E shtune, 05.10.2024, 01:50 PM (GMT+1)

Faleminderit

Tefik Selimi: I madhi ynë shkrimtar, Kadare...!

E shtune, 30.01.2016, 07:47 PM


I madhi ynë shkrimtar, Kadare...!

Ese nga Tefik Selimi

Me çka ta uroj datëlindje kolos yni i madh, Kadare?! Me këta rreshta po më duket se është fare pak?! S’di, a mjafton një fjalë: I gëzofsh edhe shumë të tjera të shëndetshme! Kjo ia vlen. Kur njeriu e ka shëndetin, pastaj vijnë sukseset tjera. Por, këto tri fjalë urimi do të marrin dhenë. Do të shënojnë respektin që kemi ne si lexues e si studiues të veprave Tua letrare. Ju, Kadare, letësisë sonë shqipe i keni dhënë mjaft shumë. Vepra e Jua është një bagazh i madh  me dije. Prej artit Tuaj, ka mësuar populli ynë shqiptar. Aty, në veprat e Juaja ka zënë vend dashuria dhe pikëpjekja vëllarëzore. Ju jeni gjeni i kohës së përjetshme. Ju keni mbetur gjeni i madh i letrave tona. Keni mbetur NJERI SHEKULLOR! Nuk do të lind më asnjë emër pas jush si shkrimtar i tillë! Kur po e festoni datëlindjen e 80-të, nuk është aq larg e kaluara, për faktin se, nuk do të kurseni të jepni edhe më vepra të tilla me vlera të mëdha. Gëzuar “festën” e 80-të!

Dhe, sa herë dilja si mësimdhënës para shkollarëve gjimnazistë të flisja për Ju si shkrimtar, e ndjeja vetën të përgjegjshëm. Merrja dhe shfletoja shumë libra për të organizuar orën mësimore e  për të dalur faqebardhë. Dhe, ia dilja me emrin Tuaj të madh. Shfletoja dhe nxirrja dije për veprën e Juaj. Nga koha kur pata filluar t’i lexoja veprat e I. Kadaresë, në mua ishte ngulitur ndjenja fort e dashurisë ndaj artit letrar. Kjo ndjenjë përherë në mua më bënte ta dua e ta vlerësoj si shkrimtar shqiptar.

Nga ditët e para të studimeve, dr. Isak Shema na jepte Letërsi të sotme shqiptare. Na ligjëronte dhe isha i tëri i përkushtuar ndaj letërsisë sonë.  Ato vite u botuan disa vepra poetike të shkrimtarëve tanë bashkëkohorë, si: Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismajl Kadare e ndonjë tjetër.

Më ra në duar vepra poetike: “Përse mendohen këto male”(1964) e Kadaresë. Sikur kjo vepër poetike më “preku” thellë në shpirt e zemër. Hyja në te dhe shihja Shqipërine me ato male e fusha të gjera të Naimit, Samiut, Çajupit, Lasgushit, Fishtës, por edhe të Ismail Kadaresë e shumë të  tjerëve. Leximin e kisha pasion e ushqim shpirtëror.

Data 28 janar (1936), shënon datëlindja e 80-të, të shkrimarit tonë, Ismail Kadaresë.  Është kjo festë e madhe e krijuesit të artit letrar. Vepra e tij e pushtoi botën. Ai është shkrimtarët gjenial bashkëkohor. Ai hyri shpirtërisht në zemrat e gjithë shqiptarëve. Ai me këtë “nam” që posedon, disa herë është nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por edhe për vëllime me poezi. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me veprën “Frymëzimet djaloshare” (1954), "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe “Koha” (1976) etj. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal poetik.

Kjo veprimtari e tij poetike luatji rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Ka shkruar proza, por ka shkruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Këtu është atdheu i Karadesë, Shqipëria Mëmë e shqiptarëve.

Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Kadaresë shkroi e nuk u ndalë edhe me shumë vepra të tjera. Shkroi romani “Pallati i ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i popullarizuar në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Po në këtë  vit 1990 e më pas, vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai sot është një kolos i papërsëritshëm i letërsisë sonë. Ky është shkrimtari ynë, Ismail Kadare. Një emër i përveçëm i letërsisë shqipe. Gëzuar datëlindjen, shkrimtar yni dhe i  të gjithëve në botë!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora