E enjte, 31.10.2024, 11:59 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Pal Neçaj: Dhimbje e madhe për mikun Gjergj Kalaj

E diele, 20.03.2016, 08:22 PM


E dashur Redaksi e nderuar e ZSh-se

I dashur  Redaktor i Pergjithshem  Zeqir !

Keto dite qe nga 11 Marsi, une famljarisht dhe, besoj, shumica e emigrantave nga mbare hapesira shqiptare, qe jetojne ne Nju Jork e me gjere,  kemi perjetuar dhimbje shume te madhe. Vdekja e pa bese na rrembeu shoku e mikun tone me te mire, te pa harruarin Gjergj Kalaj. Ashtu sic e keni njohur dhe ju, madje per respekt ti ju keni shkruar vite me pare, Gjergji ishte burre shume shoqeror, i urte,i thjeshte e i cilterte, bujar, i vecante dhe i dashur e tolerues ne biseda, debate e kuvende me shqiptaret pa dallim krahine, besimi, moshe  apo bindje. Ai gjithashtu ishte trim,  besnik dhe atdhetar i flakte. Gjergj Kalaj dallohej jo vetem si aktivist i zjarrte, por dhe si organizator ne krye te tubimeve dhe demostratave te shumta  ne Vashington para  Shtepise Bardhe, ne NY prane OKB e  ne vende te tjera ne kerkim te Lirise e pavarsise  Kosoves e Krahinave shqiptare (ne Malt ZI, Maqedoni e Cameri) dhe bashkim Kombetar.

Tek Gjergji manifestoheshin vlera humane e bamirsie duke ndihmuar me vepra secilin mergimtar qe i thirre kudo e ka takuar ne rruge, ne shtepi apo ofis. Per 40 vjete dera e shtepise tij midis Menhatanit ka qene e hapur ku Gjergji me bashkeshorten e tij Gjysten ka pritur dhe percjellur zemerhapur e buzegas ndoshta qindra shqiptare nga tera trojet Shqiptare nga me te thjeshtit e deri  nga ata me detyrat te rendesishme shtetrore e poitike sidhe poete, shkrimtar, artiste etj. Ndaj per t'i dhen lamtumiren e  fundit erdhen ne Shtepine mortore me mija veta, jo vetem shqiptare, por ndoshta dhe "Perfaqesues nga tere bota" qe jetojne ne NY te cilet e kane njohur apo kane punuar me Gjergjin.

Pardje, per te  plotesuar dehiren e amanetin e lene nga ai, trupi tij shoqeruar jo  vetem nga bashkeshortja, vellezrit motra e aferme te tjere, por dhe nga  dhjetra shoke, miqe dhe dashamire, u nise per ne Malesine Shqiptare((ne Mal te Zi). Atje ne vendlindje, ne Token nane, ne Gruden e tij qe e deshti aq shume, do te prehet perjetesisht Gjergj Kalaj

Une, e jo vetem, e kam te veshtire ta imagjinoj  Menhatanin pa Gjergjin, ta shijoi kafen apo  restorantin ku  nuk gjindet ai burre i mire ne krye te tovolines. Do te me duket e manget dasma kur ne mesin  e dasmorve ku mungon ai vigan shqiptar me humorin  e tij te bardhe   dhe shpirtin e tij prej artisti.

I perjetshem qofte kujtimi i tij



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora