Mendime
Faton Mehmeti: Familja Jashari ka të drejtë
E diele, 12.03.2017, 12:00 PM
Familja
Jashari ka të drejtë
Nga Faton MEHMETI
Si asnjëherë më parë, asnjë pjesëtar i Familjes së Adem Jasharit nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Qeveria me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.Dëshpërimi i familjes Jashari me klasën politike në vend daton qysh moti, dhe si duket tani ka arritur limitet.Faktikisht cdo familje qe nuk ka lidhje direkte apo indirekte me politikën sot në Kosovë nuk është e kenaqur me gjendjen në vend, por protesta me mospjesmarrje nga familja legjendare Jashari trumbeton më fortë. Një familje që dha çdo gjë për atdhe dhe për liri lëshon klithjen e dëshpërimit. Ka kohe që oda e Jasharjve ka qenë e mbyllur për liderët politikë të vendit, disa prej të cilëve rrahin gjoks se ishin shokë me Adem Jasharin. Pakënaqesia me klasën politike në vend, respektivisht me devijimin e rrugës për të cilin familja Jashari sakrifikoi 56 anetarë të familjes ka bërë që kritikat ndaj instutucioneve të vendit të shtohen .Ndërkohë, para dy viteve, më 5 mars, Bekim Jashari kishte quajtur turp të institucioneve pse nuk kishin lejuar të intonohej himni kombëtar në ceremoninë përkujtimore për Familjen Jashari.
E si mos të jetë e dëshpëruar kjo familje, por dhe cdo qytetar i këtij vendi me gjendjen e tanishme në vend. Kjo nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, që klasa politike të bëhën milionera brenda natës e populli të dergjet për një kafshatë bukë. Këta politikanë përveç që janë të dëshperuar janë edhe të dështuar, të paaftë për të bërë dhe drejtuar shtet, kanë rënë gjithnjë nga zhgënjimi që qytetarët e shumtë kanë parë tek klasa politike. Në Kosovën, në të cilën paga mesatare është rreth 270 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër,askush smund te jete krenare me kete vend dhe kete udheheqesi. Familja Jashari lëshon zërin se kështu nuk shkon, për ata që kanë vesh daullet po bijnë.
Këta që u thirrën në emër të familjes Jashari, gjoja se ishin shokët e Ademit, kanë sjellur vendin afër greminës.Këta po abuzojnë me paranë publike dhe e shohim të gjithë dhe nuk ka fuqi askush për të vepruar, sepse edhe Gjyqësori është i ndërlidhur me këtë politikë dhe krim të organizuar. Rrënja e përbashkët e të gjitha partive politike bashkë me sektorët tjerë të korruptuar janë struktura të krimit të organizua .
Shqiptarët e Kosovës janë të dëshpëruar që smund të jetojnë të ndershëm, të kenë jetë të dinjitetshëm dhe mos të kenë harbutë në pushtet, por njerëz me integritet dhe qe nuk e vjedhin vendin e tyre të larë me gjak. E kush më tepër se familja Jashari ka dherdhur gjak për këtë vend ?!