Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Intervistë me një gazetar albanofob
E marte, 19.12.2017, 09:07 PM
Intervistë e rastit me një gazetar mashtrus, cinik dhe albanofob
(version i gjerë i një shkrimit të mëparshëm)
Nga Reshat Nexhipi
Në këtë intervistë që zgjati plot tri orë, veç tjersh, u fol për Heraklenë ilire të Manastirit dhe mbretin Bardhyl, për Kontributin e Skenderbeut dhe Ali pashë Tepelenës në shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe qytet konsujsh,Për Kongresin e Manastirit, Ditën e Flamurit, UÇK-në, Marrëveshjen e Ohrit, Zyrtari
zimin e gjuhën shqipe, Ndyshimin e librave, Emrin e Maqedonisë dhe të Aeroportit të Shkupit, Ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë, Përmendoret etj. Prandaj, mirë është kjo bisedë, të përcillet me kujdes gjer në fund , sepse freskohet kuj
tesa për mjaft momente interesante nga historia jonë e lavdishme si dhe diçka nga politika aktuale dhe ajo që është me rëndësi zbulohet albanofobia maqe
donase ndaj ne shqiptarëve. Lexim të këndshëm.
Intervista u zhvillua gjatë një udhëtimit me autobus nga Manastiri për në Shkup. Pranë meje zuri vendin një djalë në moshë relativisht të re, në shikim të parë pedant dhe inteligjent, prandaj dhe nuk hezitova t i tregoj kush jam, çfarë kombësi dhe profesioni kam, si dhe u pajtova me propo
zimin tij për të më intervistuar, por me kusht pyetjet t i evidentojë dhe pas mbarimit të intervistës të mi japë t i kem në disposición. Filluan lajmet. Udëgjua emri i kryeministrit. Për të zbuluar përcaktimin im parti
ak, fillloi ta lavdërrojë aqë tepër sa që më bëri të dyshoj në sinqeritetin e tij. Për ta zgjedhur dilemën, i thashë: ,,Keni të drejtë, atij i takon të shpallet ,,Nobelist ose ,,Nderi i Kombit,,. Këto dy fjalë, e shqetsuan aqë tepër, sa që harrovi se ç tha për Kryeministrin, duke e përshkruar tani zi e më zi. Pa dashje, qesha, gjë që bëri të kuptojë mashtrimin dhe, për të realizuar intervistën, tha: ,,Bëra shaka, se mua nuk më intereson fare po
litika,, etj. etj. ,,Mos u shqetsoni, edhe unë bëra shaka,, i them me ç ka u krijuan kushtet për të realizuar intervistën. Nxorri notesin dhe filloi me pyetjet të cilat i shënonte shpet e shpet derisa unë përcillnja lajmet, kup
tohet, siç pranoi edhe vetë, pa ndonjë renditje logjike,gjë që vlen edhe për përgjigjet nga ana ime. Ba shkë me notesin nga çanta nxorri edhe një pagur me raki, duke hequr herë pas here nga ndonjë gllënqkë dhe duke u bërë qefli. Pyetja e parë e tij ishte:
Cili është mendimi Juaj për Marrëveshjen e Ohrit ?
,,Marrëveshja i dha fund konfliktit midis forcave të UÇK-së dhe pushte
tit aktual të asaj kohe dhe jo midis popullit shqiptar dhe maqedonas, siç llomotisin disa politikanë albanofobë, me qëllim të fusin grindjen ndëret
nike për të rrjepur sa më lehtë dhe sa më tepër popullin,,.Me këtë të fun
dit u pajtua, por jo edhe me UÇK-në, duke më thënë:
UÇK-ja i shkakëtoi dëme të mëdha popullit: viktima në njerës, dë
me materiale etj., apo jo?
,,Ashtu është, por, asgjë nga kjo nuk do ndodhte, sikur kjo marrëve
shje të realizohej më parë, siç propozonte edhe zotri Vasil Tupurkovski, mirëpo përfaqësuesët e pushtetit maqedonas nuk e përfillë mesazhin e tij dhe i lejuan vehtes ndonjë nga jashtë, t i zërë për veshi dhe t i shpierë në Ohër, jo për të larë trupin në liqen, por mëkatet që kishin bërë ndaj shqiptarëve,,. Kur përmenda veshin e kuptoi për cilat vende aludonja prandaj dhe shtroi pyetjen:
Pse Evropa dhe Amerika mbajnë anën e shqiptarëve?
,,Sa i takon Evropës, ka disa shkaqe, që tregojnë lidhjet e saj me shqip
tarët dhe stërgjyshët e tyre mijra vite me rradhë. Do apostrofoj vetëm tre,, i them dhe vazhdova: 1. Evropa, ka marrë emrin e një stërgjyshes tanë: motrës së Kadmit ilir. 2. Pa Konstatinin e Madh, ilir, i cili shpëtoi krishterizmin, kushedi edhe sa shekuj, Evropa do mbetej pagane, e pra
pambetur,primitive. 3. Këtë kontinent, nga okupimi osman, e shpëtoi
heroi ynë kombëtar-Skenderbeu.
,,Megjithatë, Evropa, sipas historisë Tuaj, ju ka lënë të ndarë dhe të përçarë në disa shtete, pse?
,, Ja pse: Pas shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, të v.1912, Evropa, vendosi mos ia japë Kosovën dhe Çamëririnë, të cilat i takonin, nga fri
ka se Shqipëria e bashkuar do forcohej aqë tepër sa që mund të prete
ndonte në trojet e vjetra ilire, të cilat përfshinin jo vetëm Ballkanin por edhe kontinentin në fjalë,,,
Po Amerika pse ka ndihmuar Shqipërinë ?
,,Veç tjerash edhe për shkak se kryetari i parë i saj, Vashingtoni, i njohur si ,,Baba,, i kombit amerikan, nënën e ka patur shqiptare nga Kosova dhe pasardhësve të tij u ka lënë amanet që të përkrahin këtë popull, dhe, e dyta, Amerikës, shqiptarët i kanë dhënë dy kosmonautë dhe dy artistë, të katër me famë botrore, një nobelist nga Maqedonia, kongresmenin e shquar Diogardin, një udhë heqës të CIA-s, një të shout të shquar,,Kush do bëhet milioner,,mos flasim për dhjetra dhe qindra figura të profe sioneve të tjera,, i them gazetarit, i cili, me ironi të papërmbajtur, më tha:
Ju Shqiptarët, jo vetëm Vashingtonin, por edhe Lekën e Madh kër
koni ta përvehtësoni?
Qesha, dhe, i thashë:,, Leka, sipas Jush ç farë origjinë ka ?. Pse paraja e Shqipërisë mban emrin e tij kurse Greqia kurrë nuk ka reaguar, sepse është e vetëdishme për origjinën e tij ilire, gjë që qendron edhe në Encik
lopedinë e saj, të cilën e kanë përpilluar historianët më të mirë të vendit dhe jo vetëm ata,, i them albanofobit, i cili, më ndërpreu fjalën dhe më tha:
Po pse Greqia mburet me të dhe e konsideron për grek ?
,,Ja pse: Leka, për ta përfituar Greqinë në luftën kundër Persisë, deklaro
hej për grek. Kjo është një, e dyta: Siç dihet, Leka, edukator kishte filozo
fin e shquar Aristotelin, poashtu me origjinë ilire, por edhe ai, për të njëj
tat arësye, deklarohej për grek, sepse e urrente tepër Persinë, e cila i ki
shte vrarë mikun më të ngushtë, prandaj e nxiste Lekën kundër saj,, i them gazetarit, duke shtuar se jo vetëm Leka që ka gjakun e stërgjyshëve tanë, por ka edhe qindra të tjerë të famshëm të cilët, plotësisht ose pjesë
risht i takojnë racës shqiptare,,.
Cilët janë këta njerës që thoni Ju ? më pyet si me të tallur.
Nuk desha t ia heq vërejtjen për këtë sjellje arogante me qëllim ta zbut sa më tepër për t ia treguar lirisht historinë e lavdishme të kombit, pa më penguar, gjë që edhe e realizova pothuajse tërësisht. Sa i takon pyetjes të tij, lidhur me figurat të racës shqiptare, i them: ,,Ka plot, por do për
mend vetëm më kryesorët, sipas rendit kronologjik,, dhe se ,,Për hir të kontinuitetit, do t i lejoj vehtes të filloj me Zeusin, të cilin ne shqiptarët e quajmë Zot dhe emri i tij ka të bëjë me fjalën shqipe zë, kurse emri i të bijës së tij Afroditës me dy fjalët puro shqipe: afron dita=agim, gjë që është argument i padiskutueshëm që 12 perënditë të ashtuqujtura greke, 6 femra dhe 6 meshkuj, i takojnë racës shqiptare,, i them gazetarit dhe vazhdoj me herojt e Luftës së Trojës, e cila zhvillohej midis dy palëve të stërgjyshëve tanë e jo midis grekëve dhe trojanëve ilirë, siç thuhet në histori. Gazetari, në shenjë mospajtimi, tundi kokën, duke bërë pyetjen:
Këto janë figura mitologjike prandaj dhe nuk duhej përmendur.
,,Ashtu është por grekët përmes tyre emrin e shtetit të vet e kanë ngritur në piedestalin më të lartër të historisë botërore,, i them dhe vazhdoj të rendit emra të tjera: Kleopatrën, mbretëreshën e Egjiptit, 24 perandorët romakë, 7 papët, Car Dushanin, nëna e të cilit–Marta ishte puro shqip
tare e varrosur në Shkup, Stefan Nemanjën-Nimani-themeluesi i manasti
rit të shquar Hilendar, sot në Greqi, Karagjorgje Petroviqin-udhëheqës i Kryengritjes të parë serbe, komediografin e shquar serb Nushiqin, Napo
leonin e Francës, Garibaldin e Italisë, Elisabetën e Anglisë, Qemal Ata
turkun e Turqisë etj.,
Këta kanë luftuar për popuj të tjerë e jo për Shqipërinë, pse mbu reni me ta?
,, I përmenda jo se i adhuroj, por për të thënë se, historia e shumë po
pujve të botës është pasuruar dhe afirmuar, të shprehem në mënyrë figurative, me puplat e njerëzve të racës shqiptare,, .Gazetari, për të pa
rën herë dëgjonte këto gjëra prandaj as pohonte as mohonte por si pa li
dhje lexoj pyetjen që e nxorri nga notesi:
Cili është mendimi Juaj për prishjen e disa përmendoreve në qend
rën e Shkupit ?
,,Shikoni, unë jam kundër prishjeve vetëm të atyre përmendoreve ose busteve të cilat ndjellin urrejtje ndëretnike, të kujt do kombësi qoftë. Të mbeten vetëm ato figura që kur i shikon mos ndjehesh keq, pa marrë pa
rasysh cilës përkatësi etnike ose fetare i takojnë. Për këtë kam shkruar disa herë, duke sugjeruar që të vihet si pikë rendite në Parlament,, i them gazetarit dhe vazhdoj t i përgjigjem pyetjes së tij, lidhur me ato në qendër të Shkupit:,,Unë jam kundër prishjeve, pa marrë parasysh çfarë histori kanë. Babaj dhe xhaxhaj im, fjala vjen, luftonin kundër Enver Hoxhës, megjithatë, isha kundër prishjes së përmendorjes të tij por me kusht në të të qendronte teksti.,,Ky është diktatori më i madh që ka pa
tur Shqipëria gjer më sot,,.
Me siguri aludoni edhe te përmendorja e Aleksandrit të Madh?
,, Po, po, edhe ajo nuk duhet të prishet, por me kusht të ketë tekst afër
sisht me këtë përmbajtje: ,,Ky është njeriu që zaptoi një pjesë të madhe të botës, mbiemrin e të cilit e mban kombi dhe shteti jonë, prandaj dhe e kemi vendosur në këtë vend bashkë me babanë e tij.,, i them gazetarit dhe shtoj: ,,Po të vepronim kështu grekët mund hiqnin dorë edhe nga kërkesa për ndryshimin e emrit, sepse përmes atij teksti, në mënyrë in
direkte pranojmë që Aleksandri është i tyre,, i them gazetarit i cili, më bëri një pyetje shumë të qëlluar:
Pse grekët, në fokus kanë vetëm ndryshimin e emrit Maqedoni, kur
se përmendorja e Filipit të Dytë në mes të Manastirit dhe në qendër të Shkupit, këtu, bashkë me djalin e tij- Lekën, pothuajse nuk u bën fare përshtypje ?
E vrava pak mendjen dhe i thashë: ,,Me siguri, në ndonjë moment të vo
litshëm, Greqia do t i përfitojë këto përmendore si ,,argument,, ose ,,ali
bi,, për t i thënë botës se Manastiri dhe Shkupi janë qytete greke,, i përgjigjem pyetjes së tij, i cili, në pamundësi të më demantojë, u hodh te emri i shtetit, duke fajësuar përsëri Kryeministrin, i vetëdishëm që unë si shqiptar jam pro qeverisë së re. Pyetja e tij ishte:
Cili është qëllimi i Greqisë për të ndruar emrin e shtetit tonë?
,, Ndryshimi i emrit, nuk ka të bëjë fare me kombin, keni qënë, jeni dhe do mbeteni ashtu siç jeni-Maqedonas, të paktën kështu do t iu quajë populli i zakonte.,, i përgjigjem dhe vazhdoj: ,,Ja, p.sh. ne shqiptarëve, më parë, na quanin shiptari, duke menduar se ajo është fjalë pezhora tive, për të na de nigruar si komb dhe për të na veçuar nga shqiptarët e asaj ane, të cilët i quanin Allbanci, duke u bërë në këtë mënyrë gazi i botës sepse kur vinin dy përfaqësuesë në Shkup njëri nga Shqipëria tjetri nga Kosova gazetat maqedonase njërin e quanin Albanec tjetrin Ship
tar! me qëllim që në Ballkan numri i shqiptarëve të ishte sa më i vogël,, i them gazetarit i cili herë thartohej herë qeshte me ironi,duke pyetur:
Sa e di unë vetë shqiptarët quheshin kështu, pse kjo të ishte, siç tho
ni Ju fjalë pezhorative ?
,,A do t iu vinte mirë sikur t iu ndronin një shkronjë nga emri Tuaj dhe në vend që t iu quajnë Pece, siç e keni emrin, t iu thonë Meçe, siç vepro
hej me ne: me qëllim e largonin gërmen q, dhe na thoshin shiptar, duke humbur kuptimi i emrit original shqipëtar që ka të bëjë me shqiponjën, kurse Shqipëri do të thotë vend i shqiponjave,, i sqarroj unë atij, i cili shtroi pyetjen:
Pse të tjerët ju quajnë Allbanci kurse shtetin Albania ?
,,Për shkak se fisi më i madh dhe më i njohur Ilir quhej Alban, që do të thotë se emri i shteti dhe popullit shqiptar janë me karakter etnik, gjë që nuk vlen për Maqedoninë dhe për Maqedonët. Edhe Maqedonia, nuk do kishte fare problem me emrin sikur të kishte marrë ndonjë nga fiset sllave:rinhinë, strumjanë,velegizitë etj.,, i them gazetarit, i cili, siç duket, për të parën herë dëgjonte këto fise, ose dinte por nuk i tingëllonte mirë fjala sllav, sepse e ndjen vehten për Maqedon të vjetër, prandaj kaloi te pothuajse e njëjta pyetje:
Pse Greqia do të na i ndrojë emrin e shtetit?
,,Për këtë fajtorë jemi ne të Maqedonisë që u pajtuam të bisedojmë me grekët, sepse, që atë moment, pa dashje, pranuam se emrit tonë diçka i mungon, gjë që nuk ndodhi me asnjë republikë të ish Josllavisë të cilat mbajtën emrat që kishin, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Vojvo
dinën, kurse ne lojtëm rolin e vajzës e cila pajtohet me djalin që të tako
hen, por, nga ana tjetër, edhepse 27 vite me rradhë, ajo mban lidhje me të, bën dashuri, refuzon martesën.!.,,.i them gazetarit por nuk mbeta pa i fajësuar edhe grekët që këtë çështje duhej ta kishin ngritur menjëherë pas mbarimit të luftës, 1944, kur ky shtet nga Serbi e Jugut fitoi emër të ri: Maqedoni, e jo sot pas rreth 80 vjet, i them dhe si me shaka shtoj: ,,Duhej pra grekët të vepronin si komunistët maqedonas të cilët nuk na lejonin ne shqiptarëve fëmijëve të posalindur t iu caktonim emra që de
him nëse nuk iu tingëllonte mirë në vesh. Nuk reagoi, por pyeti:
Pse po zgjat kaqë tepër çështja e emrit të shtetit tonë?
,,Fajtorë, sipas meje, janë tre përfaqësuesët, posaçërisht Mimici, i cili loj
ti rolin e avokatit që konfliktin midis dy fqinjëve rreth pronës të një pe
me,me qëllim e zgjati disa vjet, deri sa i biri, kryeu studimet jashtë ven
dit,,i them dhe shtoj: ,,Mimici, nëse deshte, mund ta zgjidhte çështjen në fjalë qysh para 20 vjet, por nuk e bëri këtë për shkak se do t i pritej ho
norari, drekat dhe darkat gratis, gjezmetë nëpër vendet atraktive të Gre
qisë, etj.etj., i them, më tepër si me shaka, kurse ai, vazhdoi të lëxojë pyetjen që shkruante në notes deri sa unë sqarronja gjërat.
Ju shqiptarët a do pajtoheshit me ndrimin e emrit Maqedoni?
,,Jo, aspak, ne na konvenon ky emër, sepse ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe,, i them dhe kur e pashë që po xhindosej, klikova në mobil fjalën Ematia ku thuhej se ky është emri i parë i Maqedonisë, i cili,në realitet duhet të jetë Emadhia, që do të thotë e madhe, vend i gjerë, i madh, por në mungesë të shkronjës dh ajo zavendësohet me germën t dhe del Ema
tia pa asnjë kuptim ose domethënie,, i them gazetarit i cili vetëm që nuk zuri veshët për të mos më dëgjuar, por bëri pyetjen:
Cili emër sipas Jush, do të ishte më i përshtshëm për shtetin tonë, në
se eventualisht pëson ndryshime?
,,Sapo thashë pse ne shqiptarëve na konvenon emri Maqedoni, por Ju siç duket nuk më dëgjuat, por nëse pa tjetër pëson ndryshim atëhere mi
rë do të ishte që emri i ri të kishte edhe ndonjë element lidhur me shqip
tarët me qëllim që mos paraqiten të njëjtat problemesi me grekët,, i them por sa dhe si më kuptoi nuk e di sepse ishte thelluar në notes duke zgje
dhur pyetje të tjera, siç ishte kjo në vijim:
Cili emër sipas Jush, do të ishte më i qëlluar për Aeroportin e Shku
pit, nëse duhet ndryshuarë ky që ka sot ?
U mendova pak dhe i thashë:,, Emër më i mirë do të ishte Pitu Guli, i cili me bêtejën legjendare në ,,Meçkin kamen,, mbajti gjallë historinë e Republikës së Krushevës dhe të Kryengritjes së Ilindenit nëpërgjithësi dhe, ajo që është më kryesorja, babanë e ka patur shqiptar, nënën vllehe, kurse ka nderuar emrin e Maqedonisë duke luftuar kundër regjimit të su
lltanit, të cilin, e urente edhe pjesa dërmuese e popullit turk, prandaj dhe, me këtë propozim, duhet të pajtohen të gjithë qytetarët e këtij shtete,,
i them gazetarit, të cilit, siç vura re, i pëlqeu ky mendim, ndoshta kishte ndonjë damar vllehu, por megjithatë, nuk mbeti pa më thënë:
,,Domethënë, Ju, nuk pajtoheni që emri i Aeroportit të jetë Qiro Gli
gorov, pse?,,
,, Sepse, jo vetëm që ishte kundër Universitetit shtetëror të Tetovës, ku u vra edhe një student dhe u burgosën plot profesorë, kurse unë si li gjerues i saj mbeta 20 vjet tepëricë teknologjike në Universitetin e Ma nastirit, por edhe për shkak se Gligorovi në marrëveshje me mikun e tij-Sllobodan Millosheviqin, shqiptarët e Kosovës, të ikur gjatë bombardi
meve, në Maqedoni, deshte t i drejtonte në Shqipëri, me qëllim që, Ko sova të mbetej pronë e Serbisë, për të deportuar pastaj kjo më lehtë në drejtim të Derit Adriatik,, i them, por, sa më kuptoi, nuk e di. Nuk mbe
ta pa thënë që Gligorovi për të zhdukur Universitetin ilegal lejoi atë të Shtulit, me çka lojti rolin e nuses që deshte të rregullojë qepallat nxo
rri sytë, sepse Tetovën, pa dashje, e bëri me dy univesitete, duke ja ka
luar edhe Shkupit të asaj kohe,,. Në bisedë e sipër përsëri u zu ngoje Marrëveshja e Ohrit, prandaj gazetari, më pyeti
Sa, sipas Jush është realizuar dhe a do realizohet Marrëveshja e Oh
rit, që të jenë të kënaqur edhe shqiptarët edhe maqedonët ?
,,Shikoni, unë, këtë Marrëveshje e krahasoj me një fejesë të imponuar midis dy të rinjëve, që janë grindur me njëri-tjetrin dhe të cilët vendosin unazat në gisht, sa për sy e faqe, por, kurrë, nuk martohen, sa më kup
tuat, nuk e di. Këtë Qeveria duhet ta ketë parasysh, për të mos u aktua
lizuar përsëri kërkesa për ndonjë Marrëveshje të re midis dy popujve të cilët kurrë skanë patur dhe sot e kësaj dite skanë problem me njëri tjet
rin. Unë jetoi në një lagje etnikisht heterogene dhe të gjithë kalojmë si kur të jemi të një kombësie, i them gazetarit i cili nuk pati kurajo të mos më kundërvihet, duke më thënë:
Megjthatë, shumë familjeve shqiptare të qytetit Tuaj, maqedonasit me të cilt Ju kaluaki mirë, ua dogjën shtëpitë ?
,,Ju nuk bëni dot dallim midis popullit dhe shtetit. Shtëpitë nuk i dogji populli maqedon, por ata që luanin rolin e artistëve, siç ua kishte cak
tuar regjisori, i them, por sa dhe si më kuptoi nuk e di, sepse nuk dha as
një përgjigje por kaloi te pyetja:
Pse regjistrmi i popullsisë, u ndërpre pothuajse sapo filloi?
,,Sepse u pa që torbeshët filluan masovikisht të deklarohen për shqiptarë, me të cilët i lidh jo vetëm përkatësia fetare por edhe origjina e njëjtë ili
re, prandaj dhe gjuhën maqedonase e quajnë zorrë qore, duke e zaven
dësuar dita ditës me gjuhën shqipe,, i them gazetarit i cili përmes tundjes së kokës më jepte në dijeni që nuk pajtohet me mua, prandaj dhe më ndë
rpreu prezentimin e argumenteve, duke kaluar në Manastir.
Pse Kongresi i Alfabetit u mbajt në Manastir, në të cilin sot, jetojnë vetëm 2-3 mijë shqiptarë ?
,,Sot, po, sepse pushteti serb dhe komunistët tanë, i shpërngulë masovi
kisht në Turqi, kurse në kohën e Kongresit, ishin shumicë në Manastir, dhe ky qytet ishte qendër e lëvizjes kombëtare për tërë shqiptarët e bo tës. Këtu, Gjerasim Qiriazi hapi shkollë prívate në gjuhën shqipe disa vjet para kongresit dhe rreth 40 vjet para shkollave në gjuhën maqedo
nisht,, i them gazetarit dhe shtoj se nga ajo shkollë dolën kuadro të shkël
qyeshme të cilat organizuan Kongresin e Alfabetit. Përmes hekurudhës të këtij qyteti, kalonin qindra patriotë në vit për në vendet e Evropës prej nga gjatë kthyerjes sillnin aty libra në gjuhën shqipe të cilat shpërndahe
shin nëpër familjet, me çka forcoheshin ndjenjast kombëtare dhe dëshira për të patur alfabet unik për tërë shqiptarët e botës,, i them ashkëbise
duesit i cili, duke mos patur kurajo të kundërvihet, kaloi te pyetja në vi
jim:
Pse xhonturqit, lejuan të mbahet ky Kongres, ku morri fund Alfa beti pesë shekullor osman, duke u zavendësuar me atë latin-evropi
an,,?
,,Sepse, xhonturqit, u kapardisën në krye të pushtetit, duke falenderuar kryesisht shqiptarëve, në krye me Nijazibeun e Resnjës, prandaj dhe, për t iu shpërblyer, fillimisht nuk penguan aspirat e tyre,, i them dhe si me shaka këtë e lidha me Qeverinë aktuale, të cilën, në pushtet, e sollën shqi
ptarët. Sidoqoftë, Alfabeti unik e ngriti Manastirin në piedestalin më të lartë të historisë kombëtare shqiptare, e veçoi nga çdo qytet tjetër,,i them gazetarit dhe desha të vazhdoj por më ndërpreu me pyetjen:
A vallë vetëm për këtë ngjarje Manastiri paska qenë i veçantë?
,,Jo, por edhe për disa shkaqe të tjera, të cilat po ua tregoj. 1. Skam gjetur rast që ndonjë qytet të jetë themeluar nga një mbret ilir, siç ndodhi me Manastirin e vjetër i themeluar nga Bardhyli. 2. Nuka ka rast që në një qytet brenda disa minutave me tradhëti të vriten rreth 1000 veta siç është rasti me masakrin e vitit 1830 në Manastir. 3. Kur jemi te masak
rat veçanti për këtë qytet është diegia e shtëpive shqiptare në v.2001 nga ana e pushtetit edhepse pronarët e tyre nuk kisdhin asnjë faj për vrasjen e disa maqedonëve në luftën me UÇK-në. 4. Nuk ka rast që të ketë ndo dhur tërë natën luftë e ashpër midis 4-5 kaçakëvedhe forcave të mëdha ushtarake dhe policore serbe të armatosur deri në dhëmbë, siç ndodhi në lagjen ,,Kazak çeshma,, të Manastirit më 1924, ngjarje kjo të cilën sipas atyre që e përcillnin mund të shihet vetëm në fillmet e Holivudit. 5. Nuk ka qytet shqiptar që brenda dy viteve të ketë patur tre ngjarje mbarë kombëtare, si në Manastir: dy kongrese dhe një shtypshkronjë shqiptare universale në 13 gjuhë. 6. Ska patur dhe ska qytet me familje pesëant
rëshe, tre motra dhe dy vëllezër, kush më patriot se tjetri, sidomos dy motrat poliglote, njohëse të 6-7 gjuhëve, kurse njëra prej tyre e vetme femër në Konferencën e Paqes në Paris,1919. 7. Jam i vetëdishëm që po dal nga rregullat e modestisë, por rasti kërkon të them se si veçanti është edhe fakti që s ka ose rrallë mund të ketë qytet në të cilin një njerri me dy tituj shkencor të ketë mbetur 20 vjet me status të tepëricës teknolo
gjike, dhe të penzionohet para kohe me një pension prej 250 euros në muaj, siç është rasti me autorin e këtij shkrimi. 8. Më tepër si shaka, ska qytet që të ketë patur dhëndër një heroj kombëtar siç ishte Skenderbeu për Manastirin në të cilin ishte dashuruar një vajzë e këtij qyteti, ngjarje kjo e cila përshkruhet në këngën maqedonase,,Skenderbeu dhe vajza e Manastirit,,. 9. Dhe, kapak i të gjitha këtyre që theksova, është Alfabeti i Manastirit, i cili përmbi 100 vjet po u shërben dhe sa të jetë bota do t iu shërbejë tërë shqiptarëve të rruzullit tokësor,,. i them gazetarit i cili për hir të së vërtetës filloi të më përcjellë me kujdes dhe i bërë pak qefli nga rakia, nuk më kundërshtoi, madje më bëri pyetjen në vijim:
Për cilat ngjarje e keni fjalën të cilat, sipas Jush, nuk mund të kra
hasohen me Kongresin e Alfabetit?
,,Ka plot, por koha nuk na premton të zgjatem tepër prandaj do apost
rofoj vetëm disa nga ato. Kuvendi i Lezhës, fjala vjen, i v.1444, në të ci
lin u krijua shteti i parë shqiptar me në krye me Skenderbenë, zgjati vetëm 24 vjet deri në vdekjen e këtij heroi kombëtar,1468, Lidhja e Pri
zrenit zgjati vetëm tre vjet, 1878-18 81, pa marrë parasysh ndikimin e saj, Pavarësia e Shqipërisë e v.1912, poashtu për shkak të Luftës së Parë botrore, s pati efektin e duhur, kurse vendimi që u morr në Kongre
sin e Manastirit, siç thashë, mbeti i përjetshëm.
Më lart përmendët Skenderbeun, a ka bërë diçka ai për Manastirin, përveçse lidhjeve të tij me vajzën që thoni Ju të këtij qyteti??
,, Ka kontribuar mjaft, Ja pse: Turqit në Manastir gjetën vetëm një objekt fetar-manastir, prandaj dhe e quajtën me këtë emër. Sulltani i frikësuar nga sulmet e Skenderbeut me trimërinë e të cilit ishte bindur derisa e ki
shte peng në Turqi, prandaj dhe u detyrua të sjellë në Manastir ushtri të madhe, për nevojat e së cilës u ngritën aty kazerma madhë shtore ush tarake, objekte ekono mike siç ishte bezisteni etj., me çka ky qytet e ndroi krejtësish pamjen e parë, duke u shëndrua në qendër të rëndësish
me ushtarake, gjë e cila hapi rrugën për shëndrimin e Manastirit edhe në në qendër e rëndësishme fetare në Ballkan,,.
Domethënë Skenderbeu ka hyrë në historinë e Manastirit, atëhere pse përmendorja e tij u ngrit në Shkup e jo në këtë qytet?
,,Pyetje mjaft e qëlluar nga ana Juaj, megjithëse emri i tij ka hyrë edhe në historinë e Shkupit për shkak të një takimi që ka patur aty me su lltanin për të vendosur armpushim,, i them gazetarit dhe më tepër si sha
ka shtoj që Skenderbenë ia shpunë gjyshit të tij pranë, duke aluduar te Leka i Madh, megjithatë, përmendorja e tij i ka hije më tepër në Manas
tir sepse ka lojtur rol të madh në shëndrimin e këtij qyteti në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh,,.Pa filluar t ia tregoj shkaqet, më ndërpreu me pyetjen:
Më sipër thatë se Manastiri u shëndrua në qendër fetare, pse dhe si?
Para se t i përgjigjem për këtë, meqë përmenda përmendoren e Sken derbeut, gazetarit i thashë që disa herë përmes shtypit kam kërkuar edhe ngritjen e përmendores të Bardhylit te Heraklea Linkestis dhe për
mendorjen e Mitat Frashërit para Kongresit të Alfabetit, sepse i pari,siç thashë është themelues i Manastirit të vjetër, kurse i dyti kryetar i Kon
gresit,, i them gazetarit dhe shhtova që në vend që të ngrihej përmen dorja e mbretit ilir në fjalë, u ngrit ajo e Fipit të Dytë për shkak se ky emër duket si emër maqedoni, kurse Bardhyl është emër puro shqiptar
=yll i bardhë,,. Nuk mbeta pa thënë se gjatë përurimit të përmendores të Filipit të Dytë nuk u tha asnjë fjalë për origjinën e tij iliro-shqiptare, prandaj i irituar nga kjo, shkruava një tekst për biografinë e tij i cili u botua në gazetën Utrinski vesnik dhe prej atij momenti albanofobët nuk deshin ta shikojnë me sy pëprmendoren duke përshpëritur: ç na duhej ky, kur qenka i shqiptarëve, pse u shpenzuan gjethë ato para për të etj. etj.,, i them gazetarit i cili vetëm që nuk doli nga lëkura, duke përsëritur të njëjtën pyetje:
Pse dhe si Manastiri u shëndrua në qendër fetare?
,,Ja pse,, i them dhe vazhdoj: ,,Kur sulltani edhe me ushtrinë e madhe që solli në këtë qy nuk mundi të pengojë rezistencën e shqiptarëve, e filluar nga koha e Skenderbeut, vendosi që shqiptarët t i ,,zbutë,, përmes islami
zimit të tyre, prandaj dhe sipas disave në Manastir u ngrit xhamia e parë në Ballkan, për të mbrirë gradualisht numri i tyre në 72 dhe për të mbe
tur sot vetëm disa sepse regjimi serb dhe ai komunist maqedonas jo ve
tëm që përzuri shqiptarët dhe turqit e këtij qyteti në Turqi por prishi edhe xhamitë, për të mos lënë asnjë gjurmë muslimani në këtë vend,,i sqaroj gazetarit, duke i treguar se për këtë vandalizëm kam shkruar disa herë, duke thënë se sikur Manastiri t i kishte sot gjithë ato xhami, do quhej Sta
mboll i dytë etj.etj.i them gazetarit dhe theksoj që rezistencln shqiptare as edhe përmes islamizimit nuk e pengoi dot, përveçse që Manastirin e shëndroi siç thashë në qendër ushtarake dhe fetare,pastaj edhe në qendër vilajeti,, i them gazetarit i cili i pa kënaqur nga këto që dëgjonte, me cinizëm, thotë:
Domethënë, Skenderbeu, sipas Jush ka kontribuar që Manastiri të shëndrohet në qendër vilajeti, apo jo?
,,Në mënyrë indirekte po dhe u tregova pse, por sa më kuptuat nuk e di,, i them dhe vazhdoj:,, Jo vetëm Skenderbeu por edhe Ali pashë Tepelena ka luajtur pothuajse të njëjtin rol, ja pse: Ai, për të larguar ndikimin grek në Voskopojë dhe për të mos mbetur ky në kufijt e Greqisë i vuri zjarë, duke i drejtuar vllehët e asaj ane në drejtim të Manastirit dhe Kru
shevës. Këta, të erdhur nga një vend më i civilizuar në Ballkan dhe me gjerë, pra nga Voskopoja, njihnin disa guhë, përveç vllahishtes, shqi
pes dhe greqishtes dhe si të tillë zhvillimit tregëtar i dhanë stimulls të madh, duke e lidhur Manastirin me tërë Ballkanin, gjë që, kuptohet, kri
joi kushte edhe më të mira për shëndrimin e këtij qyteti në qendër vila
jeti,, i them gazetarit i cili herë dëgjonte herë jo sepse e kishte mendjen te pyetjet në notes, megjithatë nuk mbeti pa thënë.
Sa për Skenderbenë mund të thuhet edhe kështru edhe ashtu, por jo edhe për Ali pashë Janinën i cili disa herë e ka plaçkitur Manastirin.
,,Ju lexoni vetëm librat me autorë maqedonas, prandaj nuk i dini shka
qet pse Ali pashë Tepelena ose Janina, e sulmonte Manastirin, prandaj po u tregoj: Këtij ,,luani,,shqiptar pushteti osman në Manastir i vrau njeriun më të dashur të tij- Kapllan Pashën, të cilit akoma pa zbritur nga kali, befasisht dhe me tradhëti ia prenë kokën, duke e lënë disa ditë në atë gjendje të tmershme për ta parë qytetarët, kurse pastaj ia dërguan në Stamboll sulltanit, prandaj dhe Aliu për t u hakmarrë disa herë sulmoi bezistenin duke i shkakëtua dëme të pa llogaritshme pushtetit të këtu
shëm,, i them gazetarit i cili nga notesi nxorri pyetjen në vijim:
Pse 22 nëntori është caktuar për festë shqiptare dhe atë ditë Manas
tiri mbushet me vizitorë nga të katër anët e botës?
,,Sepse kongresi filloi punën më 14 por përfundoi më 22 nëntor,, i them dhe shtoj: ,, Sa i takon numrit të vizitorëve, ajo është normale sepse para kësaj date, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, gjë që ishte penge
së e madhe për tu marrë vesh me me njëri tjetrin përmes shkrimeve ose për të lexuar libra në gjuhën shqipe por me shkronja të huaja, kurse tani duke patur alfabet unik, krijohen kushte për tu bashkuar në luftën kundër pushtuesëve osmanë dhe për të fituar pavarësinë e cila u shpall në Vlorë të njëjtin muaj-nëntor në katër vjetorin nga mbajtja e Kongresit të Al
fabetit, i them gazetarit, i cili pyeti:
Manastiri pra për shqiptarët konsiderohet si një farëlloji qytet i shenjtë, apo jo?
,,Ashu është, unë shpeshëherë kam shkruar se Manastiri për shqiptarët është si Meka për myslimanët, sepse e para nxorri Muhamedin, kurse Manastiri Alfabetin me 36 shkronja të cilat prej sot e tutje do t i quaj ,,Muza shqiptare,,. i them gazetarit, duke mos mbetur pa i thënë se pi
kërisht kjo histori kaqë e lavdishme iriton albanofobët të cilëve objekti i Alfabetit u duket si halë në sy dhe disa herë e kanë sulmuar duke e kom
promituar qytetin e konsujve,, i them dhe si me shaka shtoj se sikur Ma
qedonasitsit e Manastirit, fjala vjen, të kishim një objekt me histori të tillë në Korçë, do kërkonin të shtjenë në dorë jo vetëm atë por edhe qy
tetin,,. U piperos, por megjithatë nuk mbeti pa pyetur:
Pse Ju shqiptarët e Maqedonisë e festoni Ditën e Flamurit, edhepse ky Flamur është i një shtetit të huaj?
,, Nuk është ashtu. Ky Flamur i takon të gjithë shqiptarëve. Origjina e tij lidhet me mbretin e famshëm shqiptar-Piron, kushririn e Lekës së Madh. Ai ishte aqë trim sa që ushtarët e tij e krahasuan me shqiponjën, kurse ai ata i quante krahë të tij,,. Derisa unë flisnja ai shikonte në notes, duke zgjodhur pyetjen:
Cili është mendimi Juaj lidhur me avancimin e gjuhës shqipe?
,,Unë mbështes iniciativën sepse të rinjëve maqedonas dhe të tjerëve do t ua lehtësojë punësimin në komunat etnikisht heterogene, gjë që do ndiko
jë edhe në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike të cilat nuk janë si duhet,, i them dhe filloj të arësyetoj dobinë e kësaj gjuhe nga aspekti his
torik. A nuk është turp për një maqedonas mos dijë kuptimin e shtetit të vet dhe kombit të vet-Maqedoni dhe Maqedonas=e madhe, ose të Shku
pit, emrin e vjetër të Velezit-Bylazora=bylezik se kishte dhe ka atë for
më, ose emrat e të dy fushave më të mëdha të Pellagonisë dhe të Po llogut=pellg, emrin e Vardarit=i bardhë, Dragorit=dragua, Drinit= dryni, ose të përmendim disa toponime jashtë Maqedonisë, sipas alfabetit: Athinë=e thëna, Afrikë= frikë, Azi=i zi, Bukuresht=i bukur ësht, Bizan
tia=buzë, Dalmaci=dele, Himalaje= majë mali, Parisi=i pari, Romës= rrumbullak, Trojë=truall, Venedik=vendas, ndoshta edhe Moska=mush
kë, etj., tëra këto janë fjalë shqipe, i them gazetarit dhe i tregoj që kur i lexonja qeshnja ngaqë nuk besonja por kur shikonja që autorë të konstatimeve ishin poliglotë me zë, s kisha si mos u besonja,, i them ga
zetarit i cili qeshi dhe kur dëgjoi emrin e lumit Dragor i Manastirit bash
kohet me lumin Cerna Reka, më thotë thotë:
Shyqyr që nuk e nxorrët me fjalë shqipe edhe lumin Cërna Reka që kalon nëpër Pellagoni !,,
,,Faleminderit që më kujtuat, sepse edhe emri i tij i mëparshëm kishte domethënie shqipe-Erigon dhe ia ta tregoj në mobil dhe i tregoi legjen
dën sipas të cilës mbreti ilir Bardhyli i cili edhepse 90 vjeçar luftonte hipur në kalë, gjatë një betejë në Pellagoni, humbi rreth 7000 ushtarë, ilirë, nga gjaku i të cilëve uji i lumit u nxi, u herësua, prandaj dhe fitoi emrin Erigon të silin sllavët e përkthyen në gjuhën e vet dhe e quajtën Cërna Reka(Lumi i Zi),,i them gazetarit i cili i skuqur në fëtyrë,
si me tallje më tha:
Prandaj ju shqiptarët duani të ndroni librat e historisë ?
,,Këtu të prisnja,, thashë me vehte dhe iu përgjigja:,,Po, ashtu është, sepse përveç atyre që theksova më sipër lidhur me toponimet të cilat nuk i gjen dot në asnjë libër, ka edhe plot momente interesante histori
ke të cilat ose nuk përmenden fare ose interpretohen gabimisht. Ja vetëm disa prej tyre, të cilat do më kujtohen në moment. ,,Pse, fjala vjen nuk thuhet që i ashtuquajturi Millosh Obiliqi-Kobiliqi (Kopili) që vrau su lltanin, në betejën e Kosovës ishte shqiptar, pse nuk shkruhet që shqi
ptari Patrona Halili në v.1730 rrëzoi nga froni sulltanin, etj.etj. mos flasim për ngjarje dhe personalitete të cilët kanë kontribuar në forcimin e bashkëjetesës në Maqedoni,, i them gazetarit i cili pyet:
Për cilat ngjarje dhe personalitete e keni fjalën?
,, Ja, p.sh. kur përmendet Grigor Përliçevi, anashkalohen vlerësimet e tij të larta për shqiptarët, ose fakti që Dame Gruevi dhe Stiv Naumovi te shqiptarët kishin besim më të madh se sa te bashkëatdhetarët e tyre dhe se vetëm shqiptarëve ua zbulonin sekretet e organizatave, ose pse në librat e historisë nuk përmendet takimi midis Goce Dellçevit dhe pat
riotit shqiptar Themistokli Gërmenjit, të cilët dhanë fjalën që ma qedonët të përkrahin Lidhjen e Prizrenit për bashkimin e trojeve etnike shqiptare kurse shqiptarët të ndihmojnë Kryengritjen e Ilindenit dhe se këta të fundit e mbajtën besën por jo edhe maqedonasit ndoshta edhe për shkak të vrasjes së Goce Dellçevit në rretha enigmatike para kryengritjes në fjalë!!.,, i them gazetarit, i cili si i porositur më ndërpret dhe më pyet:
Ju edhe kaçakët, ballistët dhe UÇK-në do t i nxirrni të pafajshëm ?
,,Këtë e thatë Ju dhe me të drejtë, sepse Kaçakët luftonin kundër regjimit serb,ballistët kundër regjimit komunist etj. e jo kundër popullit maqedo
nas, pa marrë parasysh ndonjë keqbërës që e ka në çdo lëvizje, siç kishte te hajdutët dhe uskokët, të cilit historia sllave i ngre në qiell, kurse sa i takon UÇK-së duhet ta dini që pa atë të Kosovës, pra pa rezistencën e shqiptarëve, popujt jo serbë kushedi edhe sa kohë do mbeteshin nën hijen e Beogradit,, i them dhe shtoj:,, Pa Marrëveshja e Ohrit e nxitur nga UÇK-ja e Ali Ahmetit, pakicat në Maqedoni nuk do kishin statusin që kanë sot,, i them gazetarit dhe i them që ,,për fat të keq, disa histori
anë kanë rënë nën ndikim të Enciklopedisë maqedone ku për shqiptarët shkruhet zi e më zi,,. Gazetari u pajtua deri diku dhe më pyeti:
Kush qe iniciatori, sipas Jush për botimin e kësaj enciklopedie?
,, Do t iu duket si habi që do them: edhe unë isha fajtor, ja pse: Aty nga viti 2006 akademik Kapllan Buroviqi në Manastir promovoi në maqe
donisht librin me titull Origjina e shqiptarëve,, të cilët i nxirrte për ar dhacakë gjë që më nxiti ta kritikoj në sallë dhe përmes shtypit maqedo
nas duke i paraqitur shqiptarët për pasardhës të pellazgëve kurse akade
mikun për mashtrus sepse më parë kishte mbiemrin Resuli tani e ka shën
druar në dy fjalë puro shqiptare: burrë dhe viç,, i them gazetarit dhe shtoj se pikërisht kjo e fundit e revoltoi aqë tepër sa që menjëherë në Ulqin botoi librushkë të veçantë në maqedonisht ndoshta e përkthyer edhe në gjuhë të tjera të cilën e shpërndau në Manastir gratis për të më denigruar mua, sepse në atë broshurë objekti kryesor isha unë,, i them ga zetarit dhe vazhdoj:,, Jo vetëm kaqë por ai njoftoi dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë me qëndrimet e mia dhe, siç duket, e financoi enciklo pedinë në fjalë,vetëm e vetëm për të arësyeuar librin e tij të cilin ia botoi shtypshkronja e Manastirit,,.
Edhe Tetova botoi librin ,,Maqedonia shqiptare,, apo jo?
,,Jo Tetova por disa intelektualë në krye me publicistin e shquar Nijazi Muhamedin dhe jo rastësisht unë isha konsulent i vetëm i këtij libri vo
luminoz i cili me aergumente hodhi poshtë të lehurat e disa historianë
ve maqedonas, kuptohet dhe akademikut në fjalë,, i them gazetarit dhe shtoj: ,,Prandaj ndryshimi i librave të historisl është imperativ i kohës,,. Gazetari, qeshi dhe pak si me cinizëm pyet:
A ka edhe gjëra të tjera që sipas Jush duhet të pësojnë ndryshime në librat e historisë?
,,Ka, sa të doni, ja vetëm disa prej tyre: Pse kur flitet për kryengritjen e Spartakut mos thuhet që kishte origjinën e ra cës shqiptare,?,, i them gazetarit dhe vazhdoj: ,,Pse kur flitet për Egjiptin, nuk shkruajmë që ky vend 300 vjet ka qenë nën zotrimin e Ptolomejëve ilirë, po aqë nën di
nastinë e Mehmet pashë Kavallës, deri në v.1952 ose 53 kur fitoi Naseri dhe helmoi mbretin shqiptar Farukun,, e pyes gazetarin dhe vazhdoj: Pse në librat e historisë mos shkruhet që Algjerinë e çliruan 4 vëllezërit e njohur shqiptarë dhe se Greqia dhe Italina , nuk do çliroheshin dot pa ndihmën e shqiptarëve,pse kur bëhet fjalë për Rumuninë nuk përmenden 15 princët Gjika me origjinë shqiptare, sidomos femra më e emancipuar e asaj kohe Elena Gjika, ose kur përmendet Austria pse mos thuhet që arkitekti shqiptar Karl Gega projektoi tunelin e famshëm i cili lidh disa shtete përreth etj.etj., mos flasim për historinë e Maqedonisë e cila pa ngjarjet iliro-shqiptare, do ishte tepër e varfër,, i them gazetarit i cili nuk mundi të mos më pyesë:
Cilat janë ato ngjarje të cilat sipas Jush, kanë pasuruar historinë e Maqedonisë?
,,Ka plot, por do theksoj vetëm disa më kryesore, sipas rendit krono logjik dhe për hir të kontinuitetit disa momente mund të përsëriten: ,,Edhepse Heraklea e Manastirt e afirmon emrin e këtij qyteti në tërë Ev
ropën dhe më gjerë, nuk thuhet që themeluesë të saj janë linkestët ilirë dhe mbreti i parë i tyre-Bardhyli, ose Ohri pa shkronjat e Kadmit ilir të para disa mijë viteve që i solli aty prandaj dhe ky qytet njihet edhe me emrin Lihnida në kuptim i ndritur, dhe pa kishat e shek.13 të ngritura nga princët shqiptarë, nuk do ishte ai që është sot,, i them gazetarit dhe vazhdoj: Pse nuk thuhet që Konstantini i Madh pa të cilin sot nuk do kish mbetur këmbë krishteri, ka origjinë ilire dhe se mbreti i i Maqedonisë- Samoilii, sipas një autor maqedonas origjinën e ka nga Jus
ti nijani dhe pa dashur e nxjerr me origjië ilire, sepse ky i dyti kishte atë origjinë. Pse në librat e historisë në gjuhën maqedonase nuk flitet për kryengritjen e Dervish Carres, 1843-44 kur shqiptarët çliruan mjaft ven
de nga sundimi osman, pse nuk shkruhet që pa ndihmën e shqiptarëve me armë nuk do fillonte dot kryengritja e Ilindenit, e v.1903, pse mos thuhet që Shkupin në v.1912 e çliruan shqiptarët, pse anashkalohet kryengritja e v.1913 me qendër në Dibër, e njohur edhe si Luftë e tretë ballkanike,. Ose pse mos thuhet që Maqedoninë Perëndimore e çliroi Brigada e IV Shqiptare të cilën unë e quajt Brigadë vëllavrasëse sepse atë e krijoi Svetozar Vukmanoviq-Tempo për të përçarë shqiptarët dhe ia ariu qëllimit duke i dhënë komandantit të sqaj të mbajë Flamurin shqiptar të Skenderbeut kurse pas mbarimit të luftës ky komandant nuk kishte të drejtë ta ngrerë në asnjë rast, e pyes gazetarin i cili në pamu ndësi të më përgjigjet,shtroi pyetjen:
Më sipër përmendët Shkupin, sa është e lidhur historia e këtij qyteti me shqiptarët?
,, Sa të duash,, i them dhe vazhdoj: ,,Vetë emri i qytetit, siç thamë është me rrënjë të gjuhës shqipe, themeluesë të qytetit janë dardanët ilirë, pra
ndaj dhe ka qenë qendër e tyre, Justinijani ilir e shëndroi në qytet me tipare evropiane, kurse emri Gonxhe Bojaxhiut këtë qyteti e afirmoi në tërë botën,, i them gazetarit i cili kur dëgjoi emrin e kësaj të fundit, më tha:
Gonxhe Bojaxhiu kurrë ska deklaruar publikisht në Maqedoni një gjë të tillë?
,,Në Maqedoni, ndoshta po, sepse është e vetëdishme që çdo njeri që ka thrime tru në kokë, këtë e di, megjithatë ajo origjinën e saj e ka dekla ruar në Oslo me rastin e shpalljes për nobeliste,, i them gazetarit dhe meqenëse përmenda termin nobelist, e pyes: ,,Pse në librat e historisë mos theksohet që nga gjiri i shqiptarëve të Maqe donisë kanë dalë dy nobelistë, femra në fjalë dhe Ferid Murati gjë që rrallë e gjen në ndonjë popull tjetër të rruzullit tokësor, të ketë pra 2 nobelistë, me një numër të popullsisë sa shqiptarët në Maqedoni,, i them dhe apostrofoj dy heronjtë e shquar të popullit shqiptar: Skenderbenë dhe Adem Jasharin etj. Kur përmenda Ademin djersiti nga e keqja, prandaj kërkoi falje dhe shkoi në toalet të shpëlante fëtyrën. Erdhi por pyetjet në notes i ishin mbaruar prandaj dhe filloi të pyesë gjëra pa lidhje, por interesante për mua. Sipas pyetjeve edhe përgjigjet nga ana ime, nuk ishin ashtu si duhet. Ja disa nga pyetjet e tij:
Resnja, sipas Jush a ka patur ndonjë lidhje me shqiptarët dhe që nuk përmendet në librat e historisë?.
,,Nijazibeu i këtij qyteti, siç dihet, shpalli hyrjetin dhe shpëtoi edhe po
pullin maqedonas nga absolutizmi i sulltanëve, kurse me sarajeve të tij unikate në botë, afirmoi emrin e këtij qyteti në tërë Evropën, megjitha
të emri i tij nuk qendron fare para objektit !,, i them gazetarit, i cili ,,to
pin,, e hodhi nga Resnja në Krusheve:
Po Krusheva a ka fituar diçka nga shqiptarët?
,,Emri i këti qyteti në historinë e Evropës dhe më gjerë, ka hyrë përmes betejës legjendare në ,,Meçkin kamen,,(Gurri i ariut) si dhe topeve legjendare prej qershie, vepra këto shqiptare, megjithatë origjina e tyre kurrë nuk përmendet, bile emri i Pitu Gurit ka filluar të harrohet nga mo
menti kur në shtypin maqedonas nxorra në shesh biografinë e tij, kështu që u hoq edhe iniciativa paraprake për t i ngritur përmendore 20 metro të lartë në vendlindjen e tij,, i the gazetarit dhe vazhdoj: Krusheva, për nga arkitektura është unikat në Evropë, i ngritur nga shqiptarët dhe vlle
hët të cilit këtu i drejtoi Ali pashë Tepelena pasi iu vuri zjarrë Vosko pojës jo për ta plaçkitur siç shkruhet në librat sllave por për ta zhdukur ndikimin grek, duke e shpëtuar në këtë mënyrë atë dhe Korçën nga okupimi ,grek,, i them gazetarit i cili më shpuri në Shkup:
Pse shtete fqinje na urrejnë ne maqedonasit ?
,,Përveç Shqipërisë dhe Kosovës,, e përmirësoj dhe vazhdoj t i për
gjigjem: ,,Sikur mua të më më urejnë tre komshijt e mij, atëhere faj
tor jam unë dhe duhet të korigjoj gabimet,,.
A jemi ne maqedonët sllavë ose maqedeonë të vjetër?
,,Po të mos isha historian, do t ua bënja qejfin dhe do ta thosha këtë të fundit, por profesionit duhet t i mbetem besnik dhe nuk dua popullin ta bëj budalla, duke e gënjyer dhe duke menduar se më beson. Maqedonët janë sllavë, por ndoshta njëçikë edhe maqedonë të vjetër,, i them në fi
llim si me shaka, por pastaj fillova seriozisht, duke i treguar rastin që më ndodhi në Sh.B.A: ,,Në takimin me një historian amerikan kur i thashë që përveç Vashingtonit i cili nënën e ka patur shqiptare edhe djali i kryetarit tjetër Fordit ka patur bashkëshorte shqiptare. Në vend të përgjigjes, për vehten e tij më tha që me origjinë është gjerman por kur bëri analizën speciale të gjakut disa përqindje në biografinë e tij tregonin se nga gjyshërit ose stërgjyshërit e tij ishte francez, anglez etj, por domi
nonte gjaku gjerman, prandaj dhe ndjehet dhe deklarohet si i tillë,,.
Nuk u kuptova fare, çka lidhje kjo me ne maqedonët ?
Fillova:,,Sllavët, kur erdhë nga Rusia në këtë vend ranë në kontakt me maqedonët e vjetër dhe me siguri kanë ndodhur edhe martersa midis ty
re, prandaj edhe shikuar nga ky aspekt mund të thuhet se maqedonët e sotëm kanë lidhje me të vjetrit, pra edhe me Aleksandrin e Madh, por origjina përsëri mbetet sllave, sepse gjaku i këtyre të fundit dominon,, i them dhe për të më kuptuar sa më mirë, më tepër edhe si shaka, vazhdoj: ,,Në trupin tonë ka edhe gjak majmuni, por dominon gjak njeriu, prandaj nuk jemi majmunë por njerës. Ose bullgarër, fjala vjen, kanë origjinë aziatike, gjë që dëshmohet edhe me emrin e tyre, por u përzjenë me slla
vë dhe, me të drejtë, njihen si të tillë,, i them gazetarit, i cili, meqë përme
nda bullgarët, bëri një pyetje fare pa lidhje:
Pse Bullgaria maqedonëve që jetojnë në Shqipëri i quan bullgarë dhe pse atyre nuk u jepen të drejta siç keni ju këtu në Maqedo ni ?
,,Bëtë dy pyetje, të parës s ka nevojë t i përgjigjem, sepse qendrimi i Bullgarisë ndaj maqedonëve është i njohur, kurse sa i takon pyetjes të dytë, lidhur me të drejtat, ata duhet vetë të t i kërkojnë nëse nuk i ka
në, ashtu siç vepruan shqiptarët e kësaj ane të cilët përmes UÇK-së e detyruan pushtetin maqedonas të bëhet Marrëveshja e Ohrit përmes të cilës avancuan deri diku pozitën e tyre. Kjo është një. Edyta, nuk do them fjalët e një analistit dhe publicistit të shquar shqiptar nga Tetova i cili gjatë një debate tha që atje ka një kamion maqedonash, por do them që numri i tyre në krahasim me shqiptasrët në Maqedoni është si nata me ditën, gjë që vlen edhe për historinë midis maqedonëve të atjeshëm dhe shqiptarëve të këtushëm,, i them gazetarit i cili në shenjë mospajtimi, me këtë të fundit, më pyet:
Pse, cili është dallimi i dytë që thoni Ju?
Për t ia mbyllur gojën, i them: ,,Mburem që kam patur profesor akade
mikun e shquar maqedonas Ljuben Llape i cili veç tjerash ligjeronte për ardhjen e sllavëve në Ballkan pra edhe në Maqedoni, kurse një pjesë e vogël edhe në Shqipëri, pasardhësit e të cilëve janë këta për të cilit më bëtë pyetjen. Nga ligjerat e profesorit në fjalë unë e di që jo vetëm she
kullin dhe vitin por edhe orën kur sllavët kanë shkelur në këtë vend dhe se kanë zhdukur çdo gjë që gjenin përpara, prandaj dhe vendasit ilirë për të shpëtuar kokën nga këta njerës, lëshuan trojet e stërgjyshëve të vet dhe kaluan në Shqipërinë e sotme, për t u kthye më vonë pasardhësit e tyre përsëri në trojet e veta por me mbiemra nga vendet që vinin,, i them gazetarit i cili tundi kokën dhe më pyet:
Domethënë, sipas jush maqedonët e Shqipërisë e ndjejnë vehten ardhacakë dhe s kanë guxim të kërkojnë të drejta të tjera, kurse ju shqiptarët këtu në Maqedoni ndjeheni autohtonë prandaj dhe prefe
roni barazi të plotë me ne maqedonasit ?
,,Thuhet se pyetja e qëlluar është edhe përgjigje, gjë që vlen edhe për këtë pyetje, prandaj dhe nuk ka nevojë për elaborim tjetër,, i them, por sa dhe si më kuptoi nuk e di. Meqë aktuale ishte arestimi i gjashtë depute
tëve, më pyeti:
A jeni për burgosjen e deputetëve?
,, Nuk e kam për deputetët por për të gjithë ata që përmes korupcionit fitojnë miliona të hollash, jam kundër burgosjes të tyre, sepse përveç që na vjedhin duhet edhe t i ushqejmë në burg dhe të ngushtojnë vendin e të tjerëve, por njerëzve të tillë t iu konfiskohet pasuria për të shetiur nëpër rrugët, ose nëse paratë nuk i kthejnë dot, ato t i kompenzojnë me punë fi
zike, si puntorë të rrugëve etj. Në burg duhet të qendrojnë vetëm krimi
nelët sepse ata mund të vrasin njerës,, i them gazetarit i cili nuk më dha asnjë përgjigje, sepse filloi të pregatitet për të dalë nga autobusi. Të njëj
tën gjë bëra edhe unë dhe duke veshur pallton më ra nga xhepi re vista në ballenë e të cilës gjindej Adem Jashari, gjë që bëri gazetari të tërbohet aqë tepër sa që ma dorëzoi listën e pyetjeve siç u morrëm vesh dhe u largua pa më thënë mirupafshim !!
Ps. Kjo sjellje primitive e tij, më kujtoi udhëtimin me një albanofob tje
tër i cili nuk e dinte që jam shqiptar, prandah dhe kur u ndamë më tha:
,,Halli i madh na ka zënë me shqiptarët,, duke u shërbyer me fjalën popu
llore lidhur me pleshtin,,Ta lësh të gjallë, të kafshon, ta vraç, mban herë të pa durueshme, prandaj dhe ne Maqedonët nuk dimë si të veprojmë me ta, sepse u bënë faktor i rëndësishëm në Maqedoni: Prej tyre nvaret Qeve
ria, Parlamenti dhe ardhmëria e këtij shteti, kurse më 2020, siç deklaroi ish kryeministri Lubço Gjorgjievski, mund të bëhen shumicë, kanë përk
rahjen e dy shteteve shqiptare, kurse ne kemi mbetur jetimë, kështu që, duam ose nuk duam, duhet të kemi raporte të mira me shqiptarët,, më tha duke u përcjellë, kurse unë i them: ,, Më gëzuan fjalët Tuaja të fundit, sepse edhe unë jam shqiptar,,. Më pa me inat dhe u largua si i xhindosur duke e tundur kokën, në të cilën kushedi se ç i bluhej për ne shqiptarët në atë moment.