E premte, 02.05.2025, 06:11 PM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: 2 Marsi- përtej limiteve të përkujtimit

E enjte, 09.03.2017, 08:29 PM


2 Marsi- përtej limiteve të përkujtimit

Nga Azgan Haklaj*

2 Marsi 1444, ndonëse një ditë e largët ku flejnë 6 shekuj trazimi për kombin tone, ka gjithmonë frymëmarrje dhe gjallon në kujtesën nacionale. Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) dhe Lidhja e Lezhës i japin 2 Marsit parametrat e një feste te shenjtë e mistike. Aty në Lezhë Skenderbeu mblodhi parinë e ketij vendi per t’u besatuar në emër të lirisë. Kjo besëlidhje ngeli parim e shtyllë e shqiptarëve dhe u perserit nder brezni sa herë që kombit tonë ju kanosen rreziqe. Prej kesaj date u leshuan mesazhe te medha qe u bwnë busulla jonë për t’u orientuar dhe ecur ne terrin e zi ku na zhyten pushtimet shekullore. Edhe sot që perkujtojmë këtë datë na lypset i njëjti vullnet e të njejtit burra dheu që prapë të besatojnë shqiptarët. Te bashkojnë shpirtrisht e shumë shpejt fizikisht trojet Iliro-Dardano-Arbnore te ndare padrejtësisht. Keto troje e ky komb e meritojnë bashkimin e prosperimin. Ky komb e keto troje janë Atdheu i Skenderbeut qe bota dikur e quajti Atlet i Krishtërimit. Eshte Atdheu i Shenjtores Tereza dhe i 38 martirëve të lumnuar! Kjo tokë e bekuar kerkon vetëm pak dritë nga vetë bijtë e saj. Eshtë sot nevoja më e madhe që kemi për iluminim. Na duhet edhe ne një Volter, një Monteskje Nje Xhorxh Ëashington, një Garibald, një Moisi dhe jo sllogane shterpë për Rilindje. Por 2 Marsi sivjet merr edhe një tjetër konotacion. Me plot gojë mund te themi trishtim. Një trishtim që kalon datat kalendarike dhe individët. Është p?r vetë Kombin Shqiptar trishtim dhe emocion. Presim me 2 Mars vendimin e një gjykate politike në Kolmar të Francës për liderin e luftës e udhëheqësin e paqes në Kosovë z Ramush Haradinaj. Nuk di ti ketë ndodh ndonjë kombi në kohët moderne te ja ndeshkojnë liderin e vet. Ky është paradoks i rëndë që komprementon Evropën e lirë e demokratike që pretendon të rezatajë me vlerat e saj kristiane. U desht ky rast i paprecedend i pengmbajtjes politike te z Haradinaj në Francën e Karlit të Madh ne atdheun e Lirisë-Barazisë -Vllazerisë që bota të shikonte se shqiptarët dinë të bashkohen për vlerat e tyre universale. Ramushi për të katërtin herë në dy dekada i bashkoi shqiptarët. Ne i thame demokratikisht Evropës dhe botës se dimë ti mbrojmë simbolet dhe dinjitetin. I kujtuam dhe njëhere duke trokitur në harresën e qëllimshme se jemi ketu në Atdheun e Dioklecianit,Konstandinit e Justinianit. Jemi ketu ne Atdheun e Aleksandrit te Madh e të Pirros. Jemi ketu në Atdheun e Skenderbeut, Ataturkut e Nanë Terezes dhe kemi mbjellë në kontinent vlerat e para të qytetrimit dhe te trimerisë, vyrtyte te panegociueshme te dinjitetit dhe të lirisë . Ramushi po vjen! Por duket se sfida jonë nuk mbaron ketu. Akoma punojnë kundër nesh laboratorët konspirativë dhe akademitë destruktive të cilat fatkeqsisht i kemi në fqinjësi. Ndaj duhet që prapë zjarri i odës së Besëlidhjes të vazhdojë të rrijë i ndezur se prapë duhet të mblidhemi e të besatohemi. Eshtë kjo datë e ky zjarr që e shtyu Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve të Maqedonisë te ribashkoje partite politike ne një platëformë të përbashkët. E fruti i ribashkimit do të mbijë në ketë fllad politik pranvere. Shqiptarët në trojet e tyre me shumë se kurrë n? histori do të jenë të pushtetshem e dinjitoz. Ata do te flasim zyrtarisht gjuhën e tyre të mohuar e Perendisë do ti luten ne shqip. Se shqip ka folë vetë Zoti. Zjarri i odes se Skenderbeut duhet mbajtur Ndezur se duhet te besatohemi prapë për të mbrojtur Mitrovicën e Isa Boletinit, e per ti thenë kombtarisht jo demarkacionit. Per tu besatuar për Çamërinë e për Preshevën e Ridvan Qazimit ( komandant Leshit), per Ulqinin, Tuzin e Dede Gjo Lulit e Plavë-Gucinë e Ali Pashës, degë te thyera por jo të thara të lisit Kombtar shqiptare.. Ky zjarr i Odës së Beslidhjes së Skenderbeut ka ndezur dhe po ushqen shpresën e besimin e levizjes mbarë popullore ne Shqipëri te besatuar me udheheqesin vizionar z Lulzim Basha per mbjelljen e institucionit të votës së lirë që do të shembë Rajshtagun e kalbur dhe do të lindë Republikën e Re.

2 Marsi po vjen!

Do vijë vetë Kastrioti për të na besatuar e Ringjallur. Po vjen Ramushi te na prijë siç na bashkoi. Prijsat e medhenj janë fryt i preferuar që prodhon ky dhe i bekuar.

*Ish deputet i Partisë Demokratike, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Mjeshtër i Madh



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx