E premte, 25.07.2025, 02:35 PM (GMT+1)

Kerko: a

Suzana Kuqi: Patenta

E diele, 31.08.2008, 03:51 PM


Suzana Kuqi
Suzana Kuqi
Suzana Kuqi

Patenta

Patenta. Këtu jashtë shtetit është më e vlefshme se sa diploma.Lëre ç'them dhe unë, diploma. Ajo nuk më hyri në punë fare. Unë përvete ndoqa një vit kursin për Të marrë patentën. Teorinë e thava ,asnjë gabim në quiz .Me  kurajo hyra në provimin e guidës e pasi urrëzova dy herë e lashë.Nuk jam e zonja as t'i jap biçikletës epretendoj… Aq sa me zell e qejf e mora në fillim aq u demoralizova përparatë që pagova kot e kohën që humba në të. Fundja, thashë nuk kavdekur njeri se nuk ka patentë, shyqyr që e ka burri.U munduan tëgjithë të më kthenin mëndjen , por s'qe gjë ajo punë. Arritën deriatje sa një kushëri më tha : Nuk të vjen inat që nusja ime e mori dheti jo ? Jo po kujtoi se mua do të më hipte inati, e haja atë tek unë…Ubëra pishman që hoqa dorë por … sa vjen e kalon koha më është mbushurmendja se kam bërë mirë.Ndryshe dhe pazarin , që është i detyruar tabëjë burri ,dhe është i vetmi kontribut që jep në punët e shtëpisë, dotë më duhej ta bëja unë. Ndërsa me fëmijët ndryshon puna, unëkëmbëngul që ata duhet medoemos ta marrin patentën. Me të mbushurvajza tetëmbëdhjetë vjeç e rregjistrova në kurs, sigurisht jo në tënjëjtën shkollë guide ku isha unë ,pasi ajo më ka lënë një mbresë aqte keqe sa kur shoh rastësisht instruktorin rrugës më hipin nervat emë  shkon ters tërë dita.Pale po më thoshte se unë dukesha sikur nukkisha hipur në makinë , por në një anije kozmike , aq e stresuar dhe efrikësuar isha në timon.Lëre fare se edhe burri i dashur më tha sekish të drejtë intruktori, por unë bëra sikur nuk e dëgjova, dhe atëkisha mangut unë, të bëja sherr me burrin. Dhe vajza e filloi kursin .Teorinë e mori kollaj, është inteligjente vajza ime. Problem kishpraktikën , si unë. Nuk thonë kot , bëmë mama të të ngjaj. U rrëzuaherën e parë në provimin e guidës e u kthye e ndrojtur në shtëpi sekish frikë se mos i bërtisja. Po ku kisha gojë unë t'i bërtisja eqortoja? Shkoi herën e dytë. Në fakt e pashë që kish veshur fund tëshkurtër por nuk i thashë gjë që të mos i prishja gjakun paraprovimit. U kthye me buzë të varura . Meqë nuk kisha se ç'ti thoja përprovimin e nga ana tjetër diku duhej ta zbrazja inatin i them:
- C'e ke atë fund deri në majë të …
- Më këshilloi instruktori të vishesha kështu.
- Ashtu?! – mua më hipi gjaku në kokë .-Idiote ! E se të tha instruktori…
- Kujtoi se  inspektori i qarkullimit rrugor do të ishte mashkull.
- E nuk ishte ?
- Jo, qëlloi një shtrigë e vjetër , gjysëm germane e shëmtuar.- ma ktheu ajo me inat e doli nga dhoma.U rrëzua dhe herën tjetër , i kish qëlluar inspektori mashkull por ajo ishte me xhinse të gjata. Ama herën e katërt e mori patentën dhe ne e festuam edhe se kishim paguar një hale me pare për të…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx