E diele, 28.04.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Porosi për Kosovën

E shtune, 06.01.2018, 07:13 PM


Porosi për Kosovën

Nga Skënder S. KAPITI

Kosovë, Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Urime dhe suksese në Rrugën e shtetndërtimit  demokratik,ligjor dhe modern; urime në Rrugën e konsolidimit të Pavarësisë, të prosperitetit dhe të integrimit për në BE, të Antarësimit në NATO dhe në OKB.

Kosovë nëse dëshiron të bëhesh ,të zhvillohesh dhe të prosperosh shpejt në rrugën e demokracisë, të qytetërimit  dhe integrimit, nuk mund të bëhesh duke  marrë modelin e Shqipërisë e cila ka mbi 100 vite që ka mbetur e fundit në Europë në rrugën e prosperitetit, të qytetërimit , të ndërtimit dhe të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimit të saj, pasi problemin më të madh Shqipëria e ka pasur gjithnjë me politikën e keqe të politikanëve e të pushtetarëve të vet, me politikën grindavece, egoiste dhe të korruptuar,me tradhëtinë dhe sidomos me padrejtësinë, të cilat i ka ende edhe sot politika e Tiranës.

Mos merrni tabiate e“leksione”politike, juridike,ekonomike, diplomatike e demokracie  nga politika eTiranës se vetëm sherre, ngatërresa, moszhvillim, mosintegrim,pabesi e pengesa  prej tyre do keni, ashtu siç edhe vetë Shqipëria dhe shteti shqiptar që gjithnjë e kanë pësuar prej saj deri edhe më sot akoma, dhe arriti deri atje sa në Vitin 2017 prej krimit, papergjegjshmerisë, korrupsionit dhe te trafikimt te droges shume medie dhe politikane nderkombetar ta quanin Shqipërinë si Kanabistan, ambasadorja e BE-së nëTiranë i akuzoi politikanët e Tiranës se e shesin atdheun per interes personal dhe ai amerikan i akuzoi  po politikanet e Tiranes per krime të tmerrshme.

Kosovë, vështro dhe orientohu nga Washington-i, merrni shëmbullin amerikan të ndërtimit të shtetit ligjor, të sistemit të drejtësisë, të demokracisë,të lirisë dhe të patriotizmit:

se po mbajte shumë shpresa për lobim, ndihmë e këshilla nga Tirana për të ndërtuar shtet ligjor e me standarte moderne, për zhvillim e integrim në BE , nuk ke me pas ndonji hajër e prokopi  prej saj,pasi gjithmonë Shqipëria  ka qenë dhe është akoma problem për veten e saj, e jo vetëm të saj, por ajo u ka shkaktuar telashe e kokëçarje edhe  SHBA –ve edhe BE-së po me problemet  që politika e pushteti në Tiranë i ka shkaktuar Shqipërisë akoma deri  më sot.

Urojmë që politika në Tiranë të ndahet përfundimisht tani pas miratimit te VETTING-ut nga trashëgimia e saj e demshme kombëtarisht, të pastrohet, të dekriminalizohet  dhe t’i përkushtohet më shumë demokracisë , ligjit dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe sidomos  interesit kombëtar dhe jo atij personal, familiar,klanor e partizan.

Kosovë, qëndroi besnike dhe mirënjohesë gjithmonë SHBA-ve prej të cilave erdhi liria dhe pavarësia, pasi pa SHBA nuk do të kishim sot Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Historia dëshmon se gjithmonë kur Kosova në momentet më kritike të saj , kur ajo ka pasur nevojë për Shqipërinë, pikërisht në ato raste Shqipëria tronditej nga destabiliteti e rrëmuja. Ndërsa janë po SHBA-të , ato të cilat prej 100 vitesh u janë gjetur pranë kudo shqiptarëve dhe Shqipërisë në momentet më kritike kur rrezikohej e kërcënohej ekzistenca edhe e vetë shtetit të Shqipërisë.

Vetëm shikoni rastin e fundit se si politika dhe drejtësia në Shqipëri iu kundërvu ashpër përpjekjeve dhe vullnetit të SHBA dhe të BE -së për miratimin dhe për zbatimin e VETTING-ut ,për këtë Reformë e cila është jetike për shqiptarët dhe është çelësi i cili i hap dyert e integrimit të Shqipërisë për në BE.  Pra sa e habitshme dhe interesante për politikën e Tiranës, që sillet si antiamerikane edhe kur SHBA ndihmon dhe e ka prioritet  ndërtimin e shtetit ligjor shqiptar dhe interesat e integrimin e Shqipërisë në BE!? Një politikë e cila dëmton interesat e vetë Shqipërisë së pari,  është njëkohësisht edhe një politikë thellësisht edhe antiKosovë, madje shumë më tepër si e tillë, pasi shëmbullon si e tillë edhe për politikanët e Kosovës.

E keqja më e madhe kombit shqiptar i ka ardhur nga padrejtësia

Kosova e ka pësuar shumë herë më rëndë se Shqipëria prej padrejtësisë e cila i erdhi nga kolonizatori dhe pushtuesi barbar serb, nga krimi dhe genocidi i tij  mbi 100 vjeçar, nga padrejtësia e Europës e cila e la Kosovën jashtë Shqipërisë.

Por mjerisht e fatkeqësisht edhe  shqiptarët në Shqipëri kanë pësuar pabesi, tradhëti dhe padrejtësi nga politika dhe nga politikanët e vet injorantë, të pashpirt , të papërgjegjshëm e të korruptuar të cilët gjithmonë kanë pasur synim dhe objektiv pushtetin dhe hajninë,politikë dhe pushtet si i tillë kulmoi sidomos në këto  25 vite të tranzicionit .

Le të jetë Viti 2018 për Shqipërinë viti i kthimit të shpresës dhe besimit të qytetarëve shqiptar  te Drejtësia, Viti i triumfit të Shtetit ligjor dhe VETTING-ut, Viti i integrimit të mëtutjeshm të saj në BE, pasi një  Shqipëri e fortë politikisht, demokratikisht dhe e prosperuar ekonomikisht do të ishte një ndihmë e madhe dhe si më kryesore edhe për forcimin, konsolidimin e shtetit, të pavarsisë e të integrimit të Kosovës.

Fatkeqësisht dhe mjerisht edhe politika në Kosovë ka marrë shumë nga përvoja e politikës së tillë të derimësotme nga Tirana dhe e ka instaluar atë edhe në Kosovë, përderisa edhe Kosova dhe shoqëria kosovare atje  po vuajnë po të njëjtat pasoja si në Shqipëri, ku kryeproblemi edhe në Kosovë sot është drejtësia, pra më sakt sundimi i  padrejtësisë  prej së cilës vijnë pastaj edhe varfëria, papunësia, korrupsioni, eksodi dhe moskonsolidimi i shtetit dhe moszhvillimi i tij demokratiko-ligjor,mosliberalizimi i vizave dhe  mosintegrimi.

Ju politikanë, pushtetarë dhe shtetarë të Kosovës mos e harroni të shkuarën jo të largët , atë të para Çlirimit të vitit 1999, mos e harroni amanetin e dëshmorëve dhe të herojve! Mos i harroni vuajtjet, sakrificat dhe stërmundimet e jashtëzakonshme që bënë brezat për Liri dhe Pavarësi. Ju që drejtoni tani dhe ata që do ta drejtojnë pas jush Kosovën e lirë dhe të pavarur, politikën, pushtetin, shtetin dhe shoqërinë të parin dhe mbi gjithçka duhet ta keni popullin dhe Kosovën, duhet të keni  si prioritetin e prioriteve interesin kombëtar dhe nevojat jetike të njerëzve, mirëqënien dhe prosperitetin, punësimin, arsimimin,shëndetin dhe forcimin e kombit e të pavarësisë. Mos i harroni Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin dhe objektivin e qëllimin  final, Bashkimin Kombëtar.

Urime dhe të jetë Viti 2018 viti i Drejtësisë, i prosperitetit, i integrimit dhe i ndryshimeve të mëdha për në favor të interesit të pëgjithshëm kombëtar si në Shqipëri dhe në Kosovë,  dhe i shpresës  e lumturisë për të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora