E premte, 02.05.2025, 07:00 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Maqedonia pa shqiptarë

E shtune, 11.03.2017, 02:26 PM


MAQEDONIA  PA SHQIPTARË SIKUR ARA PA FARË!

Nga Dedë Preqi

Politika maqedone e cila po zbatohet në këtë vend kundër shqiptarëve është jo vetëm e dhembshme por edhe e turpshme. Vetëm ta analizojmë gjendjen e fundit, të marrim dhe të vërejmë se, çfarë dëshmon hipokrizia politike e pushtetit dhe shtetit maqedon ndaj kauzës shqiptare në Maqedoni, e cila paraqet një politikë të gjymtuar të një qeverie dhe të një burrështetasi të vendit, e kryetarit Ivanov, duke e shkelur Kushtetutën e vendit, për të mos nënshkruar formimin e qeverisë së re, përshkak se, në këtë qeveri marrin «hyse» edhe shqiptarët.

Nuk mbahet mend dhe nuk shkruan në histori se, Maqedonija pa shqiptarë ka ekzistuar ndonjëherë, prandaj, Maqedonija pa shqiptarë i ngjanë një are që nuk ka farë, e cila do të lavrohet dhe punohet, por kurgjë nuk do të korret, sepse fryti i saj mungon, apo është shterpë, nëse shqiptarët nuk do të përfqësohen si pjesë përbërëse e këtij shteti, duke marrë parasysh përqindjen e madhe që kanë shqiptarët në këtë vend.

Maqedonia si një vend i ndarë nga shpërpërbërja e Jugoslavisë së mëhershme, e cila bënë përpjekje për ta njohur bota si komb, por në anën tjetër, ajo akoma nuk e ka gjetë emrin e saj të vërtetë, sepse vet  fakti tregon se, në praktikën e saj demokratike ka devijuar, duke bërë shumë mëkate, sidomos  ndaj shqipatëve, prandaj e ka vështirë të konsilidohet si shtet i qëndrueshëm dhe demokratik, nëse në përpjekjet e saj mungojnë të drejtat e kombeve dhe minoritetëve tjera.

Pothuaj se në gjitha vendet demokratike të botës, po punohet për liri, për paqë, drejtësi, barazi dhe demokraci ndërmjet popujve, dhe në mënyrë teorike është deklaruar edhe Maqedonia si një vend demokratik, por në praktikë gjthçka është fallse, gjithçka është farsë e një demoracie të rrejshme dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët përveq të tjerave, popullata shqiptare në këtë vend si shumëcë po ballafaqohet akoma për të drejtat e veta më elementare.

Kjo filozofi politike e Maqedonisë, e cila është nisur edhe më herët me gënjeshtra dhe për çështjen e pa zhgjidhur të emrit të saj, e cila do të tregohet edhe sot se është e ndërtuar me mashtrime, duke i konsideruar të tjerët si fajtor, por alternativa e saj e mundshme e ka vetëm një zgjidhje, duke i ndërruar politikat, taktikat dhe doktrinat e saj të marrëzisë ndaj shqiptarëve në këtë vend, si parakusht i faktorit garantues të lirisë dhe barazisë së të gjithëve që jetojnë në këtë vend, por edhe shqiptarëve si populli i dytë shumicë në Maqedoni.

Përndryshe, lojrat e turpshme të krerëve të Maqedonisë në pushtet dhe jashta saj, duke iu referuar edhe cicëronëve ruso-sllav, rreth koncenzuesit të formimit të qeverisë në këtë vend, dhe faktorit të zhgjedhjes së formulës shpëtimtare brenda saj, nuk mund të gjejë zgjidhje adekuate edhe pa pjesëmarrjen e faktorit shqiptarë.

Apo, pala maqedone si duket ndjehët e frikësur, nëse shqiptarët do ta siguronin një supremacion politik në qeveri, duke ditur se kjo është natyrë demokracisë parlamentare, apo kjo është një çështje e natyrës së trungut sllav, e atyre që  besojnë miteve të vjetra dhe ushqehen akoma me farën e egoizmit  dhe urrejtjes së skajshme, të mbjellur nga stërgjyshërit  e tyre shekuj më herët, kundër shqiptarëve.

Dhe një orientim i tillë, jo vetëm në Maqedoni, por në asnjë vend tjetër demokratik, nuk mund të tejkalohen problemet e një vendi, apo të një shoqërie, pa promovimin dhe bashkimin e vlerave të përgjithshme edhe  vlerat e gjithë atyre që i shërbejnë atij vendi, që model të betejës, punës dhe jetës e kanë një shtet të përbashkët.

Prandaj, edhe shqiptarët e Iliridës që jetojnë në Maqedoni, e kanë shtetin e vet, të cilët e përfaqësojnë me një shumicë absolute, duhet edhe ti kontribuojnë këtij vendi, duke mos rënë pre, apo viktimë e politikave shovene maqedone dhe llojeve të tilla, të cilët i përgadisin dhe rekrutojnë në veqanti për shqiptarë, ( duke i fajësuar më në fund se, vetë shqiptarët janë faktor të destabilitetit)  por të bashkuar në shërbim të njëri-tjetrit, kudo dhe më shumë se sot asnjëherë tjetër.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx