Mendime
Nexhat Bexheti: Mbreti i rrugës
E diele, 07.01.2018, 10:50 AM
Mbreti i rrugës
Nga Nexhat Bexheti
Rrugët janë mbushur me njerëz, sa që më humbet kuptimi real ,vetvetiu futem me pa dashje në një botë virtuale , e më ngjallët imagjinata e të menduarit se mos jam vallë në reshtë , funerali te i ndonjë të ndjerit, të panjohur.
Nëse nisem të analizoj fytyrat e njerëzve të cilët nxitojnë me vrap të theksuar sikur kanë ngelë vonë për të shkuar ndokund. Nga ky mendim virtual nuk do zhgënjehem, dhe do të vërtetohet dyshimi im për mendimin virtual. Me domethënie flasin fytyrat e vet njerëzve, me ballë të rrudhur e me vetulla të ngritura, fytyrë mrroltë, të shtangur nga ngërçi muskujve të fytyrës , me flokë pa larë e me gjysmë mjekër të pa rregulluar, me cigare në gojë e duke e shkundur hirin përreth. Shikimin e kalojnë përbrenda njeriut në pafundësi,dhe fare se të vërejnë se je i njohuri i tyre. Sindroma e skamjes, e iniciuar nga pa punësia
E pyes veten nga erdhën gjithë këta njerëz,që i mbushën rrugët, na e uzurpuan lirinë e të endurit, e më pengojnë t’i afrohem lirshëm xhamave të zgarës të qebaptorëve në qytetit tim, për tu ngirë me erën e mishit të pjekur të qebapëve, pasi që turma në formë të funeralëve nuk më lejon të qëndroj disa minuta para zgarës , si vorbulle më gëlltisin, në reshtët e tyre si rrëmujë më marinë me vete.
Nganjëherë pyes veten si kam mundur kaq shtatë të lartë të bëj,sepse nuk kam qenë i ngopur me ushqim,edhe jam ushqye me parregullsi dhe me lloje të ndryshme, ushqime të mbetura e sidomos nëna më përgatite përsheshe me lëngë mishi të zier.
Në kalimthi dëgjoj turmat kaotike të djemve të elitës si janë duke ushtruar nëpër fitnes klube , me trajnerë dhe me ushqime nga pluhuri, nuk munden të krahasohen fare me trupit tim muskulor . Nga lakmia, disa nga turma më thërrasin, hej ti pleh, ku ushtron, ku i zhvillove ata muskuj, ua kthej me zili, plehu është më i dobishëm se ju, jam zhvilluar e ritur këtu në rrugë, ec zhduku, ti do na tregosh gjepura, ehe, sa pa kulturë që janë.
Unë edhe aq nuk sikletosem, e as që merakosem për statutin tim që e kam,sepse edhe nuk kam diplomuar në ndonjë shkollë, por me mua në rrugë shoqërohen, studentë dhe të diplomuar, të cilët enden nëpër rrugë si unë i pa punë ,bashkë me mua. Ata nga unë kanë përfituar sepse ua kam treguar fshehtësitë e rrugës.
Rruga ka shembur morale dhe karaktere të njerëzve,të cilët kanë pretenduar të mbajnë imazhin me plagjiatura të lyera me ngjyrat e qypirave të Dubait,dhe me aromën e koteceve të pulave të Banatit. Nuk e gjetën veten në lozhën e qytetit tim që dikush ti shohë si figura dominuese , qëllimkeqit pretenduan që me shumë forma të shpërndajnë injorancë dhe gjepura ,që ti helmojnë kalimtarët e rastit apo të caktuarit. Ua japë një të dridhur tërmeti me epiqendrën tektonike nën këmbët e tyre. Ua tronditi edhe ua copëtoj embrionin e kulturës së importuar. Injorantët e kanë shpirtin frikacak, papritmas me bishtin nën vegë me vrap në strumbullarët e grazhdeve të mbushura me morat e importuar. Të cilët mora ua përshkojnë trupin e pa larë dhe nuk patën sukses, që tu a ngjisin morat edhe njerëzve tjerë në rrugët e qytetit tim, të mbretërisë sime. Këtu kam pushtet,dhe e kam për obligim moral që ti mbroj kalimtarët e rrugës sime.
Rrugët s’kanë fund nëpër rrugë ecin njerëz me formë te njeriut, dhe njerëz me formë dhe me plotë kuptimin e fjalës njerëz, ec e kuptoj. Unë e kuptoj rrugën time dhe eci pa paragjykime, do që e kanë humbur rrugën, i drejtoj në rrugë të drejtë që të arijnë me fat në cakun e caktuar.