Mendime
Sherif Sherifi: 10 vjetori i Pavarësisë
E diele, 18.02.2018, 11:57 AM
10-të VJETORI I PAVARËSISË.
Nga Sherif SHERIFI, f.Petrit-Dardanë
Këto ditë kur jemi në prag të dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, po
dëgjojm zëra të ndryshëm për sukseset e arritura gjatë këtij dhjetvjeqri. Zhurmagjinjët
e pushtetit jo që nuk e dinë se asgjë ose shumë pakë progres kan arritur por në kët ë
mënyrë provojn t’ua mbyllin gojën popullit ndaj paknaqësive që i kan krijuar.
Në thumb te kritikës është vën edhe Flamuri Kombëtar dhe adhuruesit e tij, por jo
edhe flamujt e Shteteve tjera armike që valviten qe njëzet vite pas çlirimit në teritor
dhe institucione shtetrore te Kosovës!
SI U SHPALL PAVARËSIA?
Pas shumë vuajtjeve, Luftërave,masakrave, ndjekjeve dhe poshtrimeve që na kishin
shkaktuar pushtuesit në njërën anë dhe rezistencës popullore nga ana tjetë përmes
protestave dhe Luftës se UÇK-ës, ma në fund Kosova u çlirua. Forcat okupatore që bënë
masakra u tërhoqen bashk me paramilitar e xhelat vendor nga Kosova dhe vise
tjera dhe me plaçkitjet që kishin bër ikën ne Sërbi. Këtë Liri padyshim e arritëm me
ndihmën e ndërkombtarëve në fushë beteja dhe nga ajri,por edhe me diplomaci
të vendeve më të fuqishme të Botes në veshët e të cilëve u dëgjuan krismat e
pushkëve çlirimtare.
Edhe para edhe pasi mbaroi Lufta pati bisedime me Sërbinë për zgjidhjen e
qështjes së Kosovës ku lufta çlirimtare ishte përhapur gjithandej por edhe krimet
dhe masakrat sërbe kishin fitue përmasa gjenocidi ndaj popullates civile. Në Rambuje
te Francës ku u zhvilluan bisedimet dypalëshe Kosovë-Sërbi nuk u arrit ndërprerja
e Luftës dhe as marveshje paçësore. U dashtë që forcat e NATOS të bombardojn
caqet sërbe 72 ditë radhazi dhe më në fund te nënshkruhet marrveshja e Kumanovës
në mes NATOS dhe përfaqsuesve sërb por jo edhe Shqiptarëve apo UÇK-së.
Pra faktori ndërkombëtar e kishte fjalë kryesore në përfundimin e luftes e më von
edhe ne formimin e Shtetit. Në vazhdim pati shumë bisedime për fatin e Kosoves,
në Vienë u vendos qe Kosova duhet ta ketë një Pamvarësi në fillim të mbikqyrur
sipas “Pakos se Artisarit” në përputhje me te cilen më 17 Shkurt 2008 u bë shpallja
e Pavarsisë. Me rastin e shpalljes së Pavarsisë ne popull kishte emocione të përziera.
Një pjesë e popullit dhe veqanrishtë ata udhëheqës nëpë disa parti dhe adhuresit
e tyre dhe ata qe kishin krijuar karierë ne strukturat e UNMIK-ut padyshim qe
ishin shumë të gëzuar sepse kishin filluar me te madhe me mjel (vjedh) Kosoven ne
bashkpunim me ndërkombtarët. Prioritet I tyre ishte dhe mbeti si të privatizojn per vedi
dhe familjaret e tyre sa ma shume toka,fabrika,kombinate,locale dhe gjithcka qe
ishte e shtetit.As atëherë edhe tani fare nuk ju intereson si funksionon dhe a po
rrezikohet ekzistenca e shtetit, si eshtë gjendja e atyre qe luftuan, nxësve, studentëve
punëtorve ne sektore të ndryshme dhe në pëgjithsi gjendja e popullit.
Duke u bazuar në të dhënat meniherë pas luftës Kosova kishte diku afer 2,2 mil.
banor, tani jo që nuk eshtë shtuar si ma pare por ka rën numri I popullsisë në 1,8
mil. banor çka do të thot se nga pas lufta Kosovën e kanë braktisur ¼ e popullates.
Kosova ka ministri që kujdeset veqanrishtë për kthimin e sërbve (paramilitar
dhe kriminel qe kane krye krime ndaj shqiptarëve)por jo edhe per kthimin e Shqiptarëve
që braktisen vendin nga pasojat e Luftës por edhe nga paperspektiva ne vend që e
udhëheqin politikajt e pandërgjeqshem. U përmend ministija e kthimit, ate e udhëheq
një sërb në Kabinetin qeveritar,ai në seance te Kuvendit te Kosovës flenë në
karrigë por është i kthjellët dhe shumë I shkathtë për te Lobuar kundër Shtetit nga
I cili mer rrogë! Kështu kishte ndodhur ditë më pare, derisa krerët e Shtetit që e
përbënin delegacionin kalojshin kohën nëpër Ahengje në Amerikë ky gjumashi
zëvendes kryeministri dhe Ministër për këthim lobonte me zyrtar Amerikan
kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Rreth këtyre anomalive qe kan ndodhur dhe po vazhdojn te ndodhin në dëm të
shtetit të Kosovës duhet dhe ka shumë çka të shkruhet, por klasa politike aktuale nuk i
shef këta të meta, për çka edhe është shtresa tjetër e cila nuk pajtohet me këto
zhvillime që po ndodhin ne Kosovë dhe ne përgjithsi rreth qështjes kombëtare.
PAKNAQSITË KULMINANTE
Nga rrjedhat e bisedimeve ku ishin mar disa vendime apsurde si dhe gjatë ceremonisë
së shpalljesë Pavarsisë kur u shpalos Flamuri i “Shtetit” të Kosovës dhe u intonue
Himni nuk mbeti vend për gëzim!
Flamur Artisarian e i përqafuar nga te “gëzueshmit” e Pavarsisë ishte nje vetëvrasje
komëtare,u shkel mundi dhe lufta Shekullore e Shqiptarëvë për Liri dhe dinjitet
kombëtar. Flamuri kuq e zi me te cilin luftuan, dhe u mbështollën me mijra luftar dhe
atdhetar ne beteja, protesa e demostrata, istikame e burgje u zavendësua me nje
leckë të pavlerë që më tepër identifikon pakicat barbare e kriminale që luftuan krah
për krah me sërbët ose ishin indiferentë dhe te paprekshëm.
Edhe Himni qe u intonue gjatë ceremonisë gjithçka mund të ishte si Muzikë që i
tremb minjët por Himni i Shtetit jo. Pasuan edhe paknaqësi tjera në vazhdi që kurr
nuk u ndalen.
Përpilimi i kushtetutës dhe shpallja e sajë shënoi aktin kulminant “Juridik” me çka
u varros Pamvarësia. Është ditur dhe është pritur se nuk do të kemi kushtetutë raciste
si Sërbija, por jo edhe të tillë që populli Shqiptar i cili fitoi Luftën dhe Lirinë tani të
mëvarët nga pakicat, në këtë rast nga pakica sërbe. Duhet cekur se Kuvendi i Kosovës
përbëhet nga 120 Deputet 20 prej tyre e përbëjn pakicat,popullatën ë Kosovës
e përbëjn 95% Shqipëtar dhe 5% pakicat qe shprehur matematikishtë për t’u
përfaqësuar drejtë dhe barabartë popullata e Kosovës në Kuvend duhet ti ketë 400
deputet, prej tyre 380 Shqiptar dhe 20 te tjer.
Pas gjithë këtyre kurtheve të vendosura nga ndërkombtarët, Sërbija dhe tradhëtarët
tarët nga gjiri i popullit i filluan edhe “BISEDIMET E BRISELIT”! Në fillim i emëruan si
“Bisedime teknike” për të kaluar në politike dhe katastrofale për Kosovën. Pala sërbe vazhdimishtë dilte me kërkesa te reja politike kurse “Kosovarët” shkonin dhe ktheheshin me duar në xhepa,
bile as një fjalë të vëtmë nuk e bënë për Kosovën lindore(Medvexhë,Preshevë dhe Bujanoc) te cilat troje i shkëputi Sërbija nëanshëm diku viteve te 55-56-ta. Këto bisedime maratonike nuk jan ndërpre, ato duhet të vazhdojn deri krë nuk dihet por nje gjë është e kjartë se Kosova po ndahet nga katër anët e horizontit.