. në burgun e mesdheshëm; të na shpopullojnë sa të mos flasim gjuhën shqipe e të mos jemi në gjendje t`i gjurmojmë artefaktet e vërteta të krijimit të njerëzimit, hiperboreanët e parë të botës (sipër borës)?!...
Njeriu nuk ka pasur këtë dhunti të lëshojë tokën, në të cilën na ka vendosur i pari, që i themi ne Hyji, se nuk mund të fluturojmë, por të ecim nëpër tokë, deri sa të rritemi e të vdesim natyrshëm, duke e shikuar Qiellin, të afërt e të largët, me miliona vite yjesh, me të gjitha planetet e galaktikës sonë.
Në bjeshkët e Kumanovës, sot Maqedonia, gjendet maja KOKINA, observatori i pestë (5) ilir i astrologjisë, që e ka pasur si detyrë të përcjellë, të matë lëvizjet e Diellit e Yjeve. Në Gadishullin Ilirik ka qenë selia e parë e njerëzimit dhe më të ditur; jo në Evropë, në Azi, në Afrikë, në Botë, sado që “fillon” dija e njerëzimit prej artificialëve “grekë” e “romakë”, apo prej “egjiptasve” e “babilonasve”.
Dielli është simbol i Yllit më të vogël afër Tokës, rreth të cilit sillet përherë Toka. Ajo e cila banohet nga qeniet e gjalla bimore e shtazore, çdo gjë që mbanë në truallin e atmosferën e saj, i bënë dy rrotullime: rrreth boshtit të menduar të saj; rrotullimi rreth Diellit. Gjatë rrotullimit të boshtit të menduar të tokës, i cili zgjatë 24 orë, është krijimi i dritës dhe krijimi i natës, ku Dielli dhe Hëna luajnë rol të veçantë. Dielli është burimi i dritës dhe e ka ditën, ndërsa Hëna e ka natën. Rrotullimi tjetër, të cilin e kryen Toka gjatë tërë vitit, që zgjatë 365 ditë e 6 orë rreth Diellit, janë stinët e vitit.
Të dytë bashkë, Hëna dhe Dielli-Yll, pasi Dielli rrezaton gjatë tërë ditës, ndërsa Ylli shihet gjatë natës së kthjellët, i kanë të gjitha gjërat e botës me domethënien e tyre, aq sa nuk na bien ndërmend të kujtojmë, e në Dodonë i ka vardisur mendja e njeriut të dijshën, njëren pas tjetrës, që e ka simbolizuar Zotin e Madh, Diellin-Yll me Hënen, mbi çdo gjë tjetër të jetës; i cili shëndritë, nxenë, rrezaton e mbanë gjallë çdo gjë në Tokë.
Hënën e kanë konsideruar Sellenën, Zotneshën në Tokë, me e ditura dhe më mira Grua/Grai, që duhet të ketë rrjedhur Helena, dhe që mbëshetej nga një popull i cili nuk shkruante, por e quante veten “Sellë”, dhe kishin lindur nga “toka e zezë”. Ata konsideroheshin më të vjetër se “hëna në tokë”, edhe pse ajo ishte poaq e vjetër sa vetë toka. Dihet, Pitagora ishte djali i Apollonit, e Apolloni kishte shkuar deri në Azinë e Vogël e tutje nga rrethi i Prizrenit të Dardanisë. Ne, që ishim nga i njëjti trug, aspak nuk gënjenin, nuk vjedhnin e nuk e njihnin dhunën; i përfillnim atëherë fjalët e zotneshës së urtë; e konsideronim veten “proselenë”, ishin për Selenën, madje “të lindur para Hënës”.
Hëna shëndritë si nur gjatë tërë natës së kthjellët me dritën e marrë hua nga Dielli. Ajo është në shërbim të botës njerëzore e botës biologjike. Pa Diell, nuk ka jetë. Ai është Zot i Madh në këtë botë. “Feja” pellazge, e popullit p(j)ell-ar, që ishte Hyllir, Hyllirian, Ilirianë, e që kishte në qendër Diellin 2000 vjet p.e.s. Paionet, në Maqedoni, një fis ilir, ishin adhuronjës të Diellit.
Njerëzit së pari emërtuan diellin e në një epokë të mëvonshme, kur u krijuan qytetërime, ide, kuptime dhe sisteme fetare, ia dhanë perëndisë emrin e vjetër të perëndisë-diell, pra të diellit, si simbol elipsor i periudhës së lashtë ilirike. Në çdo vend të botës së qytetëruar e ruajmë Diellin, si simbol të Zotit.
Motra e Diellit ishte Hëna. “DHEA” është DHEU dhe “DEA” është ZOTI, dërsa DIONESA, DIO [Dielli i jonë=DI (elli) O (onë, jonë)] janë tonat, jo të latinishtes. E para është për Zotneshën, i dyti për Zotin, ate që “i di” dhe “i sheh” të gjitha.
Diellin e quanin Zeusi (Zë+Ushtimë), ndërsa Hënen e quanin Sellena. Dheu, do të thotë Toka, të cilën e ka krijuar Krijuesi, kur është krijuar njerëzimi dhe toka, nga Kaosi. Orakulli i Dodonës është pikërisht falltorja, ku të gjithë banorët që u interesonte të mësonin diçka për ardhmërinë e tyre apo fatin jetësor, nga plakat e orakullit, si p.sh. Akili apo Pirro Burri. Brenda falltores ndodhej një enë prej bakri, mbi të cilën ndodhej një shtatore, e cila e mbante në dorë një kamixh të trefishtë, në formë zhinxhiri. Kur fryente erë vargjet e zingjirit e godisnin enën dhe ajo nxirrte tinguj të gjatë, të cilën e interpretonin priftëreshat.
Ushtrueset e detyrës janë tri priftëreshat, "tri graitë". Popullata pellazge që jetonte pranë këtyre tempujve të Zotit, ku kanë qenë vetëm këto “graitë” dhe i ndihmonte. Ishte nën ndikimin e këtyre “grave të shenjta”, pra famultareve, pra orakujve, sepse e ndërmjetësonin Zotin e Madh.
Etimologjia e emrit Iliria – Illyria – Ylli i Ri ndoshta duhet të jetë me vend, sepse "yll i ri" do të thotë Ylliria. “H”-ja ka rënë prej gjuhëve të tjera dhe ne e ruajmë këtë germë, me shqiptim. Kjo është Hylliria.
Shenja e Zotit ndoshta e ka leximin nga il=yll, në shkrimin kuneiformë të sumerëve, pra ilirëve të shkuar atje e të lëna deri sot, në shkrimin e tyre.
Kështu, mendoj se ua shpjegova mirë. Ylli dhe Dielli qenë kanë qenë dhe janë simbolet e para të ilirëve për mbarë njerëzimin e të adhurit të denjtë të gjërave mjaft të rëndësishme të jetës njerëzore mbi tokë, e jo të besimit të verbër të njeriut, prej Lindjes, në qindra forma e përmes feve, p.sh. islamizmit.
Pra, u dashka t`i mbylli sytë e të përsëris në gjuhën e tyre “lepe” e ”peqe”, të gënjej veten e të eci prapa, të ngeli kështu sepse ata duan, madje të “udhëtoj” dhunshëm deri në gjenezë e ti rrotulloj të gjitha së prapthi!
A bëhet kjo punë?! Jo, kurrë nuk bëhet! Jam betuar si fëmijë se do të flas të vërtetën e do të mbrojë të drejtën, edhe pse është e vështirë! Më mbuluan të pavërtetat me dhunë dhe më shtrënguan për të bërë të pavërtetën. E a do ta bëj këtë punë? Jo! Nuk e bëj! Kur e japim fjalën, vdesim pranë kësaj fjale.
Ajo që nuk mund ta lë pa e thënë është se shqiptarët, ilirët dhe pellazgët nga fillimi e deri sot, betoheshin për Diell, për Hënë, për Qiell, për Dhé, për gurë e për elemente natyrës, e jo direkt për shenjëtorë të krishterimit e të islamizmit.
Dielli, i kuq si gjaku, kur lind e perëndon është kultura ilire, e cila na ipet përmes gjuhëve të pakuptueshme të botës, si një magji. Për kulturën ilire të Diellit janë nxjerrë sot dëshmi të pakta dhe janë dhënë mendime të qarta. Unë nuk jam shkrimtar, shkencëtar, por jam një nga personazhet e këtij libri, i rrahur për vdekje në këtë burg të mesdheshëm, për të ma kthyer mendjen në anën tjetër; pra kah të duan grekët, turqit, bullgarët, rusët, serbo-makedonët; sikur paskam filluar të shkruaj “shumë vonë”, me shkrimin e tretë; se paskam qenë “pa shkollë”, por i kanë marrë të gjitha prej neve, si ndihmesë.
Nëse donë më rjepni, më digjni, më pjekni, më stërpjekni, dhe si të mundeni ju, sepse këtë fuqi të mbrapshtë ua dha pushteti i juaj, ku nuk u sheh njeri i gjallë. Më keni në dorën tuaj. Nuk kam mundësi të ndërroj mendjen time, sepse DI, njoh e mësoj, vetë prej jetës, e jo prej “mësimeve tuaja”.
Ky është qëllimi i juaj, e tjetër është qëllimi im: të ndriçoj mendjen time e të tjerëve, me aq sa kam mundësi dhe aq sa i dëgjojnë mësimet e mia. Të mos mbetemi kurr nën dhunën tuaj, me mos-dije e në mes të udhës!
Njeriu është element i natyrës, ai duhet të jetë i vetëdijshëm; të mendojë e të di vazhdimisht të mësojë. Të ripërsëritë dijen me punë, deri në fund të jetës. Kulti nuk është feja, por adhurimi. Feja është obskurantizmi e mbrojtja e njerëzve të tjerë ME PADIJE. Kjo është e qartë. A e dini pra çka është feja?...
Është ana e kundërt e Diellit, Ditës e Diturisë: ERRËSIRA!...
Eh, mirë... Nuk e di çka mendon njerëzimi...
Pra, sundon e liga, me konturat e të keqes!...
Nëse do të zgjohemi, zgjohemi nëpër Dritë të Diellit, nëpër Ditë, me Dije, e jo në mes të natës, nëpër errësirë, territ të plotë e PADITURI.
Ku është PADITURIA, është FRIKA, ndihet e nevojshme FEJA.
Feja ndërtohet mbi PADIJE...