E premte, 02.05.2025, 06:37 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Patriotizmi i Azem Galicës apo i Zefit?!

E diele, 12.03.2017, 11:40 AM


Patriotizmi i Azem Bejtë-Galices apo i Zefit të Vogel?!

Nga Krist Gjinaj

Lala Kros ,o Lala Kros

Vetë shkru e vetë vulos!

Askush nuk të thotë mos!

(At Gjergj Fishta )

Jemi mësuar që të lexojmë histori të rrejshme, histori që ngrit lartë figurat e pamerituara dhe i benë heroj , ndersa herojtë e vertet jo vetem që i baltos por edhe emrin u´a zhduk.

Êshtë e cuditeshme se zakonishtë, " trimat " nga Drenica , lartesohen aq lartë thuja se askush nuk paska luftuar përpos atyre dhese ata paskan mbajtë qenjen shqiptare të paprekuarë karrshi sundusit serb ose atij turk.

Duke e studjuarë thellë dhe me durim të madhe figuren e Azem Bejtes-Galica, lexojmë dhe kuptojmë se ky nuk i sherbej aq shumë sa shkruhet e folet qeshtjes për të mirë kombit shqiptarë .

Azemi , luftoj sa luftoj dhe më në fund u miqasua me Kosta Peqancin dhe kerkoj që disa fshatra (Galicë, Lubovec, Mikushnicë) të jenë të paprekuara nga serbet e për fshatrat e tjera të Drenices u daltë flaka se nuk mbrohen nga Azemi.

Kjo ndodhi në Janar të vitit 1924 kur u formua "Abria e Vogel" edhepse me heret , ishin shumë fshatra shqiptaret të Drenices që duhet të mbroheshin ( Galicën, Lubovecin, Mikushnicën, Dubofcin, Beqiqin, Krasaliqi, Prekazi, Tërnavcin, Kuqicën dhe Stërmcin e Ulët) por këto fshatra mbeten jashtë kufirit të ashtuquajtures "Abria e vogel " ,Kjo marrveshje mes Azemit i cili me ketë raste e shiti Drenicen dhe fshatrat e Prekazit perrrethë,,nuk do të respektohet nga Pashiqi i cili theu "besen" me Azemin dhe filloj duke e vrarë dhe djegurë të teren me 15 korrik të vitit 1924.

Çonu shokë, se kokmi rrethue,

jemi rrethue more vllazni

s’paskem pas besë me këtë krali

Sa për vete , s’pi kam dert

hiq s’po m’dhimet jeta me dek

hiq s’po m’dhimet, more vllazni

po po m’dhimen robë e fmijë

nuk asht shaka, more, me asqeri

kanë të nxanë nuk e lëshon pa e gri.

Në ketë ditë të 15 korrik të vitit 1924 , kan mbeturë të vrarë dhe të masakruarë 97 veta , nder ta gra edhe femij të vegjel .

Kjo masaker ndoshta nuk do të ndodhte sikur Azemi të mos kishte kërkuar " shtet në shtet " siq shkruante në telegram nga Parisi vetë Pashiqi.Kjo masaker nuk do të kishte ndodhë sikur Azemi të mbahej me trimat e tjerë nga e gjithë Drenica dhe të mos linte askend jashtë kufirit të Abris sepse ky ishte vendi i shqiptarve dhe nuk ishte " shtet në shtet " siq mendonte shoku i mehershem i Azemit , në ketë rast Peqanci dhe Pashiqi.

Në ketë natë rrethimi, në kullen e Azem Bejtes nuk ishin me shumë se 13 luftetarë.Se numri i perkraheseve të Azemit ,kishte ra flet edhe fakti se sa i madhë ishte numri në këtë natë.

Për ketë marrveshje të kesaj Abrie të vogel , janë vrarë dhe egzekutuarë shumë burra nga Drenica të cilet e kan kundershtuarë ketë marrveshje mes Azemit dhe Pashiqit,dhe këta kundershtarë janë quajturë tradhetarë dhe janë egzekutuarë.Ai edhe rrihte njerez të cilet nuk pajtoheshin me ketë marrveshje,

Edhe në Junik ishte krijuar Zona Neutrale të Junikut (1921- 1923) , por kjo zonë nuk kishte asgjë të përbashket sikur zona e Abris e Azem Galices e cila ishte në marrveshje me Vlladen e Kralit..!

Kjo zonë e Junikut u krijua nën presionin e Fuqive të Mëdha, dhe të luftërave të pandërprera në Kosovë.Ky territor i lirë përfshinte këto fshatra: Junik, Mulliq, Batushë, Brovinë, Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare.Në të u vendos pushteti nga ana e popullit vendës, nga shqiptarët dhe gëzonte autonomi të plotë, por si u cek me heret, kjo ishte krijuarë nga presioni i fuqive të medha që i benin atë kohë mbreteris Serbo-Kroate-Sllovene. Si shumica e qetave kaqake, edhe Qeta e Azemit kaloi atje. Por , Azemi duke e pasur edhe në krah Hasan Prishtinen , ai krijonte një luftë vlla-vrasese në ketë kohë perderisa qendroj në ketë anë.Kjo luftë nuk ishte kunder serbve por ishte kunder zogisteve të cilet me armë deshironin të e rrezonin qeverin e Ahmet Zogut, ndersa Noli, nuk perdori armë që të e rrezoj qeverin e Zogut.Edhe ne kohen kur kanosej rrezimi i Nolit pasi qe e mori pushtetitn , Noli nuk ishte për vlla-vrasje,edhe pse më vonë mendon se do të duhej të perdorej forca për mirmbajtjen e pushtetit,por jo me armë, ketë e shkruan edhe ne poezin:

Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar

Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar.

Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.

Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.

(Fan S Noli)

Për bashkpunimin e Azemit me " Vlladen e Kralit " rrallë pak lexojmë ose thuja hiq.Në anen e syrit te qeshtjes kombetare, si do të vlersohet Azemi në ketë rast ?!

Që shet tokat e veta dhe kërkon që vetem disa fshatra që të mos i preken.?

A thua kjo ka të bejë me heroizem dhe qeshtje kombetare?!

Azemi sigurishtë deshironte të jetë princ i këtyre tri fshatrave dhe të ketë një miqesi të madhe me Pashiqin.Ai mendonte se mund të perfitonte dicka nga serbet ashtu si perfitoj edhe Zogu dhe me fund u shpallë edhe mbret i Shqiperisë pa pasur as gjakë as trashegimi mbretrore.Zogu i premtoi Pashiqit se po të ndihmohej për t’u kthyer edhe njëherë në pushtet, jo që nuk do t’u linte vend kaqakëve kosovarë në Shqipëri, por edhe do t’ia lëshonte disa vende Serbisë si Shën Naumin, Vërmoshin etj.

Patriotizmi i Zefit të vogel ?

Rrnosh Kosovë me gur e shkrepa

djem sokola ke lind ne djepa

kur ish fjala o per liri

s´kursyn veten as rob as fmi

e kshtu ishte Zefi i Vogel

bash si lisi që rritet në koder....

Patriotizmi dhe luftrat e Zefit të Vogel janë të mdhaja dhe janë me plot nder.Si prijes i Qetes së Fanve , Zefi i Vogel do të korrte shumë fitore në luftra edhe kunder turkut por edhe kunder shkjaut.Mirpo, figura e Zefit të vogel thuja se nuk permendet askund në histori ashtu si e meriton dhe ashtu si duhet.Si jemi mësuarë cdo here e deri me sot, ne kemi figura të rrejshme në histori dhe i ngrisim lartë, ndersa ato që janë me plotë vlerë i ulim poshtë, Kjo krejt për shkaqe fetare por edhe krahinore.

Për të e njollosurë shumë figuren e Zefit të Vogel,rapsodet e Drenices me një bishtë sharkie dhe qiftelie e në makamin boshnjak , ata me një mashtrim kohorë, njollosen figuren e madhe të Zefit të vogel , duke e ngriturë atë të Azem Galices shumë lartë, që simbas kanges, Azem Galica e paska vra Zefin për shkak të moralit, ngase Zefi e paska marrë gruen muslimane me gjithë të bijen.Keto pollavra të tilla e ngrisin Azemin si nje trim dhe i moralshem cka edhe nuk qendron ashtu ,ngase në fakt , Azemi i ka pas dy gra , njeren me hater e tjetren me zorë.

Se nga Kosova paska shkuar në Shqiperi Azemi për të vrarë faqezit - simbas kenges më poshtë, deshmohet fare kjart se sa genjeshtra dhe urrejtja gjindet këtu.

O, prej Kosove – shkuen n’ Shypni ,

O , për me i zhdukë do faqezi !

O, ‘i konak e bajshin n’ Shkodër ,

Atë natë shkojke ai Zefi i Vogël !

Zefi i Vogël , o, si asllan ,

O, vet i dhetëti , o, n’ atë konak .

O, na u mushë kulla plot shkodranë ,

Kishte krenë edhe bajraktarë ,

Azem Bejta ish kanë pa qef ,

O, ish kanë mlue me qyrk të vet ...

O, Zefi i Vogël, o, majke fjalë –

Ngoni krenë edhe bajraktarë ,

Ju shkodranë e kosovarë ,

Pasha Krishtin , o, be po banë ,

Jam martue , o, qe dy javë ,

O, dy nuse , o, i kam marrë ,

O, t’ katunit , o, t’ venit t’ parë ,

O, muslimankë , o, çikën me nanë !

Ngoni shokë , Zefi po u thet -

O, s’ kish gja , o , ma lezet ,

O, me marrë çikën me nanë t’ vet !

O, zunë po keshin , o, bajraktartë ,

Azem Bejta , o, mirë po i ngon ,

Si ke ratë , na u çojke n’ kamë –

Zoti u vraftë , o, bajraktarë ,

Qysh po keshni , o, me këtë fanë ,

O, erzin tonë për gojë tue marrë ?!

O, Azem Bejta – trim i Drenicës ,

Çka i tha Zefit , o, prej Mirditës –

Po m’ vjen keq prej konakxhisë ,

O , s’të lëshoj gjallë me shkue n’ Mirditë !

O, Azem Bejta , ia dha besën –

Mas këtij veni , o, ku t’ zatetëm ,

Maje mend se çka ke thanë ,

O, me ‘i herë luftën , o, kem me e kallë !

O, nuk na u banë as tridhetë ditë ,

O , n’ Vau t’ Spaçit , o, janë zatetë ,

Zefi i Vogël , o, me shokë t’ vet !

Haj , medet , po bajnë mileti –

Janë zatetë Zefi e Azemi !

Krisi pushka e Azemit –

O, n’ birë t’ veshit , o, ja ngjet Zefit !

Krisi pushka – ushtoj mali ,

O, u vra Zefi , o, vet i katri !

N’ tanë Shypninë na u shkep haberi –

O, sod e vrau Zefin , o, Azemi !

Se Azemi do të e kishte vra Zefin në Spaq e do të kthehej gjallë për në Drenice, kjo është krejt e pamundshme , ngase nga Spaqi nuk do të kishte dal i gjallë.Por realiteti i vrasjes së Zefit është krejt ndryshe.Zefi i vogel u vra në pabesi nga Azemi dhe kjo jo per shkak të moralit por për shkak të asaj se Zefi kerkonte që shqiptaret të lidhen me perendim , në ketë rast me Anglin.

Këtu kishte filluar ngatrresa dhe thuja krejt per shkak të fes ngase Zefi i vogel jo vetem që ishte luftetarë i madhë dhe kishte korr fitore cdo kund , por ai ishte edhe një properendimorë i madhë ashtu si e mesonte kisha dhe kleri katolik.Zefi i vogel është vra kur ka dal nga dera e Rrustë Beqirve të Junikut,dhe është gjujtë pas shpine nga Azemi.

Në mbramje të errt kur ikte drita

Zefit vogel ju nxu prita

në at pritë Azem Galica

Zefi i vogel rruges tuj shkue

diqysh zemra ju ligshtue

edhe trupi krej ju pak

keq naj krisi pushka permas

kam e krye nai doli gjak

e prej kalit keq asht ra

asht mundu atdheun me pa

Shokt e Zefit ju kan afrue,

me flamur e kan mbulue,

kjo rakie e pat trullu

brez pas brezi s´kem me të harru

s´do të harrojmë djal mas djali

Atdhetar si zog shqiptari

fjale e besë që ka lan i pari

si ka lan fjalë e besë

je sternip i Skenderbeut

oo ma kan pre shoket ne bes

".....në konakun e Rrustë Beqirve..Aty kan qenë nê mes tjerash:Zefi i Vogêl,Beqir Efendi Vokshi,Bajram Curri,Binak Alia.Aty ka pasê edhe nga Shqiperia.

Beçir Efendi Vokshi ka propozue me u lidhë me Angline.përendimin,konkretisht me Anglin,Aty janë thye ndermjet vedi dhe ka plasê sherri, ka pasë pasoja:është vra nga Azem Bejta Zefi i Vogël,

Beqir Evendi Vokshin në’Erenik duke u kêthy,i kan dal përpara dhe e kanë vra bashkë me trup roje.

Kêsisojt fatkeqesisht hyri vllavrasja dhe më pastaj kush ka ka mujt me depërtue.Tahir Elshani u kthye por edhe filloi të shkatrrohët qerdhja e kaqakëve.Bajram Curri mësyeni Dragobin.Azem Bejta u këthye në Drenicë.Tahir Elshanin e akuzuen se gjoja i kishte vra dy oficer gjate rrethimit qe u kishin berë shkijet dhe e burgosën në kullat e Sheremetit nê Pejë." (Ilaz Bicaj ”Një përpjekje e deshtuar”,faqe 39-47.,kapitulli i III)

Por, vrasja e Zefit nuk do të mbetet me kaq.Vëllai i Zefit të Vogël , Tuna i vogel mori gjak. Se kërkohej koka e Zefit të Vogel nga shovenistet serb kjo ishte e diturë anembanë trojeve shqiptare ,dhese vrasja e Zefit të Vogël është pritur me entuziasëm nga shovinistët serbë.Edhepse Zefi i vogel ishte një luftetarë i madhë dhe më i zoti se Azemi, vrasja e Zefit të Vogel mundet ndoshta edhe të lidhet me kerkesen e shovenisteve serb të cilet do të kenë mundurë të kerkojnë ketë nga Azemi , pasi Azemi tashme bash në ketë muj veq kishte lidhurë marrveshje me serbet, pra ne muajin kur u vra Zefi i Vogel .

Se Zefi i Vogel nuk duronte roberin turke , qysh ne rini ai do të fillon luften kunder pushtusve osman dhe për këtë shkak formohet edhe Qeta e Fanit e cila u formua nga Zefi i Vogel, Pjeter Çeli apo(Çeli i Lukes), Zef Gjidoda dhe Pjeter Gjidoda.

"Sipas të dhënave të gazetës “Vardar” të Shkupit të datës 18 janar 1909 dhe 11 mars 1909, Zef Gjidoda së bashku me Çelin e Lukës gjenden në ballë të njësitit me rreth 400 luftëtarë të besimit katolik qe atdhetari At Engjëll Palaj i kishte përgatitur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit "(Dr.sc.Lush Culaj, Zef Gjidoda Luftëtar i dekadave apo një jetë e tër në shërbim të atdheut -E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 2, Prizren 2005 f.346).

Zefi i vogel nuk ishte thjeshtë një komit malesh por ai ishte udheheqes i qetes së njohurë si Qeta e Fanit të cilet kishin një numer deri në 400 luftetarë dhe që kishte dhanë shumë për lirin kombtare anembanë trojeve shqiptare dhe për Pamvarsin e Shqiperis.

".... me 12 gusht 1912, Qeta e Fandit e Komanduar nga Zefi i Vogël, Pjeter Çeli dhe Zef Gjidoda, të parët e ngritën flamurin kombëtar Shqiptar në Shkup, të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar, përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, pasi morën në kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin."

(Nue Oroshi-Në temen : Pjeter Çeli Luka - komandant i qetës së Fandit dhe luftëtar i denjë për pavarësi kombëtare)

Në krahasim me Zefin e vogel, Azem Bejta nuk ka dhanë një kontribut të madhe ashtu si e shkruan historia, por edhe atë luftë që e ka ba , asaj i humbë vlera ngase në fund ka lidhur marrveshje me serbet cka edhe e ul poshtë personalitetin e tij si një figurë për qeshtjen kombtare.



(Vota: 10 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx