E hene, 29.04.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Kolë Gjokaj: Shqiptarët më afër Zotit

E hene, 05.09.2016, 08:59 PM


NËNË TEREZË NË PARAJSË - SHQIPTARËT MË AFËR ZOTIT !

Nga Gjon Kolë Gjokaj - New York

Sot ranë kambanat në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Shënjtotja Shqiptare e të varfërve të Kalkutës dhe mbarë Universit, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u shpallë e Shenjtë, nga Kisha  Katolike.

Papa Françesku, në një ceremoni të mbledhë mbi 100 mijë njerëz në mesin e të cilëve edhe mijëra shqiptarë, në Sheshin e Shën Pjetrit, kanonizojë Nënën Terezë, fituesen e Çmimit Nobel të Paqes,   krijuesen e Urdhrit Misionarët e Bamirësisë, murgeshën shqiptare që çoi jetën në ndihmë të “më të vobektëve dhe më të braktisurëve".

Kongregacioni mbi Çështjet e Shenjtorëve i Vatikanit, i cili mblodhi  prova mbi mrekullitë e Nënë Terezës, me Autoritetin Apostolik, pranoi DY nga shumë mrekullitë e Nënë Terezës, që Shërbëtorja e nderuar e Hyjit, të shpallet- SHENJTË.

Ishte 10 shtatori i vitit 1942, kur Jezusi e thirri Nënë Tetezën “të heqë dorë nga gjithçka e t’i shërbejë në të varfërit më të varfër”. Në vitin 1948, Ajo mori lejën kishtare  për të filluar apostullimin në lagjet e varfëra të Kalkutës. Misionaret e Bamirësisë u lartësuan në rangun e Kongregatës  të së drejtës papnore më 1 shkurt 1965. Karizma e veçantë e Kongregatës është të shuajë etjen e pashueshme të Jezusit për dashuri e për shpirtra, duke u përpjekur për shëlbimin e shenjtërimin e të varfërve më të varfër.                                   Nëna Tereze ishte përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtërorë tu shërbente, hindusëve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, braktisja, aborti, institucioni.., nuk u përkasin religjioneve, por mizorive njerëzore dhe padrejtësive  shoqërore si burim i egoizmit dhe mungesës e dashurisë.                                         Sa e sa herë vet Ne?ne? Tereza, e?shte? shprehur se kontributi i saj ka vlere? sa "nje pike? uji ne? oqean" kjo gjë nuk dëshmonte jo vetëm modestine? e saj, por më shumë thirrjen e saj ndaj njerëzimit për tu zgjuar nga krizat institucionale për  të zgjidhur problemin e varfe?rise? dhe padrejte?site? ndaj njerëzëzimit.

Këto padrejtësi do ti përjetonte thellë në shpirtin e saj Nënë Tereza.  Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:

"Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër ne Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri".

Shqiperia atdheu i saj, tashmë komunist, heshtte për veprimtarinë humaniste universale të saj, dhe mu për këtë shkak Enver Hoxha, nuk i kishte dhënë vizë as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974.

Misioni humanitar i saj mori aq jehonë sa e bëri të fuqishme mbi çdo pushtet, aq sa të jep mundësinë me kuptuar se Nënë Tereza u shpikë nga vet Perëndia për të sfiduar   regjimet,  duke pushtuar njerëzimin me dashuri.

Shqiptarja me trup të vogël, nga një shtet i vogel i quajtur Shqipëri, ishte kthyer në një legjendë të gjallë shenjtorësh. Kur ajo muar Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979, tha:

"Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta...".

Të gjitha fondet e këtij çmimi, Nënë Tereza i derdhi në Misionin e Bamirësisë. Ajo në atë kohë ishte Nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë, dhe mbas vitit 1990 këto misione u shtrinë edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Televizioni më i famshëm botëror CNN, këto ditë të  Shenjtërimit të saj i kishte kushtuar rëndësi të madhe thënies së Nënë Terezës:

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Krishtit”.

Këto fjalë të thëna të Nënë Terezës, këto ditë u përsëritën shumë e shumë herë në kanalet e ndryshme televizve amerikane dhe botërore, duke e bërë Universin të shëndrisë,  por edhe fqinjët tonë sllav të tronditen, sepse ata donin që me çdo kusht ta përvetësonin si bijë të tyre, sepse atyre u mungojnë njerëzit e medhenj, që të mburren para botës ta, por kësaj radhë historiografia e tyre e sajuar, mbeti vetëm një letër e grisurë, e cila perfundoi në shportën e mbeturinave serbe.

Një thënie tjetër e saj Universale, e kishte pushtuar Globin e shumë religjioneve; se nga i vjen fuqia këtij trupi të vogël me kaq shpirtë të madh:

"Ka vetëm  një Zot dhe ai është Zot tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se gjithë secili shihet si i barabartë përpara Zotit. Gjithmonë kam thënë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu te bëhet Hindu më i mirë, një Musliman të bëhet Musliman më i mirë dhe një Katolik të bëhet Katolik më i mirë".

Me Shenjtërimin e Nënës Terezë, Kombi Shqiptarë do të ndihet më krenarë për identitetin e vet para Botës, por edhe para Zotit, sepse   prej andej Bija Jonë, që rrinë në të djathtën e Atit, do të bëhet "Engjulli i Rojës" që do ta udhëzojë dhe do ti jep bekimin popullit të vetë shqiptarë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora