E premte, 13.12.2024, 12:19 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Ajshe Leka: Gabimet në të ushqyer fillojnë nga fëmijëria

E diele, 08.10.2017, 11:15 AM


Nutricion dhe dietologji

Gabimet në të ushqyer fillojnë nga fëmijëria

Prindërit dhe edukatorët duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të shmangin ushqimet e shpejta (fast-food), të mos e teprojnë me konsumin e disa ushqimeve, si sallam, çokollata, patatina, karamele apo ëmbëlsira të tjera të paketuara, të mos përdorin pije me gaz, të pasura me sheqer dhe shpesh edhe kafeinë, sikurse nuk duhet t`i anashkalojnë as vaktet.

NGA AJSHE LEKA

Rritja, zhvillimi, ruajtja e aftësisë për riprodhim dhe përgjithësisht ruajtja e shëndetit, varen nga shumë faktorë, ndër të cilët është edhe ushqimi, që luan një nga rolet më të rëndësishme. Lloji dhe sasia e materieve ushqimore, të cilat futen në organizëm, varen nga mosha, gjinia, gjendja shëndetësore e të tjera. Zakonet ushqyese fitohen në fëmijëri.

Zakonet ushqyese të fituara në fëmijëri, zakonisht mbeten edhe në moshë të rritur, prandaj është e rëndësishme që fëmijëve t`iu mësohet që në moshë të hershme se si mund të zgjedhin më të mirën nga ushqimet.

Prindërit dhe edukatorët duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të shmangin gabimet më të shpeshta në ushqyerje, për këtë moshë dhe të mësohen të hanë në mënyrë korrekte (të përtypen mirë dhe t`i japin procesit të ngrënies të gjithë kohën që nevojitet), të jenë fizikisht sa më aktivë përgjatë gjithë ditës (duke ecur dhe aplikuar lojëra në natyrë).

Si nutriciente dhe dietologe, nga kontaktet me mësuese, kam kuptuar se fëmijët nuk janë të informuar lidhur me të ushqyerit e shëndetshëm. Fëmijët bëjnë gabime lidhur me ushqyerjen, sepse shmangin fare ose konsumojnë shumë pak ushqim në mëngjes, shmangin ushqimin midis vakteve (paradite dhe pasdite), shmangin ose konsumojnë fare pak fruta dhe perime gjatë dy vakteve kryesore të drekës dhe darkës.

Po ashtu, ata e teprojnë me konsumin e disa ushqimeve, si sallam, çokollata, patatina, karamele

apo ëmbëlsira të tjera të paketuara (me probleme edhe për sa i përket kariesit dentar), sikurse përdorin edhe pije me gaz, të pasura me sheqer dhe shpesh edhe kafeinë. Në dietën e tyre, një vend të konsiderueshëm zë ushqimi i shpejtë (fast food), i pasur me shumë kalori, yndyra, kripë dhe sheqer, por shumë i varfër në fibra dhe vitamina.

Rekomandojmë që prindërit dhe edukatorët të kujdesen që fëmijët e tyre të shmangin gabimet më të shpeshta në ushqyerje, gjatë kësaj moshe, që ata të mësohen të hanë në mënyrë

korrekte (të përtypen mirë dhe t`i japin procesit të ngrënies të gjithë kohën që meriton), të

jenë fizikisht më aktivë gjatë gjithë ditës, duke ecur dhe aplikuar lojëra në natyrë.

Njëherësh, është e rëndësishme që prindërit t`i mësojnë fëmijët që të konsumojnë mëngjesin rregullisht, të ndajnë ushqimin në harkun e gjithë ditës dhe të zgjedhin sa më shpesh fruta dhe perime. Kurrsesi nuk duhet ta teprojnë me ushqimet e ëmbla dhe pijet e gazuara dhe sidomos të mos shmangin përdorimin e shpeshtë të ushqime të shpejta, siç janë fast-food-et.

Fëmijët duhet të kryejnë të paktën një orë në ditë aktivitete fizik, si për shembull, ecje, shëtitje, lojëra në ajër të pastër dhe të tjera. Vaktet e rregullta dhe ushqimet e shëndetshme duhet të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por pa marrje të tepërta të energjive në dietë.

Tek fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tre vakte në ditë. Prandaj, është e nevojshme që atyre t`iu shtohen edhe dy mini vakte të tjera, mes vakteve

kryesore, me qëllim të plotësimit të nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhe

nutriente, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen e

oreksit për vaktin e plotë.

(Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji)



(Vota: 79 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora