E diele, 28.04.2024, 10:46 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: VETTING-u do ta shfuqizonte Specialen

E marte, 02.01.2018, 11:21 AM


Ligji i VETTING-ut në Kosovë do ta shfuqizonte Gjykatën Speciale

Nga Skënder S. KAPITI

UÇK është vlera më e madhe në historinë tonë kombëtare me të cilën do të krenohen gjithmonë brezat, dhe prandaj atë e urrejnë dhe përpiqen ta njollosin vetëm armiqtë, tradhëtarët dhe individët egoistë e të pa vlerë.

Po të ishte miratuar Ligji i VETTING-ut, ndoshta edhe ligji i Speciales mund të shfuqizohej pasi dilte i panevojshëm, spse Ligji i VETTING-ut do të këkonte së pari që monitorimin dhe drejtimin e tij ta bënin SHBA dhe BE. Me VETTING-un, Drejtësia në Kosovë do të çlirohej nga prangat e politikes, të krimit dhe të korrupsionit. Kjo Reformë do të  ishte jetike për Kosovën dhe për  integrimin e saj në BE.

Ligji i VETTING-ut  do ishte sundimi i drejtësi dhe nuk do lejonte ngritjen e kësaj Gjykate speciale e cila demton shume imazhin e shtetit ligjor  të Kosovës dhe është diskriminuese. Këtë përgjegjësi ta mbajë politika e Prishtinës  dhe korrupsioni i saj pasi ajo është autorja e deshtimit dhe e mosngritjes së shtetit moder dhe ligjor me standarte demokratike

Nëse në Kosovë do të miratohej dhe do vihej në zbatim  një Ligj VETTING-u atëhere do të fillonte funksionimi i drejtësisë si dhe do të fillonte edhe kthimi i besimit të qytetarëve kosovarë te Drejtësia.

Gjykata Speciale erdhi më shumë apo tërësisht prej paaftësisë dhe prej papërgjegjshmërisë ,korrupsionit dhe prej kriminalizimit të atij spektri të politikës e cila e ka dominuar pushtetin dhe qeverisjen e Kosovës ne keto 18 vite, e cila e kapi dhe e sundoi edhe sistemin e drejtësisë, pra erdhi si pasojë e keqfunksionomit të ligjit dhe të drejtësisë, erdhi si pasojë e mosvullnetit politik të tyre për një Reformë në Drejtësi dhe për një Ligj VETTING.

Këtë gjëndje e shfrytëzuan me mjaft intuitë edhe kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës ,Serbia dhe aleatët e saj të cilët promovuan dhe lobuan me njerëz të tillë si Dick Marty me akuza të sajuara, rezultat prej  së cilës erdhi edhe ngritja e kësaj Gjykate Speciale, që është diskriminuese për Kosovën, për shkak të politikanëve të saj. Nëse në Kosovë do të kishte funksionuar një ligj Lustracioni apo një Ligj VETTING nuk do të kishim pasur dhe as nuk do të kishte qenë e nevojsshme sot kjo Gjykatë Speciale.

Në Kosovë problemi më i madh sot është ndërtimi dhe funksionimi i Shtetit ligjor. Kjo nuk zgjidhet me gjyqësor të “veçantë”, “special” apo  parcial dhe i cili më shumë  po e çorodit opinionin, po e konfliktuon atë edhe politikisht e mediatikisht, si dhe i jep shansin për të spekuluar më shumë pikërisht ata të cilët  me të vërtetë duhet të ndëshkohen për krimet e kryera, së pari ata të cilët kanë spekuluar rëndë me gjakun ,sakrificat dhe me vlerat e Luftës së UÇK-së për favore personale politike e pushteti, pasurimi e korrupsioni.

Kosovës i duhet realisht miratimi i Ligjit të VETTING-ut si reforma më e domosdoshme dhe më e rëndësishme pas Çlirimit, VETTING i cili duhet të monitorohet dhe të drejtohet nga SHBA pasi edhe UNMIK edhe EULEX pothuajse dështuan në vënien në funksion të ligjit në Kosovë.

Pse miratimin e VETTING-ut  nuk e ka kërkuar kurrë deri më sot seriozisht asnjë forcë politike në Kosovë, por sidomos as nuk e kanë permendur dy partite kryesore deri dje, as PDK dhe as LDK ?!

Kjo për faktin se këto dy  parti politike në heshtje paskan një konsensus të heshtur anti-VETTING ashtu siç pati qwene edhe e gjithë politika e Tiranës e cila ishte kundër Ligjit të VETTING-ut, dhe logjika të çon në pëfundimin se  partitë politike edhe në Kosovë qënkan të kapura nga krimi dhe korrupsioni dhe prandaj nuk e duan as ato VETTING-un.

Perëndimi nëse e ndihmoi dhe e përkrahu Kosovën dhe shqiptarët për t’u çliruar nga kolonizatori serb , nuk bëri faktikisht gjë tjetër vetëm sa e shleu shumë pak veten nga krimi të cilin Europa u shkaktoi  100 vite më parë  popullit dhe trojeve shqiptare, të cilat ua dhuroi fqinjëve shovinistë sllavë dhe grekë. Nuk kishte pse të ngrihej kjo Gjykatë Speciale për të hetuar dhe ndëshkuar krimet e supozuara dhe shpifjet për Luftën e UÇK-së.

UÇK është vlera më e lartë dhe më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare dhe si të tillë atë e sulmojnë dhe përpiqen ta njollosin  armiqt e shqiptarëve, tradhëtia dhe antivlera.

Unë mendoj se Europa duhet të ngrinte një Gjykatë Speciale për të ndëshkuar edhe krimet e paraardhësve të saj , pazaret dhe dëmet jashtëzakonisht të rënda që u janë shkaktuar shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej  prej genocidit shovinist sllavo-serb me miratimin ,heshtjen dhe me indiferentizmin kriminal të Europës.

Serbia duhet të ndëshkohet ashpër për genocidin e saj të ushtruar kundër shqiptarëve , mirëpo ajo as nuk ka bërë minimumin për t’u kërkuar minimalisht falje shqiptarëve, dhe këtë, pra, kërkimin falje shqiptarëve duhet ta bëjë edhe Europa  për matrapazllëqet e ulta të saj në kurriz të shqiptarëve, për tragjedinë që ajo u bëri atyre në Londër në vitin 1913.

Europa dhe perëndini duhet që mos të vazhdojnë akoma më që të bëjnë  pazare dhe eksperimente me të drejtat e shqiptarëve,por duhet ta ndreqin gabimin e rëndë që ata kanë bërë kundër tyre.

Ku nisen dhe bazohen ndërkombëtarët, duke e vlerësuar idenë për ndryshimin e Ligjit të Gjykatës Speciale si tmerruese  dhe jashtëzakonisht të dëmshme. Pse sipas tyre cila është  tmerruese dhe jashtëzakonisht e dëmshme, genocidi serb mbi shqiptarët apo rezistenca e armatosur e shqiptarëve kunder tij. Po kështu si ka mundësi që për ndryshimin e Ligjit të kësaj Gjykate pati diplomatë të huaj  të cilët e quajtën ide të tmerrshme e cila do ta izolonte globalisht Kosovën. A nuk ishte tmerr global dhuna ,terrori dhe genocidi serb mbi shqiptarët e Kosovës apo ishte tmerr rezistenca e popullit të saj kundër tij?

Çuditërisht sa shpejt na harruekëka këtë Europa demokratike , e paqes dhe e integrimit?!

Por unë po i kundërshtoj ato se çfarë deklarojnë të huajt për këtë Gjykatë edhe ata të cilët janë pro kësaj Gjykate sepse dua dhe kërkoj diçka akoma shumë më  serioze dhe më të thellë akoma për drejtësinë, duke iu kërkuar se nëse me të vërtetë e dëshirojmë sundimin e ligjit dhe ndërtimin e Shtetit ligjor në Kosovë atëhere si BE dhe SHBA duhet të këmbëngulin dhe ta detyrojnë politikën kosovare që të miratohet një Reformë rrënjësore në Drejtësi, një Ligj VETTING i cili të drejtohet prej  ndërkombëtarëve ashtu siç po veprohet në Shqipëri, VETTING,  i cili do të ishte më se i nevojshëm dhe më i duhuri pasi do të ndëshkonte autorët dhe peshqit e mëdhenj, si për krimet e para, gjatë dhe të pas luftës; krimin politik, ordiner, ekonomik dhe korrupsionin gjithfarësh të të çdo pushteti qendror apo lokal. Kjo do të ishte më e mira dhe më e duhura që i duhet Kosovës.

Brënda një shteti Sovran dhe të Pavarur nuk mund të veprojnë disa gjykata  si speciale e universale dhe nuk ka pse kjo të eksperimentohet vetëm në Kosovë, por duhet një sistem drejtësie për gjykimin e të gjitha llojeve të krimeve .

Këtë e bën në Kosovë vetëm Reforma e VETTING-ut, pasi sot nuk funksionon normalisht e ligjërisht dhe as lirisht e demokratikisht drejtësia në Kosovë sepse  po të ishte normale dhe funksionale drejtësia në Kosovë nuk do të kishte pasur nevojë as për Gjykatën Speciale.

Pra burimi i të këqijave per Kosovën është vetë politika deshtake e cila e ka dominuar dhe keqperdorur  pushtetin deri tani (LDK e PDK)në Kosovë e cila duhet e para që ajo t’i nënshtrohet drejtësisë dhe VETTING-ut.

A mos është tmerruese për ndërkombëtarët edhe kundërshtimi i Marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, si dhe ajo për Bashkësinë e Komunave serbe në Kosovë ,pra e kundërshtimit nga politika dhe shoqëria kosovare  e krijimit të një shteti brënda shtetit. VETTING-u duhet të gjykojë edhe për këto marrëveshje dhe autorët e nënshkrimit të tyre.

Pse ndërkombëtarët nuk i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë : atë të krijimit të Bashkësisë së Komunave Shqiptare të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por bëjnë edhe sikur nuk e shohin pastrimin etnik të këyre trojeve që po kryhet edhe sot? [1]

Pse gjithmonë Europa u imponon kushte inferioriteti vetëm shqiptarëve, pse gjithmonë Europa“zgjidhjet” në Ballkan i  ka kryer historikisht me dëme të rënda kundër interesave të kombit shqiptar dhe ka marrë gjithnjë vendimmarrje kundër tyre?

Pse edhe nga integrimi për në BE, Europa  i mban larg shqiptarët me justifikime e  lloj-lloj shkaqesh e pretekstesh të fabrikuara prej tyre? Nga njëra anë e keni njohur Pavarësinë e Kosovës dhe nga ana tjetër nuk i lejoni asaj as ushtrinë e vet dhe tani kërkoni edhe një Gjykatë Speciale.

Më entuziastët për këtë Gjykatë Speciale janë  fatkeqësisht edhe jo pak shqipfolës  nostalgjikë të ishregjimit serb, disa media dhe disa gazetarucë e gazetarica,  shumë prej perfituesve “paqësorëve” të 3%-it, si dhe dështakët politikanët xhelozë të ulët dhe egoistë të cilët nuk mundën të bëjnë karrierë politike, pushteti e korrupsioni dhe për hakmarrje  fabrikojnë dhe përhapin shpifje dhe thashethemnaja mediatike dhe kafeneve.

Ka edhe nga ata hipokritët të cilët janë më të rrezikshmit, e këta janë nostalgjikët e së kaluarës së vdekur të titizmit e komunizmit të cilët janë strehuar dhe  shpërndarë nëpër parti politike, nëpër media të Kosovës dhe nëpër diasporë, të cilët me hipokrizi bëjnë e deklarohen  sikur duan ndëshkimin vetëm të ishkomandantëve të luftës por që me zemrën dhe me shpirtin e tyre të prishur urrejnë edhe çdo luftëtar të UÇK- së, pasi lufta e saj  dhe e NATO-s ua ka prishur atyre rehatinë dhe kumbarinë me serbët.

Këta sot më së shumti janë më entuziastët për Gjykatën Specialen të cilët dalin hapur nëpër disa media me shkrime dhe opinione urrejtjeje kundër kinse krimeve politike të para e të pas luftës, por që realisht këtë urrejtje e kanë kundër tërë Luftës së UÇK-së.

Këta nuk e duan kurrë  as VETTING-un dhe as Lustracionin e politikës kosovare, pasi ata janë të mbushur me kusure dhe me krime që u kanë bërë shqiptarëve në kohën e regjimeve antishqiptare sllavo-serbe, dhe që sot vijojnë karrierë të suksesshme në politikë, në pushtet, në administratë, në polici dhe në drejtësi dhe prandaj duke u bërë një gjykim “special” e specifik vetëm për krimet e supozuara dhe shpifjeve kundër UÇK-së ata synojnë për ta njollosur luftën heroike të luftëtarëve të lirisë; këtë ata e shohin  dhe e kanë objektiv politik parësor dhe strategjik të tyre e cila  shkon në një linjë me propagandën dhe me atë që dëshiron politika dhe shteti serb.

Por nuk kanë moral ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale sidomos ata të cilët lobuan më së shumti në parlamentin e Kosovës miratimin e saj,  një prej të cilëve është Presidenti aktual i Kosovës. Pse tani u kujtuan ata dhe sidomos ky që të dalin e të nxisinin shfuqizimin  apo ndryshimin e Speciales, tani kur frikësohet prej saj apo  mendonte se duke e pranuar Specialen në këmbim të saj do të fitonte të drejtën apo pazarin për të mos u hetuar. A është e moralshme të deklarohesh se miratimin e Ligjit të Speciales na e imponuan ndërkombëtarët.Pse për pushtet dhe për interes personal qënka e lejueshme të bësh kundraligjin dhe të sillesh kundër interesit kombëtar? Atëhere minimalisht dhe e motivuar edhe moralisht është e drejtë që shoqëria civile t’u kërkojë dorëheqjen nga postet e larta publike dhe shtetërore  individëve të tillë për dyfytyrësi ,mashtrim dhe keqpërdorim e shfrytëzim të pushtetit për interesa personale.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora