Mendime
Afrim Caka: Ferki Shala dhe neveria ndaj kombit
E hene, 22.05.2017, 09:36 PM
FERKI SHALA DHE NEVERIA NDAJ KOMBIT
Nga Afrim Caka
Prandaj po e filloj nga ajo që t’ia kujtoj vetes dhe shqiptarëve në përgjithësi: Shqiptari është bërë sot fatkeq. Ai ka vuajtur gjithmonë nga ky fundamentalizëm islam.
Vuajtja gati sa nuk është bërë natyra jonë e dytë. Ne jetojmë në vuajtje prej shumë se 500 vitesh. Afërsia e vuajtjes mendore nuk na lejon ne ta shikojmë atë; ndryshe ne do të tmerroheshim. Mirpo ndër të tjera, përpara nesh qëndron vula e turpit e qindra viteve.
Evulucioni i vetëdijës të çon drejt zhdukjes së shoqërisë shqiptare. Kjo nuk është e vështirë, por në të njëjtën kohë është një pyetje themelore. Në tokë vetëm shqiptarëve u duhen rregullat. Asnjë kafshë nuk nuk ka nevojë për rregulla. Te shqiptarët e tillë mbizotron gjithmonë e pavetëdijshmja. Ndërpreja e veprimtarisë së trurit dhe mbizotërimi i funksionit të palcës së kurrizit. Ulja e aftësive mendore dhe ndryshimi i plotë i ndjenjave kombëtare. Në këtë rast ne shohim edhe pushtetin e hipnotizuesit mbi të hipnotizuart dhe në qoftë se këtij pushteti i binden mendjet më të larta atëherë nuk kemi pse të çuditemi sa lehtë duhet t’i binden këtij islami politikë jo të zakonshëm.
Ende është shumë e përhapur ideja se institucionet mund të shërbejnë për të ndrequr të metat e shqiptarëve, se progresi i popujve është pasojë e përsosjes së institucioneve dhe përsosjes së qeverisë dhe se ndryshimet shoqërore e fetare bëhen me ndihmen e debateve.
Nga ndryshimi i karakterit dhe i moralit kombëtar kanë rrjedhur drejtëpërdrejt shumica e ngjarjeve antikombëtare. Shkatërrimi i këtij shpirti përbën për atë popull orën e rënies së tij. Ndërhyrja e elementëve të huaj përbën një nga mjetet më të suksesshëm për të arritur bastardimin e një populli.
Derisa e kemi gjuhen, kulturen dhe historinë tonë, pse duhet të falemi në xhamitë tona në gjuhen turko-arabe. Tani ky “shqiprar” mbete një vetëm nga këngët e jo nga emri; në fakt ai është shëndërruar në beduin arab, meqenëse i mungojnë cilësitë e nevojshme kombëtare: nuk ka dhembshuri ndaj atdheut, i mungon edhe vetëdija kombëtare.
Në islamin politik, për shembull, te muslimanët, meshkujtë janë të detyruar ta mbulojnë fytyrën e tyre me qime të gjata dhe të pakrehura, kjo është menyra më e tmerrëshme e shpërlarjes së truve, të cilën e zotëron në menyrë të përkryer islami politik. Kjo ka krijuar trishtim, frikë dhe një errësirë të thellë tek mendja e Ferki F. Shalës. Etja për radikalizëm tregon thjesht se në brendësinë tënde është krijuar një humnerë dhe kërkonë ta mbushësh me gjithçka, nuk ka rëndësi se me çfarë, besa edhe mute! Kjo gjë ka krijuar një atmosferë skizofrenie në të gjithë besimtarët.
Islami politik i ka ndarë shqiptarët në menyrë të paevitueshme, krijojnë një dualizëm në mendjen e shqiptarit; kjo është mënyra e tyre për t’i shfrytëzuar. Nëse je fragmentuar o Ferki Shala i Mitrovicës, domethënë i hallakatur, e gjithë forca jote e denjiteti ytë të kanë humbur. Nëse je i mbrojtur ashtu siç ke lerë – natyral shqiptar, jashtë ndikimit të të ashtuquajturve të një lideri religjiozë, do të jesh i lirë, i pavarur, i tërësishëm; nuk mund të katandisesh në islamin politik. Dhe e gjithë islami politikë i vjetëruar, nuk bëjnë gjë veçse do të të degradojnë në çoban dhishë e delesh. Ti lufton kundër kombit tëndë, kundër vetes tënde, do të jesh gjithmonë një i shqiptar i humbur dhe antikombëtar. E dyta, te ti në brendësi do të ngre krye një ndjenjë faji:
“Ti Ferko i Shalës do të mendosh se nuk je i denjë të quhesh më shqiptar i vërtetë, një beduin shkretire. Kjo është që duan nga ti udhëheqësit e islamit politikë!”.
Nuk mund të mbahesh në këmbët tua, sepse ti e di që ke ndërruar kombë e atëdhe. Të gjitha pjesët e trupit tënd funksionojnë si një orkestër. Mjerisht, te ti kanë ngulur rrënjë mijëra e viteve të kushtëzimit, me këtë rast do të vërehet tek ti një çlirim i jashtëzakonshëm i energjive negative duke i shërbyer kështu, vdekjes, hipokrizisë dhe shkatërrimit?
Ja pse që tani po bëhet gjithnjë e më qartë: çdo ditë kjo çoroditje e tyre demaskohet, i del boja, ja pse islami politikë është kundër çdo lloj përparimi. Shqiptarët t’i dënojnë Ferkët e Shalës, por askush nga ne nuk e vret mendjen për psikologjinë e këtij fenomeni, për atë se si shfaqen islamistët politikë dhe kush i krijon ata. Ne, pushtetarët e hoxhallarët, i krijojmë vetë ata dhe i krijojnë me shpresën se ata do të krijojnë shtetinë islam. Po ne nuk e kuptojmë se bashku me përgjegjësinë ikën edhe liria jonë, personaliteti i çdo shqiptari, liria e të menduarit dhe liria e fjalës, çdo gjë ikën kur ia lëmë përgjegjësinë në duartë e huaja.