Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sherif Sherifi: 10 vjetori i Pavarësisë

| E diele, 18.02.2018, 11:57 AM |


10-të  VJETORI  I  PAVARËSISË.

Nga Sherif SHERIFI, f.Petrit-Dardanë

Këto ditë kur jemi në prag të dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, po

dëgjojm zëra të ndryshëm për sukseset e arritura gjatë këtij dhjetvjeqri. Zhurmagjinjët

e pushtetit jo që nuk e dinë se asgjë ose shumë pakë progres kan arritur por në kët ë

mënyrë provojn t’ua mbyllin gojën popullit ndaj paknaqësive që i kan krijuar.

Në thumb te kritikës është  vën edhe Flamuri Kombëtar dhe adhuruesit e tij, por jo

edhe flamujt e Shteteve tjera armike që valviten qe njëzet  vite pas çlirimit në teritor

dhe institucione shtetrore te Kosovës!

SI U SHPALL PAVARËSIA?

Pas shumë vuajtjeve, Luftërave,masakrave, ndjekjeve dhe poshtrimeve që na kishin

shkaktuar pushtuesit në njërën anë dhe rezistencës popullore nga ana tjetë përmes

protestave dhe Luftës se UÇK-ës, ma në fund Kosova u çlirua. Forcat okupatore që bënë

masakra u tërhoqen bashk me paramilitar e xhelat vendor nga Kosova dhe vise

tjera dhe me plaçkitjet që kishin bër ikën ne Sërbi. Këtë Liri padyshim e arritëm me

ndihmën e ndërkombtarëve në fushë beteja dhe nga ajri,por edhe me diplomaci

të vendeve më të fuqishme të Botes në veshët e të cilëve u dëgjuan krismat e

pushkëve çlirimtare.

Edhe para edhe pasi mbaroi Lufta pati bisedime me Sërbinë për zgjidhjen e

qështjes së Kosovës ku lufta çlirimtare ishte përhapur gjithandej por edhe krimet

dhe masakrat sërbe kishin fitue përmasa gjenocidi ndaj popullates civile. Në Rambuje

te Francës ku u zhvilluan bisedimet dypalëshe Kosovë-Sërbi nuk u arrit ndërprerja

e Luftës dhe as marveshje paçësore. U dashtë që forcat e NATOS të bombardojn

caqet sërbe 72 ditë radhazi dhe më në fund te nënshkruhet marrveshja e Kumanovës

në mes NATOS dhe përfaqsuesve sërb por jo edhe Shqiptarëve apo UÇK-së.

Pra faktori ndërkombëtar e kishte fjalë kryesore në përfundimin e luftes e më von

edhe ne formimin e Shtetit. Në vazhdim pati shumë bisedime për fatin e Kosoves,

në Vienë u vendos qe Kosova duhet ta ketë një Pamvarësi në fillim të mbikqyrur

sipas “Pakos se Artisarit” në përputhje me te cilen më 17 Shkurt 2008 u bë shpallja

e Pavarsisë. Me rastin e shpalljes së Pavarsisë ne popull kishte emocione të përziera.

Një pjesë e popullit dhe veqanrishtë ata udhëheqës nëpë disa parti dhe adhuresit

e tyre dhe ata qe kishin krijuar karierë ne strukturat e UNMIK-ut padyshim qe

ishin shumë të gëzuar sepse kishin filluar me te madhe me mjel (vjedh) Kosoven ne

bashkpunim me ndërkombtarët. Prioritet I tyre ishte dhe mbeti si të privatizojn per vedi

dhe familjaret e tyre sa ma shume toka,fabrika,kombinate,locale dhe gjithcka qe

ishte e shtetit.As atëherë edhe tani fare nuk ju intereson si funksionon dhe a po

rrezikohet ekzistenca e shtetit, si eshtë gjendja e atyre qe luftuan, nxësve, studentëve

punëtorve ne sektore të ndryshme dhe në pëgjithsi gjendja e popullit.

Duke u bazuar në të dhënat meniherë pas luftës Kosova kishte diku afer 2,2 mil.

banor, tani jo që nuk eshtë shtuar si ma pare por ka rën numri I popullsisë në 1,8

mil. banor çka do të thot se nga pas lufta Kosovën e kanë braktisur ¼ e popullates.

Kosova ka ministri që kujdeset veqanrishtë për kthimin e sërbve (paramilitar

dhe kriminel qe kane krye krime ndaj shqiptarëve)por jo edhe per kthimin e Shqiptarëve

që braktisen vendin nga pasojat e Luftës por edhe nga paperspektiva ne vend që e

udhëheqin politikajt e pandërgjeqshem. U përmend ministija e kthimit, ate e udhëheq

një sërb në Kabinetin qeveritar,ai në seance te Kuvendit te Kosovës flenë në

karrigë por është i kthjellët dhe shumë I shkathtë për te Lobuar kundër Shtetit nga

I cili mer rrogë! Kështu kishte ndodhur ditë më pare, derisa krerët e Shtetit që e

përbënin delegacionin kalojshin kohën nëpër Ahengje në Amerikë ky gjumashi

zëvendes kryeministri dhe Ministër për këthim lobonte me zyrtar Amerikan

kundër  formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Rreth këtyre anomalive qe kan ndodhur dhe po vazhdojn te ndodhin në dëm të

shtetit të Kosovës duhet dhe ka shumë çka të shkruhet, por klasa politike aktuale nuk i

shef këta të meta, për çka edhe  është shtresa tjetër  e cila nuk pajtohet me këto

zhvillime që po ndodhin ne Kosovë dhe ne përgjithsi rreth qështjes kombëtare.

PAKNAQSITË  KULMINANTE

Nga rrjedhat e bisedimeve ku ishin mar disa vendime apsurde si dhe gjatë ceremonisë

së shpalljesë Pavarsisë  kur u shpalos Flamuri i “Shtetit” të Kosovës dhe u intonue

Himni nuk mbeti vend për gëzim!

Flamur Artisarian e i përqafuar nga te “gëzueshmit”  e Pavarsisë ishte nje vetëvrasje

komëtare,u shkel mundi dhe lufta Shekullore e Shqiptarëvë për Liri dhe dinjitet

kombëtar. Flamuri  kuq e zi me te cilin luftuan, dhe u mbështollën me mijra luftar dhe

atdhetar ne beteja, protesa e demostrata, istikame e burgje u zavendësua me nje

leckë  të pavlerë që më tepër identifikon pakicat barbare e kriminale që luftuan krah

për krah me sërbët  ose ishin indiferentë dhe te paprekshëm.

Edhe Himni qe u intonue gjatë ceremonisë gjithçka mund të ishte si Muzikë që i

tremb minjët  por Himni i Shtetit jo. Pasuan edhe paknaqësi tjera në vazhdi që kurr

nuk u ndalen.

Përpilimi i kushtetutës dhe shpallja e sajë shënoi aktin kulminant “Juridik” me çka

u varros Pamvarësia. Është ditur dhe është pritur se nuk do të kemi kushtetutë raciste

si  Sërbija, por jo edhe të tillë që populli Shqiptar i cili fitoi Luftën dhe Lirinë tani 

mëvarët nga pakicat, në këtë rast nga pakica sërbe. Duhet cekur se Kuvendi i Kosovës

përbëhet nga 120 Deputet  20 prej tyre e përbëjn pakicat,popullatën ë Kosovës

e përbëjn 95% Shqipëtar dhe 5% pakicat qe shprehur matematikishtë për t’u

përfaqësuar drejtë dhe barabartë popullata e Kosovës në Kuvend duhet ti ketë 400

deputet, prej tyre 380 Shqiptar dhe 20 te tjer.

Pas gjithë  këtyre kurtheve të vendosura nga ndërkombtarët, Sërbija dhe tradhëtarët

tarët nga gjiri i popullit i filluan edhe “BISEDIMET E BRISELIT”! Në fillim i emëruan si

“Bisedime teknike” për  të kaluar në politike dhe katastrofale për Kosovën. Pala sërbe vazhdimishtë dilte me kërkesa te reja politike kurse “Kosovarët” shkonin dhe ktheheshin me duar në xhepa,

bile as një fjalë të vëtmë nuk e bënë për Kosovën lindore(Medvexhë,Preshevë dhe Bujanoc) te cilat troje i shkëputi Sërbija nëanshëm diku viteve te 55-56-ta. Këto bisedime maratonike nuk jan ndërpre, ato duhet të vazhdojn deri krë nuk dihet por nje gjë është e kjartë se Kosova po ndahet nga katër anët e horizontit.