E marte, 05.11.2024, 11:52 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Si i ba zhdukja e Prof. Bonattit?

E enjte, 07.12.2017, 08:55 PM


Nga Fritz RADOVANI:

IMZOT  PROF. JUL  BONATTI

DOSJA 3616: SI U BA ZHDUKJA E PROF. BONATTIT?

“Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme... Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”. Pak kohë mbasi u dënue Imzot Prof. Jul Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim.  Aty shkoi me u takue një mbesa i Tij me té dhe, Ai i tregoi se aty ishte dergue per me u masakrue barbarisht...

?Imzot Bonati asht lé në Shkodër më 4 maji 1874. Prindët e tij ishin Aleksandër e Roza Bonatti. Asht laurue në filozofi dhe letërsi në universitetet e Vjenës së Austrisë dhe në Padova, n’Itali. Ka pasë edhe një motër murgeshë që thirrej Motër Veronika. Porsa ka mbarue studimet asht shugurue meshtar, ka shkue në Stamboll, ku ka shërbye për 16 vjet. Atje ka mujtë me kërkue ndër arkiva mjaft materiale historike që ma vonë i vlejnë për punimet që do të kryente dhe që janë një thesar i madh për shkencën shqiptare.

E vërteta asht e msheftë mbasi nga materiali që kam kalue nëpër dorën teme nuk bahët fjalë se ku mund të jenë ata punime aq me vlerë. Dikush me siguri edhe mund të dijnë!

Mbas Stambollit, vjen me shërbim fetar në Durrës ku punoi për 10 vjet, mandej 3 vjet të tjera ishte në Vlonë. Atje u njohtë me Papa Petraq Isakun, prift katolik, si dukët edhe ai një klerik i pergatitun mirë, mbasi Imzot Bonatti flet me respekt për té. Edhe ai përfundoi në birucat e Sigurimit të Vlonës. Mungesa e dokumentacionit nuk më lejon me dhanë mendim të saktë për té, ndonse nuk duhet të mos kerkojmë...

Imzot Prof. Jul Bonatti prej vitit 1942 ishte në Itali, për arësye shëndeti. Atje vazhdon punën shkencore dhe letrare deri në vitin 1946 që e këthejnë në Shqipni. Ka jetue në Montecatini dhe me sa dukët atje kanë mbetë edhe dorëshkrimet e tija. Me të ardhmën në Shqipni, vjen në Shkodër për me takue At Mati Prennushin, i dërguem nga Imzot Vinçenci. Me këtë rasë merr edhe një ndihmë të vogël materiale mbasi kur u kthye nga Italia, nuk mujti me marrë as teshat e trupit prej andej.

?As sot që kanë kalue ma shumë se 70 vjet që e kthyen nuk dij me e kuptue se cila ishte arësyeja që u dërgue ky njeri në Shqipni, vetëm në kjoftë se e nisën për “kurban”, mbasi arësye tjetër nuk dij me gjetë! Nga disa filma dokumentarë të asaj kohë për ngjarjet në Itali, dyshoj për ndonjë marrveshje të mësheftë të Italisë me Tiranën komuniste!

Për pak muej shkoi në Vlonë ku, kishte shërbye si famullitar edhe përpara pushtimit komunist. Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Bonatti, pra, pak muej mbas kthimit Tij nga Italia.

?Hapët dosja nr. 3616... Me gjithë mangësitë e saja, tregon dishka që për mue më ka ngjallë interes. Në hetuesi Imzot Bonatti deklaron: “...Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.” Rreshti i fundit për mue flet gjithshka! Plot një vit hetime.

Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”.

Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe ky trup gjykues vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie...”.

?Prof. Arshi Pipa në shkrimin e tij “ Monsignor Vinçenc Prennushi (in memoriam)”,  me datën 28 shkurt 1995, në Tiranë, shkruen: “... Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermeri Don Jul Bonattin, famullitarin e Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”(marrë nga origjinali)

?A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?

Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit se nuk mund të shkëputej asnjë çast.

Në materialet arkivore vërejmë disa dënime të “buta”, nëse do t’i quejmë kështu. Edhe Imzot Prennushi dënohet 20 vjet, ndërsa Don Anton Zogaj, sekretari i tij pushkatohët. Don Zef Maksen (gjerman) dënohet pak vite, por merrët natën nga burgu dhe vritët. Enver Hoxha kishte zgjedhë rrugën e dredhisë përpara opinjonit të huej. Po pyetën të huejt “ç’u bë Imzot Bonatti?”, ne  do t’i themi - “e kemi në spital për mjekim”, më vonë, “shohim e bëjmë!?”.

***

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë... Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njoftun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni... dhe çohet në manikomjo.. .Fantazia e kriminelit terrorist asht e pafund....

?Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë!

“Ndrroi jetë...”  një fjalë goje!

U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”.

Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të “pavetëdijshëm” ata që e mbytën Imzot Bonattin? - Jo, jo! E, prap po përsëris, jo!

- Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hoxhët e Shehët, Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e... ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi e një Ramiz Ali e Nexhmije Hoxha, terroristë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij dhe, me gishtin tregues tue vrritë si qentë : “Tradhëtarë, në litar ...”!

?Harroni, harroni, po deshët! Historia edhe persëritët kur shteti asht në duertë e tyne!

Po, mos harroni se:             Çobajt e kafshëve të egra janë ma të egjër se kafshët e tyne!

Melbourne, 5 Dhjetor 2017.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora