Kulturë
Neki Lulaj: Ëndërr e trishtë
E shtune, 24.02.2018, 04:16 PM
 Neki LULAJ
Neki LULAJ
ËNDËRR E TRISHTË
Është e vështirë ta festojmë këtë dhjetëvjetor lirie
Në një magje e në një sofër me kriminelet barbarë
Si prushnajë na digjet zallishta e shpirit nga provokime
Plagët i kemi të hapura që nga shekulli i gjatë.
Na kullojnë trupit e zemrës helmi e urrejtja e pambaruar
Akoma ...akoma plagët në këto vite nuk treten
Po shihni sa i shenjtë është atdheu ynë i bekuar
E dhembsur çka përjetuam nëpër historinë me derte.
Nga gjakpirësit e hijenat që do t’i urrejmë në kohë.
A do të ketë në gjithësi diell për tokën shqiptare?
Ëndrra të trishta e pështjellime në këtë dhjetëvjetor
Diçka që shpirtin në kryq po na lidh si kulari në ugare
Pse nuk afrohet besa me besë e dora me dorë.
E botës njëzëri t’i themi se ne jemi zot shtëpie
Në Kosovën tonë kemi heronj e sa e sa dëshmorë.
Në Kosovën tonë kemi përherë zemrat si gaca lirie.
…..
Këmishën e krmi te rrudhur të shkyer copë,copë
Më kështu as liria nuk ndien ngazëllim
Nuk japim pëllëmbë shpirti dhe toke me vrundullimë
E duam tokën e atdheut me ëndrrën lirietur
Çdo pëllëmbë e atdheut është njomur me gjak
E mbjellë me ohe eshtra, e sot e kah mot
Kjo tokë për të këndoj e vajtoj gjërë e gjatë.
Më të ngrohtë e më të bukur s’ka vend në botë.
Sonte një piskamë dëshmorësh sokëllin nga thellësia
Është kushtrimi i tyre shekullor që hapet ne horizont
Dëgjoni ore ju te shurdhër që rrini mes dritave të forta
Asnjë pëllëmbë shpirt asnjë pëllëmbë varr asnjë pëllëmbë tokë...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










