E marte, 15.10.2024, 10:34 PM (GMT+1)

Faleminderit

Bojaj: Agim Ramadani vulosi bashkimin kombëtar

E premte, 01.04.2016, 08:59 PM



Agim Ramadani - vulosi bashkimin kombëtar, më 1999 në Koshare

Shkruan: Ramiz BOJAJ, Phoenix-SHBA.

Heroi Agim Ramadani, me veprën dhe guximin e tij, shkroi pavdekësinë në faqet më të ndritura të historisë së lirisë së kombit shqiptar. Beteja e Koshares, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar , mbanë nënshkrimin e Agimit të madh. Ai sikur parandjeu pavdekësinë e tij. “M'u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m'vrasin pa luftue". Këto janë vargjet e poezisë "Liria", që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të biente në altarin e lirisë.

Heroi i kombit, Agim Ramadani, mbetet figura më sublime qe jetësoi lirinë reale të Kosovës, duke thyer tabutë kufitare, të cilat padrejtësisht, e mbanin të ndarë kombin më të vjetër të Ballkanit. Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri, në Koshare, më 9 prill të vitit 1999, ishte hapi më vendimtar, më realist dhe më faktik i bashkimit të kombit. Këtë e bëri Agimi i madh me shumë trima të tjerë. Ky eveniment historik qe mbanë vulën e Heroit të madh, ideatorit dhe strategut luftarak, Agim Ramadanit, ka hapur kapitullin e parë të fitoreve ushtarake mbi armikun serb, shpartallimin përfundimtar të tij. Lufta dhe fitorja mbi armikun, dëshmoi se Heroi, Agim Ramadani, (me bashkëluftetarët komandantë e ushtarë), mbetet modeli i oficerit modern dhe të kompletuar, i cili ka pasur njohuri të shumta jo vetëm të fushës ushtarake, por nga lëmit tjera të arteve të bukura, qe tregojnë për virtytet e tij të një shqiptari më frymë unifikuese, të butë, por të fortë e sypatrembur përballë armikut. Ai e deshti unitetin ushtarak, sepse kishte shpirt artisti, shpirtë liridashësi e çlirimtari. Agimi nuk e deshi dredhinë e fjalët e mëdha, por e deshi lirinë dhe u bë pjesë e saj. “M'u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m'vrasin pa luftue". Këto janë vargjet e poezisë "Liria", që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të biente në altarin e lirisë.

Beteja e bashkimit të kombit

Lufta liridashëse e kombit shqiptar në Kosovë, dhe gjithandej etninë shqiptare, ishte i lidhur me emrin e heroit Agim Ramadanit, i cili mbeti shembelltyrë e rrallë, duke u bë flkadan lirie, urë bashkimi e uniteti. Agimi mblodhi pranë vetes, luftëtarët pa dallime regjioni, a bindje partiake. Heroi ynë e deshti shtetin Republikën e Kosovës, andaj edhe ra për të mos vdekur kurrë. Ai përmes Brigadës 138, bashkë më të rënët e tjerë (si Sali Çeku, Xhemajl Fetahaj etj), por edhe për të të gjallët, la amanetin se si duhet te vdiset për liri, duke derdhur gjakun deri në fund për komb e atdhe.  Jo vetëm guximi, por edhe profesionalizmi e uniteti, tregoi se armiku e ka vështirë nëse përballet me burrat e vërtetë, me njerëzit e artit të vërtetë luftarak. Pikërisht për këtë, Kosharja ishte provë e unitetit veprues të UÇK-së, e cila i bashkoi të gjithë luftëtarët nën një flamur–simbolin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kosharja dhe Brigada 138 e luajtën këtë rol historik, sepse në krye të saj, ishin luftëtarët më të zgjedhur, komandantët më trima, si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahaj etj., të cilët shpërfillen ‘daullexhinjtë’ dhe përqarësit e luftës, duke i hedhur në qoshe të hitorisë, të gjithë ata qe kishin hyrë në luftë për grada, para e pushtet.  Agim Ramadani mbante rol kyç në krijimin e unitetit ushtarak por edhe në planifikimin, zbatimin dhe udhëheqjen e operacionit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky unifikim e mban vulën e emrit të Agim Ramadanit, i cili përfaqëson një nga sukseset më të mëdha të luftës sonë për liri. Brigada 138 është unike në historikun e UÇK-së, jo vetëm për numrin e madh të luftëtarëve që u bënë pjesë e saj, por edhe për luftëtarët nga gjithë pjesët e atdheut që i kishin rreshtuar në këtë Brigadë. Nuk ka pjesë e Kosovës por edhe të viseve tjera shqiptare që të mos ketë pasur luftëtarë në këtë Brigadë. Prandaj edhe dëshmorët që ranë në këtë betejë ishin dëshmorët e Shqipërisë Etnike. Bashkëluftëtari i Agimit, Xhafer Gashi, ka vlerësuar se Ramadani dha jetën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit duke e dëshmuar idealin dhe punën e tij në shërbim të shtetndërtimit të Kosovës. Më 9 prill të vitit 1999 u shemb kufiri Kosovë-Shqipëri, në Koshare. Dhe kjo mbetet fitorja më e mdhe dhe më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequra nga strategët dhe burrat më të dëshmuar të kombit shqiptar. Beteja e Koshares e shkroi historinë e vet me gjakun e jetën e heronjve tanë më të lavdishëm, duke qendruar si parantezë e fitorës së madhe kundër armikut. Pavarësisht tentativave të disa matrapazëve hajdutë të pasluftës, të veshur me petkun e ‘gjeneralëve’, politikanëve e bosëve, për të zbehur realitetin e kësaj beteje, ose të përfitojnë poena për grada e pushtet, Kosharja mbetet unikataja dhe mdhështorja, e cila ka shkruar historinë me gjakun e derdhur, duke shtyrë në qoshe të gjithë mashtruesit dhe kaçakët e zbarkuar në asfalt,(për të znënë e uzurpuar) pas largimit të pushtuesit serb nga Kosova.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Kosharës ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë, si dita kur në frontin e luftës ranë heroikisht Agim Ramadani, Salih Çekaj e shumë të tjerë. Heronjtë e kombit si Adem Jashari, Hamëz Jashari, Salih Çeku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Bekim Berisha, etj., do të mbësin gjithmonë të gjallë në kujtesën dhe në historinë më të re të Republikës së Kosovës. Kosova po lëndohet dita-ditës, nga pseudoluftetarët e vetshpallur, dhe nga hajdutët e ngjyrave të ndryshme, por amaneti i heronjve: për Shqipëri Etnike, do të triumfojë mbi të gjithë zhvatësit, banditët dhe hjdutët e paskrupullt, të cilët e kanë kapur shtetin e Kosovës, tash e 17 vjet, pa treguar as më të voglin konsideratë për sakrificën tonë, pa ngritur asnjë padi për krimet serbe ndaj civilëve shqiptarë. Përkthimi i çdo pike gjaku e sakrifice në interesa klanore, politike e pushtare, tash 17 vjet, po i vie fundi. Askush nuk mund t’i durojë më dallkaukët e kopukët qe të tallën me sakrificën e heronjve tanë e gjakun e derdhur për liri e pavarësi.

Letërnjoftimi i Heroit, Agim Ramadani

Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve. Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan. Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora