E shtune, 12.10.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Përshpejtimi i kalimeve

E merkure, 24.05.2017, 05:55 PM


Përshpejtimi i kalimeve në  Sukubinë - Muriqan,  imperativ i kohës

Nga Gjekë Gjonaj

Sezoni veror  po vjen. Bashkë me të edhe  fluksi i madh  i automjeteve në të gjitha pikë-kalimet në Mal të  Zi. Referuar përvojës së viteve të shkuara më problematike  pritet të jetë situata në pikën e  kalimit në Muriqan, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e kësaj pike të  përbashkët në vtin 2009, e para e këtj lloji në Ballkan,  e financuar nga Bashkimi Evropian,   u cilësua nga  kryeminsitri malazez Millo Gjukanoviq dhe kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha si një  ngritje e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes  dy vendeve fqinje në rrugën e tyre të përbashkët drejt BEsë. „Ky është një atribut i vullnetit tonë të mirë për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe të perspektivës sonë euroatlantike. Duke arritur standardet, ndër të tjera edhe në menaxhimin e pikave kufitare, ne do të përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave me vendet evropiane“, është shprehur asohere kreu i qeverisë malazeze. Ndërsa homologu i tij shqiptar Sali Berisha   ndau mendimin se  "Shqipëria i konsideron si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët veriorë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, dhe shtoi  se  ndërtimi i kësaj pike të përbashkët do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve".

Nuk ka dilemë se kjo pikë e përbashkët doganore  ka shënuar  një periudhë të re në marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke u reflektuar si një shembull i mirë dhe pozitiv për rajonin dhe më gjerë. Ajo  ka ndihmuar  dhe vazhdon të ndihmojë  në zhvillimin dhe  bashkëpunimn reciprok  në shumë fusha mes  Malit të Zi dhe Shqipërisë.  Njëherësh    e ka shkurtuar   distancën midis dy qyteteve të lashta Shkodrës dhe Ulqinit  në 38 kilometra , ka hapur lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit,me bregdetin e Malit të Zi dhe me shtetin e Kroacissë,  dhe ka lehtësuar  procedurat e kalimit të  qytetarëve të të dy vendeve.  Shtetasit malazezë dhe shqiptarë tashmë mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime  në vend të pasaportave dhe në hyrje-dalje   nuk kanë nevojë që dokumentat e tyre t’i tregojnë dy herë pasi kontrolli bëhet miks nga punonjësit e të dy vendeve.

Këto lehtësime kufitare  nuk janë të mjaftueshme. Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen  edhe më tej, në mënyrë që  të shmangen radhët e gjata të automjeteve   dhe pritjet disa orëshe,  të mundimshme të personave që vendosin të kalojnë përmes këtij vendkalimi , veçmas   gjatë stinës së verës.

Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të  Malit të Zi dhe    Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë,  efikase  e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç’gjë banorëve të fshatrave  kufitare t‘u mundësohet  kalimi i kufirit me kushte të caktuara.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora