Kerko: a
Hueyda El Saied, ja çdo të thotë të vishesh Cavalli dhe D&G
E premte, 29.06.2007, 06:54 PM
Veshja është shprehësi dhe mbuluesi i gjendjes time shpirtërore
Show girl, Hueyda El Saied jo vetëm e suksesshme në fusha të ndryshme të artit që ka provuar: si balet, këngë, prezantim, shkrimtare…., por edhe mjaft e paraqitshme dhe e veshur me shumë shije dhe elegancë. Të gjithë mund të jenë kureshtar se kush stilon veshjet e saj… plot sharm dhe me një stil unik, por në shumicën e rasteve Hueyda thotë se i ideon vetë. Në këtë intervistë ekskluzive për Spekterin mund të mësoni firmën e saj të preferuar në veshje, parfumin, produktet kozmetike dhe gjithçka që duhet për të shkëlqyer… në look.
-Çfarë përfaqëson veshja për ju?
-Veshja është shprehësi dhe njëkohësisht mbuluesi i gjendjes sime shpirtërore.
-Një veshje për ju është e kombinuar mirë nëse ka...
-Harmoni në ngjyra dhe stili.
-Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen tuaj?
-Në të shumtat e rasteve vishem vetë, por kam pasur një bashkëpunim mjaft të mirë me Rezarta Skifterin.
-Kur shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë çfarë mendon?
-S’paskam ndryshuar shumë…
-Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?
-Është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të qenë e paraqitshme, por edhe për të respektuar ata që na shohin përmes ekranit.
-Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohë më parë përgatiteni?
-Kjo varet për çfarë do të dalë. Nuk kam një buxhet të përcaktuar, por mendoj thjesht të dal sa më bukur.
-Sa shpenzon Hueyda për veshje?
-Nuk e di, varet se çfarë më pëlqen. Mjafton të më pëlqej diçka dhe padiskutim që e blej
-Cila është veshja më e shtrenjtë në garderobën tuaj, çfarë firme është dhe sa ka kushtuar?
-Më të shtrenjtat m’i ka dhuruar im atë. Më pëlqejnë shumë stilistët italian dhe kam disa prej veshjeve të tyre.
-Aktualisht në emisionin tuaj të mëngjesit, kush kujdeset për pamjen tuaj?
-Kujdesem vetë, deri tani po përdor garderobën time dhe them se do të vazhdoj kështu.
-Me kalimin e viteve ka ndodhur një ndryshim shijesh?
-Mua më pëlqen e bukura, megjithatë e bukura është relative, është normale që shijet e mia të ndryshojnë dhe jo vetëm në veshje…
-Kur ndiheni më mirë, kur veshjen tuaj ia besoni një stilisti apo kur e ideoni atë vetë?
-Unë ndihem më mirë kur kam veshur diçka të këndshme.
-Është i vërtetë fakti që ju Hueyda shpesh ideoni vetë veshjen tuaj?
-Po dhe është një nga pasionet e mia. Më pëlqen të krijoj.
-Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni mendim për veshjen tuaj në momentin e fundit të daljes në skenë?
-Më pëlqen të vishem, por jo deri në atë pikë sa dhe të fiksohem.
-Jeni e fiksuar pas etiketave?
-Jo shumë, edhe pse mendoj se një gjë e kushtueshme është më konforte.
-Ngjyra juaj e preferuar dhe dominante në garderobë?
-E zeza, kafja dhe e bardha.
-Sa ndryshon Hueyda në veshjet e përditshme?
-Mundohem të vesh veshje sa më konforte gjatë ditës.
-Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?
-Të dyja.
-Ju jeni dakord me thënien që veshja në një farë mënyre tregon dhe personalitetin e një personi?
-Absolutisht po!
-Sa vend zënë aksesorët në garderobën tuaj dhe cilët janë më të preferuarit?
-Janë shumë të rëndësishëm, sepse një aksesor, një veshje të thjeshtë mund ta transformojë.
-Garderoba juaj nuk do të kishte kuptim pa....
-Ndonjë veshje të Cavalli-t dhe D&G.
-Parfumi juaj i preferuar?
-Chanel 5, e përdor prej 13 vjetësh
-Produktet kozmetike?
-Iman.