Mendime
Faton Mehmeti: Kronikë e një femre të sukseshme
E diele, 05.03.2017, 10:57 AM
Kronikë
e një femre të sukseshme…
Shkruan: Faton MEHMETI
Pozitat e gruas në shoqëri varet së tepermi edhe nga shpirti i popullit, i cili evolon në vazhdën e zhvillimeve historiko-kulturore, dhe prandaj do doja me shumë t’i referohesha rëndësisë se Rolit të Gruas në shoqerinë shqiptare. Pozita e femres është e vlerësuar dhe tani ka ndryshim pasi ajo shikohet si qenie e fortë. Prezenca dhe pjesmarrja e gruas në shoqerinë shqiptare është rritur ndjeshëm, dhe shikohet qartë levizja e lirë e femres ne ambientet sociale, të punës, politikës, ekonomisë, etj., pra mund të flasim për një barazi të plotë faktike midis burrit dhe gruas në shoqerinë shqiptare. Thyerja e tabuve, zakoneve nga femrat nuk ka qenë dhe nuk është i lehtë, por gjithësesi ka femra shqiptare të cilat kanë treguar se mund dhe dijnë të bëjnë punë edhe më mire se meshkujt. Rast i tillë është Merita Xhemaili. Merita ka lindur dhe jeton në Ferizaj. Rrjedh nga një familja atdhetare dhe kontributdhënëse në arsim, prindërit e saj kanë kontribuar për 37 vjet në arsim .Qysh e vogël është shquar për angazhimet e saja në lëmi të ndryshme, si në fushën e teatrit ashtu edhe të sportit. Në fushën e teatrit ajo ka qenë e angazhuar si nxënese e shkollës së mesëm, ku kanë dhënë shfaqje teatrale në teatrin modern “ PO PO” duke u prezentuar edhe në vendet e ndryshme të botës. Merita ka qenë pjesë e aktiviteteve rinore, por mos të harrojmë edhe punën e saj për tetë vite si mësimdhëse, duke u shquar për organizimin e aktivitetev shkollore. Së fundi është emëruar anëtare e kryesisë se alpinizmit " Lybeteni”.
Gjithashtu Merita ka luajtur edhe volejboll në Ferizaj . Angazhimet e saja janë të njohura edhe në fushën e humanizmit, ku me vet iniciativë ka ndërmarr aksione për t”iu ndihmuar të varfurve. Ndonëse raste jo aq të bëra publike, por modesita e saj ka bërë që këto raste mos të përmenden asnjëherë.
Merita që nga marsi i 2016 është observatore e drogave në MPB duke perfaqësuar Kosovën në tri vende te ndryshme si Mal të Zi, Bosnje dhe Portugali.Merita rolin e femres shqiptare sot e sheh mjaft të fortë duke njohur forcën e tyre për të kontribuar në procese të ndryshme te vendit. Femra paragjykohet , ndërsa për t’i sfiduar këto paragjykime nuk është lehtë, por ajo thekson se duhet forcë dhe kurajo për t’ia dal. Padyshim se Merita është model i një femre te sukseshme, duke na dëshmuar se vetëm me forcë dhe kurajo mund të mposhtën pengesat, jo edhe aq të vogëla në një shoqëri si ajo e jona.