Mendime
Serxho Mazreku: Keqpërodrimi institucional
E merkure, 15.03.2017, 07:38 PM
Ky rreth ankthioz i keqpërodrimit institucional
Nga Av. Serxho Mazreku
Çështjet e kthimit të pronës tek pronarët legjitimë, nuk janë të vetmet çështje të ndërlikuara në lidhje me pronat në këtë vend, ku problemi i pronësisë me defekte në Shqipëri shpesh imagjinohet si ai i konfliktit mes pronarëve të para kohës së komunizmit dhe ndërtuesve pa leje apo fshatarëve që morën tokë nga ligji 7501.
Por një raport i Institutit për Liri dhe Demokraci, i ekonomistit peruan Herndando De Soto, vëren se në vendin tonë ka ndoshta edhe më shumë prona që janë jashtë konfliktit kryesor dhe që mbeten gjithashtu të pashfrytëzuara apo të nënshfrytëzuara për probleme të vogla burokratike, të cilat janë lehtësisht të zgjidhshme nëse ekziston vullneti i nevojshëm politik. Ky raport vë në dukje dhe problemet e hasura sidomos gjatë këtyre katër viteve të fundit në Shqipëri, në lidhje me shpronësimet për interesa publike, të cilat në mjaft raste kanë dhunuar në mënyrë flagrante pronarët realë ose ata në proces legalizmi.
Institucionet e shtetit kanë shkelur haptas ligjin dhe Kushtetutën, duke tentuar të zvogëlojnë vlerën e pronës së qytetarëve të shpronësuar-në rastin më të mirë-dhe në rastin më të keq, duke tentuar t’i nxjerrin këto pronarë fare zbuluar, duke ndërmarrë akte të prishjes së pronave në process legalizimi, në kundërshtrim të hapur me ligjin.
Në punën time të përditshme si avokat kam hasur mjaft praktika abuzive dhe shkelje flagrante, cenime të rënda të së drejtës së pronës tek pronarë të ndryshëm në Shqipëri. Nëse disa nga problemet më të rëndomta jligjore e anë gabimet me titujt e pronësisë, kufizimet e përmasat, kostoja e lartë e prodhimit të dokumenteve të rregullt në raport me vlerën e pronës shtesat pa leje të kryera në prona me leje jo vetëm në 25 vitet e fundit, por edhe gjatë kohës së komunizmit apo kufizimet ligjore në destinacionin e përdorimit të tokës, bouleva më madhor ka boul këto vitet e fundit në skenë dhe është ai I shpronësimeve pa kriter dhe pa dëmshpërblimin ligjor të banesave apo bizneseve, duke I dhënë dorë dhe një qëndrimi selektiv dhe të korruptuar të institucioneve përkatëse. Gjatë këtyre viteve të fundit janë prishur për interesa publike shumë prona e biznese, në vlera të konsiderueshme prej qindra bouleva eurosh, port ë dëmtuarit kanë qenë zotëruesit e këtyre pasurive, që nuk kanë marrë kthimin e plotë sipas ligjit të vlerës reale të pasurisë së tyre.
Mjafton të kujtojmë prishjet tek Rruga e Trenit dhe në qendër të Tiranës për të ndërtuar Unazën e Vogël të Tiranës, ku protestat e pronarëve të shpronësuar kanë qenë të vazhdueshme dhe ende vazhdojnë të enden dyerve të gjykatave me letra në dorë, pa marrë dëmshpërblimin real për pronat e dëmtuara e të shpronësuara për ndërtimin e kësaj unaze. 204 banorët e kësaj zone, i janë nënshtruar prishjeve selektive, ku ish kryetari i bashkisë Basha dhe kryetari aktual Veliaj janë shfaqur në një mendim kundër banorëve, duke i shpronësuar pa zhdëmtimin real të pronës. Ndërkohë që ligji thotë së pari legalizim e më tej shpronësim, janë prishur banesa në process legalizmi, duke dëmtuar rëndë vlerën reale të pronave dhe shpesh duke i përzënë pronarët pa iu kompensuar asnjë lekë. Njëri nga këto banorë, Fran Kamshi është kërcënuar më 7 shtator 2013 për shkak të protestës së tij kundër këtyre prishjeve abuzive, ku përfshihej dhe banesa e tij në proces legalizimi. Po kështu, me 30 gusht 2016, në tentativën për shembjen e shtëpisë së tij, Frani goditet e kërcënohet nga të “fortët” e bashkisë. Disa muaj më vonë, më 5 nëntor, ndodhi përsëri tentativa për shembjen e banesës, për të kulmuar më 29 dhjetor, me përzënie nga shtëpia e tij me dhunë, për të vazhduar dhe më tej me kërcënime të hapura dhe të adresuara saktë ndaj Fran Kamshit dhe familjes së tij.
Çështja e pronave në këtë vend ka njëzet e pesë vjet që vërtitet në një jerm ekzistencial, në një rrumpallë të pafund, ku të humburit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pronarët legjitimë, ndërsa të fituarit ata që kanë ditur ta “lyejnë qerren” e institucioneve të kalbura të këtij vendi, ku e drejta e pronës, kjo e drejtë e shenjtë, që vjen qysh nga prehistoria e botës, është kthyer në një lojë të ndyrë bixhozi.
Shoqëria shqiptare, e cila ka humbur njëzet e pesë vjet kohë në këtë rreth vicioz tranzicioni të trishtë, nuk e ka ende luksin që të presë ndëshkimin e radhës për pronarët nga një kastë hajudutësh të veshur me parzmore institucionale, nuk ka kohë që të vijojë të vërtit qytetarët e thjeshtë të këtij vendi në gjyqe të pafund, për shkak të matufepsjes së institucioneve, që për gjoja interesa publike rrënojnë të drejtën e pronës, dëmshpërblimin ligjor, si një e drejtë kushtetuese fondamentale e njeriut të sotëm.