E enjte, 28.03.2024, 09:39 PM (GMT)

Speciale

Fatbardha Demi: Liria, treguesi i marteses

E premte, 16.10.2015, 09:40 AM


NE RAST SE NDIHEMI TE LIRE DUKE QENE BASHKE

KEMI NJE MARTESE  TE MIRE

Nicola Abbagnano

Perktheu Fatbardha Demi

Shpeshtesia ne rritje e divorceve dhe ndarjeve  bashkeshortore flet per nje krize  te institucionit  martesor. Duket sikur kjo shpeshtesi ve ne dyshim qendrueshmerine e nje institucioni qe duhej te bashkonte dy persona per gjithe jeten. Duket gjithashtu qe nje  qendrueshmeri e tille koordinohet keq me ndryshimet qe peson vazhdimisht jeta moderne,me kerkesat dhe pretendime te kunderta, me shpejtesine me te cilen lindin, zhvillohen dhe vdesin marredheniet nga me te ndryshme ndermjet njerezve.

Eshte vecanrisht e lehte sot te vendosish marredhenie te cdo plani, edhe mbi ate seksual, dhe eshte po aq e lehte t’i shkatrosh dhe t’i harosh.

Ne rast se eshte ne krize familja, qe ka per detyre natyrale te siguroj lindjen dhe rritjen e femijeve , duket se po ashtu ndodhet ne krize martesa qe eshte ne origjine.

Me femije apo pa femije, martesa shpesh deshton dhe bashkeshortet kerkojne rrugen me te lehte e direkte per te qene te cliruar nga lidhjet qe ajo ua detyron.

Per t’i shkeputur keto lidhje apo per t’i bere me elastike, eshte folur  edhe per nje « martese te hapur » , ku cdo bashkeshort duhej te ishte i lire jo vetem per te zhvilluar punen e tij, por edhe per te patur miqte e tij, defrimet e tij dhe marredheniet e tij seksuale.

Do te mbeteshin te qendrueshme , ne kete rast, vetem detyrimet qe vijne nga asistenca dhe ndihma reciproke.

Ndoshta, disa martesa  rezistojne akoma pikerisht sepse  ne menyre te fshehte jane te lire ne kete drejtim si rrjedhoje e pandershmerise dhe durimit te partnerit (ose partneres).

Por a mund te pranohet si nje martese e vertete duke e kaluar jeten ne kete menyre ?

Ne cfaredo lloj marredhenjeje njerezore, kur ze vend pandershmeria, e helmon ose e ben ate te padobishme e te rezikshme. Kjo vlen per dashurine dhe miqesine ashtu sikurse  edhe per marredheniet e biznesit e te punes. Dhe  akoma me shume vlen per martesen ku sejcili prej bashkeshorteve duhet t’i jape tjetrit besimin e tij te plote. Po mbi c’baze mund te mbahet ky besim?

Nuk eshte e mjaftueshme garantimi i detyrimeve formale qe permblidhen ne lidhjen e marteses. Detyrime te tilla jane te diktuara nga kodi civil apo fetar qe pershkruan te drejtat e  detyrimet e bashkeshorteve. Keto detyrime , per ta bere te vlefshme martesen, i drejtohen  ndergjegjes se ciftit dhe kerkojne ne rradhe te pare kushtin e lirise dhe sinqeritetit ne marrjen e vendimit te tyre.

Edhe kur jane respektuar te drejtat dhe detyrimet e parashikuara, jo gjithemone martesa mund te thuhet e arire, sepse mund te mungoje tek bashkeshortet mirkuptimi reciprok, ndjenja, embelsia.

Ne bazen e marteses si nje institucion juridik dhe fetar, qendron  vendimi per nje « projekt te jetes » qe vete marrtesa duhet ta bej te mundur dhe te realizueshme. Prej ketej lindin veshtiresite e para me te medha, sepse jo gjithemone jane ne nje mendje per menyren e jeteses, fillimin e se ciles shenon martesa, dhe c’fare presin prej saj.

Ky mirkuptim mungon, kur zgjedhjet ( e ciftit) jane diktuar nga aresye te ndryshme e te shumellojeshme. Ka nga ata qe martohet nga dashuria e ka nga ata qe martohet per interes. Ndonje martohet  qe t’i largohet vetmise , e ka nga ata qe kerkon tek martesa  vetmine ne „shoqeri“ . Ka nga ata qe deshiron tek partneri  nje  te dashur  apo shoke loje, e nga ata qe deshirojne nje infermjere, nje shtepijake apo nje administrator. Ka nga ata qe martohen vetem per te patur femije e qe i quajne  femijet nje bare e shqetesim. Keto jane vetem disa  ndermjet motiveve te shumta  qe shtyjne per nje lidhje martesore.

Eshte e parashikueshme, se ne keto lloj  motive, kur nuk ka mirkuptim ndermjet bashkeshorteve , vete martesa eshte e destinuar te deshtoje. Por edhe ne rast se ka qene nje mirkuptim fillestar, martesa mund te hase veshtiresi dhe pengesa te ardhura nga ndryshimi i karaktereve, zakoneve, deshirave te fshehura apo te liga te bashkeshorteve.

Zakoni i komandimit, krenaria, padurimi, kritika e pameshirshme dhe ironia e njerit prej tyre  apo e te dyve, mund te jete burim i vazhdueshem i llafeve dhe grindjeve qe e demtojne jeten e perditeshme dhe e bejne te veshtire per ta duruar.

Keto cfaqje duhen trajtuar si vecori  qe mund te lihen menjane e te mos  ndikojne mbi seriozitetin  dhe  shendetin e marteses. Por ne rast se mbeten dhe grumbullohen, e hidherojne  jeten e perbashket dhe mund te cojne ne kerkim te bredhjes apo mjeteve me te keqija.

Vete terheqja seksuale, qe eshte nje  aresye kryesore ne shume martesa , sidomos ndermjet te rinjve  por jo vetem per ta, mund te humbase me kalimin e kohes  magjine e vete, kthehet ne zgjedhje zhgenjyese e te pamjaftueshme per te mbushur  jeten bashkeshortore  ne rast se nuk pasurohet nga faktore te tjere qe per kete jete te perbashket, jane thelbesore.

Mirbesimi dhe kujdesi me dashuri, bashkesia e interesave themelore, mirkuptimi mbi menyren e organizimit dhe drejtimit te jetes bashkeshortore, jane disa  nga keto faktore , mungesa e te cileve  e kthen martesen ne nje takim ndermjet dashnoresh te rastesishem, qe mbeten te huaj  e per rjedhoje  drejtohen  diku gjetke per te gjetur kuptimin e jetes se tyre.

Njeriu, qofte burre apo grua , nuk mbeshtetet kurre vetem mbi nje nevoje  ose vetem ne nje  deshire. Lehtesia e raportit seksual, mirqenja e kenaqshme, perkujdesi i shtepise dhe regulli i jetes se perditeshme, jane gjera  qe normalisht priten nga nje martese  e mire. Por ne realitet nuk mjaftojne per ta mbajtur ne kembe ne rast se mbeten vetem si aspekte te jashtme, kur nuk shprehin nje mirkuptim ne vendimet, nje marreveshje reciproke dhe nje ndjenje te sigurte.

Eshte e rendesishme te kemi parasysh natyren e solidaritetit qe martesa duhet te krijoje   ndermjet bashkeshorteve.

Te lashtet shikonin tek martesa, vetem nje mjet per lindjen e femijeve. Kant u kundervihej; po te qe keshtu, martesa do te merrte fund kur do te perfundonin lindjet dhe rritja e femijeve. Dhe pohonte qe martesa,  te detyronte qe te dy palet, te kishin te drejten e mundesise seksuale gjate te gjithe jetes.

Hegel, nga ana tjeter thoshte se martesa eshte nje bashkim moral qe formon nga dy persona, nje te vetem. Ky ishte nje kuptim romantik qe edhe sot gjen perkrahesit e vet. Tragjedia romantike  nga e cila edhe sot frymezohen  shpesh romani dhe teatri, qendron pikerisht ne veshtiresine  qe dy qenie njerezore ndeshin per tu njesuar njeri tek tjetri. Ky bashkim do te ishte nje dashuri e persosur, qe shpie ne martese.

Sot nje ide e tille mund te pranohet vetem si nje pretendim qe e ben vete martesen zhgenjyese. Ne fakt, cili do te ishte ai person i njejte ne te cilin te jene shkrire dy njerez qe po martohen ? Te jete si AI apo si AJO ? Apo si nje person i trete i ndryshem,  tek tiparet e te cilit nuk do te gjenim tiparet e asnjerit prej bashkeshorteve ?

Si ne dashuri, edhe ne martese , asnjeri nuk desheron te perjashtoje  apo te mohoje vetveten. Desheron vetveten por me te pasuruar , me te kompletuar e me te kenaqur sepse do te mbeshtetet, ndihmohet e plotesohet prej tjetrit.

Martesa eshte nje liri ne bashkesi, pa mohuar lirine as te njerit dhe as te tjetrit. Kur martesa  perjashton apo tenton te perjashtoje deshirat dhe nevojat e njerit prej bashkeshorteve, nuk mund te thuhet se eshte e realizuar, dhe ne fakt nuk eshte nje martese e vertete.

Mbetet thjeshte nje lidhje formale qe te rendon dhe prej se ciles  behen perpjekje per tu cliruar.

Respektimi i perbashket i nevojave e deshirave, mirkuptimi per menyren e jeteses, vullneti per t’i perballuar mosmarrveshjet dhe humorin e keq te perkohshem, besimi i rifituar mbas cdo moskuptimi, jane kushtet e domosdoshme  te asaj ndjenje , qe eshte e qendrueshme ne martesen e vertete.

Nje martese e vertete  eshte gjithemone nje arritje qe duhet ruajtur dhe mbrojtur.  Ndryshimet qe sjell jeta me kalimin e moshes, me ndryshimin e karaktereve dhe rrethanave, te deshirave vene ne prove martesen dhe mund te perbejne  gjithashtu rrezik per marredhenien e vendosur midis bashkeshorteve.

Sikurse te gjitha gjerat e bukura dhe te cmuara, martesa kerkon vigjilence dhe mbrojtje. Nuk mund te pretendohet  qe ajo te mbetet e pacenuar pamvaresisht pandershmerise, kundershtimeve, grindjeve e pazgjidhura, indiferences apo ftohtesise qe zevendeson ngrohtesine e meparshme.

Zgjedhja qe behet me anen e marteses , nuk mbaron me nje « po » qe shqiptohet ne kohen e aktit te marteses. Ajo duhet te pasqyrohet e te perseritet edhe ne te ardhmen, duhet te perseritet  ne cdo rast dhe te mos harohet kurre, ne kushtet e ndryshme qe na sjell jeta perpara e qe nganjehere e bejne me te veshture per ta ripohuar.

Ne te vertete, nje martese e arritur eshte ajo, ku bashkeshortet  me kalimi e viteve, te jene te gatshem ta ripohojne zgjedhjen  qe kishin vendosur per partnerin e tyre te jetes se perbashket.

Eshte e vlefshme per martesen po ato qe jane te vlefshme edhe per te gjitha fushat : zgjedhja e mire eshte ajo per te cilen nuk pendohesh, zgjedhja e keqe te ben te pendohesh sepse te con ne nje pike te vdekur. Eshte e vertete se kompleksiteti i jetes se sotme shton dhe i ben me siperfaqesore marredheniet njerezore. Por eshte e vertet gjithashtu, se pikerisht per kete aresye, martesa eshte forcuar ne funksionin e saj te nje maredhenjeje reale midis dy qenieve njerezore qe mund te llogarisin ndihmen e  njeritjetrit per te gjitha ngjarjet e jetes.

Ne ndryshimet, veshtiresite, luftrat qe afron jeta, martesa mund te perbeje  nje pike te forte mbeshtetjejedhe nje oaz  qetesie e paqjeje.

Duke qene e tille, ajo mund tu rezistoje shperthimeve te cregullta , tundimeve te castit, sundimit te cregullimit moral , me forcen e saj qe i ka rrenjet tek dashuria dhe harmonia.

Njeriu eshte gjithemone ne kerkim per t’i dhene kuptim jetes se tij. Po kudo qe ta kerkoje ndihmen me te mire per ta arritur kete kuptim mund ta gjeje ne nje martese te vertete.

(f167 “La saggeza della vita”)

Perktheu Fatbardha Demi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora