E premte, 26.04.2024, 11:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: Ish -Presidenti Sarkozi jep llogari

E enjte, 18.02.2016, 08:10 PM


Ish -Presidenti Sarkozi jep llogari

Nga Gëzim Hoxha

Presidenti i Partisë Republikane është dëgjuar të martën në mëngjes nga gjyqtarët në lidhje me hetimin e financimit të fushatës presidenciale të vitit 2012 – ky është titulli i bujshëm i njërit prej artikujve të shumtë që mund të lexosh në portalin francez L’EXPRESS.

Ish-kreu i shtetit, Nikola Sarkozi; i lindur më 28 janar 1955 në Paris rrezikon të përballet me një padi për fatura të rreme. Kjo tregon edhe një herë standartin e një shteti të konsoliduar, me histori të madhe, ku nuk ka rëndësi se kush je apo sa i madh je për nga posti, nëse ti shkel ligjin një ditë duhet të përballesh me të. Prandaj Franca është Francë. Po tek ne çfarë ndodh? Më mirë të mos flasim për këtë gjë, se shumë baltë hidhet çdo ditë dhe akoma nuk kemi parë ndonjë funksionar të lartë të përgjigjet për akuzat e bëra në drejtim të tij. Kapen vetëm peshq të vegjël dhe kaq.

Por le të  kthehemi tek Sarkozia.  Ky është njeriu që fitoi zgjedhjet  presidenciale të vitit 2007 me 53 për qind të votave, mundi Zhak Shirakun, duke u bërë kryetari i 23-të i Francës. Anketa Bygmalion, emri i kompanisë që organizoi mitingjet e tij gjatë fushatës të vitit 2012, të çon fillimisht në një sistem të gjerë të faturave të rreme për të fshehur një tejkalim të tavanit ligjor të shpenzimeve për presidencën, vendosur në 22.5 milionë euro. Këto fatura të rreme kishin për qëllim të akuzojnë republikanët, për rreth € 18.5 milionë shpenzime që duhet të përfshiheshin në llogarinë e fushatës.

Hetimet tregojnë, megjithatë, se ish-presidenti kërkoi më shumë mitingje në mes të marsit 2012. Megjithatë, menaxheri i tij të fushatës, William Lambert, i tha policisë se kishte informuar kontabilistët dukei treguar atyre tavanin ligjor të shpenzimeve, rrezikun për kapërcimin e tij duke kërkuar ndalimin e çdo shpenzimi shtesë.

I intervistuar nga hetuesit në shtator 2015, Nikolas Sarkozi siguroi se nuk mbante mend të kishte rivlerësuar kostot e ngjarjeve të ardhme. "Argumenti i një fushate që shkoi keq është një farsë", tha ai. E megjithatë është fakt se ai më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit Fransua Hollond me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave. Ai e kaloi përgjegjësinë për faturat e rreme mbi Bygmalion dhe pastaj UMP të udhëhequr nga Zhan-Fransua Kope, i cili u vu nën statusin e dëshmitarit ndihmës.

E pra këto janë standartet që duhet të përmbushim për tu antarësuar në BE, standarte të plotësuara më parë nga Kroacia e cila futi në burg një prej ish – kryeministrave për korrupsion. Në fakt është kjo garancia se nuk mund të bësh ç’të duash me shtetin dhe aq më pak me postin. Duhet plotësuar ky standart që shqiptarët të jenë të sigurtë që pasuria e tyre mirë – administrohet, se nuk duhet të kesh një mik për të fituar një  vend pune dhe aq më keq një tender a ku ta di unë se çfarë. Kjo do ta bënte realitet lufën kundër korrupsionit dhe rezultatet e saj më të prekshme. Mbi të gjitha plotësimi I këtyre standarteve e bën jetën më  të mire për të gjithë ne.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora