Editorial » Mehmetaj
Mehmetaj: Pse aziatikët flasin në emër të shqiptarëve?
E diele, 03.07.2016, 08:04 PM
Pse aziatikët flasin në emër të shqiptarëve?
Të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Bujanovc e dinë prejardhjen e tyre katolike sipas trungut familjar nga Hasan Hyseni deri të Zef Marku. Të gjithë shqiptarët e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike në gjashtë-shtatë breza. Vetëm joshqiptarët që nuk janë rrënjës, nuk ishin katolik, sepse erdhën me karvanët turke me deve nga fundi i Azisë.
Nga Gani MEHMETAJ
Një grup i aziatikësh shqipfolës, të ardhur me Perandorinë otomane, kohëve të fundit janë bërë gjithnjë e më agresiv, të pafytyrë e iritues, duke u përpjekur të pjellin kombin e ri "kosovarë". Të trimëruar nga forcimi i islamizmit, të cytur nga forcat evropiane që duan ta shuajnë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve për bashkim e integrim, të paguar nga shoqatat e fondeve të dyshimta terroriste e paratë e Beogradit, ata përpiqem të sajojnë një komb të ri, që ta shuajnë shqiptarizmin.
Teorinë antishqiptare të Serbisë për kombin "kosovarë", e nxjerrin në sipërfaqe sa herë shpërthen euforia e ndonjë ngjarje kombëtare, sportive apo kulturore. Kur dhjetë milionë shqiptarët i mbërtheu euforia kombëtares për ngjarjet sportive në Francë, duke i bashkuar shpirtërisht e mendërisht më shumë se kurrë më parë, grupe çakejsh aziatik, serish dolën më propozimet për identitetin e ri, për sajesën e tipit të frankeshtajnit, të qepur keq nga shqiptarët e grupet etnike: serbë, myslimanë, romë, hashkalinjë, egjiptianë e turqit e shpifur. Dhe shqiptarët, kombi shumicë në Kosovë, sipas tyre, do të hiqnin dorë nga identiteti i tyre, do të flisnin një të folme surrogati kosovarishte-sllavishte me pak fjalë turke, rome e bullgare, ashtu sikurse e flasin gjysmë analfabetët e fundërrinave sociale të përziera. Kjo teori është rrahur disa herë pas çlirimit, sidomos është stimuluar nga disa organizata ndërkombëtare, mirëpo shumë nga këta perëndimorë hoqën dorë, kur e panë reagimin racional, por edhe emocionalë të shqiptarëve.
Shqiptarët luftuan e sakrifikuan për të drejtat kombëtare, prandaj nuk duan të flijojnë në liri ndjenjën më sublime- përkatësinë kombëtare për asnjë çmim.
Prandaj, nuk ka shqiptar më rrënjë arbërore që e ka paraqitë deri me tash këtë teori të përçudnuar, nuk ka shqiptar i Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit që e trajton teorinë e shpifur për kombin mushkë a deledash, ashtu sikurse s'ka hoxhë më rrënjë shqiptare që e ka fyer deri me tash kombin e vet. Të gjithë "teorikët" e kombit deledash kosovarë, të gjithë hoxhallarët që i bëjnë propagandë fesë në mënyrë të tërbuar, duke u përpjekur t'i shkombëtarizojnë shqiptarët, të gjithë hoxhallarët që bëjnë thirrje publike për luftë vëllavrasëse janë deri në një aziatik shqipfolës e të shitur të serbi e turku.
Sajuesit e kombit "kosovarë" dhe propaganduesit e islamizmit hanë në një çanak, prandaj janë aq të koordinuar, prandaj bëhen agresivë, kur shqiptarët i mbërthen euforia kombëtare, apo ndjenja e përkatësisë. Ata sajues e bënë argatin e dreqit dikur, kur ishim nën pushtimin e Jugosllavisë, pjesa më e madhe e tyre apo e prindërve të tyre ishin spiuj të UDB-së, ata morën zemër kur erdhi administrata e UNMIK-ut, madje Serbia e Turqia i trimëruan kur bënë demarshe publike të administrata ndërkombëtare, duke denoncuar shqiptarët kinse më euforinë e tyre kombëtare po i nëpërkëmbin serbët e turqit e pa qenë. Ankaraja e Beogradi në të njëjtat valë na denoncuan disa herë në Uashington, Paris, Londër, Berlin e Romë. Të njëjtën luftë kundër shqiptarësisë e bëjnë edhe sot.
Partizanët e kombit të shpifur nuk i pyet askush, nuk janë kurrfarë faktori, janë argatë të mjerë, të tillë ishin edhe në të kaluarën, kryesisht lehin në medie shtetërore e private, ku fatkeqësisht u japin hapësirë, sepse dikush e financon hapësirën mediale të tyre për të krijuar përshtypjen sikur janë shumicë. Synimi i tyre kryesor është shprishja e shqiptarëve, sipas strategjisë ndërkombëtare islamike. Kështu, sipas kësaj strategjie në Kosovë përpiqen të krijojnë kombit monstër "kosovarë" e të pakësojnë shqiptarët, në Maqedoni kanë strategji në bashkëpunim me Turqinë e Serbinë të shkrijnë shqiptarët në turq e myslimanë sllav, në Preshevë, Medvegje e Bujanovc një grusht jeniçerësh shqipfolës çirren si në dëlirë marrëzie për Perandorinë osmane, ndërsa në fakt bëjnë argatin e Serbisë, që ta çorientojnë gjakimin e shqiptarëve për bashkim më Kosovën e për liri kombëtare.
Kur i lexon apo dëgjon marrëzitë e gjysmë analfabetëve se si i qasen teorisë së kombit, rrëqethesh. Ata debatojnë për kombin më të vjetër në Gadishullin Ilirik sikur të flisnin për fise të egra xhunglash, ata nuk duan t'ia dinë se kombet në kuptimin modern janë formuar shumë më herët, ata nuk duan t'ia dinë se kombet artificiale nuk janë të qëndrueshme, do të vdesin më stuhinë e parë, më shprishje të përgjakshme, ashtu si përfundoi kombi myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë, ku u vranë mbi 400 mijë të pafajshëm. Kombi maqedonas, i sajuar nga Tito, është shembull i shëmtuar për "kosovaristët". Kombi i sajuar maqedonas e kërcënon paqen në Gadishullin Ilirik, sepse nuk e gjen vetën, vret e shtyp shqiptarë që të krijojë identitetin e vet, por edhe për të shprishur shqiptarë, duke u bërë presion të deklarohen turq, myslimanë apo sllavë. Nga frika e kërcënimeve nëpër mure "Vdekje shqiptarëve", në Maqedoni, kanë nis të deklarohen kolektivisht turq ose myslimanë. Askush nuk i kërcënon kur bëhen myslimanë e turq.
Kush janë ata që do të heqin dorë nga shqiptarësia, për hatër të gati një për qind grupimesh aziatike shqipfolëse, për një grusht hoxhallarësh jeniçerë, kur ne nuk hoqëm dorë nga shqiptarësia as në kohën e Titos, megjithëse ushtria serbe e malazeze vrau 50 mijë shqiptarë, nuk hoqëm dorë as në kohën e Rankoviqit, kur policia serbe dëboi mbi 250 mijë shqiptarë në Turqi, nuk hoqëm dorë nga shqiptarësia as në kohën e Milosheviqit, kur Serbia vrau mbi 20 mijë banorë. Si do t’i detyrojnë këta islamisto- sllavë t'i konvertojnë shqiptarët në “kosovarë”: me terror, dëbim apo presion shtetësie?
Pse duhet të bëhemi lepuj eksperimentalë për Lindje e Perëndi, në mënyrë që ata të mos i frikësohen bashkimit kombëtar.
Edhe Perëndimi duket më parë e pranon kosovarin islamist, sesa shqiptarin laik, që fe e atdhe e ka shqiptarësinë.