E hene, 07.10.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Faleminderit

Luna Kalana: Ndrecë Ndue Gjoka, Mësues i Popullit

E premte, 29.04.2016, 08:12 PM


DESHMORET  E  KOMBIT -Ideal I shqiptarizmit

Pishtaret  e pashuar te shkolles  shqipe-    Ndrecë Ndue Gjoka, Mesues i Popullit, deshmor  i Kombit (1919 – 1946)

...rrugë drite nga Mirdita ne Kosovë

U rritëm, u edukuam dhe arsimiuam me frymën e Atdhedashurise dhe te patriotizmit,  me idealet e gjakut per liri.

Idhujt tanë qenë dhe janë Dëshmoret e Kombit. Emrat e tyre janë te skalitur në kujtesë tonë.Si mund te harrohet,  Mesuesi dëshmor, Raqi Grabocka, që u pushkatua nga fashistit italiane, pasi e torturuan ne oren e mesimit,  karshi nxenesve te tij, fshatareve te Vishocices qe i deshte aq shume,  djaloshi antifashit nga qyteti i Korçes.

Ai bashke me te riun e fshatit Shyqyri Kambo, rane deshmoret e pare antifashiste ne Devoll.Lapidari i tyre i vogel, shndrin si fanar, ne syte e kalimtareve, anes rruges Vishocice-Bilisht.

Ashtu siç mbaj mend emrat e nxenesvet te mij, ne çdo shkolle ku kam mesuar  dhe ku kam qene Mesues,  qe nga Tirana ne Pogradec,  Devoll, edhe me shume,  me eshte ngulitur ne zmemren time, emrin i deshmorit të shkollave.

Kemi shkruar hartime, kam shkruar neper gazeta e libra per deshmoret, emri gjaku i tryre nuk mund te shkulet nga mendja,  ata kane hedhur rrenjet thelle ne memeorien tone.Një nder ata qindra eshte i paharuari, idhuli im i mesuesisë,  Deshmori i Kombit, Mesusesi i Populli, Ndrec Ndue Gjoka, emri i te cilit mbante shkolla e mesme pedagogjike ne Tiranë.

Pena ime e ndjente si nje borxh, per te shkruar per kete hero te lirise dhe te dijes, te arsimit tone kombetar.

Prandaj me kenaqesi shpirterore dhe me pasion po ulem e poshkruaj pa kursim, mbi gjakun e tyre derdhur per liri.

....Ndrec Ndue Gjoka,  lindi në Bisakë të Fanit në vitin 1919. Nga viti 1926 deri në 1931 vazhdoi mësimet në konviktin e Oroshit ku dallohej

për përparim të lartë në mësime,  prandaj mësuesit u kujdesuan për ta dërguar në Normalen e Elbasanit,  ku Ndreca formoi

personalitetin e tij shoqëror dhe intelektual në atë shkollë me shumë tradita patriotike. Në vitin 1940 emërohet mësues

në Linjaj të Shkodrës,  më vonë mësues në Kosovë. E karakterizonte entuziasmi atdhetar për të shërbyer në fushën e arsimit. Ndrec Ndue Gjoka mblodhi ish-nxënës të konviktit “Mirdita” (Orosh) për t’i përagtitur si mësues

provizorë për shkollat fillore dhe kurset e shumta kundër analfabetizmit. Rol lujtën dhe disa mësues me përvojë

në aftësimin pedagogjik të arsimtarëve të rinj. Ecuria e punës bëri që të kërkohej kthimi i kurseve në shkolla,

në çdo fshat,  51 shkolla fillore. Në këtë nismë Ndrec Ndue Gjoka pati mbështetjen e Bardhok Bibës i cili kishte kryer

gjimnazin e shtetit në Shkodër. Për punën e bërë Prefektura e Shkodrës në nëntor të 1945 e përfshin Ndrecën në listen

e dekorimeve,  pasi “me punën e tij të palodhshme arsimi në Mirditë ku u happen 13 shkolla dimërore dhe 40 verore” dhe

prandaj dekorohet me "Medaljen e Artë të Arsimit” Në vitin 1956 presidiumi i Kuvendit popullor

I akordon titullin e lartë “Mësues i popullit”. Në prill 1994 me dekret të Presidentit të Republikës dekorohet me

urdhërin “Naim Frashëri i Klasit të Parë” për shërbime në shkolla shqipe në Shqipërinë Veriore dhe Lindore

jashtë kufinjve të 1913. Të gjitha këto e bënë këtë misionar dhe figurë të shquar në arsimit kombetar

dhe të shkollës shqipe.

....Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka..

Nga Zef Ndrecaj

Mirdita gjate shekujve u shtyp nga shumë pushtues mizor-shkruan Zef Mdrecaj, midis te tjerava fakteve.

Posa ajo merrte veten, rritej, zhvillohej dhe lulëzonte, prapë binte ne pozitë te vështir .

Por ajo kurrë nuk u gjunjëzua .Malësoret trima te Mirditës kurrë nuk i lëshuan armët për te luftuar për token,

atdheun dhe lirin e Shqipërisë.

Ky përshkrim i Mirditës,  është i terë i njëjtë me përshkrimin e jetës dhe veprimtarisë se kolosit,  atdhetarit,

pishtarit te dijes,  mësuesit te shkronjave,  dhe  mësuesit te popullit  Ndrecë Ndue Gjoka. Prandaj çdo përshkrim i

Mirditës është po ai përshkrim i këtij kolosi te madhe,  i cili kurrë nuk u gjunjëzua, as nga pushtuesit,  as nga varfëria,

për te ndrit mbi gjitha kullat dhe shkrepat e Mirditës. Prandaj ne historinë e Mirditës dhe Shqipërisë vend tejet te

rendesishem zen mësuesi i popullit Ndrecë Ndue Gjoka.

-Ndrecë Ndue Gjoka u lind më 1919 në fshatin Bisak të Fanit ( rrethi i Mirditës). U rrit në kushte jashtëzakonisht të vështira sikurse shumica e moshatarëve të tij të varfër të Mirditës. Pra,  këtij vogëlushi,  për fat të keq i ra te rritet ne kushte te mjerimit qe te përkujtonin legjendën e Migjenit atë te misrit; mungesën e vajgurit,  të kripës,  të opingave… Kalitja e tij me ter virtytet e një burri te kohës u be ne Bisakun e tij te lindjes,  qe ishte një kështjellë Odash e trimërisë,  kreshnikeris, dhe bujarisë se kohës. Ai posa i mbushi moshën shtat vjeçare sikur u mishërua me shkollën dhe alfabetin i cili  ju be rruge përshkrim i jetës se tij, për te ja mësuar te tjerëve. Kështu Ndrecë Ndue Gjoka u vendos me banim ne konviktin shkollore që mbante emrin Mirdita në Orosh,  çerdhe kjo qe grumbullonte nga tetë fëmijë për bajrak,  domethënë rreth dyzet prej tyre,  të cilët qenë fëmijë fisesh nga derë të njohura. Pra,  Ndreca mësimet e para të shkollimit fillestar i mori në Orosh , mësime te cilat shenderriten gjatë ter jetës me pas ne krijimtarinë e tij. Këtu ai vuri kontaktet e para si fëmijë me Bardhok Bibën,

me te cilin nuk u nda deri ne vdekje.

Mësuesit e  kësaj shkolle ku Ndreca i merrte dituritë,  vërejtën se ky vogëlush është inteligjent,

djalosh i  zgjuar dhe i shkathtë.  Shkruante bukur dhe zhvillonte me kujdes ne veçanti lëndën së aritmetikës.

Ai kishte fituar një besim të veçantë tek mësuesit  te cilët  bënë çmos që ai ti  vazhdojë  mësimet e larta në shkollën

Normale të Elbasanit.

Kështu Ndreca përpos që angazhohej me gjithë shpirt në procesin edukativo-mësimor mjaft aktiv ishte edhe në aktivitetin

të tjera jashtë mësimore që zhvilloheshin në shkollë. Duke qenë nxënës i dalluar,  i kujdesshëm dhe i shkathtë në punë,

ai shumë shpejt u afirmua në mesin e shokëve të klasës dhe të shkollës.

Shkolla Normale e Elbasanit atëherë drejtohej  nga pedagogu,  studiuesi dhe atdhetari i devotshëm,  Aleksandër Xhuvani,

dhe disa tjerë te cilët ndikuan dukshëm në ngritjen e Ndrecës si individ me përcaktime të qarta. Kur Ndreca ishte nxënës

shkolle këtu edhe u formua shoqata atdhetare Naim Frasheri ne te cilën aj me përkushtim te madhe punoi.

Ne ketë Shkollë Normale te Elbasanit e njohur për tradita atdhetare, dhe  vatër e shquar e përgatitjes së intelektualëve

të përhapjes së dritës dhe të arsimit në popull ne  vitin 1939 Ndreca diplomoi si mësues.

Po atë vit ai largohet nga Elbasani i aftësuar për ta vazhduar detyrën e shenjtë të mësuesisë,  me një nivel shkencor

dhe pedagogjik mjaft të mirë. Ai në Shkollën Normale të Elbasanit kishte përvetësuar mjaft pikëpamje të avancuara

të kohës,  të psikologjisë  dhe të pedagogjisë së A. Xhuvanit,  drejtorit,  shkencëtarit dhe pedagogut të kësaj shkolle.

Ndrecë Ndue Gjoka pasi qëndron disa kohë pa punë,  në vitin 1940 emërohet mësues në fshatin Linaj të rrethit të Shkodrës.

Ai edhe pse ne moshën njëzet vjeçare, ngjitej bjeshkëve  me  çantën te mbushur lapsa dhe fletore.  Me ata pak lapsa e

fletore,  ai kalonte maleve nga fshati në fshat,  ndizte zemrat e vogëlushëve malësorë,  duke ju mësuar dhe shti ne zemër

shkrim leximin . Ai mblidhte vocërrakët edhe në kasollet e mbuluara me kashtë. Në dërrasën e nxirë me tym pishe ai me

shkronjat e tij do te shenderriste si rreze dielli për ta mbuluar errësirën. Dhe,   nga bashkimi i atyre shkronjave

lindte një fjalë e madhërishme si shkëlqimi i diellit.

Pas punës njëvjeçare në shkollën fillore në Linaj të rrethit të Shkodrës,  me urdhrin e Ministrisë së Arsimit së Shqipërisë

,  bashkë me shumë mësues të tjerë nga Shqipëria edhe mësuesi Ndrecë Ndue Gjoka u emërua mësues në shkollat kombëtare

në Kosovë.

Qëllimi i dërgimit të këtyre mësuesve ishte që të ndihmohej arsimi kombëtar Shqiptar në Kosovë. Vendimet mbi dërgimin

e këtyre mësuesve nga Shqipëria ishin të nënshkruara nga shkrimtari,  pedagogu dhe atdhetari i devotshëm Ernest Koliqi,

i cili në atë kohë ishte ministër i arsimit të Shqipërisë. Pra,  ky veprim kryesisht u bë me iniciativën e tij,  i cili

mirë ishte i njohur për pozitën e vështirë të arsimit shqip në Kosovë.

Emërimi i tij u be pikërisht ne Shkollën prej guri  ne rrethin e Lugut te Drinit te bardh,

pikërisht ne fshatin Zllakuqan qe atëherë  i takonte prefekturës se Istogut .

Ky  fshatë dhe mjedis  njihej ane e kënd vendit për atë  se kishte sakrifikuar shumë për eteshmerin e tij për dije,

qe nga shkolla e par e Shtjefen Gjeçovit  e hapur ne qelin e Kishës   me 25 korrik 1897 nga vet frati i devotshëm

At .Shtjefen Gjeçovi  . Kjo rrethin tani kishte ber traditë përpjekjet dhe përkushtimin  për mësim dhe dije .

Me ardhjen e Ndrecë Ndue Gjokes kjo ane edhe një herë shpërtheu me ter vlugun e saj për arsimim dhe vetëdijesim

Kombëtar . Kjo vatër tani sikur shenderriti si kurrë me par dhe Ndrec Ndue Gjoka ishte mu aj trashëguesi nga martiret

e par te kësaj shkolle si Shtjefen Gjeqovi, At. Papsi,  At Engjëll Palaj, Ndue Vorfi . Dhe për një kohë shumë te shkurt

Ndrecë Ndue Gjoka  u be njeriu me i dashur ne  fshat dhe ter rrethinë.

Kërkesa për mësues ne ketë fashat u be pikërisht nga kshiltaret e rretheve qe ishin formuar ne këto an  pikërisht

nga Tun Deda kryetar rrethi ne Zllakuqan dhe Markë Laskaj sekretar. Po këso kërkese u be edhe nga kryetari i rrethit

ne fshatin Budisalc Ndue Perlleshi. Këto përpjekje  sollën edhe mësuesin tjetër Prek Kaçin nga Shkodra qe u vendos

ne  shkollën tjetër ne Budisals.    Edhe pse mbisundonin forcat fashiste e sidomos ato Italiane,  ne ketë treva

u formuan këshilla rrethi me qellim qe popullata ta merr veten dhe përmes njerëzve eminent qe kishte meruar edhe te jua

ndaloi hovin synimeve Beglerve  qe përmes sistemit fashist tani mendonin te ktheheshin ne këto an dhe popullatën

ta zhveshin nga pronësia e tyre. Por për te gjitha këto këshilla parësore ishte arsimimi i rrethit.

Por organizimi i këtyre këshillave nuk shihej ne sy te mirë nga qarqet fashiste, dhe tentimet e disa herësh veç

e provokuan situatën. Ne rrethin edhe u ndie nevoja qe te përgatitej edhe një organizim me i mirëfillte dhe pikërisht

ne udhëheqjen e Ndrecë Ndue Gjokes u formua Këshilli Antifashist për te cilën qen njoftuar edhe kryetaret e rretheve

Tunë Deda dhe ne veçanti Ndue Perlleshi qe ishte njeriu me eminente i kësaj ane.

Ndrecë  Ndue Gjoka ishte mjafte i dashur për nxënësit,  mjafte i afërt për rrethin dhe pothuaj tani ishte shtyllë

qendrore e te gjitha ndryshimeve qe zhvilloheshin ne rrethin. Njerëzit e tij me te dashur te Zemrës

me te cilët aj jetonte punonte dhe vepronte ishin,  vete kryetari i rrethit Tunë dhe Marjan Dedaj,  pastaj Nikoll Mrijaj,

Markë Laskaj, Uke Bekaj,  Mhill Ndrecaj, Pjetër Jaku,  Gjon Lleshi,  Gjon Frroku, Pjetër dhe Prek Gjergji etj etj.

Por evalvimi fashist Italian shpesh do ti binte ne gjurmë aktiviteteve te tij dhe një dite ne mënyrën mizore atë

mizorishte arrestoi ne orën mësimore mu para nxënësve te tij. Ai nga aty u dërgua ne qarqet italiane ne Pejë dhe me pas

internohet ne Shkodër,  burg te cilit aj arriti ti ik me 27 tetor 1944 pas se cilës ikje aje aktivitetin e vet për shumë

kohë e zhvilloi ne rrethin e Mirditës kryesisht ne fshatrat malore . Mirditasit e dinin rendësin e këtij pishtari dhe

do ta mbanin fshehur me muaj te ter. Gjate ter asaj kohe Ndrecë Ndue Gjoka nuk pushoi asnjëherë ne punën e tij duke

ber te pamundurën qe fëmijëve tu mësoi shkrim dhe lexim.

Në këtë zonë me kontributin e tij u hapën 50 shkolla dhe tani Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka,  gjithë kohen

e do te  ia kushtoi rrugëtimit të vështirë dhe të shenjtë të shkronjave shqipe duke ndjekur me besnikëri rrugën

e traditës së mësuesve atdhetarë,  të cilët edhe u martirizuan për këto ideale.

Por vitet 1945/46 sollën vështirësi shumë te mëdha ne ter Shqipërinë dhe ne Mirditën ku Ndrecë Ndue Gjoka punonte.

Ai tani pos barrës fashiste ter përkushtimin do ta bënte ne drejtim te luftës për bashkim kombëtar,  dhe kundër

sistemit komunist qe i përkrahur nga sllavet dhe boloshoviket me ter mizorin e tij po lëshonte rrënje ne Shqipëri.

Duke qen ne ketë shënjestër  mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka u vra më 17 janar 1946 mbi  bjeshkët e larta të Fanit,

nga forcat e errëta qe rrënjët pa tjetër do ti kenë ne rezhimin Komunist dhe spiunet komunist Jugosllav .

Te dhëna mjaft te përfolura japin edhe një te dhen mjaft rreneqethese për ketë vrasje qe vite me radhë mbeti enigmatike.

Diplomati Ziko Sharkiq kishte marrë detyra nga Këshilli i Frontit i shtetit jugosllav i krijuar në qytetin e Shkodrës,

ku bënin  pjesë  katër anëtar  këtij këshilli,    merrte  udhëzime drejtpërdrejt nga Rankoviçi,  këta ishin ;

Ahmet Bratoviçi,  Brahim Perkoviçi,  apo Halit Gjergjeviç? diversanti. Rankoviçi iu dha urdhër për të vra Bardhok Bibën,

cucat e malësisë,  mësuesin Ndrec Ndue Gjoka,  si dhe djegien e sharrave në Kryezi në Pukë ishte përsëri Rankoviçi që

dha urdhër .

Sidoqoftë te vritesh ne pusi nuk e humb lavdin,  thotë një fjalë Popullore. Vrasjen e tij dhe shumë vrasje te

njerëzve eminent duhet kërkuar mu ne veprën e tij. Si mos te vritej një njeri qe kishte hapur mbi 50 shkolla shqipe,

si mos te vritej një njeri qe kalite dhe ngritë vetëdijen kombëtare te popullit te tij. Ai me ter atë veprimtari

verbonte ter armiqtë e kombit te tij. Pa asfare dyshimi ai verboi te gjithë ata qe kishin lakmi për pushtimin,

ndarjen  e Shqipërisë dhe kombit Shqiptar,  qe atë  ta shohin pa shkollë dhe pa dituri.

Ndërsa për atë qe ngriti dorë mbi ketë kolos mbetet hije e zezë për jetë,  aj vrau kombin,  dritën, pishtarin dhe

atdhetarin e tij. Edhe kjo vrasje identifikohet me thenjen e Isuf Gervalles i cili para vdekjes,  po ashtu i vrarë

ne pusi thotë…. Nëse vrasësi është Shqiptar kurrë mos u zbuloftë:

Por është rreneqethese për popullin ton,  qe individ faqezi atë e vrasin edhe  sot,  duke e etiketuar qoftë edhe kriminel,

Fashist dhe pa moral. Kjo është tmerri ma I madh dhe me absurd qe mund ti behet kombit dhe atij. Po a mund te quhet

kështu një njeri I vrarë ne pusi me një qant ne dorë,  me libra,  fletore,  shkumës dhe tjera I nisur për te nxënësit e tij.

Këta njerëz vrasin atë,  vrasin kombin,  vrasin po ato shkronja qe I mësuan vet prej tij.

Vepra e këtij Mësuesi të Popullit jeton si një shembull i pashuar në një epikë të lavdishme.

Emri i tij la  gjurmë të thella në historinë e arsimit kombëtar.

Evokimi mbi jetën dhe veprimtarin e Ndrec Ndue Gjokes

...Lutfi Hoxha ishte shoku me i ngushte i jetës se Ndrecë Ndue Gjokes i cili po ashtu u emërua mësues për te ndihmuar

arsimimin kombëtar ne Kosovë  ne Turiqevc te Skenderajt, ja si tregon ai per Ndrecën.

-Qëllimisht pasi hymë ne Kosovë shkuam ne Pejë ku u këshilluam me shumë intelektual dhe atdhetar thotë Lutfiu dhe

pasi përfunduam qe te gjithë u betuam se do te punojmë me te gjitha aftësitë tona profesionale për ta ndihmua arsimimin

e këtij populli. Po thuaj çdo te diele edhe takoheshim,  sidomos ne Pejë ku komunikonim edhe me mësues dhe veprimtar

tjerë .

Po ashtu takimet e Ndrecës me Drenicën asnjëherë nuk mungonin. Ai kishte ndikim te thellë tek Jaho Dibra

i cili ishte i emëruar mësues ne prefekturën e Drenicës,  dhe bënim çdo gjë edhe për arsimimin e kësaj ane,

por edhe ne ngritjen e vetëdijes Kombëtare.

Ne një rast rrëfen Lutfi Hoxha, ishim ne Pejë dhe patrulla Italiane kontrollonte  kalimtaret për armë.

-Unë thotë- ai i propozova te mos hymë. Ai vendosi te kalonim . Na ndalen, tre nga ta ishin Shqiptare e te tjerët

karrabinjer Italian. Ne fjalën e par Ndreca ju drejtua ..Jemi mësues Shqiptar nga Shqipëria,  dhe vëllai dhe miku kur

te vjen ne shtëpi  nuk pyetet se ku ke qen dhe nga vjen. Na lëshuan dhe vazhduam rrugën thotë Lutfi Hoxha.

Ndreca me pas ju kishte drejtuar me fjalët ..e sheh Kosovaret janë besnik,  e duan kombin dhe Shqipërinë,

por ata e duan edhe lirin dhe për ketë ne  duhet punuar  shumë.

Për te arritur ketë Ndrecë Ndue Gjoka dha çdo gjë nga vetja e tij si ne anën arsimore po ashtu edhe ne atë kombëtare .

Ai bashkëpunonte ngushte me shumë njerëz eminente te kombit,  si Bajraktarin e Drenicës, Sadik Lutanin,  pastaj Hoxhën

e Turiqevcit nga ana e Drenicës,  por edhe shumë atdhetar tjerë ne mjedisin ku aj punonte si Zef Pernoken,

Markë Pergjoken,  Nikoll Mrijajn,  Gjon Frrokun,  Zef Shllakun, Gjon Lleshin,  Pjetër Jakun, Rifat Berishën dhe shumë

atdhetar dhe Intelektual tjerë ne Pejë.

...Ndërsa ish nxënësi i tij Lek Perlaska evokon shumë kujtime për Mësuesin. Ishte fat i madhe për ne qe patëm

fatin ta kem ketë mësues aq te devotshëm si Ndrecë Ndue Gjoken. Ai ne ketë shkollë dhe mjedis gjeti ende te pashuar

zharrin,  dhe eteshmerin e kësaj popullate për dije . Ndrecë Ndue Gjoka ketë zharrë e ndezi si kurrë me par,

dhe mu si atëherë kur Shtjefen Gjeqovi e pati hapur  shkollën e par shqipe (25 korrik 1897), qe ishte vetëm

10 vite pas hapjes se shkollës se par Kombëtare ne Korçë,  dhe kjo qe nga koha e tij dhe me pas me punën e këtij

mësuesi te denje u be vërtet shkollë kombëtare e vendit. Kjo eufori e këtij lulëzimi brofi me gjithë fuqinë me ardhjen

e Ndrec Ndue Gjokes,  sidomos kur merrej parasysh  mbyllja zyrtare e saj me 1919 kur ushtria Serbo-malaziase edhe e pat

djege Zllakuqanin dhe ter Lugun e Drinit.

...Lek Perlaska rrëfen se ne shkollë pos shkrim leximit mësuesi Ndrecë na mësonte edhe shumë Legjenda  nga

Historia e jon kombëtare,  por edhe këngë te cilat ende ai mbante mend. Ndreca i binte mirë çiftelisë,  -thotë Lek Perlaska

dhe ne shumë oda ai ngriti vetëdijen kombëtare qe te mos mposhtemi kurrë.

Aty kah viti 1942/43 për shkak te rritjes se numrit te nxënëseve mbi 100 dhe atë jo vetëm nga fshatrat e rrethinës

Zllakuqan,  Ranoc, Leskoc,  Krushev e madhe etj,  por edhe nga fshatrat me larg,  Ndrecë Ndue Gjoka punësoi edhe

Zef Pernoken vendas nga Zllakuqani baba i te cilit Cub Pernoka ishte  nxënës i Shtjefen Gjeçovit dhe qe ne shtëpi te vet

kishte mbajt edhe mësuesin e mëparshëm Ndue Vorfin (1916-1919).

...Lek Perlaska rrëfen se një përkushtim te veçantë Ndrecë Ndue Gjoka i kushtonte te folurit dhe shkruarit

pastër te gjuhës,  sidomos eliminimit te barbarizmave.

Ai shumë na fliste për Naimin,  Nolin,  Pashko Vasë Shkodranin etj. Ende kishte mbet e freskët tek ai dhe tek nxënësit

vjersha ...

O burra Shqiptar,  ta marrim diturin,  se është kohë e par, Tani lipset dritë.

Ai ne klasë mbante gjithë Fotografin e Naim Frasherit.

Mësuesi Ndrecë rrëfente Lek Perlaska ishte shumë i dashur për nxënësit,  gjithë na qëndronte pran,

ai kishte orë dhe fjala e tij peshonte ne ter rrethin. Aj na mësoi shumë vjersha qe kurrë si kishim ndijë me par.

Bini Toskë Bini Gege,  Si dy rrëfeja qe shkoin tujë djeg,  Bini Lek bini Malësor

Trimat merren dorë me dorë..

...Nikë Gjergji nga Krusheva e Vogël po ashtu ishte shok i tije shumë i ngushte. Ai evokoi kujtime shumë te mira gjate ter jetës për Mirditorin mësuesin Nrecë Ndue Gjoka. Unë thotë ai e kam percjellur mësuesin ne te gjitha mbledhjet dhe aktivitetet atdhetare, jo vetëm ne Zllakuqan,  por edhe ne Ozdrim, Turiqevc, Pogragj etj. Kishte shoqëri te ngushte sidomos ne këto aktivitete me Rifat Berishën,  Lutfi Hoxhën Zef Pernoken, Dod Selmanajn, Nikoll Mrijen,  Llesh Gjonin etj.  Ne shkurt te vitit 1943 thotë Nik Gjergji e burgosen dhe me pas edhe me 1944 dhe dy herësh u dërguar ne burgun e Istogut. Herën e par thotë Nika u lirua me intervenimin tim,  ndërsa te dytën herë u lirua me intervenimin e Ferz Bojës (Kerrnic). Pos okupatorit fashist halë ne sy ishte ber edhe nga sistemi  qe po ngrihej partizano- komunist,  sepse tani shumë çetnik ishin veshur ne ketë petk. Nga disa përpjekje për ta likuiduar u detyrua te tërhiqej ne Shqipëri. Unë e pata takuar edhe ne Shqipëri evokonte Nik Gjergji dhe atë 1946 ne Fushë Arrëz. Ishte përmallur shumë dhe me pyeti për çdo gjë ne Kosove dhe për gjithë miqtë këndej. Unë isha shkuar thotë Nik Gjergji

qe te gjeja strehim për Zef Gjidoden i cili ndjekej nga sistemi  komunist,  dhe ketë ma kreu pa hezitim Ndrecë Ndue Gjoka.

Nikoll Mrijaj gjithashtu evokon kujtime për mësuesin Ndrecë Ndue Gjokë. Ai thotë ishte atdhetar i vërtet dhe pos

përhapjes se dijes ai gjithë aktivitetin e zhvillonte për lirin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ne ishim miq te pa ndarë thotë Nikoll Mrijaj. Vetëm nata na ndante mëndje edhe shumë net i bënim bashke ne shtëpinë

time.dreca kishte babën Ndue,  dhe dy vëllezër Zefin dhe Markun. Zefi vinte shpesh ne Zllakuqan dhe qëndronte me jave

te tera. Ai sillte gjithë libra,  dhe tekste shkollore. Ne shpesh përmes tij dërgonim misër nga se Mirdita ishte kapluar

ne një skamje te pa parë.

...Nikoll Mrijaj  evokon shumë kujtime për mësuesin dhe fjalët e tij me peshë ne popullatë.

Ai njihte disa gjuhë thotë Nikolla,  si Italishten,  Gjermanishten dhe Serbishten.

Gjon Frroku nga fshati Kosh thotë se me Ndrecen kishim lidhje fisnore,  ai vinte shpesh ne shtëpinë ton e sidomos

gjatë festes se fisit ( Shenkollit). Ai ende evokon kujtimet e thenjev te mësuesit se ...Shkolla është dritare e jetës,

ai shpesh na fliste për Gjergj Kastriotin, Lek Dukagjinin, Hasan Prishtinën,  Luigj Gurakuqin    etj.

Ne ne martesën e xhaxhit tim Ndrecen e kishim edhe flamurtar (bajraktar) thotë Gjoni . Shpesh tek ne vinte me

Markë Pergjoken,  por edhe Nikoll Mrijen.

Qarqet Serbe thotë ai, disa herë ju kërcënuan me likuidim,  por ai nuk hiqte dorë nga veprimtaria e tij atdhetare.

Gjon Frroku evokon kujtimin se si Radosh Toshiq (çetnik) ne pranverë te vitit 1944  kishte kurdisur atentat

për ta vrarë . Atë nate Ndreca kthehej me mikun e tij Sadik Halitin nga një mbrëmje tek Prenë Palushi ne fshatin

Radulloc. Por këtij atentati i ra ne gjurmë Prek  Gjergji thotë Gjon Frroku. Preka me te dëgjuar lajmëroi Marjan  Deden

te cilët i dualen ne ndihmë me armë,  por me pas qe te dy u detyruan ta lëshojë Kosovën. Preka duke parë

se partizano- qetniket  do ta likuidonin  mësuesin me çdo kushte edhe i drejtohet me fjalët.

Ndrecë ik sa ma shpejt te jetë e mundur sepse çetniket nuk te lan pa te vrarë.

Ne këto rrethana dhe me sugjerimin e bashkpuntoreve te tij me te ngushte Ndrec Ndue Gjoka u detyrua ta le Kosovën.

Ai kaloi ne drejtim te Istogut pastaj fillimisht ne Pejë,  dhe me pas disa javë qëndroi ne Gjakove dhe

me pas u largua për ne Mirditë Shqipëri...

...Marjan Deda ende rivokon kujtimet e këtij largimi dhe fjalët qe i kishte thëne Ndreca ne te Larguar.

Marjan,  edhe ti je ne rrezik,  duhet te vish një kohë me  mua,  Sllavit mos i beso kurrë. Shumë atdhedashëseve ne te

larguar Ndreca ju kishte than Kurrë mos e harroni Shkollën, kjo ne na jep dritë dhe e shihni se si armiqtë tan  i ka

verbuar, andej mundohen te na zhdukin. Andaj pa Shkollë ska dituri, e pa dituri ska liri as jetë.

Ndreca  gjatë vitit 1944 ishte  i transferuar ne Mirditë ku zhvillonte prapë veprimtarin e tij mësimore dhe atdhetare.

Por ai asnjëherë nuk e harroi Kosovën. Ai ne vjeshte te vitit 1945 ilegalisht erdhe prapë ne Kosovë dhe mjedisin

e Lugut te Drinit. Si duket ai me trup qëndronte ne Mirditë ndërsa me shpirt dhe mendje ne Kosove. Fillimisht qëndroi

një muaj ne Zllakuqan, Kosh, Radulloc, Videnje dhe fshatra tjera. Qëllimi i ardhjes se tij po ashtu ishte me pune,

ai kishte vërejt se Rexhimi Partizano Çetnik kishte vu ne shënjestër njerëzit dhe atdhetaret me te devotshëm te kësaj

ane dhe dëshironte ti merrte dhe ti strehonte për një kohe ne Mirditë. Këta edhe jua tha,

Llesh Gjonit, Pjeter Jakut, Prenë Laskut,  Zef Shllakut etj. Por qe te gjithë vendosen qe me këmbëngulje te qendrorin

ne Kosove. Për rrezikimin e tyre edhe flet e dhëna e me pastajme nga se tre nga ta edhe u vranë,  Llesh  Gjoni dhe Pjeter

Jaku  ne burgun famëkeq te Istogut. Çetniket ne ketë rival mizorisht masakruan  edhe te riun Martinë Tuqin

dhe vranë Prenë Laskun qe te dytë nga Zllakuqani.

Ne Mirditë Ndreca bashkoi mësues edhe nga nxënësit e tij dhe koleg te shkollës ne Konviktin e Oroshit

dhe njeherit organizoi edhe kurse pedagogjike për ti aftësuar ne mësim..Ai vetëm brenda atij viti hapi mbi 50 shkolla

ne Mirditë dhe me gjerë.

...Palë Kola (Mirditë) evokon gjithashtu te dhënën kur ne një takim me mësuesit Ndreca ju kishte thëne,

kemi mungesë librash,  dhe çdo gjeje elementare për Shkollë,  por ju do te jeni edhe Abetare edhe fletore.

Ai kishte sjellur 12 Lapsa, evokon Pali te cilët i ndau ne 4 copë dhe me disa shkumësa jua dha mësuesve  për shkollat.

Ndrec Ndue Gjoka  ter rrugën e tij te jetës ja kushtoi Shkollës Shqipe,  përhapjes se dijes qofte ne Mirditë qofte Kosovë.

Ai me te drejt mund te radhitet ne rangun e mësuesve  te Shkronjave sepse ndoqi po atë rrugë me te njëjtin përkushtim

te paraardhësve te tij qe u martirizuan  për përhapjen e Shkronjave si: Naum Viqirharxhi, Dhaskal Dheodori,

Petro Nino Laurasi,  Pandeli Sotiri,  Shtjefen Gjeqovi etj.

Ai po ashtu u martirizua për te njëjtën gjë. Dita e kobshme qe sjelli zi ne Historinë mbar kombëtare Shqiptare ishte

agimi i 17 Shkurtit 1946 ku Ndreca po kalonte neper Qaf  Vorrez te Kaqinarit, u vra ne prit  nga njerëzit ma te errte,

kështu atë dite popullit ju vra dielli qe shkrepte shkronjat te cilat ai aq shumë i deshi,  dhe duke i len nxënësit

ne te pritur mësuesin e tyre qe atë dit te jua mësoi edhe ndonjë Shkronjë.

Me 23.09 1945 nga Këshilli i mësuesve te Shqipërisë Ndreca u dekorua  me titullin e Mësuesit te merituar,

ndërsa me vonë edhe me atë te Mësuesit te Popullit.

Ndërsa ne Shqipëri per veprimtarin e tij flet mjaftë edhe filmi me titull "Komisari i Drites",

interpretur nga artisti i talentuar, aktori Rikard Larja.

Kurse  Populli këtij kolosi i thuri këngë te kresheris,  trimërisë,  dhe atdhedashurisë.

"Krisi Pushka gjëmoi Toka,  nau vra trimi Ndrecë Ndue Gjoka".

Ndonëse  mësuesin arritën ta vrasin,  por assesi shkronjat e tij qe ai si rreze dielli i kishte përhapur ne Shqipëri

dhe Kosove. Ai u vra por mbet i pashuar ideali i nxënësve,  dhe bashkatdhetarëve te tij, për atdhe dhe arsim kombëtar.

Ai mbet i pashuar ne ter Shqipërinë, Kosovën,  Mirditën dhe Malësinë . I pashuar kurrë ne bjeshkët e larta te Fanit

dhe zemrat e mjedisit te Zllakuqanit.

Ai ishte dhe mbet fanar drite,  pishtar dhe kolos i vërtet i arsimimit dhe ngritjes Kombëtare.

Lum Fani qe e Lindi,  Lum Mirdita qe e kaliti,  dhe lum kombi qe e pat ketë pishtar te arsimit dhe lirisë dhe te diturisë.

...Kjo jetë e lyer me gjak, na frymezoi ne te rinjtë djaloshare, studente te shkolles pedagogjike ne Tirane, qe mbante emrin e shquar te tij "Ndrec Ndue Gjoka", te kishim keto idelale e te punonin mesues, për kete mission ku kishte nevoje atdheu, duke startuar ne Moker,  ne rrethin e Pogradecit e me pas ne Devoll.

Le te prehen ne altarin e lirise, shenjtore te atdhedashurise per brezat e ardhshem, gjakui tyre lume drite, pishtare tediles e te lirise.

Mblodhi e shkroi

Luna Kalana,  SHBA.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora