E hene, 09.12.2024, 01:24 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Leka: Roli i të ushqyerit te fëmijët me fibrozë cistike

E premte, 03.11.2017, 06:18 PM


Roli i të ushqyerit te fëmijët me fibrozë cistike

Edhe në Kosove po bëhen hapat e parë drejt një sensibilizimi të opinionit për fëmijët me fibrozë cistike, si një sëmundje e rrallë dhe shumë pak e njohur ndër ne. Së voni është formuar shoqata për këta persona, e cila merret me aktivitete sensibilizuese nëpër qytetet e Kosovës. Një angazhim për bashkëpunimin ndërmjet mjekut dhe  nutricistit do te jetë në dobi të personave me fibrozë cistike, sepse u sigurohet një trajtim më i mirë.

Nga Ajshe Leka

Fibroza cistike (FC) është një sëmundje gjenetike, e cila prek si gjininë femërore, ashtu edhe atë mashkullore. Fëmijët lindin me fibrozë cistike dhe kjo gjendje nuk ndryshon gjatë tërë jetës së tyre. Kjo do të thotë se FC-ja nuk fitohet si sëmundje ngjitëse dhe as nuk kalon prej një fëmije tek tjetri. Njihet si sëmundje trashëguese.

Fibroza cistike është sëmundje e shpeshte, që te popullata evropiane prek prej 1-2.500 fëmijë të porsalindur, çka do të thotë se te 10.000 fëmijë të lindur çdo vit, katër prej tyre do të kenë fibrozë cistike. Fibroza cistike prek shumë, por probleme më të mëdha shkakton në mushkëri, zorrë dhe pankreas. Shenjat e para të sëmundjes mund të paraqiten në çdo kohë, por zakonisht vërehen në dy vitet e para të jetës së fëmijës.

Fibroza cistike është e pranishme te fëmijët të cilët kanë trashëguar nga një gjen të kësaj sëmundje prej të dy prindërve. Fëmija do ta ketë fibrozën cistike gjatë tërë jetës, prandaj kërkohet mjekim i drejtë, që fëmija të mbijetojë dhe të jetë sa më afër gjendjes normale.

Në trajtimin e kësaj sëmundje, rol të rëndësishëm luan edhe marrja e ushqimit të drejtë dhe të ekuilibruar sipas nevojave të këtyre personave, si nevojë për rritje, zhvillim dhe për një stil të jetës së shëndetshme.

Të sëmurët me FC duhet të kenë një dietë të ekuilibruar, që përfshin shumë pemë dhe perime, drithëra, produkte të qumështit dhe proteina. Përveç kësaj, personat me FC kanë disa nevoja specifike ushqyese, për t'i ndihmuar ata të qëndrojnë të shëndetshëm. Disa nga ushqyesit që këta persona kanë nevojë për t`i marrë më shumë janë: proteinat, hekuri, kripa, zinku, kalciumi.

 

Proteinat: Rreth 15% deri në 20% e kalorive ushqyese e një adoleshenti me FC duhet të vijë nga ushqime të pasura me proteina, si mishi, vezët, ushqimet e sojeve, peshqit, arra ose fasulet.

Hekuri: Hekuri është i rëndësishëm për të ndihmuar në luftimin e infeksionit. Gjithashtu ndihmon për të transportuar oksigjen në gjak nga mushkëritë në çdo qelizë të trupit. Drithërat e fortifikuara, mishi, frutat e thata dhe perimet jeshile të errëta janë burime të mira të hekurit.

Kripa: Personat me FC humbin mjaft kripë me djersitje, sidomos gjatë motit të nxehtë dhe kur bëjnë ushtrime. Një mënyrë e mirë për ta zëvendësuar kripën, është shtimi i kripës në ushqime dhe ngrënia e mezeve  të kriposura. Një dietolog i FC (i trajnuar special për ushqime dhe ekspert i nutricioneve) mund të rekomandojë pije sportive pas ushtrimeve apo klasave të fitnesit, veçanërisht gjatë motit të nxehtë.

Zinku: Zinku është i rëndësishëm për rritje, shërim dhe luftim të infeksioneve. Burime të mira përfshijnë mishrat, mushkëritë, vezët dhe ushqimet e detit.

Kalciumi: Personat me FC janë veçanërisht në rrezik për osteoporozën, një gjendje ku eshtrat bëhen të dobët. Produktet e qumështit janë burime të mira të kalciumit dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë, si qumështi i plotë, janë burime të mira të yndyrës dhe kalorive. Shumë lëngje frutash tani përmbajnë edhe kalcium.

Çdo person me FC ka nevoja të ndryshme ushqyese, në përgjithësi.  Adoleshentët me FC mund të kenë nevojë për më shumë kalori në ditë sesa të tjerët në grupmoshën e tyre - kjo është rreth 2,900 deri 4,500 kalori në ditë, në varësi të individit. Adoleshentët me FC dhe prindërit e tyre mund të punojnë me një dietolog për FC për të përmbushur më së miri nevojat e tyre, bazuar në rritjen dhe shtimin e peshës, aktivitetin fizik dhe shëndetin e përgjithshëm.

Disa persona me FC mund të kenë dobi nga të mbajturit e regjistrit të kalorive. Të tjerë e shohin se numërimi i kalorive është stresues dhe më tepër përqendrohet në ngrënien e shpeshtë dhe në shtimin e nxitësve të kalorive (si gjalpë, krem, etj).

Pra, si munden njerëzit me FC të shtojnë kalori në ushqim? Në përgjithësi, ata duhet të shmangin të gjitha ushqimet dietale, nëse hahet në shtëpi, ose jashtë. Përveç që duhet të hahet ushqim me kalori, personat  me FC duhet të mbajnë me vete disa ushqime me energji të lartë (provoni përzierje arroresh, arra, pako të krekerëve me djathë ose krekerë me gjalpë kikirikësh dhe perime si karota ose selino me kontejnerë të vegjël të salcës, që nuk kanë nevojë të jenë në frigorifer.

Personat me FC mund të kenë nevojë të hanë më rregullisht sesa disa nga miqtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë ndryshe. Disa adoleshentë me FC duhet të marrin shtesa të veçanta te vitaminave, veçanërisht  vitaminat e tretura në yndyrë (vitamina A, D, E dhe K). Këto vitamina janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe ata kanë nevojë për yndyrë të absorbuar. Për shkak se shumica e adoleshentëve me FC kanë probleme në tretjen e yndyrës, ata shpesh kanë nivele të ulëta të këtyre vitaminave dhe mund t`iu përshkruhen përdorime shtesë të këtyre vitaminave.

Rreth 85% deri në 90% e pacientëve me FC kanë insuficiencë pankreatike. Kjo do të thotë se trupi nuk i kalon kimikatet e caktuara, të quajtura enzima, nga pankreasi në zorrët siç duhet. Këto enzime janë të nevojshme për tretjen e yndyrës, niseshtes dhe proteinave.

Njerëzit me pamjaftueshmëri pankreatike mund të kenë probleme me rritjen dhe shtimin e peshës dhe mund te kenë gjithashtu lëvizje të shpeshta dhe me erëra të këqija të zorrëve. Personat  me pamjaftueshmëri të pankreasit duhet të marrin enzimat e përshkruara me ushqim, për të ndihmuar tretjen e ushqimit në mënyrë të duhur. Për këtë arsye duhet marr ushqimin e nevojshëm për rritje dhe zhvillim.

Një mjek i FC duhet të bashkëpunojë me një dietolog/nutricist për të përshkruar enzimat në bazë të peshës, rritjes dhe ushqyeshmërisë së këtyre personave.

Mund të jetë e vështirë për adoleshentët me CF për të ngrënë sa duhet në një ditë për të përmbushur nevojat e tyre, veçanërisht kur nuk ndihen mirë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se dëshirojnë të jenë në gjendje të hanë çfarë të duan, shumë persona me FC e kanë të vështirë ta bëjnë këtë.

Nëse jeni me FC, nga të ngrënit mirë dhe në mënyrë të drejtë si dhe marrja e enzimeve dhe shtojcave tuaja, ju do të përfitoni n të ardhmen. Dhe nëse keni një shok me FC, patjetër duhet të jeni përkrahës i tij.

Përveç dietës së duhur, stërvitja mund të ndihmojë që njerëzit me FC të kenë energji dhe ngritje mentale që mund të kenë nevojë. Duhet biseduar me mjekun tuaj për llojin e duhur të stërvitjes për ju dhe duhet të keni kujdes se si ndiheni gjatë ushtrimit. Pushoni ose ndaloni nëse jeni të lodhur.

Ashtu si të gjithë të tjerët, adoleshentët me FC duhet të kujdesen për trupin e tyre në mënyrë që të rriten të shëndetshëm, të fortë dhe përplot me energji.

Mbani mend: Asnjëherë mos i jepni fëmijës tuaj ushqim, përveç pemë, lëng pemësh dhe ujë, pa i marre enzimat.

Nëse harroni t`i jepni enzimat me ushqim, i njëjti nuk do të tretet dhe nuk do të përdoret në  organizmin e fëmijës.

………………………………….

(fb:dietologe/nutricviste - ajshe leka)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora