E premte, 02.05.2025, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Karremi i Ushtrisë për zgjedhje

E hene, 27.03.2017, 07:43 PM


Karremi i Ushtrisë për zgjedhje

Shkruan Faton MEHMETI

Derisa në njerën anë flitet për insistimin e Hashimit për formimin e ushtrinë , ata që më së shumti e kundershtojnë një gjë të tillë po rikthehen ne Kuvend. Deputetët e Listës kthehen në Kuvend pas një bojkoti gati gjashtë mujor që u kanë bërë institucioneve të Kosovës Në mbledhje e kryesisë së kuvendit të hënën ,përveç anëtarëve të Kryesisë që vijnë nga partitë shqiptare dhe minoriteteve tjera moren pjesë edhe deputetët e Listës Serbe, Këta po kthehen sipas shefit te deputetëve të kësaj Liste Sllavko Simiq, “ në mënyrë që ta pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës” . Pikërisht kthimi i Listës Serbe nënkupton që kjo legjistraturë e kuvendit nuk do e votoj ushtrinë,  pasi kthimi i tyre në institucione ka ardhur pas garancive që Thaçi iu ka dhënë ndërkombëtarëve se ajo ( formimi i ushtrisë ) nuk do procedohet në kuvend. Nuk është çudi se kthimi i Listës serbe po ndodh një ditë pas mbajtjes së konventës së VIII të PDK-së, në deklaratën e nxjerr pas mbajtës së Konventës partia më e madhe aktualisht në vend shprehet e gatshme për zgjedhje kurdo. Në deklartën e saj me 28 pika, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike edhe deklaratën politike të votuar në konventën e Partisë, ku ndër të tjera thuhet se ky subjekt është i gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik.

Të gjitha këto zhvillime janë të orkesturaua nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.  Duke e parë që u “ dogjën ” me demarkacionin me Malin e Zi, ndryshuan strategjinë e veprimit. Nxorrën formimin e ushtrisë  një çështje mjaft të ndjeshme dhe të dashur nga popullli i Kosovës, për t’i perdorur nxjenjat e tyre që vetë të dalin nga kriza ku e futën vendin. Duke ditur që formimi i ushtrisë nuk behet pa përkrahjen e Listës Serbe,  po përdoret si atu për të nxjerr Hashimin nga izolimi, për të marrur primatin  si faktor kryesor në vend dhe në anën tjetër duke dërguar vendin në zgjedhje.  PDK nuk është e interesuar me të vazhdoi koalicionin me LDK-në të cilën e ka “ mjelur ” aq sa kishte nevojë, dhe për mos të shkuar ne zgjedhje me mëkatin e demarkacionit përdori ushtrinë që rivalit të saj aktualisht partnerit të koalcionit LDK-së t’ia lë fajin “ për mos dëshirën që të formohet ushtria ” . Kjo edhe po funskionon mjaft mirë,  dhe ideja e Hashimit po merr pamjen e saj të dukshëm që edhe të shkohet në zgjedhje edhe të dali e larë,  në këtë mënyrë PDK edhe godet rivalet e saj, edhe përfiton poena politik kurse në anën tjeter është LDK ajo që në te kater anët është e goditur. LDK ka bërë vetëvrasje poltike nga momenti që zgjodhi Isa Mustafën si kryetar të saj dhe më vonë e bëri  kryeminstër nga  koalcioni me PDK-në.  Rezultatet e kësaj qeverie të dështuar do i faturohen me të drejtë LDK-së e cila  pritet të ketë rënie drastike në zgjedhjet të cilat po perflitën të mbahën në fillim të qershorit.  Hashimi dhe PDK u treguan dinake, dhe fal dinakërisë së tyre kanë arritur deri tani të mbijetojnë në politikë, dhe sigurisht kjo do të vazhdoi deri në formimin e Gjykatës Speciale, e cila gjithësesi do e gjej PDK-në në pushtet.  Por, Kosova do te ishte me fat sikur veç PDK të ishte e keqja e saj, fatkeqësisht në Kosovë nuk janë problem zgjedhjet por kë të zgjedhësh, pasi asnjëra parti qoftë në pozitë apo opozitën e sotme nuk garanton një të ardhme  më të mirë për qytetarin e rraskapitur të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx