E diele, 28.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ethet e presidentit

E merkure, 09.03.2016, 08:45 PM


ETHET  E  PRESIDENTIT

Nga Dedë Preqi

Ethet janë dy llojesh që ndikojnë te njerëzit, ato si sëmundje infektuese, të cilat në trajtimin e tyre mund të shërohen ndonjëherë dhe ato si sëmundje politike, të cilat nuk shërohen lehtë. Kjo nuk duhet të ngatërrohet me vlerat e presidentit Ibrahim Rugova, mirëpo pas vdekjes së tij, në Kosovë kemi pasur rrethana të ndryshme, të cilat e kanë zbehur rrolin e presidentit.

Sikur edhe rastin  aktual, a mund ta quanim të frytshëm  dhe të pajtueshëm me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, sikur të kishte kaluar proçesi në mënyrë normale dhe transparente, pa kundërshtime të masës dhe pa aksidente  të formave të ndryshme.

Është e vertetë se askund nuk ka zgjedhje të pastra dhe transparente, pa ndonjë incident të vogël, por jo edhe në këtë mënyrë, sikur në Kosovë, që na kthehet koha mbrapa, me çrast në vend të asaj solemnes, krijohet ajo e pakëndshmja, e cila fare nuk i konvenon shoqërisë tonë, sidomos  një populli  që i ka ende plagët e hapura dhe të freskëta nga  lufta e fundit.

Dikush do të na pytëte ne shqiptarëve, si është ky „bashkimi kombëtar“, kur ironia dhe xhelozia në mes vete ua korrin çdo fryt dhe si këto elemente mund të kenë lidhje reciproke?

Prandaj, ky është një mendim i qëlluar, nëse dëshirojmë të bëjmë vlerësime, apo që t’ia mbarojmë qejfin vetës mundemi vetëm me fjalë, por në realitet njerëzit e këtij  vendi edhe kur ishin të robëruar, por edhe pas lirimit nga robëria nuk janë të kënaqur me kushtet dhe rrethanat në të cilat jetojnë, apo më mirë të thëmi se janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar me njerëzit e politikës së vendit të vet.

Dhe në këtë shirit kohe gjejmë edhe mjaft rrugë tjera tragjike, të cilat në këtë pikpamje e mundin përspektivën e pa qartë dhe njeriu po jeton sikur në halucinacione, apo  në një ankth dhe ndjenjë pasigurie të mirëvajtjes dhe mirëqenjes. Një gjendje e tillë nuk mund ta shërojë as të kaluarën dhe kurrsesi ta shpëtojë  të sotmën, apo të insistojë për ndonjë vizion optimist për të ardhmën.

Të gjitha këto pasoja  rrjedhën e kanë nga përsonazhet e qeverisjes së dobët të shtetit të ri të Kosovës, të cilët e tradhëtuan votëbesimin e popullit të vet dhe të cilët u bënë milioner me djersën e këtij populli. Këtë ndjenjë   vërtetë e përjetojnë sot qytetarët e këtij vendi, e cila nuk duket e tëra në sipërfaqe, çka mbetët e pa zbuluar e vërteta e saj në brendi të jetës qytetare.

Nga ana tjetër, zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, është bërë nga  marrëveshja e koalicionit qeverisës në mes PDK dhe LDK, dhe në favor të tyre partiak, por kurrsesi në favorin dhe vullnetin qytetar, kjo është sfera shpirtërore që qytetari nuk e ka të qartë.

Nëse presidentit në fjalë nuk i  mjaftoi  koha në të cilën kaloi si kryeministër i vendit dhe postet tjera udhëheqëse, me çrast kemi shumë pak të arritura ekonomike, gjendje të dobët institucionale dhe gjendje të mjerueshme sociale, krim të organizuar e korrupsion deri në fyt, atëherë edhe ky  post ka pak gjasa që shpresohet për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit.

Por edhe më e keqja kur një president i vendit ka akuza për lidhje me krimin e organizuar, të cilat janë të ngritura disa vite më herët nga senatori Dick Marti, ndose edhe nuk janë të vërteta, sigurisht që presidenti i ri është nën ethe të këtyre akuzave, sepse këto akuza nuk janë të shëndetshme për asnjërin, e lëre për një president të vendit.

Të gjitha këto, natyrisht janë rrethana që nuk mund të mos merren parasysh nëse duam arsyeshmërinë e këtij embrioni të tulitur, apo të shpifur nga qarqet dhe planet e Serbisë, nga ana tjetër, të gjitha këto do të ishin shkaqe irelevante sikur të mos gjenin jehonë edhe nga mediumet ndërkombëtare.

Dhe përveq të përgjithshmës, në këtë bagazh të ngarkuar, a do të ishte i mundshëm zgjimi, lindja e ndjenjës dhe optimizmit për një mirëqenje dhe stabilitet ndaj këtij populli dhe vendi, dhe të pranojmë si një vetëdije dhe sensibilitet të gatuar kryesisht nga brumi i këtyre rrethanave, dhe si përgjegje, mos ti mbetëmi borgj atyre që robërinë e bënë liri dhe terrin na e bënë dritë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora