Faleminderit
Engjëll Koliqi: Oftalmologu gjilanas Dr Halil Ajvazi
E diele, 10.04.2016, 02:36 PM
Portret shekcëtari:
OFTALMOLOGU GJILANAS DR HALIL AJVAZI – DOKTOR I SHKENCAVE MJEKËSORE
Ditë më parë, në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, në departamentin e ORL – okulistikës të Fkultetit të mjekësisë mbrojti me sukses maksimal disertaconin me temën “Glaukoma neovaskulare”, temë e paprekur nga shqiptarët dhe mori gradën Doktor i shkencave mjekësore, para jurisë profesionale: Prof As. Vilma Mema – kryetare, Prof Gëzim Boçari dhe Prof As. Ali Tonuzi – oponentë, si dhe Prof Ilhami Goranci e Prof Argjend Tafaj – anëtarë, nën udhëheqjen shkencore të Prof Dr Pajtim Lutaj.
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Kah fundi i muajit të shkuar, pikërisht më 25 mars 2016, në departamentin OKR – okulistikë të Fakultetit e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, mjeku gjilanas – oftamologu Halil Ajvazi mbrojti disertacionin dhe mori gradën shkencore – d o k t o r i sh k e n c a v e m j e k ë s o r e. Disertacioni me temën: Glaukoma neovaskulare, që Dr Halili e kishte përgatitur nën udhëheqjen shkencore të Prof Dr Pajtim Lutaj, u mbrojt para komisionit shkencor, të përbërë nga pesë profesorë, që i përmendëm më sipër, nën drejtimin e Prof. As. Vilma Mema – kryetare, komision ky që e vlerësoi me notë shumë të lartë – maksimale punën e doktorit të ri.
Dr Halili (në mes) me komisionin shkencor, para të cilëve mbrojti disertacionin
Në mbrojtjen publike të disertacionit, më 25 të muajit të kaluar, në Tiranë, profesorët e komisionit shkencor, në vlerësimet e tyre, ndër të tjera kanë thënë, si në vijim. Sipas fjalëve të oponentit Prof. Dr. Gëzim Boçari, tema e disertacionit të Dr. Halilit “Glaukoma neovaskulare”, ka qenë e nivelit tejet të lartë dhe ka zgjuar interesim për studime të mëtejshme, për çka mund të jetë si pikë reference për mjekët e ri. Kjo temë – ka thënë ai – është një kontribut i çmueshëm për shkencën shqiptare. Prof. Dr Ilhami Goranci (nga Prishtina), që ishte anëtar komisioni, ndër të tjera ka thënë “tematikën që ka marrë për studim Dr Halil Ajvazi, iu pata propozuar disa mjekëve okulistë nga Kosova, por duke e parë se kjo temë është tejet e vështirë dhe shumë e gjerë për t’u studiuar, kishin hezituar të hynin në një sfidë të tillë. Doli trim Halili, ky shkencëtar i mirëfilltë dhe e ka përgatitur si është më së miri, si të ishte një studiues me përvojë të gjatë shkencore”. Kryetarja e komisionit Prof. Dr. Vilma Mema, ishte tejet e ngazëllyer nga prezentimi dhe mbrojtja që u bë nga kandidati për doktor shkence – Halil Ajvazi, i cili me suksesin dhe vlerësimin më të lartë u promovua doktor i shkencave mjekësore. Dr Vilma Mema, përveç tjerash, ka thënë se ky disertacion i kalon shumë larg kufinjtë kombëtarë, sepse asnjë okulist shqiptar i trevave tona etnike nuk ka mundur të përgatis një temë kaq të bukur dhe të kompletuar.
Doktori i ri i shkencave mjekësore Dr sci Halil Ajvazi, i lindur më 1972, na vjen nga Petroci i Kamenicës (rrethi i Gjilanit). Pasi mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme, me sukses të shkëlqyeshëm, në Kosovë, Halili regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, në UFMC në Bukuresht të Rumanisë, ku mbasi mbaron studimet me sukses të lakmueshëm, merr diplomën Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme. Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinë, që nga viti 2002 deri më 2006 mbaron studimet post-diplomike dhe merr titullin akademik Mr sc Dr. Med. Specialist i Oftalmologjisë.
Dr Halili duke ushtruar praktikisht profesionin e oftalmologut
Në vitet 1996 – 2001, i punësuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, kryen detyrën e mjekut të ndihmës së shpejtë, në shtëpinë e shëndetit dhe në spitalin e Gjilanit. Që nga viti 2006 e deri më tani, i specializuar ushtron me mjaft sukses detyrën e mjekut specialist të oftalmologut, në Spitalin Regjional të Gjilanit, sikurse edhe në ordinancë private. Nga viti 1999 e deri më 2007, ka punuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr Asllan Elezi” të Gjilanit, mësimdhënës i lëndëve Anatomi, Fiziologji dhe Kirurgji. Në vitet 2003 – 2008 në ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, në Prishtinë, ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisioneve Mjekësore – KEMP-i (Healf of Medical Comisions), apo shef i komisioneve mjekësore për pensionet invalidore dhe ndihmat sociale. Nga viti 2009 – mësimdhënës në Universitetin e Shkencave Mjekësore Rezonanca të Prishtinës, për lëndën okulistikë, viti i pestë. Është autor ose bashkautor i rreth njëzet librave dhe punimeve shkencore, me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Unë, autori i këtij shkrimi, përveç që kam dëgjuar shumë fjalë të mira e komnplimente nga shumë pacientë të Dr Halilit, profesionalizmin e tij e kam përjetuar edhe vetë, duke më përcaktuar dioptrinë e saktë dhe duke më dhënë syze të leximit.