E marte, 06.05.2025, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Nacionalizmi dhe kombi shqiptar

E marte, 19.12.2017, 10:11 PM


NACIONALIZMI DHE KOMBI SHQIPTAR

Nga Afrim Caka

Pyes: Ia vlen të shpenzojmë gjak dhe energji për të përmirsuar karakterin e këtij populli në mes cigares dhe pritjes?

Qenia shqiptare pa nacionalizëm nuk mund zhvillohet kurrë. Qenia thjeshtë është nacionalizëm. Përderisa shqiptari bashkëhor e përcepton veten si shqiptar edhe si nacionalist, edhe si mall për t’u shitur në treg, vetëvlerësimi i tij varet nga kushtet që duhet t’i përcaktoj ai vetë. Në qoftë se nacionalizmi na ecën mbarë, ai është i vlefshëm, nëse jo – ai s’ka vlerë. Problemi nuk qëndron vetëm në vetërespektimin dhe vetëvlerësimin, por edhe në perceptimin e vetes si qenie e pavarur, identitetin me vetveten si nacionalist.

Për shumë shqiptar, nacionalizmi është një lëvizje që kërkon të barazoj kombin me shtetin. Ata thonë se pa këtë lidhje të ngushtë midis kombit dhe shtetit, nacionalizmi do të kishte domëthënie të paktë sociale ose politike. Ajo çfarë ka pasur rëndësi në historinë shqiptare moderne ka qenë jo nacionalizmi si i tillë, por dukuria e shtetit kombëtar, të cilën nacionalistët, me anë të parimit të vetëvendosjes, e kemi lartësuar dhe ndjekur me kaq këmbëngulje. Pa këtë lidhje me nacionalizmin, shteti do të kishte qenë thjesht një termë gjeografik kombëtar.

Programi politik i nacionalizmit përgjithësisht nuk ka të bëjë me zaptimin e shtetit nga kombi (por për kombin) dhe jo shkrirjen e identitetit popullor kombëtar të bashkësisë shqiptare me atë territorial-politik, në pajtim me parimin e vetëvendosjes kombëtare.

Kjo rrjedh prej disa prej parimeve qendrore të “ideologjisë” nacionaliste. Sugjerimet kryesore të nacionalizmit përfshijnë idenë se bota shqiptare është e ndarë në kombë të dallueshëm nga sllavët e grekët dhe se kombi është burimi i gjithë pushtetit politik; pretendimin se besnikëria më e lartë e nacionalistit shqiptar është ajo ndaj kombit; si dhe besimin se kombi ynë duhet të ketë maksimumin e mëvetësisë për të qenë autentikë me kombet tjera të Evropës.

Mirpo, ashtu siç shohim se si shpirti i nacionalizmit përqendrohet të ruajta e vlerave kultuto-historike të kombit dhe jo te ideologjia fetare, po kështu në praktikë gjejmë raste kur maksimumi i mëvetësisë nuk arrin shtetësinë dhe ku bashkësia kombëtare shqiptare duket e kënaqur me një status politik special të Ahtisarit dhe halabakëve shqiptar, siç ka ndodhur (deri tani) me sundimin e klaneve politike të PDK,së e të LDK,së. Këto dy vezhgime partish janë të lidhura ngushtë me afera politike dhe me krime politike.

Është kombi shqiptar ai që duhet ushqyer, mbrojtur dhe vënë në efikasitet dhe cilido kuadër që afron këtë mbrojtje dhe efikasitet shihet si i përshtatshëm dhe i pa shtershëm. Prej këndej natyrshëm se shtysa për përputhje midis nacionalizmit dhe kombit dhe është një komponent i shpeshtë dhe i fuqishëm i nacionalizmit. Kjo do të thotë se nacionalizmi, në të gjitha variantet e tij nuk duhet ndarë prej kombit e shtetit kombëtar dhe prej sovranitetit shtetëror. Qëllimi i nacionalizmit shqiptar është që ta bëjë kombin stabil me kallëpin dhe masën e shtetit, ta bëjë shtetin t’i përulet vullnetit të kombit dhe të jetë shpreës i tij dhe e popullit.

Është populli, i përkufizuar si komb, zëri i të cilit duhet të dëgjohet dhe vullnetit të të cilit duhet t’i bindesh. Shteti kombëtar është ai që e dëgjon vetëm zërin e popullit dhe ekzekuton vetëm vullnetin e tij. Në të vërtete shteti nuk është gjë tjetër veçse instrument për ekzekutimin e vullnetit të kombit shqiptar, ndërsa rëndësia e kombit dhe nacionalizmit tonë qëndron në mundësitë e tij për të mobilizuar një numër të madhë shqiptarësh në çdo të trojeve shqiptare për veprim të orkestruar politik për ta mbrojtur nacionalizmin si vetëdije kombëtare, me anë të shtetit e sistemit shtetëror ekzekutiv.

Për të kuptuar rëndësinë e nacionalizmit në botën shqiptare, nuk mjafton të zbulohet vetëm shtysa intelektuale e qytetare për farkëtimin e kombit nën një flamur kuq e zi. Duhet kuptuar - pa nacionalizëm nuk mund të rrojë kombi shqiptar. Duhet kuptuar edhe drejtimi i asaj shtyse: nga kultura te politika, nga bashkësia kulturore historike të shtetit kombëtar i qytetarëve shqiptar. Shteti synon të krijojë nacionalizmi është një njësi politike e cila e ka modelin e saj kulturor e intelektual dhe karakterin e kombit shqiptar. Dikur kishim zgjimë kombëtar. Tani kemi vetëm errësirë politike. Shteti i Dardanisë po zhvishet prej pushtetarëve analfabet nga Drenica, Malisheva e Prapashtica…. Ta themi edhe një herë, brenda shtetit kombetar është fuqia e nacionalizmit dhe përparësia historike e bashkësisë sonë etnike, simboli, karakteri dhe vlerat e tij ato që shfaqen në formimin dhe karakterin e shqiptareve me nacionalizem.

Nga ana e nacionalizmit, shteti Dardanë e merr fuqinë dhe mbështetjen nga etnia mbizotëruese rreth së cilës formohet dhe që ndihmon të bashkohen dhe të kristalizohen këkrkesat tona për një bashkim kombëtar… Nëse shteti apo kombi është sulmuar nga krizat e mbrendeshme fetare, si gjithashtu është kërcnuar edhe nga forca të brendshme që nuk marrin erë nga kultura e historia dardane, si gjithashtu është kërcnuar edhe nga forcat e jashtme. Roli i nacionalizmit si aktori parësorë në mbrojtjen e kombit dhe vlerësimi i kësaj gjendjeje është diçka urgjente…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx