E hene, 09.09.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Mendime

Anisa Shehaj: Vend i sigurtë apo krim i sigurtë?!

E premte, 29.12.2017, 08:07 PM


“Vend i sigurtë” apo “krim i sigurtë”?!

Nga Av. Anisa Shehaj

A është Shqipëria një vend i sigurtë?! Me këtë pyetje përballen ëdo ditë qindra mijëra shqiptarë të mbetur pa punë dhe me biznese të rrënuara nga kthetrat e oligarkisë, biznesmenë vendas e të huaj që iu vihen gjoba dhe iu dëmtohen bizneset nga konkurenca dhe një lojë e pandershme tregu, mijëra e mijëra emigrantët që nuk gjejnë vetveten as në atdhe e as në vendet e Evropës,viktimat e hakmarrjes dhe gjakmarrjes që nuk dinë si të mbrojnë jetën e tyrem, viktimat e trafiqeve dhe të bandave kriminale në lulëzim të plotë.

Sapo mori postin e kryeministrit në vitin 2013, ende pa u ulur mirë ministrat dhe ai vetë në kolltuqet komode të pushtetit ekzekutiv,  kryeministri Edi Rama deklaroj: -Shqipëria, vend i sigurtë. A thua se e kishte sigurinë ne xhepat e xhaketës së tij dhe kur ky u bë i pari i qeverisë nuk u kursye për të dhënë siguri e liri për të gjithë qytetaret shqiptarë, ndërkohë që siguria ëdo ditë që kalonte nën qeverisjen e tij rrënohej dhe qytetarët ndiheshin e ndihen të braktisur e të prerë në besë.

Por le të shohim vetëm nëpërmjet pak fakteve se sa reale ka qënë siguria e jetës për shqiptarët gjatë kësaj periudhe që ka qeverisur Partia që udhëheq vetë kryeministri. Gjatë gjithë kësaj periudhe, gjykatat, edhe pse të korruptuara edhe ato dhe të vëna në shërbim të segmenteve të shtetit, të cilët janë të lidhur me krimin, pa ndërprerje ka qenë në konflikt me policinë dhe organet e tjera të ekzekutivit. E sikur te mos mjaftonte ky konflikt, gjithnjë është gjendur nën presionin e qeverisë për të mos gjykuar e dhënë drejtësi të ndëshkuarve nga hierarkia e shtetit nga baza në qendër. Menjëherë mbas fitores në zgjedhjet e vitit 2013, mbi 450 specialistë pyjesh, brenda 24 orëve u liruan nga detyra, për t’u zëvëndësuar me besnikë të partisë, të cilët nuk do të denonconin tjetërsimin e sipërfaqeve pyjore,për t’i shndërruar ato në plantatione droge në mbarë vendin.

Kane kaluar plot 5 vite nga ky veprim absurd i qeverisë së "sigurisë" dhe nuk ka përfunduar ende plotësisht gjykimi i padive të bera nga ana e tyre, ndërsa atyre që ju është dhënë e drejta, nuk ju paguhen rrogat me pretendimin se nuk ka banka lekë gjendje. Pushimet nga detyra për ëdo punonjes policie që ka denoncuar e është përballur me krimin, në ëfarëdo roli që është ndodhur, ka qenë fjala e parë e instancave eprore. Kur ka ndodhur që i ndëshkuari arbitrarisht me motive të sajuara, ka mundur të fitojë të drejtën me gjyq, nuk është zbatuar vendimi ose është zbatuar për pak kohë por është ripushuar nga detyra, shoqëruar me kërcënime deri ne eleminimin fizik te tij, sië eshte rasti i ish shefit të policisë Vlorë Artan Cuku, i cili pasi fitoj gjyqin në të gjitha nivelet u ekzekutua në rrethana misterioze para derës së shtëpisë së tij.

Kësaj kategorie i përket edhe shefi i antidrogës për qarkun e Fierit Dritan Zagani, i cili u pushua nga puna vetëm se denoncoi shefat e kontrabandës se drogës, të përfaqsuar nga grupi Habilaj, aktualisht të ndaluar në Itali, e me pas i kërcënuar me rrezikun për jetën, ju drejtua Zvicrës, ku ndodhet akoma për azil. Ish shefi I krimeve në Mirditë, Ermal Ziu për të njejtat rrethana u pushua nga puna dhe ju drejtua Suedise për të patur të sigurtë jetën e tij. Nuk flet pak edhe rasti i inspektorit të policisë Mirditë, Fran Lleshaj, pesë herë i pushuar nga puna vetëm përse ishte përballur me krimin, për të cilin flasin disa artikuj shtypi si gazeta "Koha jone" 18. 03. 2002 dhe 06 . 09.2002, "Shekulli" 24.10. 2005, "Zemra Shqiptare" 04.02 2016 etj. Fran Lleshaj ka denoncuar shefa të korruptuar në organet e rendit, të cilët janë dënuar nga gjykata dhe kapur në flagrancë hajdutë markatash, të cilët mbështeteshin nga segmente të inkriminuara të policise së shtetit. Në vend të shpërblimit për këto akte, përputhur me detyrën e inspektorit të policisë, rezulton pesë herë i larguar nga detyra, katër herë kthyer në detyre me vendim gjykate. Mbas largimin të fundit me një vendim të pa ligjshëm, është kërcënuar në mënyrë anonime nga persona të pa identifikuar, për të cilët ka bërë padi në organet e rendit, ku kishte shërbyer për mbi 20 vite. Jo vetëm kaq, por mbas largimin nga detyra, i ndaluan te birin 15 vjecar, duke e mbajtur për 24 orë në dhomat e para burgimit, pa asnjë motiv të shpallur. Mbas gjithë kësaj odiseje përndjekje, u largua nga vendi në kërkim të një azil në ndonjë vend të garantuar, ku do ishte e sigurtë jeta e tij dhe ajo e pjestarëve të familjes së tij.

Vrasjet enigmatike nuk kane te numruar ne drejtim te policeve e pjnonjesve te administrates shtetrore, per ata ae jane perballur me segmente te krimit. Vetëm në qarkun e Lezhes numërohen 5 raste të viteve të fundit. Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i akuzuar nga autoritet italiane si menaxher i trafiqeve të droges, vazhdon i pa trazuar nën mbrojtjen që i mundëson mandati i të qenit deputet i mazhiorancës së majte. Kushdo mund të habitet, kur ekziston një situatë e tillë krejt e pa sigurtë, për cilindo që i kundërvihet krimit, ndërsa Kryeministri ynë deklaron para autoriteteve europiane : -“Shqipëria vend i sigurtë"!  Për ëfarë sigurie flisni zoti kryeministër?! Për sigurinë e krimit dhe të kontrabandes së drogës? Në se e keni fjalen për këto dy të fundit, je në drejtimin e duhur, ndërsa jeta e nëpunësve të pa korruptuar, e policëve të përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e rendit publik, jeta e biznesmenëve të ndershëm, të huajapo shqiptarë, që kërkojnë garantimin e rregullave të tregut të lirë, jeta e qytetarve shqiptarë, që mezi sigurojnë një mbijetesë të vështirë, është më në rrezik se asnjëherë tjetër në këto 27 vite pluralizëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora