E enjte, 25.04.2024, 02:15 AM (GMT+1)

Intervista

Marjan Sebaj Sopi: Intervistë me Mbretin Arbër Dedaj

E diele, 13.12.2015, 08:31 PM


LITTLE KING & QUEEN WORLD, Arbër Dedaj, Ti je Zemra Shqiptare!

Në gjumë Gjakova, në gjumë Kosova, pse?!

  bisedë me bukuroshin tonë, të shpallur: LITTLE KING & QUEEN WORLD - Arbër (Agim) DEDAJ nga Gjakova.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, shumë emër i lashtë shqiptar, dhe shumë i bukur siç je Ti,  sa vjeçar je Arbër?

Arbër Dedaj: Unë jam dhjetë vjeçar.

Ekskluzive nga Marjan Sebaj Sopi

Lexues të dashur, pranë dhe me ne është poashtu babi i Arbër Dedaj, z. Agim Dedaj, arqitekt  i ndërtimtarisë dhe poet, një afarist i suksesshëm. Filimisht do të flasim pak me babin e Arbërit e më pas do i kthehemi bisedës me bukuroshin e Kosovës apo fëmiun e shpallur LITTLE KING & QUEEN WORLD (MRETI I VOGËL I BOTËS SË BUKURISË).

Marjan Sebaj Sopi: Zotëri Agim, juve jeni prindi i Arbër Dedaj, i Arbërit dhjetë vjeçar. Kohën e fundit saktësisht me datën 21. Gusht 2015., Arbëri ka arritën një sukesë të jashtëzakonshëm që na i ka zbardhur fytyrën Kosovës, të gjithë ne shqiptarëve. Na thuani ju lutëm çka është në pyetje që pastaj të vijmë dhe të vazhdojmë bisedën.

Agim Dedaj: Është e vërtet se Arbëri ka arritë një sukses të jashtëzakonshëm në Burgas të Bullgarisë, mirëpo  si rezultat i atij suksesi ka qenë prirja e tij nga natyra për Arbërin, apo dhuratë e Zotit. Ai së pari është përzgjedhë në Gjakovë në një konkurs bukurie më i bukuri e më talenti, ku ka fituar dy çmime të cilat i ka organizuar dhe mbajtur Albana Qarshqiri nga Shqipëria e cila ka një kompani të liçensuar për vlerësimin dhe përzgjedhjen e bukurisë. Paraprakisht Arbëri ka fituar dy çmime nga komisioni i konkursit dhe nga Albana Çarshiri është vlerësuar që Arbëri të merr pjesë në konkrusin e bukurisë në Burgas, dmth ta përfaqësoi Kosovën në këtë konkurs të bukurisë i cili u mbajtë muajin e kaluar (dmth në gusht) në Bullgari. Aty Arbëri tregoi një zgjuarsi, një talent, një talent të rrall dhe në fund edhe prezantoi bukurinë, Kosovën, në mënyrë të dinjitetshme, kështuqë sjellja e tij, talenti i tij, dhe bukuria që ia ka dhuruar Zoti jo vetëm se na gëzoi neve si prindër por realisht na respektoi neve si prindër, Kosovën si shtet të ri, shqiptarinë dhe mbarë shoqërinë tonë, këtë e bëri në mënyrë të dinjitetshme me sjelljet dhe prezantimin e tij.

 

Në Ambientin e „Artrestaurant“ në Gjakovë, pronar z. Agim Dedaj. Në foto: Nga e djatha; Agim Dedaj, në mes Arbër (Agim) Dedaj dhe Marjan Sebaj Sopi

Marjan Sebaj Sopi: Z. Agim, në atë konkurs ku morën pjesë shtete të shumta nga mbarë bota, a ka qenë prioritet apo vlerësim vetëm bukuria të cilën Arbëri e ka si dhuratë nga Zoti apo edhe inteligjenca e jashtëzakonshme e tij?

Agim Dedaj: Thënë realisht z. Marjan, neve kur u nisëm për Bullgari u nisëm me disa paragjykime duke ditur se Bullgaria ka qenë një vend i varfër, ndoshta edhe i kurruptuar etj…kisha një keqkuptim, kështuqë në atë drejtim për atë shtet kisha një paragjykim që më vonë e pash se ishte i padrejtë. Mirëpo e gjitha kjo ran ë ujë thuajse menjëherë pas disca orëve, pra duke parë organizimin, pritjen, kujdesin…e të gjithat rreth nevsh dhe garuesve me të vërtetë e pash se kisha gabuar në paragjykime. Ajo që më la përshtypje të mëdha mua dhe gjithë të tjerëve menjëherë, është forma e organizimit, trajtimi ynë si dhe në fund vet vlerësimi i tyre për garuesë. Pse e kisha këtë paraqykim negativ apo të them këtë; sepse neve këtu në Kosovë e në shoqërinë tonë Shqiptare në përgjithësi, pra në vendin tonë neve jemi mësuar duke përdorë njerëz me autoritet, jemi mësuar thënë shkurt me dallavere e duke përdorur njerëz të njohur, jemi mësuar në vendin tonë duke bërë vlerësime anësore, jemi mësuar me mallëverëzime e montime për të fituar ndonjë garë apo çmim pamvarësisht far manifestimi është ai.

Marjan Sebaj Sopi: Çka është ajo që iu bindi juve se vërtet në këtë manifestim do të shkoi dhe shkoi gjithçka në mënyrë të rregullt dhe transparente?

Agim Dedaj: Këtu ishte krejt diç tjetër e që mua më bëri shumë përshtypje. Fëmija kanë kaluar nëpër disa faza deri sa janë vlerësuar. Ekipa e përbërë nga ndërkombëtar ishte vërtetë shumë profesionale. Ajo që më la menjëherë përshtypje është se; Ata përcillnin tërë kohën fëmijtë tanë, konkurentët e ndryshëm nga mbarë bota. Përcillnin çdo hap të tyre - fëmijëve, çdo sjellje e në çdo minutë ishin në mesin e fëmijëve – garuesëve. Komisioni përkatës bënte vështrimin, sjelljen, testimin e mençurisë…fëmijtë kaluan nëpër disa faza deri sa u vëlerësuan përfundimisht. Aty patëm të bëjmë me njerëz profesional si psikolog, pedagog, njerëz nga moda e arti, njerëz me profile të ndryshme dhe shumë profesional të lëmive të tyre. Aty na ra të rrijmë apo qëndrojmë plotë shtatë ditë, dhe pikërisht gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijtë ishin pandërpre, çdo mement të përcjellur nga njerëz të profileve të ndryshme. Përcollën fëmijtë me kënaqësi si në udhëtime të ndryshme, si në fshatin ku ishim të vendosur, gjatë ngrënjës së bukës, gjatë lojës…çdo mement fëmijtë ishin të përcjellur dhe kjo më bëri të kuptoj se vërtetë këtu ka të bëjë me një organizim fantastik, dhe të ndërroi paragjykimet e mia, keqkuptimet e mia për këtë vend, të kthej dhe të më bind mua si dhe gjithë prindërit dhe pjesmarrësit tjerë se Bullgaria dinë të jetë mikpritëse e mirë, dinë të bëjë punë të mëdha dhe evinemente spektakulare dhe prestigjioze.

Marjan Sebaj Sopi: A keni dyshuar apo më mirë të themi a keni pritur se, Arbëri do kurorëzohet me ndonjë çmim?

Agim Dedaj: Shihni, thënë realisht unë mendova se Arbëri do të merr ndonjë çmim. Ajo që më bëri pak të brengosëm ishte ndarja e çmimeve, shembull e kishin bërë që shpërblimet të ndahen fillimisht nga vendet e ulëta të përzgjedhura e duke shkuar nga ata konkurent që kurorëzohen  me vende nga vedni  i tretë, dytë dhe ai, vendi parë. Prita duke shjellë në kokë shumëpka nga ajo; eh jemi nga Kosovëa dhe kush do mirrët me ne, por e pritnim dhe për çudi, Arbëri mbeti gati deri në fund pa marrë çmim.

Por, pritja e jonë kishte efekt, pritja e jonë ishte e drejtë, pritja e jonë na gëzoi ne si prindë dhe gëzoi të gjithë të pranishmit, të cilët pa ditur unë e pa qenë I vetdijshëm, ata sikur kishin pritur këtë shpallje, këtë kurorëzim, këtë përzgjedhje të birit tone, të birit të Kosovës e popullit Shqiptar. Vërtetë unë e bashkëshortja ime, nëna e Arbërit, prita e pritëm të marrë Arbëri ndonjë çmim, por jo edhe çmimin e parë të cilin e mori, vërtetë thënë realisht këtë nuk e kam pritë, nuk e prita të kurorëzohet apo, pra të shpallët; LITTLE KING & QUEEN WORLD (MRETI I VOGËL I BOTËS SË BUKURISË).

Këtu mund të ceki edhe këtë që më la përshtypje. Pra, komisioni professional, duke pas parasysh se fëmijtë garues vinin nga mbarë bota, nga kontinente të ndryshme, ishin të lodhur, të molisur…, komisioni kishte vendosur gati çdo fëmijë ta shpërblej me ndonjë dhuratë. Por se fëmiu im do të përgjedhët në mesin e gjithë atyre bukuroshëve më i bukuri, në këtë edhe më inteligjenti, vërtetë nuk e kam llogaritë. Se do të marrë ndonjë çmim në këtë isha i sigurtë duke e bazuar dhe duke njohur aftësitë, urtinë, zgjuarsinë, mendjembrehtësinë, logjikën dhe sjellën e Arbërit, dhe pritja e jonë e gjatë u kurorëzuar siç deshti Zoti më së miri.

Thënë realisht më ka lënë shumë përshtypje positive Burgasi dhe njerëzit atje, organizatorët e komisioni i cili vlerësoi intelegjencën, bukurinë, ngjyrën e zërit…,dhe vërtetë  i gjithë ky evinement ishte I përgaditur dhe kaloi në mënyrë të mrekullueshme.

Marjan Sebaj Sopi: z. Agim, edhe disa pyetje e të kthehemi musafirit tonë i cili në qetësi dhe me aq vëmendje po na ngon dhe përcjell Arbëri. Kur po gabojmë ndokund ky po na përmirëson. Sa i vëmendshëm, i kujdesshëm është.  Na thuaj të lutëm meqë e cekëm pak më lartë, pra cilat shtete morën pjesë në këtë konkurs bukuria apo garë?

Agim Dedaj: Aty morën pjesë nga kontinente të ndryshme, po po ishte garë në nivel botërorë, por kryesisht ishin shtetet e rajoni, Hungaria, Kosova, Shqipëria, Bullaria…tre katër shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Ukraina, Lituania etj. dhe disa shtete tjera nga mbarë bota, pra gjithësej morën pjesë diku rreth 30 shtete të ndryshme.

Marjan Sebaj Sopi: Ishte ky konkurs vetëm për përzgjedhjen e bukuroshëve apo edhe femrave bukuroshe?

Agim Dedaj: Jo jo, ishte konkurs i përzgjedhjës së të dy gjinive dhe kategorive të ndryshme sipas moshës së konkurentit.

Marjan Sebaj Sopi: Kush u përzgjodhë nga femrat, nga ishte ajo?

Agim Dedaj: Vajëza që u përzgjodhë më e bukura ishte nga Afrika e Jugut. (këtu ndërhynë Arbëri me qetësi e buzqeshje dhe përmirëson babin e vet)

Arbër Dedaj: Jo jo babi, vajëza më e bukur dhe vendin e parë e kam marrë një vajzë nga Ukraina (ne të dy unë dhe Agimi këtu iu falenderuam Arbërit për përmirësim)

Marjan Sebaj Sopi: Përveq Arbëri, kishte edhe ndonjë shqiptar apo shqiptare në konkurim për përzgjedhje?

Agim Dedaj: Po, ka qenë Elsa Drenovci nga Prishtina dhe ajo ka përfaqësua Shqipërinë, kurse Arbër Dedaj e ka përfaqësua Kosovën. Edhe Elsa Drenovci ka qenë e përzgjedhur si Princesë dmth ka zënë vendin e parë në katagorinë e saj. (këtu ndërhynë Arbëri prapë dhe tregon se ishin edhe dy vajëza bukuroshe tjera nga Kosova që morën pjesë dhe poashtu qenë shpërbly)

Marjan Sebaj Sopi: Z. Agim sa po e hetoi në biesdë me Ju, tanimë nuk paskit më paragjykime ndaj shtetit Bullgar si një shtet i mbrapambetur?

Agim Dedaj: Nëse më lejohet dëshiroj të mos ju mbesë borxh dhe të shtojë edhe këtë; unë në këtë shtet, në Bullgari s‘kam qenë tani për herë të parë, por siç thash në fillim kisha paragjykime më parë. Kurse tani e tutje vërtet kam një përshtypje krejt ndyshe. Ky shtet më la mbresa të mrekullueshme. Shihet se është një shtet që pakës ka ngelë çka i përkret zhvillimit ekonomik, mirëpo te këto shtete shihet e ardhmja e sigurtë, shihet ajo qetësia shpirtërore,shihet investimi që bëhet në kulturë, në shkencë e teknologji…, kështuqë mendoi se Bullgaria për disa vite të ardhshme dhe mendoi se shumë shpejtë do të jetë një shtet shumë i dashur dhe i afërt, një vend shumë atraktiv dhe interesant edhe për rajonin, sepse ato gjëra që vëreheshin aty, thënë realisht kosovës i mungojnë ato gjëra. Eh këtu pajtohem me ju z. Marjan kur e citove Naimin e Madh; pra, punë punë natë e ditë. (Mbetëm tek min. 09.50)

Marjan Sebaj Sopi: Juve ju kam mik të vjetër dmth ende pa ardhë Arbëri në këtë jetë, pra kam të drejt t}ju pyes meqë ju njoh moti, e di që juve si përindër i ipni shumë rëndësi familjes, harmonisë, paqës e dashurisë në familje…por gjithësesi me këtë edhe edukimit të fëmijëve? Sa keni përcjellë Juve Arbërin me ardhë ky deri tek ky çmim prestigjioz?

Agim Dedaj: Është e vërtet z. Marjan se neve jemi miqë të moçëm, kurse sa i përket çështjes së shtruar rreth edukimit të fëmijëve dhe punës në familje e them sinçersisht se zonjën time Angjelinën e kam dorë të djathtë në gjithçka, e kam këshilltare, qysh menjëherë pas martesës tonë neve jemi marrë vesh se gjithçka do punojmë do të punojmë së bashku për të mirë të familjes dhe rrethit tonë. Kështuqë Angjelinën bashkëshortën time e falenderoi që më qëndron gjithmonë pranë, kështu qysh menjëherë unë i pata thënë Angjelinës se ajo mund lirisht të jetë me mua gjithkund, të jemi bashkë e të pandarë kështu psh edhe në firmën time të ndërtimtarisë i kam thënë se ke zyrën dhe mund të punojmë bashkë. Por, çka është kryesorja se unë dhe ajo kemi diskutuar e kemi thënë se puna më e madha është puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj familjes, kjo është pasuria më e madha të ipemi krejt pas familjes, e fëmijëve, dmth edukimit të tyre, që ata të ecin përpara e kurse të tjerat vijnë vetvetiu. E them se pa Angjelinën vështirë ia kisha dal, ajo vërtet është e përkushtuar me mish e shpirt në rritjen dhe edukimin sa më të mirë të fëmijëve që kemi, është e palodhshme, shumë e kujdesshme, shumë e afërt dhe gjithçka bënë, bënë, me dashuri  dhe papërtesë për gjithë ne në familje e veçmas për fëmijtë që i konsideron dhuratë të Zotit dhe si të tillë i ka pranuar dhe pranon, prandaj edhe dhurohet deri në maksimum për ta.

Marjan Sebaj Sopi: z. Agim, juve jeni adhuruas i artit, dashamirë i fjalës së lirë, e dimë keni përkrah shumë persona në këtë drejtim, keni pas disa promovime të artit edhe këtu në lokalin tuaj, keni përkrah e mbajtë ekspozita të piktorëve tjerë, juve keni shkruar e shkruani edhe poezi, më sa e di unë keni tre përmbledhje të librave në poezi? Ju i jepni rëndësi artit, bukurisë…, sa jeni në gjendje ta përkrahni Arbërin në të ardhmën, materialisht e dimë se qëndroni mirë materialisht, sa jeni në gjendje t’i kushtoni kohë? Disa fjalë rreth familjes suaj dhe perspektivës të arbërit nga ana Juaj, sa jeni në gjendje t’i ndihmoni?

Agim Dedaj: Arbëri ka zgjedh këtë rrugë, realisht e ka dashtë këtë rrugë, ka zgjedh këtë drejtim dmth të marrë pjesë në këso evinimente… Ky është vetëm një fillim i mirë dhe i mbarë i Arbërit, është vetëm fillimi, por mund të them se ky është një fillim i mirë për te dhe besoi se ka me pas një vazhdim e ardhmëri të mirë meqë tani i ka portat (dyert) e hapuara. Arbëri me fitimin e çmimit në Bullgari, ky fitoi të drejtën me përfaqësuar Kosovën edhe në spektaklin e bukurisë që do të mbahet në Antalia të Turqisë dhe në Afrikën e Jugut, dmth i ka dy ftesa por të shohim rezultatet cilat do i arrijë pas përfaqësimit në Andalia. Mendoi se ky evinement në Antalia do jetë diku në muajin mars – maj vitin e ardhshëm 2016.

Marjan Sebaj Sopi: Turqia njihet për evinimente e spektakle të këtilla. Dhe nuk dyshoj se atje nuk do të ket përkrahje meqë e dime se në Turqi jetojnë hiq më pak se dhjetë million shqiptar (këtu qeshët me të madhe nga të gjithë dhe Arbëri na shiqon me kënaqësi).

Agim Dedaj:  Arbëri siç thash ka rrugët e hapura dhe mendoi se do ket një të ardhme të mirë nëse veq vazhdon me këtë elan, me këtë vullnet të mire dhe dëshirë të mësoi, nëse vazhdon me këtë trend me këtë punë që e bënë.

Marjan Sebaj Sopi: E hetova se Arbëri ruhet shumë edhe në ushqim?

Agim Dedaj: Gjithësesi, vërtet Arbëri edhepse i ri në moshë, fëmijë, ka shumë kujdes edhe në këto gjëra. Kështuqë përkrahja e jonë do jetë e parezervë në çdo aspekt! Ju falemnnderit!

Nga e djatha është nëna e Arbër Dedaj, znj. Angjelina Dedaj e buzëqeshur dhe e lumtur prezanton flamurin e Kosovës në Bullgari.

Marjan Sebja Sopi: z. Agim, neve të falenderojmë shumë për këtë bashkëbisedim të hapur dhe miqësor.

Tani do vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për Zemra Shqiptare e gjithë ju miqë, lexues…, do vazhdojmë bisedën që është edhe qëllimi i udhëtimit tonë për në Gjakovë, pra bashkëbisedojmë me ARBËR (AGIM) DEDAJ i zgjedhur LITTLE KING & QUEEN WORLD në Burgas të Bullgarisë.

Arbëri përveç bukurisë, ka edhe një qëndrim të mrekullueshëm nga „zotëri i vogël i vërtet“, ka një shiqim magjepës, buzëqeshje të embël e simpatike, ka një ngjyrë zëri të mrekullueshëm, shtatlartë për moshën që ka, flokë të gjata e të rregulluara mirë, i veshur gjithnjë pedant…flet edhe gjuhën angleze mirë.

Marjan Sebaj Sopi: Meqë ngapak po i „humbë“ durimi Arbërit i cili na përcolli gjithë këtë kohë me vëmendje të madhe dhe me dashamirësi edhe duke na shërbyer me kafe, ku nganjëherë ndërynte në bashkëbisedimin në mes meje dhe babit të tij Agimit, sepse neve po gabojmë herë herë në të dhëna. Pra,  bisedën do e vazhdojmë që edhe ishte qëllimi i ynë i kësaj vizite që ia bëra Gjakovës, pra do vazhdojmë me Arbër (Agim) Dedaj. Arbër, mirë se vjen në bashkëbisedim axhit, mirë se ke ardhë në Zemra Shqiptare? Sepse, vërtet Ty të kemi zemër të popullit Shqiptar? Apo?

Arbër (Agim) Dedaj: Po. Faleminderit dhe mirë se ju gjejmë axha Marjan.

Marjan Sebaj Sopi: Sa vjeçar je Arbër?

Arbër Dedaj: Unë jam dhjetë vjeçar, edhe një muaj i bëjë njëmbëdhjetë.

Marjan Sebaj Sopi: Sa vëllazër i ke Arbër?

Arbër Dedaj: Unë axha Marjan i kam dy vëllezër.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, jeni tre vëllezër apo, motra a ke?

Arbër Dedaj: Jo unë motër nuk kam.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, të pyeta a ke motër sepse Ty njerëzit duke të parë pakës me flokë të gjata po të përziejnë e po e shoh se shpesh po të pyesin a je vajzë?

Arbër Dedaj: hahah jo jo axhit, unë jam djalë.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër Dedaj është djalë, bukuroshi i cili është përzgjedh në….?

Arbër Dedaj: Në Gjakovë dhe në Burgas të Bullgarisë duke u kurorëzuar me titullin LITTLE KING & QUEEN WORLD, që në shqip i bie; Mreti I vogël dhe mbretëresha e botës 2015.

Në mesin e bukuroshit tonë nga Kosova edhe vajzat tjera të përzgjedhura në mesin e të bukurave.

Marjan Sebaj Sopi: Mirë, Arbër, mbret u zgjodhe Ti e ku e le mretëreshën?

Arbër Dedaj: Po aty janë kanë titujt: LITTLE KING & QUEEN WORLD dhe LITTLE PRINCESES & QUEEN WORLD…

Marjan Sebaj Sopi: Arbër tani prapë më befasove, sepse unë i dhashë rëndësi vetëm bukurisë tënde që ke dhuratë nga Zoti dhe prindërit e tu, por që e flet dhe thekson kaq bukur gjuhën angleze këtë nuk e kam dijtë. Mua tani po më intereson edhe inteligjenca e jote, sepse Ti gjuhën angleze e folke sikur me jetua në Angli, ku e ke mësuar gjuhën?

Arbër Dedaj: Unë e kam mësuar anglishtën që nga klasa e tretë, e mësoi edhe nga kompjuteri dhe lexoi në gjuhën angleze poashtu.

Marjan Sebaj Sopi: Në cilën klasë je Arbër?

Arbër Dedaj: Unë jam në klasë të pestë.

Marjan Sebaj Sopi: Suksesin në shkollë deri sot si e ke pas, dysh, tresh…?

Arbër Dedaj: Jo jo axha Marjan, unë nuk kam dysha e as tresha. Nga klasa e parë e deri sot i kam pas dhe i kam që të gjitha pesqe, ndoshta krejt i kam tre apo katër katrëshe, tjerat krejt pesqe.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, ti je djalë dhjetëvjeçar. Këtu në Kosovë të zgjodhën më të bukurin në konkursin e bukurisë për ta përfaqësuar Kosovën, më të bukurin dhe inteligjentin. Ngapak të kanë maltretuar apo, jo nga mbrëmbja në mbrëmbje, nga takimi në takim, jo pyetje, biseda, jo veshë-mbadhje etj etj…Në Bullgari a të morën në pyetje?

Arbër Dedaj: Në Bullgari edhe nuk më morën shumë në pyetje. Që në fillim është dashur të kemi nga një vizitkartë me të dhëna biografike, dhe duket se ata gjithçka dinin për ne, na njihnin pa na pare askurrë më herët…Kush dëshironte me të njohtë, aty ishte lista dhe e merrnin e lexonin mbi jetën dhe aftësitë tona. (këtu dërhyn babai I Arbërit, z. Agimi)

Agim Dedaj: Trego edhe albumin që është dashur ta prezentojsh?

Arbër Dedaj: Po kam prezentuar një album të pasur timin me fotografi, por une babi atje kam prezantuar vetën e në rend të pare Kosovën.

Marjan Sebaj Sopi: kë e prezantove atje Arbër?

Arbër Dedaj: Unë e prezantova vetën dhe Kosovën

Marjan Sebaj Sopi: Qysh me veshje të Kosovës u prezantove atje:

Arbër Dedaj: Po axhi, kam qenë I veshur edhe me veshje kombëtare shqiptare…dhe kam marrë aplauz të madh kur kam dal në publik. Po edhe është dashtë me folë pak para publikut.

Marjan Sebaj Sopi: Qysh, fole shqip?

Arbër Dedaj: Jo, anglisht.

Marjan Sebaj Sopi: A fole shqip, pse nuk u prezantove shqip, pse nuk fole bile pak shqip haha(pas kësaj pyetje na bënë të qeshim Arbëri)

Arbër Dedaj: A shqip nuk merrshe pikë shumë… (pas një çeshje prapë ndërhy Agim Demaj me një tregim nga Burgas-i)

Konkurentët në prezantim të bukurisë në Burgas të Bullgarisë

Agim Dedaj: Ka qenë shumë interesant edhe një moment, i them unë; Arbër po deshke babit me këndue edhe një këngë këtu, një këngë shqip. Ky më përgjigji; babi e pse unë me këngue shqip, a kuptojnë këta shqip a? Sepse, këtu krejt po flasin e këndojnë anglisht. Edhe unë dua të këndoi anglisht. I përgjegja; a din anglisht ti a? Më tha po more dhe ja filloi anglisht të këndoi e duke vallëzuar doli para publikut të cilin e mahniti, njokohësisht po edhe mua.

Marjan Sebaj Sopi: Ja fillove shumë bukur, përkrahjen e ke ashtu tha edhe babi? Çka mendon tani përveq se do e kesh tani jetën pak më dinamike, do jesh në mesin e njerëzve të artit, regjisor etj… A ke dëshirë shembull të aktrojsh në ndonjë filmë apo dramë televizive etj? Ke dëshirë me kënduar. Dhe çka ke dëshirë kur të rritësh të bëhesh?

Arbër Dedaj: Po kam dëshirë të mirrëm me art, e dua këndimin, por kur të rritëm kam dëshirë të bëhem ndonjë shkenctar.

Marjan Sebaj Sopi: Të lumtë Arbër, a më tregon drejt, a i ngon ti prindërit? Arbër tani të trgon axhi diçka. Unë prindërit e tu I njoh ende pa ardhë ti në këtë jetë. Dhe kur ishe I vogël, ke qenë tre apo katër vjeçar kur ky axha I cili po bisedon me ty, ishin njëherë në Prizren duke ngrën darkë me prindërit tuaj e ti me vëllezër, por ti ishe I gjallë, lëvizshëm…dhe me një rast të bërtiti babi yt që të jesh më I qetë. E unë I thash; Agim leje djalin, leje bukuroshin le të lozë sepse është plotë jetë, plotë energji, shumë inteligjent…I tash; mos harro Agim ky djal ka për të arritur shumë… tash Arbër a nuk e dëshpron axhin lidhje me këtë çka ka thënë për ty?

Arbër Dedaj: Të premtoi, ta jap besën axhi se kam me mësue shumë, kam me kanë si deri tani nxënës I shkëlqyeshëm…do të mundohem të jam sa më I mire dhe shembull.

Marjan Sebaj Sopi: Bukurinë nuk e humbë, mbanë vijën sepse po e hetoi edhe në këtë ndej se ke shumë kujdes në ushqim e pije, sa  je  lidhun me mamin, sa të ndihmon? Sepse, je i veshur bukur,  je shumë elegant, me shije, kush të ndihmon? Apo më mirë të pyesim; mami sa të ndihmon në përgjithësi?

Arbër Dedaj: Dëtyrat e shkollës unë i bëjë vet, përgaditjen e librave etj, kurse mama më përgaditë veshë-mbathjet, ushqimin kur dëshiroj me marrë me veti apo kur nisëm për shkollë e kur kthehem…mami shumë kujdesët për ne fëmijtë.

Marjan Sebaj Sopi: A din të gatuash meqë babi yt mirrët edhe me gastronomi?

Arbër Dedaj: (buzëqesh embël) Jo, nuk di të gatuaj, por kur nuk është mami unë marrë ndonjë gjë të gatshme për të ngrën!

Marjan Sebaj Sopi: Ti je nxënës i mire, a rrinë shumë natën pa gjumë, rrin shumë pranë tv ose kompjuterit?

Arbër Dedaj: Jo unë mbrëmjeve lexoi, i bëjë dëtyrat e shtëpisë, dhe shkoi në gjumë zakonisht rreth ores 22.00. Ditës përveq që shkoi në shkollë nganjëherë dal edhe me shok të mi.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, siç po e shoh unë do e shohin edhe lexuesit tanë, në fotografi se je shumë elegant. A mirrësh me ndonjë sport?

Arbër Dedaj: Unë mirrëm me sporte, luaj fudboll në shkollë, me shok të mi…nuk jam regjistruar në ndonjë klub, por luaj sa për vete si rekreacion, për konduksion…

Marjan Sebaj Sopi: Arbër a më tregon diçka drejt, sepse kur të kam njohur si fëmijë i vogël ke qenë shumë energjikë, e tash po më dukesh shumë i qetë. Pra si kalon me vëllezër? A të kanë zili që po korrë suksese? Besoi se edhe ata janë të bukur meqë jeni vëllezër?

Arbër Dedaj: Po edhe ata janë të bukur. Jo zili as inati nuk më kanë, por më nguxin nganjëherë, nuk e di pse por më nguxin. Ndoshta se jam edhe më i vogëli e nuk e di ndoshta e kanë nga dashuria, vërtetë nuk e di pse më ngaxmojnë.

Agim Dedaj: Edhe të nguxin edhe i nguxë apo haha?

Arbër Dedaj: Jo babi, Ti e din se ata më shumë më nguxin.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, a ke mjaftë shokë, shoqëri a ke?

Arbër Dedaj: Këtu në Gjakovë a? Po, kam mjaftë shokë edhe në shkollë edhe këtu në lagje këtu kam mjaftë shokë.

Marjan Sebaj Sopi: Apo e përshëndet përmes ZemraShqiptare ndonjë mik apo mikeshë kështu në mënyrë të vaçant?

Arbër Dedaj: Jo në mënyrë të vacantë, por unë I përshëndeti gjithë shokët dhe shoqët e mia. I përshëndes edhe lexuesit e ZemraShqiptare dhe I falenderoi gjithë për përkrahje.

Marjan Sebaj Sopi: Arbëri është një djalë energjik, plotë energji positive, është plotë vullnet dhe sa shoh unë, Arbëri nuk dorëzohet lehtë. Arbër, mesiguri i ke përngja babit e mamit tënd, je plotë forcë për të mos u dorëzuar, mesiguri ke shembull babin e mamin tend të cilët para lufte e gjatë lufte kanë përjetuar shumëçka, kanë përjetuar ditë të rënda, të vështira, poashtu edhe pas luftës por që asnjëherë nuk janë dorëzuar dhe ja sot kanë arritur shumë si afarist e poet. A merr shembull prindërit tuaj për të mirë?

Arbër Dedaj: Po neve na flasin shumë për shkollë, për punë, për jetë prindërit e mi, babi dhe mami im. Dhe unë mundohem me u kanë i mirë, që të jenë këta krenar me mua. Dhe mendoi se edhe babi e mami janë të kënaqur me mua e sjelljet e mia. Nëse jam pak i keq unë do përmirësohem gjithmonë e do bëhem gjithë e më i mirë.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, neve këtu cekëm prindërit, shokë e shoqët e tua e sidomos ata të shkollës, mirëpo mos e kemi harruar mësuesin apo mësuesën tënde.

Arbër Dedaj: Jo axhi Marjan, unë deshta të them por të prita ty me folë. Unë e falenderoi shumë mësuesën time e cila më përkrah shumë mua. E cila më don dhe edhe unë e dua, na e dojmë shumë mësuesën tonë.

Unë nuk e harroi kurr as znj. Albana Qarshiri nga Jugu i Shqipërisë, sepse mos me pas qenë kjo e mos me më pas pranue në konkurs, klubin e saj, për përzgjedhje të bukurisë, unë nuk kisha me shku as në Bullgari e askund.

E falenderoi edhe tetën Sose me Sidritën që kanë qenë përfaqësuese apo antarë e juries nga Kosova dhe Shqipëria, pra falemnderit shumë teta Sidrita Sadikaj.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, bukurosh e zemra e jonë, na e shpalosëm dëshirën tënde që kur të rritësh se çka do të bëhesh. Shembull meqë po këndojshe mirë, dhe na këndove një këngë në gjuhë angleze dhe atë e hetova se kishe talent edhe për muzikë. A do këndojsh?

Arbër Dedaj: Po unë nuk di të këndoi mirë.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, po askush nuk ka lind i mësuar, ti do ushtrosh pak zërin dhe shpresoj se do na bëhesh një muzikant bukurosh, i mirë?

Agim Dedaj: Më falni z. Marjan që po ndërhy, por harrova të potencoi në fillim se Arbërin kemi shkuar ta regjistrojmë sivjet me një aktivitet, pra ta regjistrojmë në shkollë të muzikës për të mësaur ndonjë instrument – vegël muzikore, por sivjet nuk pati vend në shkollën e musikës „Prenk Jakova“, menduam me bashkëshortën dhe djalin Arbërin e meqë ky po mirrët me art atëherë pse të mos mësoi një vegël muzikore, kështu besoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm Arbëri do të startoi (meqë edhe nga mosha dhjetë vjeçare po pranojshin) në shkollën e muzikës „Prenk Jakova“ këtu në Gjakovë, atëherë do jetë nxënës edhe në shkollën e muzikës ku sipas gjitha gjasave do të ushtroi në piano apo kitar meqë këto instrumente edhe Arbëri i don shumë.

Marjan Sebaj Sopi: Të falemnderit për këtë informatë z. Agim Dedaj. Mirëpo, t’i kthehemi bisedës me Arbërin. Arbër, tani si një djalë i suksesshëm e nëser edhe më i njohur dhe i sukseshëm, shembull, do të të ftojnë për kompani të ndryshme të bëjsh reklama të ndryshme në veshmbathje etj…Mirëpo, nëse mos do të ngelësh në mësim? Po zotohesh se do ia arritësh të gjithave?

Arbër Dedaj: Po unë do do të arris krejt me i bë. Do punoi shumë kurse mësimin nuk e la por do të mësoi edhe ma shumë sepse edhe në konkursin e bukurisë në Bullgari e pash se aty shumë shiqonin dhe e vlersojshin dijën tonë e këtë e marrim në shkollë.

Agim Dedaj: Arbëri prioritare e ka shkollën-mësimin e të tjerat çka të jep Zoti. Por Arbëri është një djalë energjik, punëtor…Ndoshta unë pakës i bëjë presion që të mësoi më shumë edhepse është nxënës i mire dhe ky ka një koncept shumë interesant por ndoshta e ka edhe prirje prej Zotit meqë Arbëri sa i përket mësimit që ndoshta ndokush bënë me orë me i kry, ky e bënë apo  kryen ato shumë shpejt, për pak minuta. Ka prirje të jashtëzakonshme, ndoshta pakës është i dhanun pas kompjuterit e këtyre telefonave të mençur por këtu duhet të përmirësohet dhe të ketë ky e ne kujdes.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, nuk na tregoi pak drejt haha, na the se nuk rrinë shumë në kompjuter etj… A ke facebock?

Arbër Dedaj: Po unë duhet me i qitun fotot e mia në facebock sepse është edhe faqja e LITTLE KING & QUEEN WORLD, dhe duhet me qenë unë present aty.


Marjan Sebaj Sopi: Pasi përmende shkollën edhe diç mos të harroi a të kanë uruar  a janë gëzuar ata se Ti do të përfaqësojsh Kosovën në një konkurs të tillë të liçencuar, e çka kanë thënë për Ty shoqët e shokët e tu kur dëgjuan se do të marrësh pjesë në garë apo konkurs për bukuri.

Arbër Dedaj: Po do shoqe më kanë thënë se jo Ti nuk ke me shkua në Bullgari, nuk e kanë besu, dhe kur kam shku ato ditën e parë nuk më kanë folur hiq, por unë I kam falë dhe tani jemi prapë miqë dhe ato janë të lumtura që kam marrë pjesë dhe që e kam zënë vendin e parë.

Marjan Sebaj Sopi: Arbër, para se të përfundojmë këtë bashkëbisedim tonin shumë të këndshmëm, dëshiroi ta dijë; pasi je kthy me titull të bukurisë, me vendin e pare, pasi prezantove Kosovën denjësisht në Bullgari e do prezantojsh tutje, pra a të ftuan ndonjë institucion si në Gjakovë apo Kosovë, ndonjë television, gazeta etj…të bashkëbisedojnë me ty, të japin ndonjë mirënjohje apo së paku të të falenderojnë? Sepse, e pae sa bukur ishte që more pjesë në promovimin e librit tim në Viti me 13. 10. 2015., ku të prezantoi me kënaqësi drejtoresha e kulturës në Viti znj. Kaltrinë Sylejmani, dhe shihej sa ishte e lumtur kur të prezantoi dhe të falenderoi dhe kënaqej se ishe në mesin tonë.

Arbër Dedaj: Jo nuk më kanë thirrë askush, nuk më ka falenderua askush, po ani nuk ka dert. Nuk kam qenë në asnjë television e disa gazeta kanë shkrue për mua ashtu si lajmë e intervistë si ju jo, por shpresoj se do më thrrasin najkund, por ende nuk më kanë thirrë.

Marjan Sebaj Sopi: O Arbër, rri pa frikë sepse ende je i ri dhe ka kohë, unë mendoi se do të të lodhin me ftesa e mirënjohje. Ti qëndro i fortë e mos u dorëzo askurrë, duhesh të jesh si deri më tani këmbëngulës, me luftu…Zoti të ka dhënë bukurinë, dijën e intelegjencën e jashtëzakonshme…Përkrahjen tonë e ke, përkrahjen e prindërve e miqëve të prindërve tuaj e ke, kështuqë bukurinë e ke, urtinë po, prandaj vetëm të uroj në emër tim në rend të parë e në emër të Zemra Shqiptare si dhe të gjitha portaleve e gazetave tjera, në emër të gjithë lexuesëve, të uroj shëndet e suksese të panumërta.

Arbër, faleminderit shumë që pate durim të bashkëbisedojmë, të na japësh shumë informata rreth jetës e sukseve tua e tani për fund dëshiroj të kam ndonjë foto me ty. Faleminderit Arbër dhe z. Agim Dedaj që na ndihmove në zhvillimin dhe realizimin e kësaj interviste me bukuroshin tonë, me djalin e shpallur LITTLE KING & QUEEN WORLD.

Arbër (Agim) Dedaj dhe Marjan Sebaj Sopi (Gjakovë‘2015)



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora