Mendime
Dedë Preqi: Humbja e rolit si Shtet
E shtune, 01.04.2017, 09:11 AM
KOSOVA
E HUMB RROLIN E SAJ SI SHTET, NËSE TOLERON ZGJEDHJET E HUAJA NË VENDIN E VET
Nga Dedë Preqi
Kosova e lë përshtypjen se në disa politika të brendshme, nuk është në gjendje të nxjerr vendime dhe për disa gjëra shumë të thjeshta në uniformizmin e tyre si të mvetësishme, apo të luaj rrolin e saj si shtet i pavarur, duke dhënë mëdyshje ndaj skemave të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësitë e shteti ligjor dhe kushtetues të Kosovës.
Gjithashtu, duke u nisur nga pjesa më e rrafshët e të vërtetës së prezentimit, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga 112 shtete të botës, duhet ta tregojë rrolin dhe fuqinë e saj në funksion të shtetit dhe Kushtetutës së saj, që të shpreh gadishmërinë e vet, duke mos heqë dorë nga lënda e vet origjinale dhe si fatlume për të marrë vendime serioze në favor të shtetit të vet.
Apo, Kosova e ka pasë fatin e saj të mirë , apo të keq në gjirin e Ballkanit perëndimor, në të cilën do të përballojë laramaninë e rrymave dhe ernave të ndryshme politike e strategjike, për të mbetë në ekzistencën e vet, por nga do që të nisemi, është fat i madh që Kosova të radhitet sot në mes shtetëve të lira demokratike të botës, e cila në rrugën e saj të mundimshme në integrimet europiane, ka mbështetje të veqantë nga SHBA-të, dhe aleatët e saj.
Atëherë, lëvizjet e politikës kosovare nuk do të ngathtësohen, por do të përputhën me vertetësinë reale të politikës së brendshme dhe reflektimit të saj nga jashta, si çështje që përcaktojnë rrolin e një shteti demokratik dhe sovran, njëherazi, duke shfrytëzuar të drejtën e saj sipas Kushtetutës dhe ligjëve që përcakton ky legjislativ i vendit, pa i cënuar të drejtat e asnjërit minoritet në vend dhe as ato fqinjësore.
Megjithatë, në gjitha rrjedhat e rëndësishme të politikës dhe strategjive të shtetit të Kosovës, si nga politika e jashtme, poashtu edhe e brendshme, është prezente përzierja e dhelpërisë politike e shtetit të Serbisë, e cila ditë përditë e më shumë po i nxitë dhe po i frynë tensionet politike në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e mos përjashtuar edhe destabilizimin e rajonit.
Politika e Serbisë, as sot nuk na jep një signal të dukshëm, se periudha e kohës mesjetare e tyre ka kaluar, e cila mund ti ndanë nga hapi i fundit i luftrave dhe gjenocidit që shkakëtuan ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë ( por jo edhe të shpëtojnë aq lehtë nga dënimet e drejtësisë), apo të dallohen me përpjekjet e tyre për të gjetë një modul tjetër, që udhëheqët me një formulë ndryshe, që i përketë kohës bashkëkohore, në shërbim të paqës njerëzore dhe stabilitetit mbarë qytetarë.
Ndër të tjera si komponentë e këtyre rrethanave duhet të përmendim zgjedhjet presedenciale në Serbi, që do të mbahën në muajin prill të këtij viti, të cilat predentohet që këto zgjedhje të mbahën edhe në Kosovë. Këtu kemi të bëjmë, jo vetëm me zgjedhjet presedenciale të Serbisë, por me kurthën e saj, e cila përmes këtyre formave, do të ndikonte drejtë-përsëdrejti në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, duke ia matë impulset e saj shtetërore dhe në anën tjetër, duke e konsideruar Kosovën si krahinë të vetën.
Ky fakt, vetëvetiu na jep me kuptue se Serbia përmes këtyre politikave që i gatuan në Beograd, Kosovën e vënë para sprovave të rënda dhe përpara një situate jo normale, e cila nëse i lejon të realizohen planet e tilla në Kosovë, kjo çështje mund të merr kahe tjetër, përveq shkeljes së Kushtetutës së vendit, del edhe jashta asaj sakrifice që ka bërë Kosova dhe populli i saj deri sot.
Qëllimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës janë të njohura, por qëllimet e shtetit të Kosovës duhet të jenë të qarta dhe kompakte ndajë predentimëve dhe shantazheve të mundshme, që paraqet dhe disponon fqinji i saj Serbia, me politikat e dukshme dhe ato të padukshme, që ka në agjendat e veta për Kosovën dhe shtetin e saj, së cilës po i kontribuon edhe putinizmi i Rusisë.
Kosova dhe shteti i saj ka nevojë dhe duhet hapur dyert për miqë dhe aleatët e saj perëndimor, që kanë treguar edhe më herët qëndrimet e tyre dhe e kanë mbështetur Kosovën në situata të rënda, poashtu edhe sot të pranojmë këshillat e tyre, por në anën tjetër shteti i Kosovës, duhet të ruaj interesat e veta shtetërore dhe ti shfrytëzojë kopetencat e veta që ka në bazë të Kushtetutës së vet, si një shtet sovran dhe i pavarur dhe në marrjen vendimëve që i takojnë.
Edhe nëse OSB-ja, e merr përsipër procesin e grumbullimit të votave në Kosovë, sikur edhe më herët, në kontekstin e zgjedhjeve presedenciale në Sërbi, këtë herë dhe asnjëherë tjetër Kosova nuk duhet lejuar një gjë të tillë, sepse si shtet po e humb rrolin dhe përspektiven e vet, poashtu po e dhunon Kushtetutën e vendit të vet, sipas së cilës, duke iu referuar ligjeve të saja kushtetuese, asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të organizoj zgjedhje brenda teritorit të Kosovës.