E diele, 06.10.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Çanakaleja ishte varri i shqiptarëve

E hene, 04.01.2016, 10:33 PM


Çanakaleja ishte varri i shqiptarëve

Një hoxhë nga Shkodra në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit (Çanakalesë), Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve.

Nga Gani MEHMETAJ

Në disa mjedise të islamizmit xhihadistë, nëpër xhamitë ku hoxhallarët shesin përralla për luftën e shenjtë kundër të krishterëve , ata përpiqen t’ua mbushin mendjen besimtarëve shqiptarë të paditur e analfabetë për kinse luftën e shenjtë të Galipolit-Çanakalesë. Është ky islami shkretinor që po ua shpërlanë trurin, duke i nxitur kundër kombit të vet. Një hoxhë nga Shkodra në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit, Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. E vërteta është krejtësisht ndryshe.

Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.

Refugjatët shqiptar që i braktisën vatrat e tyre (1912-1913), pas masakrës së tmerrshme që bënë serbët e grekët kundër popullatës së pambrojtur, kalonin javët e muajt nën qiellin e hapur, në djerrinat e Edrenes. Autoritetet ushtarake turke nuk e patën vështirë t’i mobilizojnë. U thanë: serbët, grekët e rusët ia bëhen para Grykës së Dardanelëve, duke i frikësuar se do t’ua përdhunonin gratë, nënat e motrat para syve, po nuk e mbrojtën Çanakalen. Burrave të frikësuar u dhanë armë e municion, pak ushqime dhe i futën në llogore. Asnjëri nuk doli gjallë.

Vala tjetër e ushtarëve shqiptarë-nizamë, erdhën nga shkretëtirat arabe. Ata nuk e kishin idenë për ngjarjet në atdheun e tyre, as nuk e dinin se Turqia po shpartallohej, prandaj i futën në luftë pa u dhënë mundësi tjetër. Dhe u grinë nga plumbat e mortajat pa e marr vesh as kundër kujt luftuan as pse luftuan. Ranë pa dinë e pa iman.

Turqia në aleancë me boshtin e krishterë, luftonte kundër anglo-francezëve, po ashtu të krishterë. Shqiptarët luftuan e vdiqën kot.

Pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në betejën e Galipolit luftuan në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca). Shtetet e krishtera kundër shteteve të krishtera. Turqia u gjend  në njërin krah të krishterë. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë s’kishin asnjë punë në këtë luftë që ua hëngri kokën. Megjithatë, Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia nuk e mbrojtën Çanakalen, që ishte pika e cila do ta mbronte Konstantinopojen (Stambollin).

Trupat angleze e ruse u futën në Stamboll. Humbjet e tmerrshme në Çanakale s’patën asnjë kuptim, sepse synimi i Turqisë nuk u arrit, nuk e mbrojti territorin e vet. Turqinë e pushtuan trupat aleate (Anglia, Franca e Rusia). Kjo është historia që mund ta lexoni në të gjitha librat e qytetërimit Perëndimor, këtë nuk e mohojnë as historianët turq, por ca budallenj islamik gënjejnë, sepse e dinë se besimtarët e tyre nuk lexojnë as nuk dinë të lexojnë. Kështu, hoxhallarët pro serb e pro turq e sajojnë historinë kombëtare sipas porosisë së armikut tonë.

Qe nga ajo kohë Rusia e mori me dhunë të drejtën për të kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve. Të  drejtën e më të fortit e gëzojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu, anija ruse në territorin detar turk para disa kohësh ua drejtoi tytat e mitralozave anijeve turke. Erdogani, idhulli i një grushti shqiptarësh islamikë e budallenj, nuk bëri as gek as mek. E mbërtheu frika në shtetin e vet.  Rusët janë të rrezikshëm e të fortë për shtetin turk, prandaj provokojnë me arrogancë e primitivizëm.

Ndërkaq, kënga në gjuhën shqipe, e përkthyer nga turqishtja për heroizmat e betejës së humbur të Canakalesë, është kënga më idiotike në gjuhën tonë. Është këngë turpi. Si ta kish porositur Serbia që të thonë: ja budallenjtë shqiptarë për ke luftojnë, ndërsa nuk i dolën zot atdheut të tyre.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora