Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A di Zoti shqip?
E premte, 17.04.2015, 07:18 PM
A di Zoti shqip?
Nga Gani MEHMETAJ
Hoxhallarët, Bashkësia Islame e Kosovës, me bashkësitë simotra në Shqipëri, Maqedoni e Kosovën Lindore duan të na bindin se Zoti nuk di shqip. Sipas tyre, Perëndia e kupton vetëm gjuhën arabe, prandaj të gjitha lutjet, ritualët dhe ceremonitë mortore bëhen në gjuhën arabe. Kundër bindjeve të ngulitura thellë në etnopsikologjinë shqiptare se filani është i biri i filanit, hoxhallarët ditën e varrimit të vdekurin e thërrasin në emër të nënës, duke ia vënë në dyshim atësinë! Emërtimet e festave fetare janë në gjuhën turke, por kurrsesi në gjuhën shqipe. Kështu Festës së Flijimit ata i thonë turqisht Kurban Bajram, ndërsa të gjithë shqiptarët besimtarë e jobesimtarë e përsërisin me papagalli në të njëjtën mënyrë. Festës së madhe myslimane i thonë Fiter Bajram. Dikur popullata këto dy festa i quante Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël, pra festa e madhe dhe festa e vogël.
Hoxhallarët dhe kleri mysliman vazhdojnë të na fyejnë ndjenjat kombëtare, e fyejnë intelektin tonë e krenarinë kombëtare, duke na bindur se gjuha shqipe është gjuhë e rendit të dytë, është gjuha e mëkatit, prandaj nuk bën që lutjet fetare të bëhen në gjuhën shqipe, por në gjuhën e beduinëve të shkretëtirës nga e morëm fenë.
Jemi i
vetmi komb evropian, që lutjet fetare myslimane i themi në një gjuhë të huaj,
të cilën nuk e kupton askush nga popullata shqiptare, nuk e kuptojnë as pjesa
më e madhe e klerikëve. Është e kotë që kushtetutat në Shqipëri, Kosovë, në
Maqedoni apo Kosovën Lindore e sanksionojnë përdorimin e gjuhës shqipe,
përderisa nëpër xhami gjuha e vetme është gjuha arabe. Edhe mbishkrimet nëpër
xhami janë në gjuhën arabe, thuajse jemi në Arabi. Lutjet brenda korridoreve të
xhamisë po ashtu janë shkruar arabisht, megjithëse askush nga besimtarë nuk e
kupton asnjë shkronjë të kësaj gjuhe. Diskriminimi i gjuhës shqipe bëhet ditë
me diell dhe askush nuk reagon. Shpërfillja e shkronjave shqipe bëhet me
qëllim, dhe askujt nuk i bëhet vonë. Disa thonë se shumica e atyre që shkojnë
në xhami janë analfabetë apo gjysmanalfabetë, prandaj kot që ua vë mbishkrimet
shqip, kur nuk dinë t’i lexojnë, por megjithatë e kanë shumë më lehtë të luten
në gjuhën e nënës, sesa në gjuhë të huaj. Njohësit e gjuhës arabe tregojnë se
si besimtarët shqiptarë kur luten në gjuhën arabe, e shqiptojnë tmerrësisht keq
këtë gjuhë, saqë në vend të lutjes drejtuar Zotit, u
Naim Frashëri dikur bëri përpjekje që lutjet fetare t’i përkthente shqip, në mënyrë që të shkëputeshim nga ndikimi skllavërues oriental. Mirëpo, hoxhallarët e shitur këto lutje nuk i vunë në përdorim, përkundrazi i denoncuan hoxhallarët që predikonin shqip para okupatorëve turq e serbë. Rilindësi i madh synonte që shqiptarët myslimanë, sidomos pjesa e paarsimuar të shkëputeshin nga skllavëria shpirtërore turke e arabe, por një gjë të tillë nuk e duan ata që marrin para nga këto shtete.
Është fakt i ditur se hoxhallarët kurrë nuk e kanë vënë flamurin shqiptar nëpër xhami, kurrë nuk e kanë festuar ndonjë festë kombëtare shqiptare, por nuk kanë ngurruar ta ngulin flamurin arab apo turk si për inat të popullatës shumicë shqiptare, nuk kanë ngurruar ta madhërojnë ndonjë personalitet politik turk apo arab (diktatorët e dikurshëm Naserin, Asadin, Sadatin, Gadafin, Mubarakun apo sot Erdoganin).
Besimtarët e diskriminuar në shtetin e vet
Qysh pas
vdekjes së Skënderbeut, kur Shqipërinë etnike e gllabëroi shkallë-shkallë
Perandoria Otomane, bartëse e islamizmit me terror e vrasje, në emër të
myslimanizmit pushtuesi i shpalli luftë
shfarosëse kombit e flamurit tonë. Një pjesë e hoxhallarëve të shitur te
djalli, nuk ngurrojnë që simbolin e shenjtë-shqiponjën dykrenore, ashtu sikurse
okupatorët serbë dikur, ta quajnë sorrë, madje para besimtarëve shqiptarë që
dëgjojnë si dele e nuk reagojnë. Hoxha
i dyshimtë Irfan që ligjëron sikur ta kishte porositur
Islami që nga fillimi u shpalli luftë shqiptarëve, duke i ndjekur më shumë se asnjë komb tjetër. Lufta e islamit kundër shqiptarëve vazhdoi me egërsi gjatë tërë kohës së pushtimit të Perandorisë Otomane, duke e shprishur gjysmën e kombit. Edhe kur Turqia u tërhoq nga territoret shqiptare, ndeshja e egër në mes të islamit e shqiptarizmit nuk pushoi. Herë fitonte islamizmi mbi shqiptarizmin, herë shqiptarizmi mbi islamizmin shkombëtarizues. Në kohën e mbretërisë shqiptare, me dekret iu ndalua besimtarëve shqiptarë që të përkulen, duke u bazuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit se shqiptari nuk bën të përgjunjet a të përkulet. Por më vonë ky dekret u hesht, kështu që vazhdon tradita orientale e faljes me përkulje. Shqiptarizmi e shteti shqiptar kurrë nuk arritën ta detyrojnë islamizmin që ta përfillë as ta pranojë traditën kombëtare e gjuhën shqipe si gjuhë të lutjeve, gjuhë të fesë dhe gjuhë të Zotit.
Fyerjet që u bëhen ndjenjave kombëtare
Myslimanizmi
që del nga goja e jo pak hoxhallarëve në Kosovë, në Shqipëri e Maqedoni edhe më
tutje e shkel krenarinë tonë kombëtare, e fyen intelektin tonë, e denigron
qenien tonë kombëtare, duke e përjashtuar gjuhën shqipe nga lutjet fetare, duke
e përjashtuar flamurin kombëtar nga festat fetare, duke i shkelur interesat
kombëtare për interesa të serbëve, turqve e arabëve, interesat e të cilëve bien
ndesh me interesat tona. Ndërkaq, shteti shqiptar me gjysmështetin e Kosovës e
toleron shkeljen e kushtetutës, shkeljen e ligjit, shtrembërimin e historisë, përdhosjen
e traditës e të simboleve kombëtare, shpërfilljen e emocioneve të besimtarëve,
e lejon rrezikimin e strategjisë kombëtare: përcaktimin tonë për qytetërimin
evropian. Shumica e hoxhallarëve predikojnë kundër integrimit tonë në Bashkimin
Evropian, predikojnë kundër SHBA-së sikur t’i kishte financuar
Ku qëndron arsyeja e kësaj tolerance antikombëtare e denigruese? Si e pranojmë këtë fyerje në shkallë kombëtare? Pse shteti shqiptar hesht para kësaj fyerjeje e denigrimi edhe pas njëqind e ca vjetëve që kur ia mbathi pushtuesi turk? A ka forcë kombëtare e besimtarë që do ta zhbllokojnë këtë situatë absurdi? Janë edhe një varg pyetjesh që imponohen në një situatë të tillë. Janë po ashtu një varg përgjigjesh që duhet të jepen.
Si t’ua heqim nga mendja besimtarëve me tru të shpërlarë se gjuha shqipe është gjuhë e Zotit, se gjuha e nënës së tyre është gjuhë e shenjtë, se gjuha e nënës nuk është gjuhë e kaurit, sikurse çirreshin dikur e sot në kupë të qiellit hoxhallarët proserbë e proturq, mercenarë shkombëtarizues.
Elita
shtetërore e elita politike në Tiranë dhe ajo në Prishtinë duhet të nisin e të
merren seriozisht me këtë çështje, duhet ta mbrojnë interesin kombëtar, ndërsa
interesi shtetëror e kombëtar mbrohet duke e vënë Bashkësinë Myslimane të
Kosovës, të Shqipërisë e Maqedonisë në binarë kombëtarë, duke ua përcaktuar
rregullat qytetëruese, duke e futur fenë në faltore e jo në rrugë e sheshe,
duke i zëvëndësuar simbolet arabe e turke me simbole shqiptare. Çështja e fesë
nuk është vetëm çështje e një grushti hoxhallarësh, pavarësisht ndikimit të
tyre të madh e fatal që kanë mbi pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë,
pavarësisht presioneve që i bëhet elitës shtetërore e politike nga
Mendja e shitur e intelektualëve
Ndërkaq,
mediat bëjnë me dije se një pjesë e kreut të bashkësisë myslimane të Kosovës
është e zhytur në afera me paratë e burimeve të dyshimta, një pjesë e mediave
financohen nga këto para të pista. Paratë e pista dyshohet se kanë depërtuar
edhe në kreun e elitës politike e shtetërore, te deputetët, nëpunësit, policia.
Këto para e kanë blerë edhe mendjen e shitur të një grushti intelektualësh,
gazetarësh e politikanësh. Prandaj ata shkumëzojnë të na bindin se Turqia na
masakroi e persekutoi për të mirën tonë, na islamizoi, sipas tyre, me fenë më
të mirë (!), ishte çlirimtare, ashtu sikurse thoshin po këto mendje të shitura
dikur për Serbinë e Jugosllavinë. Të vjen të vjellësh kur i dëgjon deklaratat e
tyre. Janë aq puthadore, janë aq të padinjitetshëm kur e shtrembërojnë
historinë kombëtare, sepse u shitën te anadollakët a të arabët. Fondet e
dyshimta që vijnë nga
Myslimanizmi autokton me simbole kombëtare e lutje shqipe
Elitat
politike e shtetërore me përcaktim kombëtar, që do të konsolidohen, duhet të
mbështesin klerin mysliman me përcaktim shqiptar e evropian. Sindikata e
Bashkësisë Myslimane të Kosovës me disa
hoxhallarë të margjinalizuar, që i njoh, janë ithtarë, por edhe e kanë
paraqitur projektin për mbajtjen e lutjeve në gjuhën shqipe, për vënien e
mbishkrimeve nëpër xhami sipas ligjit në fuqi, ashtu sikurse e kanë paraqitur
projektin që besimtarët e klerikët myslimanë të bartin plisa (qeleshe) në xhami
e jo kapela turke e arabe. Ata po ashtu janë kundër mbulimit të femrave me tri
lloj shamish, varësisht cili shtet islamik i financon (Turqia, Irani a Arabia
Saudite). Projekti i tyre më tutje e vë në pah se hoxhallarët duhet të zgjidhen
brenda shtetit të tyre e jo të caktohen nga Turqia, Irani, Egjipti e Arabia Saudite; hoxhallarët të arsimohen në
Kosovë e në Shqipëri e jo në shtetet arabe; të
plotësojnë kushtet morale; të respektojnë simbolet kombëtare e traditën
e besimtarëve e jo t’i fyejnë ata; të gëzojnë respektin e komunitetit e jo t’u
dërgohen nga qarqe të dyshimta.
Ngjashëm më projektin e klerit mysliman shqiptar veproi edhe Qeveria austriake kohë më parë për ta luftuar terrorizmin islamik, kur propozoi dhe e tumiri që hoxhallarët të cilët predikojnë në Austri të jenë shtetas austriakë, ta dinë mirë gjuhën gjermane. Po ashtu sikurse Parlamenti austriak edhe ne duhet të kërkojmë që asnjë financim serb, turk apo arab të mos derdhet nëpër xhamitë tona, apo nëpër xhepat e hoxhallarëve, sepse në këtë mënyrë jo vetëm financohet terrorizmi, por financohen edhe ato forca brenda bashkësisë myslimane që e luftojnë integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian, ashtu sikurse e luftojnë integrimin shpirtëror të shqiptarëve brenda kombit të vet.