Kulturë
Albert Zholi: Bashkbisedim me nje artiste, Bebeka Alla
E enjte, 07.08.2008, 04:35 PM
Bebeka Alla: Kam grimuar Robert Ndrenikën, Guleim Radojën, Ndriçim Xhepën, Luiza Xhuvanin, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar Asqeriun
Bashkbisedim me nje artiste
Bebeka Alla
Nga Albert Zholi
Hyrje
Shpeshherë ndodh që në teatrër, opera, balet personazhet tejtërsohen tërësisht në moshë dhe në karakter. Një rol mund ta luaj një aktor apo këngëtare e madhe dhe në fillim për shkak të grimit asnjë nuk e njef. Pastaj është zëri ai që i bën spektatorët ti njohin. Pra ky është roli i padukshëm i grimieres në skenë. Dhe pse puna e tyre është shumë e madhe, evidentimi është shumë i paktë për të mos thënë i papërfillshëm. Roli i grimieres në skenat botërore ngelet kurdoherë parësor dhe pse ata marrin pak nga lavdia e shfaqjeve. Një ndër grimieret e para shqiptare (për të mos thënë e para profesioniste) është Bebeka Alla. Kur pyet shumë këngëtare, aktore të Operas apo të Teatrit Popullor, emri i grimieres Bebeka Alla përmendet me respekt dhe konsideratë. E qetë, qëmtuese, serioze Bebeka është e pëlqyera e të gjithë njerëzve të skenës të të gjitha gjinive ku puna dhe taleti i saj i ka përshtatur aq bukur rolet që ata kanë realizuar. Pra pjesë e suksesit të tyre ka qenë dhe Beka siç i thërrasin shkurt. Plot 25 vjet me grimin, ajo ka kaluar në duart dhe mendjen e saj, personazhet më të diskutuar të lashtësisë por edhe ata më të spikatur të kohëve moderrne, ku me durimin e saj është munduar ti përshtat fytyrat e aktorëve me ato të personazheve që përfaqsojnë në skenë.
Kur e keni filluar këtë lloj profesioni dhe çfarë përmban në vetvete ky profesion?
Qysh në rininë time.Ky profesion përmban në vetvete atë magjinë e të bërit ndryshe një personalitet të formuar. Një aktor ka pamjen e vet dhe sjelljen e vet. Me ndryshimin që i bëhet nga ky profesion ai bëhet tjetër kushi. Ai merr një karakter tjetër brenda vetes.Gjatë jetës së tij ai (aktori) merr shumë karaktere brenda vetes.
Ju i ndryshoni tiparet kryesore të fytyrës së tijë në raport me rolin që do të luaj, dhe pse bëhet konkretisht vetëm me personalitete ?
Ndryshimi bëhet sipas karakterit. Në qoftëse lexon një roman dhe brenda romanit gjen një karakter, atëherë do të marrësh një aktor dhe do ta transformosh si ky karakter.Ky është grimi total duke nisur që nga parukja, mjekra, nga mustaqet, dhe tiparet e fytyrës si rritja e faqes dhe e hundës, është sikur të bësh një skulpturë. Aktorët luajnë në skenë personalitete.
Sa elementë përmban në grim një personazh?
Shumë.Në qoftëse do të marësh një personazh dhe do ta kthesh nga të ri në të vjetër duhet të fillosh të punosh me rrudhat e fytyrës, që ka elementë të posaçëm. Bëhet derdhja e fytyrës së personazhit pastaj shtohen të gjithë elementët që janë rudhat, zgjerimi i faqeve, dhe e një hunde të re. Kjo jep tjetërsimin e personalitetit.Shtojca të këtyre është vënia e mjekrave, mustaqeve, flokëve ose edhe heqja e flokëve.
Në ç’vit e keni filluar për herë të parë këtë lloj profesioni dhe mund të na thoni se ku keni studiuar për këtë lloj profesioni kaq të vështirë?
Ky profesion tek unë ka ardhur aksidentalisht.Nuk e kam ditur fare që ekzistonte ky profesion.Dëshira ime ka qenë që unë të studioja për arkitekturë. Një dhunti e imja ka qenë edhe piktura. Kjo ishte ndoshta ajo ideja që më çoi tek arkitektura. Ishte një nga ëndrrat e mija të rinisë.Në vitin kur unë do të konkuroja u hapën fjalë se u mbyll dega e arkitekturës (ishte një gënjeshtër e madhe), unë se mora vesh dhe kështu u dogja, nuk konkurova. Ky moment ktheu të gjithë drejtimin e jetës sime, ngela pa shkollë dhe e kam përjetuar shumë keq. Një vit ka qenë i dhimbshëm ku nuk kam dalë fare nga shtëpia por kam pasur një mama që ka qenë gjithshka për mua dhe duke njohur karakterin tim nuk më lejoi që unë të futesha në punë të tjera. Vjen një moment dhe u hap një shkollë tre vjeçare në Teatrin e Operas dhe Baletit
që ishte brenda fushës së artit. Nëna këmbnguli që unë të futesha.
Kjo shkollë u hap për grimiere?
Kjo shkollë u hap për grimier, parukier në Teatrin e Operas por vetëm për Opera dhe në Teatër. Unë kur jam futur për herë të parë në ambientet e studios në shkollë u habita. Nuk kisha parë ndonjëherë paruke, por vetëm kisha dëgjiuar për to. Në fillim u tremba nga paruket po aq sa u befasova. Pastaj kur fillova shkollën, gjërat filluan të bëhen organike .
Por kur u fute në shkollë e harrove arkitekturën?
Jo, asnjëherë nuk e kam harruar arkitekturën.Edhe sot nuk e kam harruar.
Pse nuk konkuruat më vonë mbas 2-3 vjetësh për arkitekturë?
Atëherë kishte një rregull shumë të keq. Vetëm një e drejtë studimi për familje jepej. Në atë kohë motra ime dhë vëllai kishin marrë të drejtën e studimit. Kështu unë u dogja.
Ju thatë që kishit pasion edhe pikturën, a keni pikturuar më parë?
Kam pikturuar që në moshën tetë vjeçe.Kam pasur fat që në shkollën tetëvjeçare kam pasur mësues vizatimi Lec Kodhelin dhe ka qenë një mësues shumë i mirë. Ai e vuri re talentin tim dhe gjithmonë në orën e vizatimit më thoshte, se ti do të më demostrosh diçka në dërrasë të zezë për të gjithë klasën.Ai më ka ndihmuar shumë.
A ke hapur ndonjë ekspozitë?
Jo. Nuk kam bërë piktura për të hapur ekspozitë. Ka qenë një gjë e brendëshme, që unë më shumë tregoja atë dëshirën time dhe pikturoja.Mund të them se piktura më ndihmoi në këtë profesion që kam tani.
Grimieri duhet të jetë patjetër piktor?
Grimieri në radhë të parë duhet të ketë lidhje me pikturën, sepse fytyra e njeriut është si një telajo.
Ju kur mbaruat shkollën u emëruat direkt në Teatrin e Operas dhe të Baletit?
Jo nuk fillova direkt, sepse në atë kohë ishte partia, që bënte çudira. Unë padashje fillova punë në Ministri të Ndërtimit.Në vendin tim u emërua një person tjetër që nuk kishte fare lidhje me grimin sepse e caktoi partia dhe unë mora drejtim tjetër. Në momentin kur në Ministrinë e Ndërtimit krijova atë ëndrrën time për tu hedhur në arkitekturë, përsëri u hap një çudi e madhe e biografisë sime.Biografia më ktheu mbrapsht në Opera.
Kur keni filluar punë fillimisht?
Kam filluar në vitin 1983 dhe vazhdoj ende.
Më thoni disa personalitete kryesore të artit dhe të kulturës që ju i keni bërë grim?
Në Opera ka shumë, duke nisur që nga Ramiz Kovaçi (që nuk jeton më) , Gaqo Çako,Edit Mihali, Zoica Haxho, Mukadete Bara që është në fushën e baletit, Albert Janku, Këto janë vërtetë personalitete të larta.
Po në teatër?
Takimi me teatrin ka qenë aksidentalisht dhe unë kam punuar pak në teatër. Kam punuar me Ndriçim Xhepën, Luiza Xhuvanin, Alfred Trebickën, Ema Andrean, por më vonë, në vitin 2003 pata një ofertë nga regjizori Gëzim Kame. Pranova me shumë kënaqësi dhe aty preka me të vërtetë gjigandët e teatrit. Aty punova me Robert Ndrenikën, Guleim Radojën, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar Asqeriun dhe u ndjeva mirë. Ishte një marëdhënie shumë e mirë që punuam të gjithë bashkë. Doli një punë ku me të vërtetë pati suksesin e vet dhe për mua qe një dritare më shumë.Për të gjithë këtë punë që bëmë bashkë unë në 2004-ën, aktorëve u dhurova një kalendar.Kjo ishte një gjë e bukur dhe u prit shumë mirë dhe ishte hera e parë kur unë mora përsipër të dal veç punës së grimit edhe me fotografinë. I gjithë kalendari ishte i ndërtuar nga
unë.
Ju mereni edhe me fotografi njëkohësisht?
Po.Fotografoj vetë.
Kur ka filluar si profesion ky?
Duke punuar në grim, duke krijuar personazhe fillova dhe ti fotografoj ato. Ti kem kujtim. Ti kem si pasqyrë pune.Si do ta pasqyroja punën time disa vjeçare? Si mund të prezantohem përpara të tjerëve? Tashmë po bëj albume me fotot që kam bërë grim.
Keni bërë kurs për fotografie?
Jo nuk kam bërë kurs për këtë, por unë fillova me syrin që unë e shikoja karakterin. Më vonë kam filluar të studioj vetë. Kam fatin që jam takuar edhe me fotografë me emër. Kur kam dalë jashtë jam interesuar shumë për të parë më shumë për të mësuar më shumë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë.
Punoni me aparat profesional?
Po. Nuk mund të ndodh ndryshe.
Kur ju i keni bërë ato fotografi dhe personazhet i shikojnë këto fotografi si janë ndjerë në raport me fotografitë që kanë bërë tek profesionistët?
Unë e ndjej dhe shof që punën që unë bëj në revista e kudo, ato dalin fotograftë e mia, pra të këtyre personazheve. Ata i kanë pëlqyer.Personazhet ndjehen mirë, sepse kur vjen momenti që atyre i kërkohet diçka për të dalë në shtyp kanë një numër telefoni që është i imi dhe kanë një emër që ata i drejtojnë gjithë gazetarët. Një fotograf i mirë duhet të bashkëpunojë me një grimier, profesionist.
Na thoni disa nga personalitetet e këngës, të artit dhe të kulturës, ku ju i keni bërë grimin dhe i keni bërë foto?
Janë shumë.Duke u nisur që nga Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Rovena Dilo dhe shumë të tjerë.
Qëllon që këto foto i bën edhe nëpër kopertinat e albumeve?
Jo. Kjo nuk ndodh sepse janë të lidhur shtëpia diskografike me fotografë të tjerë.Unë nuk e kam këtë lloj pretendimi që të vënë fotografinë time.E rëndësishme është se kur të gjithë futen në studion time të gjithë befasohen me të gjithë fytyrat që shikojnë atje.Mrekullia e aparatit tim është që unë i kam prekur personazhet por edhe i kam fotografuar vetë ato.
Në momentin që ne po bisedojmë çfarë lidhjesh ke me teatrot privatë dhe atë kombëtar apo keni lidhur me ndonjë personalitet ndonjë kontratë, apo këto punë me personalitete janë vetëm të rastit?
Kontrata të gjata pune këtu nuk ka. Por kush i ka parë punët e mia ka ndjerë atë dëshirën e bashkëpunimit, dhe për çdo vit kam pasur një bashkëpunim përsa i përket kalendarëve. Këto bashkëpunime kanë qenë me firmat.Në vitin 2005 unë kam punuar me Floryenin. Kam bërë kalendarin e vajit Floryen dhe të vezës Floryen. Në vitin 2007 kam punuar me teatrin e kukullave. Në krahasim me atë të kalendarëve ajo e teatrit të kukullave ishte një magji tjetër. Unë aty preka të gjithë personazhet e kukullave për fëmijë dhe realizova një kalendar. Dëshira ime është që kalendari kurrë të mos shitet por vetëm të dhurohet. Këtë punë ma ofroi Elvira Diamanti që ishte drejtore në atë vit në Teatrin e kukullave.Jam ndjerë mirë kur vinin fëmijë pa fund kur merrnin kalendar në dorë dhe shfletonin, dhe shikonin personazhet e tyre.Dialogjet e fëmijëve ishin një gjë
shumë e bukur.
Ku e keni ndjerë veten më keq në një personazh kur i keni bërë grimin?
Puna ime shumë herë e ndjen veten keq, kur i përket fushës së Operas dhe të Baletit kur ti don të transformosh.Ato që merren me botën e spektaklit dhe krijimin e gjërave të mëdha të skenës, tregojnë se figura artistike nuk mbaron nga qafa dhe tek këmbët, por nga fija e flokut dhe deri tek këmbët. Në qoftëse bota ka produkte që të transformon, ne mundohemi ti bëjmë me gjëra rrethanore. Një zbulim i joni dhe i kolegëve të mi që merren me këtë punë është Silikoni.Në qoftëse unë dua të krijoj një paruke tullacësh, duhet të përdor silikonin, sepse latesti ka një kosto shumë më të lartë. Një kg laktest është 350£, dhe një silikon që blejmë ne është 250 lekë shqiptarë. Vështirësia vjen edhe nga aktori.Kur bëra Ciklopin tek “stinë e mërzitëshme në Olimp” ,në këtë rast do të mbulohej e gjithë fytyra, ruajta pjesën e gojës dhe të
hundës dhe i lanë dy vrima të vogla që lihen poshtë syve dhe artificialist i vihet një sy i madh në mes të ballit. Dhe kjo për aktorin është shumë e vështirë sepse mbulohesh komplet me djersë sepse nuk është material për këtë punë.
Kur e keni ndjerë veten më mirë që me të vërtetë keni pasur urime?
Në Opera publiku është më i kufizuar.Nuk ka shumë publik siç mund të ketë në teatër apo në një koncert.Personazheve të Operas i ka munguar shumë publikimi, fotografia dhe sot kjo ka ndryshuar. Kjo më ka ngjallur edhe një ambicje tjetër për sa i përket operas .Që me këto fotografi që kam unë t’i dhuroj atyre një ekspozitë për të qenë edhe ata të preken si ato aktorët e Teatrit Popullor. Ndryshimi është parë tek Robert Ndrenika nga një burrë 60 vjeç ai doli një burrë 45 vjeç.Kjo është një kënaqësi përsa i përket punës sime.
Duke folur për spektaklin, në botën e spektakleve, me kë spektakël keni bashkëpunuar ju dhe mendimet për të ardhmen?
Unë kur punoja në Opera kam qenë e lidhur edhe në botën e spektakleve.Kam marrë pjesë në të gjithë festivalet që zhvilloheshin në Radio-Televizionin shqiptar.Unë nuk kam qenë e vetme, kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e mirë të Radio-Televizionit Shqiptar. Kam qenë në të gjithë spektaklet që ka bërë Vera Grabocka që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” , “12 në Hollivud”, “Dua më shumë Shqipërinë”, “Netë vere” që u bë në Durrës etj.Tani preferoj që nëpër spektakle të gjej një kohë të shkurtër sepse është edhe e lodhëshme.
Po me televizione të tjera a keni bashkëpunuar?
Në të gjithë televizionet kam bashkëpunuar.I fundit ishte ky që mbaroi me Star Akademinë që u zhvillua tek Klani.
A ekziston ndonjë shkollë profesioniste për grimin në Shqipëri?
Jo.
-Atëherë si meret ky profesion?
Sot akoma nuk kuptohet se çfarë profesioni është.
Ju keni konkurente në këtë profesion?
Konkurentë ka, dhe konkurenca bën që të ecësh edhe përpara.
A keni ndonjë peng në këtë lloj profesioni që e keni ëndërruar dhe doni ta realizoni?
Peng kam të realizoj Skënderbeun, do të kisha shumë dëshira që heroin tonë kombëtar unë ta realizoja.
Pse e ke këtë ëndërr?
Është një nga figurat që godet. Ne si shqiptarë me Skëndërbeun njihemi kudo.
Sot grimi ku duhet më shumë në teatër, opera, film apo edhe tek këngëtarët?
Grimi sot përdoret kudo, por në rrugë ajo abuzohet. Abuzohet sepse një të reje nuk i njeh dot moshën.Një vajzë 16 vjeçe duket si 40 vjeçe.
A ka lidhje një grimiere me një stiliste?
Patjetër që ka lidhje. Një grimiere mund ta bëjë mirë edhe stilisten.Dhe një stiliste mund ta bëjë grimieren. Janë dy profesione që shkojnë mirë me njëra-tjetrën.
Ju a keni tentuar që ta bëni edhe stilisten?
Njeriu që vjen tek unë unë i transformoj edhe veshjen.Unë kur dua të bëj një fotografi të bukur i jap mendim dhe për veshjen
Ky është një profesion heshtjeje?
Po sepse unë kam bërë mijëra e mijëra personazhe dhe nuk i kam ruajtur.Që në momentin kur unë kam kapur aparatin me dorë unë ndjehem e plotësuar, se kam se çfarë të tregoj.
A mereni me politikë?
Jo nuk merem me politikë, nuk më pëlqen. Sepse sistemi mua më la pa shkollë dhe vazhdon i njëjti sistem përsëri.
-Po me librin dhe me shtypin a mireni?
Me shtypin e përditëshëm kam lidhje.Librin nuk e harroj sepse është vetë profesioni që nuk të len që ta harrosh librin.
Profesioni juaj në televizion kujt emisioni i shërben më shumë?
-Janë spektaklet më shumë.Por unë kam pasur fatin të punoj për dy vjet në TV Koha.Kur kam qenë në Itali kam pasur një bashkëpunim me Rain. Në televizionin Koha për dy vjet kam aplikuar të që kam mësuar atje.
Çfarë bëje tek Tv Rai?
-Ne gjithmonë dilnim jashtë me Operan. Aty kam krijuar shumë miqësi. Një mikeshë më krijoi mundësinë të shkoja tek RAI. Aty bëra një takim me kolegët e mi. Punova për një muaj. Ishte një eksperiencë shumë e mirë.Unë kudo që shkoj kam dëshirë të shikoj si punojnë të tjerët.Kur qëndroj në Romë atje bëhej Baleti “Romeo dhe Xhulieta” me Rafaelo Paganinin. Ky ishte një balerin italian që kishte trupën e vet private. Rolin e Xhulietas do e luante një balerinë shumë e mirë por nuk kishte një pamje vizive. Producenti që ishte atje më tha se si do ta transformoje këtë dhe unë ju përgjigja. Ai e pa me vëmëndje idenë time dhe më tha “përse nuk punon edhe ti këtu”?.