E enjte, 01.05.2025, 11:15 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Greqia pështjellim i madh për Evropën!

E shtune, 11.07.2015, 05:15 PM


Bën referendum kundër Evropës dhe pastaj ofron kushtet e kreditorëve!

Greqia pështjellim i madh për Evropën!

Tani Greqia po bëhet shumë e paparashikueshme financiarisht dhe ekonomikisht, me barkun e saj të pangopur, rrezikon të gëlltit gradualisht edhe Evropën.  Synimet e rajonit të Ballkanit janë integrimi në BE dhe ne nuk mund të mos merremi me Greqinë e cila është duke e lëkundur në themele BE-n.

Shkruan Ramiz Selimi

Qeveria Greke është një qeveri mashtruese, së pari e popullit Grekë dhe pastaj mashtruese e partnerëve ndërkombëtarë. Mashtrime të njëpasnjëshme nga ky shtet, manipulimi i shifrave për të qenë pjesë e zonës së Euros, mashtrime për kthimin e borxheve, zotimin për reforma, që kurrë nuk i ndërmori,  referendumin e panevojshëm par kreditorët. Për vetë Greqinë dhe qytetarët e saj po vjen një kohë kaotike, sepse pas referendumit ekonomia në Greqi po rrezikon seriozisht të bankrotojë, nëse nuk mbushen arkat bankare me kredi ë reja. Referendumi nuk i mbushi arkat!

Kërkesat e kësaj qeverie janë për 50 miliard euro kredi të reja nga Bashkimi Evropian, i cili e ka të vështirë të ndajë këto mjete një vendi që ka borxhe të pashlyera prej 350 miliard euro. Dhënia e kredive një vendi të korruptuar siç është Greqia mbart në vete rrezik të lart për humbjen e këtyre mjeteve dhe ekzistencën e Bashkimit Evropian.

BE-ja sipas të gjitha gjasave do të gjej forcë ta ndihmojë edhe kësaj radhe Greqinë, me shpresën se ky investim i ri prej 50 miliardëve do ta shpëtojnë vendin nga kolapsi dhe do ta rimëkëmb. Kurse shumica e ekonomisteve evropian besojnë se Greqia do të përfitojë edhe këto mjete para se të largohet përfundimisht nga zona euro, sepse ata janë mashtrues dhe do të veprojnë me avazet e vjetra, qëllimi përfundimtar i grekeve është falja e borxhit.

Falja e borxhit Greqisë do ta shpërbënte përfundimisht Bashkimin Evropian, sepse Spanja, Portugalia, Italia, Franca e disa shtete tjera do të kërkonin të njëjtën gjë, këtë nuk do të mund ta përballonte BE-ja dhe pakënaqësia do të rezultonte me referendume të njëpasnjëshme të shteteve për dalje nga Bashkimi Evropian.

Pas JO-s në referendum, Grekët ofrojnë kushtet e kreditorëve!

Shumë analist, shumë ekspert ekonomik referendumin e grekëve po e interpretojnë në mënyra të ndryshme. E sigurt është se Tsipras është një komunist i madh i cili mashtroj popullin e tij duke e gënjyer më të pavërteta për referendumin, për të votuar një OXI/ JO. Kurse tani për të marr kredi të reja përpilon një ofertë të kushteve identike me ato q i kishin kërkuar kreditorët. Si është e mundur kjo? Pas JO-s së madhe qeveria greke pranon praktikisht kushtet e kreditorëve.

Pse u mbajt referendumi? Vetëm për të manipuluar popullin grek në pranimin e kushteve të kreditorëve, apo për ti thënë lamtumirë zonës së euros. Kjo nuk po kuptohet akoma nga partnerët evropian, as populli në pjesën më të madhe të BE-s nuk ka mirëkuptim me popullin grekë !  Me largimin nga zona e euros, që është mundësi reale akoma, shteti Grekë ka llogarit që një pjesë të kreditit të mos e kthej asnjëherë.

Evropa është përgatitur dhe largimin e Greqisë nuk e vlerëson si rrezik për sistemin e saj monetar, por e vlerëson si rrezik të varfërimit të mëtejmë të këtij shteti dhe humbjes së mundësisë së kthimit të borxheve kreditorëve. Garantues të kredive janë shtetet e BE-s si Austria me 35%, Irlanda me 32%, Finlanda me 24%; Gjermania 18,2%, Holanda 17%...., ta themi nëse Greqia nuk është në gjendje ta kthejë kredinë, automatikisht 110 Miliardë euro do ti takonin Austrisë ti kthej, e kështu me radhë secili shtet pjesën e vet.

Me mbajtjen e referendumit të panevojshëm, (pasi ishte i manipuluar nga qeveria e Tsipras) ata vet e kanë sjellë një hutim të përgjithshëm tek populli grekë, pasi vendi po rrezikon të zhytet në kaos dhe grindje, duke aluduar në “demokraci”. Evropës po i mbeten gjithnjë e më pak alternativa, ajo do ti mbetet besnik pozicionit të parareferndumit, të cilin tani Greqia vet po e sjelle në tavolinë.

Hendeku në mes të Evropës dhe fëmijës jugor Greqisë po bëhet gjithnjë e më i thellë, pasi fëmija është hajn dhe shkatërrimtar i shtëpisë. Ky shtet problem nuk hezitoj ti quaj financuesit dhe kreditoret diktatorë dhe terroristë . Greqia po gëlltit pjesën kryesore të mjeteve financiare të zgjerimit. Ballkani është drejtpërdrejt i prekur nga problemi i Greqisë

Tani Greqia po bëhet shumë e paparashikueshme financiarisht dhe ekonomikisht, me barkun e saj të pangopur, rrezikon të gëlltit gradualisht edhe Evropën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx