E enjte, 31.10.2024, 10:45 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shaip Mustafa – figurë emblematike

E diele, 08.11.2015, 07:00 PM


Shaip Mustafa – figurë emblematike

 

Trim  Shaip Mustafa , me  zemër kreshnike –

N’ historinë tonë mbeti  figurë emblematike !

Për ideale  t’ shenjta , të shtrenjtat aspirata –

Mori pjesë me ndjenja    shumë  demonstrata  !

 

Trim  Shaip Mustafën  , figurë atdhetare –

E lindi , e rriti ,  nëna  preshevare !

Ishte  i paepur    mbrojtjen shqiptare ,

Me ndjenja të  pastra , krenari kombëtare !

 

Porsi  fanar drite ,  preshevari  atdhetar –

U dëshmua si  veprimtar dhe si luftëtar !

Për çlirim të mbarë të  popullit shqiptar –

Nga okupatorët  pan sllavo – barbarë !

 

Kështu Shaip Mustafa , u dogj  dhe  u shkri –

Që të gëzojnë shqiptarët  pavarësi , liri !...

Ishte veteran , prijatar  i luftës ,

Zemra e tij  bujare nuk  i  trembej  tutës  !

 

Trimi nuk pushonte  as dita , as nata –

Pjesëtarë i  palodhshëm në  shumë demonstrata !

Shqiptarët e  Iliridës dhe qyteti i  Shkupit –

T’ i  bashkohen  Shqipes , si  pjesë e një trupit !

 

  gjitha  qytetet , Shkupi e Kumanova –

T’ jenë Zot të vetvetes  me sy  kah Kosova !

Lugina e  Preshevës deri te  Kaçaniku –

Për gjithmonë t’ çlirohen prej këtij  armiku !

 

  çlirohen t’ gjitha trojet e shqiptarisë –

Që janë t’ okupuara nën këmbë t’ Bullgarisë !

T’ çlirohen shqiptarët  prej kthetrave armike –

Edhe t’i bashkohen Shqipërisë Etnike !

 

Kështu Shaip Mustafa , ai trimi  me fletë –

Ndër ne do t’ kujtohet për mot e për  jetë !

Për bashkim  shqiptarësh n’ këto  troje  e  male ,

Për  bashkim kombëtarë , Shqipëri  natyrale !

 

Dhe  Shaip Mustafa ,  si shumë t’ rinj  shqiptarë –

Jetoi  nën okupim  serb edhe  bullgar !...

Punë  t’ rënda  fizike  seç punonin  prore –

Për t’i  mbajtur  gjallë familjet  skamnore   !

Nën  robëri t’ egër , n’ Serbi e Bullgari –

Shqiptarët jetonin  n’ varfëri e n’ skllavëri !...

Nëpër  punë të rënda  shkonin ven pas venit –

Shkarkonin , ngarkonin qymyrin  prej trenit !

 

Shaipi , kërkonte  drejtësi  dhe  liri –

Për këtë ,  maqedonasit në  burg e kanë shti !

Ishin shpirt katilë maqedonasit shovinist –

E dënuan Shaipin , si nacionalist !

 

N’ vitin Dyzet e Tre , Shaipi gojartë –

Kishte ra  n’ konflikt me udhëheqës të lartë !

Nga se ai  kudo luftonte ashiqare –

Për status të lirë n’ gjithë trevat  shqiptare !

 

Aktiviteti i tij , në çdo vend përgjohet –

N’ vitin Dyzet e Shatë , Shaipi  arrestohet !

Erdh koha e gjykimit , n’ vitin Dyzet e Tetë –

Seç u ngrit në  këmbë , për te , një pushtet !

 

Pushteti jugosllav  ish ngritë kundër tij –

Në Gjykatë  të lartë kish ngritë aktpadi !

Aktpadi n’ Gjykatë të  Rrethit t’ Prishtinës –

Që t’ ia fusin  frikën Kosovës ,  Krahinës !...

 

Kështu n’ muajin Gusht , të  Dyzet e Tetës –

Ia  shqiptuan  Shaipit , dënimin  me vdekje !

Për gjak të shqiptarëve , serbët ishin t’ etshëm –

E dënuan Shaipin ,  me burg të përjetshëm !

 

Porse pas pak kohe , Shaipi ankohet –

Se gjendja fizike , shumë po  i  përkeqësohet !

Po i  dobësohet gjendja e rëndë shëndetësore –

Duke i përjetuar  torturat ma çnjerëzore !

 

Kur e panë Shaipin , çfarë gjendje e gjet –

Ia zbriten  dënimin në 18 vjet !

Në burgun e  Nishit , dënimin  shkoi ta vuaj –

Në atë burg i mbajti 14 vjet e dy muaj !

 

Në burgun e Nishit , pas vuajtjes s’ dënimit –

Për Shaip Mustafën , erdh dita e lirimit !

N’ vitin 62 , Diell Lirie n’ Lindje –

Prapë Shaip Mustafa , kthehet në vendlindje !

 

Kthehet në vendlindje ,  n’ Preshevë  heroike –

Ku kish  rezistua  me qëndresë stoike !

Mbi trup të Shaipit , zemër atdhetare –

Seç kishin ushtruar tortura gjithë fare !

 

Mundime fizike , tortura psikike –

Si që dinë të bëjnë veç forcat armike !

Nga këto pasoja  s’ kishte    shëruar –

Trupi i Shaipit , fort ishte dobësuar !...

 

Kështu më 12 Maj , t’ vitit 64 –

Vdiq Shaip Mustafa    mbet  zbrazët një vatër !

Ndërroi jetë nga torturat e egra armike –

N’ historinë tonë mbeti figurë emblematike !

 

Jo vetëm n’ Preshevë , por n’ mbarë trojet shqiptare –

Mbet figurë e kombit për veprimtari atdhetare !

N’ faqe t’ historisë ,  Shaipi do t’ kujtohet –

Si  revolucionar  që s’ diti të frikësohet !

 

Gjatë tërë jetës s’ tij , nuk diti të pushojë –

Gjendjen e shqiptarëve për t’ mirë ta ndryshojë !

Veprimtar që jetën e sakrifikoj –

Që populli  shqiptarë  lirinë ta gëzoj !

 

Ta  çlirojë nga dhuna dhe okupatorët –

Si bullgarët , sllavët , italianët , horret !...

Rezistoi gjithë jetën , iku në amshim ,

Por la gjurmë të thella që duan studim !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 04.11. 2015 .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora